Kryeministri Edi Rama ka folur nga qyteti i Korçës edhe rreth vd ekjeve të ndodhura në vendin tonë të dy personave që kishin marrë më parë vaksinë anticovid.
Rama u është përgjigjur ak uzave duke thënë se janë të pabaza dhe nuk mbështeten në asnjë të dhënë.
Ndërkohë ai ka hedhur ak uza edhe ndaj opozitës duke thënë se ata janë me fatk eqësitë që ndodhin dhe jo me zgjidhjen e tyre.
“Është një tjetër e re që është shumë e vjetër. Ka një përmb ytje janë më përmb ytjen. Ku ka tërmet janë me tërmetin. Kur ka virus janë me virusin. Arrihet sa të flitet edhe për vde kjet nga vaksinat. Pa asnjë bazë, pa asnjë analizë thjeshtë për të përhapur p anik. Për të vazhduar avazin e këngës nga Saliu ku Luli varet kokë e këmbë. U bë gjithë ajo zhu rmë për AstraZenenca. Vijon kudo. Ne vazhdojmë vaksinojmë ata vazhdojnë infektojnë. Ata vijojnë për mos vaksinimin. Do të jetë vula që do u mbetet kësaj fushate”, tha Rama. /NOA.al
Kryetar i partisë Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë, Selami Jenisheri ka sfiduar kryeministrin Edi Rama, kreun e PD Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi në një debat televiziv.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale ai shtron një pyetje duke thënë se përse krerët e partive nuk pranojnë debatin. Teksa shkruan se ata nuk pranojnë se se nuk mund të thonë se ku i marrin paratë.
“Rama, Basha, Kryemadhi! Pse nuk pranoni debat televiziv me mua Kryetarin e partisë Bashkimi Popullor i Pensionistëve, se nuk thoni ku i merrni ato para siç di unë ti them” shkruan Jenisheri në postimin e tij.
Kujtojmë që më herët Jenisheri ka sfiduar edhe Edi Ramën nga Kuvendi, ku ka kërkuar të përballet me të dhe të tregojnë programet, teksa tha se nëse programi i PS është më i mirë se programi i tij atëherë do u bëjë thirrje të gjithë pensionistëve që të votojnë Partinë Socialiste.
Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama e ka nisur me një poezi të Lasgush Poradecit. Kreu i qeverisë ka publikuar një foto nga parku i qytetit të Pogradecit, në stolin ku është shkruar poezia e tij. Kjo është një investim i bërë nga bashkia e këtij qyteti, në kuadër të Rilindjes Urbane. “Ku shtrohet vala
Se s’dashuroja as unë as ti, Po dashuronte dashurija:
Një dashuri një fshehtësi, M’e e fshehur sesa fshehtësija”, është gdhendur në stolin ku është ulur Rama. Ndërkohë, një ditë më parë, kryeministri Rama tha se po punohet intensivisht për përfundimin e kualifikimit urban dhe shtimin hapësirave të gjelbra në qendër të qytetit dhe shëtitoren buzë liqenit.
Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste, Najada Çomo duket se ka ndryshuar tërësisht look në prag të zgjedhjeve të 25 prillit.
Ndryshe nga se jemi mësuar më parë, ku Çomo lyente flokët me ngjyra të nde zura, së fundmi është shfaqur në ekran me flokë të lyera me ngjyrë kafe. Ajo ishte e ftuar në TvKlan mbrëmjen e sotme, ku është shfaqur ndryshe përpara fëmijëve të emisionit “Në kurthin e Piter Pan”. Noemy: Ku do vijë doktoreshë Najada?
Alketa Vejsiu: Doktoreshë Najda ja ku është zemër…
Noemy: Jo-jo-jo nuk është doktoreshë Najada, se është me flokë të kuqe, sepse unë vetë e pashë dje tek provat.
Alketa Vejsiu: Ti ke shumë të drejtë, por gratë i lyejnë flokët vazhdimisht dhe doktoreshë Najada i ka bërë flokët me një ngjyrë tjetër, ngjyrë lajthie…
Najada Çomo: Ishim dje në prova bashkë ne… Sa mbaruam provat, erdhi anija fluturuese për të shkuar tek ishulli i Piter Pan. Shkova, frynte një erë e madhe dhe para pak kohësh më solli anije fluturuese direkte këtu dhe unë nuk e di akoma si jam bërë. Ju mendoni se kam ndryshuar? Se mos nuk më pranojnë dhe aty të spitali kur të shkoj.
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luiggi Soreca teksa ka shpërndarë postin e kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi, i bën thirrje partive politike të përqendrohen të programet përkatëse për të përmirësuar jetën e qytetarëve.
Përmes një postimi në‘Twitter’, Soreca thekson se aktorët politikë duhet të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare.
“Ne pajtohemi me Ilirian Celibashin.
Partitë politike dhe kandidatët duhet të përqendrohen tani në programet e tyre përkatëse politike dhe në reformat që ata synojnë të paraqesin për të përmirësuar jetën e të gjithë qytetarëve shqiptarë.
Ne kemi besim në të gjitha institucionet përkatëse dhe politike.
Aktorët të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe me vendimet.”-shkruan Soreca.
Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një vizitë në Malësinë e Madhe ku është pritur nga mbështetësit dhe simpatizantët demokratë.
Basha thotë se shpesh herë politika i ka ndarë shqiptarët, por asnjherë ata s’kanë qenë më të bashkuar se sa sot.
Për Bashën, kjo do të jetë fushata e parë dhe e fundit ku kryeministri bëhet satelit i kryeministrit të ardhshëm.
Ai u premtoi sërish qytetarëve të Malësisë së Madhe se siç hoqi vizat do e fusë dhe Shqipërinë në Be.
“Në veçanti ju djem e vajza të Malësisë së Madhe, krenaria e Shkodrës e mbarë Shqipërisë, faleminderit për mikëpritjen. Në këto 30 vite, vendi ynë është përballur me sfida të mëdha. Shpesh herë politika i ka ndarë njerëzit në llogore, dhe zgjedhjet kanë përcaktuar, kanë marrë afatshkurtër e afatgjatë, kurrë më parë nuk kanë qenë shqiptarët kaq të bashkuar sa sot.
8 vite ka ky njeri që mban peng vendin, që i ka shndërruar pasuritë e Malësisë në pasuri private. E bëri politikën e pisët, sepse erdhi me premtime të mëdha, dhe me paturpësinë më të madhe i braktisi.
Do të mbahet mend si fushata e parë dhe e fundit kur kryeministri u kthye në satelit të kryeministrit të ardhshëm.
Banorëve të Malësisë së Madhe, Shkodrë e Shqipërisë nuk u shpjegon dot pensionistëve pse i gënjeu 8 vite. Asnjë fjalë për t’iu shpjeguar studentëve që i degdisi në sistemin më të falimentuar universitar, me Ligjin më primitiv dhe 0 mbështetje financiare. S’ka si tu dalë fermerëve, u hoqi edhe subvencionet. I zhyti në va rfëri, me çmimet më të larta të taksave dhe naftës.Nuk del dot para të papunëve, biznesit të vogël, minatorëve, punonjësve të turizmit, ka dështuar në çdo fushë. Koha e tij ka marrë fund, dhe sot e di Malësia e Madhe, Shkodra e gjithë Shqipëria.
Një ditë e re po vjen, një ditë e politikës së re, e vendimmarrjes që ndihmon e nuk pengon mirëqënien e qytetarëve. Ashtu siç hoqëm vizat, do e fus Shqipërinë në BE.
Një ekonomi që zhvillohet, do sigurojmë vende pune, që rinia e Malësisë së Madhe të arsimohet këtu, me paga dinjitoze, pranë prindërve të tyre.
Ndodhem sot mes jush jo vetëm për t’iu thënë bashkohuni për ndryshim që Malësia të fitojë, Shqipëria të fitojë. Drejt fitores së Shqipërisë, do i prini me votën tuaj.
Ndryshimi ka ardhur. Ja kështu siç jemi mbledhur. Kështu do mblidhen shqiptarët kudo. Vendimi është marrë. Ndryshimi do të vijë me votën tuaj.
Vendosni maskat, mbani distancën. Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja. I uroj gjithë besimtarëve katolikë të kenë një Pashkë të bekuar.”- tha Basha./NOA.al
“Vjosa Osmani i dërgoi mesazh Serbisë”, kështu kanë shkruar mediat serbe pas zgjedhjes së Vjosa Osmanit, si Presidente e Republikës së Kosovës.
“b 92” në një shkrim të saj është ndalur tek fjala e Osmanit në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Kjo deklaratë është etiketuar nga media serbe, si një mesazh që Osmani i ka dërguar Serbisë.
“Drejtësia do të arrihet kur kr imet serbe të dalin para drejtësisë dhe paqja do të arrihet kur Serbia të pendohet”, kështu ka deklaruar Osmani , shkruan “b92” e cila bashkangjitur lajmit ka publikuar edhe videon e fjalës së presidentes Osmani.
Vjosa Osmani u zgjodh presidente e Kosovës me 71 vota pro, në seancën e tretë të votimit.
Në zgjedhjet e fundit ajo garoi në listën e Partisë Lëvizja Vetëvendosja , ku mori mbi 300 mijë vota.
Më herët ishte pjesë e LDK-së , ushtroi detyrën e shefes së shtetit pasi Hashim Thaçi dha dorëheqjen./NOA.al
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka uruar Presidenten më të re të Kosovës, Vjosa Osmanin.
Në një postim në “Instagram”, Rita, ka publikuar një foto të Osmanit dhe shkruan: “Urime Vjosa Osmani, Presidentja e re e Kosovës”.
Këngëtarja dhe Presidentja, ruajnë raporte të mira së bashku, pasi shpesh, urojnë njëra-tjetrën për sukseset që korrin në rrugët e ndryshme në jetë. Sakaq, kujtojmë se Vjosa Osmani u shpall Presidente ditën e djeshme, në raundin final të zgjedhjeve në Kuvend.
Në votim morën pjesë gjithsej 82 deputetë, ndërsa Osmani siguroi 71 prej tyre, ndërsa 11 u shpallën të pavlefshme.