Aktualitet

Rama: Mesazhi për patronazhistët duke filluar nga Ilir Meta, patronazhistëve t’u merrni të keqen

Në një takim me të rinjtë e Tiranës Kryeministri socialist Edi Rama tha të dielën se patronazhisti është një mision politik që i dërgon ata shtëpi më shtëpi, teksa i pyet për problematikat e tyre.

“Në këto ditë fjala patronazhist është lakuar shumë. Për disa quhet si gogol që monitoron, vëzhgon njerëz. Nuk është një figurë që u shpik në Shqipëri.

Patronazhisti është figura kyçe e historisë së zgjedhjeve dhe përballjeve mes dy partive më të mëdha të botës, republikane dhe demokratike në SHBA. Kush ka këmbënguljen për të shkuar në shkalla më të larta fillon nga patronazhismi”, tha kryeministri Rama.

Kurse iu drejtua të rinjve: “Ju jeni patronazhistë. Si ju ka plot të tjerë dhe në këto ditë, fjala patronazhist sigurisht është lakuar shumë, por prej disave përdoret si fjalë për të krijuar idenë e një gogoli që ka dalë nëpër Tiranë dhe që vëzhgon, monitoron, kontrollon njerëz. Patronazhisti nuk është një figurë që u shpik në Shqipëri, nuk është një figurë që e krijuam ne. Patronazhisti, i cili në anglisht quhet canvaser, është figura kyçe e historisë së zgjedhjeve dhe historisë së përballjeve mes dy partive më të mëdha të botës, Partisë Republikane dhe Partisë Demokratike në SHBA. Patronazhisti është ai që angazhohet që aty ku jeton, aty ku banon, aty ku i kërkohet, të trokasë në një numër të caktuar dyersh, të kontaktojë me një numër të caktuar familjesh, të komunikojë me kategori të ndryshme moshore dhe shoqërore, me një numër të caktuar e të mbajë shënim se çfarë perceptimi ka nga ata që kontakton, majtas, djathtas, të vendosur, të lëkundur, të papërcaktuar, të papërcaktueshëm e me radhë.

Nga ana tjetër, dikush tjetër si shumë të tjerë, mund të jetë dhe 60 vjeç dhe vazhdon të jetë patronazhist, si aktivist i familjes së vet politike”.

Gjatë fjalës së tij zoti Rama nuk kurseu edhe ironitë drejtuar presidentit Meta dhe qëndrimit te tij. “Mesazhi për patronazhistët duke filluar nga Ilir Meta, patronazhistëve t’u merrni të keqen”.

Kurse paralajmëroi: “Dhe mos harroni asnjëherë, patroniazhistët ju njohin kush jeni. As mos ta çoni nëpër mend se patronazhistëve tanë ja u fshihni mendimet tuaja. Ne ju njohim kush jeni dhe po vijmë pas jush dhe në 25 prill, ju do ta shikoni sa mirë ju njohim ne juve. Edhe ju do habiteni. Sepse kur votat fillojnë të numërohen, ju do ta kuptoni se pse ne, juve ju kemi mundur, ju mundim dhe do t’ju mundim. Sepse Partia Socialiste, që ta merrni vesh mirë ju, nuk është Edi Rama. Edi Rama është vetëm patronazhisti më i gjatë.” tha zoti Rama.

Rama: Mesazhi për patronazhistët duke filluar nga Ilir Meta, patronazhistëve t’u merrni të keqen Read More »

Meta: ’25 Prilli, është referendum popullor kundër FUKS-SHTETIT’

Presidenti Ilir Meta deklaroi se 25 prilli është referendum kundër “fuks-shtetit”.

Përmes një mesazhi në “Facebook” kreu i shtetit, shkruan se “punësimi nga Partia-Shtet i 10 mijë vetëve më shumë se një vit më parë në administratën publike, qëllimisht në prag të zgjedhjeve, është ndërhyrje flagrante në procesin zgjedhor”.

Teksa publikon një shkrim të “Monitor” për fenomenin e shit-blerjes së votave, Meta thekson se këto vende pune paguhen me taksat e qytetarëve duke e rënduar edhe më shumë gjendjen e tyre ekonomike.

Mesazhi i Metës:

25 PRILLI, REFERENDUM KUNDËR FUKS-SHTETIT! 🇦🇱 Punësimi nga Partia-Shtet i 10 mijë vetëve më shumë se një vit më parë në administratën publike, qëllimisht në prag të zgjedhjeve, është ndërhyrje flagrante në procesin zgjedhor.

Këto vende pune, të cilat nuk kanë asnjë ndikim në zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të Shqipërisë, paguhen me taksat e qytetarëve duke e rënduar edhe më shumë gjendjen e tyre ekonomike. Ndërsa shteti i kapur, hap 10 mijë vende pune në administratën publike, pa asnjë vlerë, për të “rehatuar” kryesisht patronazhistët, dhjetëra mijëra vende pune hu mbin në sektorët prodhues dhe mijëra biznese mbyllen dhe falimentojnë. Mirë që na survejojnë, por edhe t’i mbajmë me rroga për këtë! Prandaj 25 Prilli, është referendum popullor kundër FUKS-SHTETIT, i vënë tërësisht në shërbim të survejimit dhe patronazhistëve. Me votën e tij plebishitare Sovrani më 25 Prill, rivendos rendin kushtetues dhe shtetin e së drejtës./NOA.al

Meta: ’25 Prilli, është referendum popullor kundër FUKS-SHTETIT’ Read More »

Rama ironizon Berishën në vendlindje: ‘Ore cfarë bëri Sali Berisha në Tropojë? Vetëm mos më thoni që solli demokracinë’

Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme, pas Kukësit ku inauguroi aeroportin ishte në Tropojë për mitingun përmbyllës të zgjedhjeve të 25 prillit. Në fjalën e tij mes tropojanëve, mbështetës të PS-së, Edi Rama nuk e vendosi në diskutim figurën e Sali Berishës si lider.

“Ore cfarë bëri Sali Berisha në Tropojë? Vetëm mos më thoni që solli demokracinë. Varja, vazhdojmë bëjmë ndonjë muhabet tjetër. Mendova se Saliu do të bëjë ndonjë gjë këtu, pasi nëse ka një vend ku i ka borxh është Tropoja. I bëri një gjë në fakt Saliu, Tropojës, i dha 12 leje për 12 diga HEC-esh në Valbonë dhe digat e Saliut më ngelën mua, 11 për të qenë i saktë.

Nga të cilat me shumë vështirësi, pasi ishin të gjitha leje të dhëna, anuluam 9, dy të tjerat ishin në kantier, vetëm këtë i ka bërë Sali Berisha Tropojës. Nga pikëpamja e punës, nga pikëpamja e dreqnive e dini vetë dhe nuk merrem unë me atë punë se nuk dua të merrem me të shkuarën.Dakord, në rregull, Saliun nuk po merremi më, ishte si ishte, nuk e vë dot në diskutim, lider, patjetër, nuk e vë në diskutim, i mbrapsht sa të duash, por lider” tha ai.

Pasi mbaroi me ish-kryeministrin që e cilësoi kapitull të mbyllur, Rama kaloi te Basha duke e sulmuar.

“Ky tjetri, e kanë nxjerrë atje si kukull si kurdiset. Kam një pyetje me këta tropojanët që e kanë të lidhur kërthizën me Saliun, tashti deri te Saliu me vështirësi të madhe, po hajde, po Luli?

Lulin, që thotë ju tropojsa, ju tropojse, ai as e di si quheni, ai thotë se po shkoj te kushërinjtë e babës e po ngre këmbët përpjektë, e varja ca mendojnë këta për mua, Luli këtu erdhi si ai Koçi i Teto Ollgës, ju kujtohet filmi, dhëndri i Ollgës.

E tashi imagjino ata që më ndjekin me gjithë inat, hë more tropojsa dhe tropojse me dy gishta, cfarë keni për të thënë? Tani që Saliu nuk është aty, se ai nuk ka pasur ardhur në Tropojë edhe kur ishte, po tani që nuk është….Dje bënë atë garën me makina nga Saranda në Tropojë, shoqata e automobilistave të Shqipërisë” tha Rama duke ironizuar turin e liderit të PD-së.

Rama ironizon Berishën në vendlindje: ‘Ore cfarë bëri Sali Berisha në Tropojë? Vetëm mos më thoni që solli demokracinë’ Read More »

Anastas Janullatos mesazh për qytetarët: ‘Duhet të jemi të përgjegjshëm dhe kemi detyrimin për të votuar…’

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë fton besimtarët e saj dhe të gjithë qytetarët e vendit të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 Prillit.

Anastas Janullatos në mesazhin e tij për qytetarët Janullatos shprehet se në 25 Prill duhet të zgjedhim njerëzit e pastër që e çojnë Shqipërinë përpara.

“Sikundër e dimë të Dielën tjetër do të kemi Zgjedhjet e Përgjithshme në Shqipëri. Dua që të rikujtoj edhe njëherë tjetër mendimin tonë si Kishë Orthodhokse”.

“E kemi theksuar që në vitin e parë se Kisha jonë nuk merret me Partitë Politike dhe as nuk përzihet në çështjet politike që ka vendi”.

“Ky është parimi i parë që ne si Kishë kemi ndjekur”.

“Por ka dhe një parim të dytë që është mjaft i rëndësishëm – ne, të Krishterët Orthodhoksë, si qytetarë të këtij vendi – duhet të jemi të përgjegjshëm dhe kemi detyrimin për të votuar. Nuk mund të themi jemi indiferentë dhe nuk merremi me çështje të tilla si këto”.

“Mënyra se si zgjedhim – kriteri ynë është mjaft i rëndësishëm – zgjedhim njerëz të cilët janë të pastër, që nuk vënë më parë “Unin” e tyre dhe më pas vijmë “Ne” dhe kanë aftësinë për ta çuar vendin aty ku është përparimi, kuptimi i ndërsjellë dhe ecja përpara”, tha Janullatos në mesazhin e tij, duke e mbyllur me fjalët. – “Dhe e përsëris – E drejta për të votuar është një detyrim mjaft i rëndësishëm që kemi ne” mbyllet mesazh.”

/NOA.al

Anastas Janullatos mesazh për qytetarët: ‘Duhet të jemi të përgjegjshëm dhe kemi detyrimin për të votuar…’ Read More »

Ersonelda & Stiljano – Si vazhdoi historia e dy të rinjve nga fshati i Vlores ! Arbana Osmani zbulon ç’ka ndodhur pas emisionit.

Historia e Ersoneldës dhe Stiljanos e transmetuar ditën e djeshme në emisionin “Dua të të bëj të lumtur” preku gjithë shqiptarët. Dy të rinjtë dashuroheshin me njëri-tjetrin, por të afërmit e Ersoneldës nuk i lejonin që ata të bashkoheshin, me pretekstin se kishin lidhje gjaku.

“Unë dhe Ersonelda nuk jemi kushërinj të afërt. Jemi kushërinj shumë të largët. Madje familja ime më ka thënë që mund të jemi kushërinj, por shumë po shumë të largët. Nëse do ishim të afërt atëherë dhe prindërit e mi nuk do më lejonin që të vazhdoja këtë histori dashurie. Ersonelda të kam sjellë këtu për të të thënë që nuk më intereson aspak se çfarë thonë të tjerët, unë të dua ty. Prandaj dua që dhe ti të vendosësh se çfarë do bëjmë!”,- shpjegoi Stiljano në studio.

Nga ana tjetër, Ersonelda tha se gjyshërit e saj, duke qenë se prindërit nuk i jetojnë, kërkonin që ajo të merrte dikë tjetër, që jetonte jashtë shtetit apo kishte një nivel të lartë ekonomik. E gjendur nën presion të madh dhe duke dëgjuar të bërtiturat e afërmve të saj në prapaseknë, Ersonelda pranoi propozimin e Stiljanos për martesë dhe që të largoheshin me njëri-tjetrin.
Mirëpo çfarë ndodhi me dy të rinjtë pas daljes nga emisioni?

Përmes një videoje të publikuar në Instagram, Arbana Osmani ka treguar se Ersonelda dhe Stiljano jetojnë bashkë që prej xhirimit të programit dhe se janë shumë të lumtur.

https://www.instagram.com/p/CNzoRaZnYP3/

Ersonelda & Stiljano – Si vazhdoi historia e dy të rinjve nga fshati i Vlores ! Arbana Osmani zbulon ç’ka ndodhur pas emisionit. Read More »

Pas v dekjes së nënës h umb dëshirën për të jetuar/ Mesazhi i motrës për motrën ne ‘Dua të të bej të lumtur’

Familja është institucioni më i rëndësishëm që ka një individ, dhe si e tillë fatk eqësitë dhe problemet që lidhen me të, shënjojnë tepër jetën dhe botëkuptimin e çdokujt.
Programi “Dua të të bëj të lumtur” në Top Channel, mbrëmjen e sotme trajtoi historinë e dy motrave, Rovenës dhe Elonës, të cilat fatke qësisht kishin hu mbur kohët e fundit nënën e tyre. Rovena në studio rrëfeu se ato ishin rritur në një familje konservatore ku prindërit për t’i mbrojtur nga rr eziqet e vitit 1997 e kishin martuar atë dhe Elonën në një moshë shumë të re. Për Rovenën, kjo martesë nuk kishte qenë çelësi i lumturisë pasi midis saj dhe ish- bashkëshortit kishin nisur mosmarrëveshjet dhe de batet e vazhdueshme. Ajo tregoi se ishte dhu nuar vazhdimisht nga ish- bashkëshorti dhe se pas disa kohësh kishte marrë vendimin që të div orcohej. Rovenës gjatë kësaj periudhe të vështirë i kishte qëndruar pranë Elona e cila ishte kujdesur vazhdimisht për të dhe fëmijët e saj.

Por fatke qësisht, pak kohë më parë, pikërisht në kulmin e pandemisë, nëna e tyre kishte kaluar një komplikacion të rëndë shëndetësor dhe kishte ndë rruar jetë. Për shkak të kushteve të vështira pandemike, sipas Rovenës e motra, Enola nuk ka mundur ti vijë maksimalisht në ndihmë nënës dhe kjo i ka mbetur pe ng asaj.

Rovena për këtë arsye kishte zgjedhur që të ftonte në anën tjetër të studios, Enolën, për ta falenderuar që i ka qendruar pranë në momentet më të vështira, por dhe që të çlirohet nga përgjegjësia dhe faji që ndjen lidhur me hu mbjen e të ëmës, pasi kjo po e pe ngonte që të vijonte jetën normalisht. “Enola ti e di shumë mirë se sa pranë më ke qëndruar kur unë kisha problemet e mia dhe për këtë gjë të falenderoj shumë. Por dua që të vazhdosh jetën normalisht, humbja e nënës ishte e shkruar të ndodhte ashtu dhe as ti as ne nuk kemi faj për këtë. Prandaj të lutem më premto që do të ndryshosh dhe do të fillosh te jetosh jetën si më parë!”,- ishte mesazh i Rovenës për motrën e saj.

Nga ana tjetër, Enola e priti mjaft mirë surprizën e të motrës dhe e përlotur premtoi se do të përpiqet që ta pranojë fatke qësinë e ndodhur, si dhe të jetojë jetën prej së cilës ka kohë që është shkëputur.

Pas v dekjes së nënës h umb dëshirën për të jetuar/ Mesazhi i motrës për motrën ne ‘Dua të të bej të lumtur’ Read More »

91-vjeçarja ndahet nga jeta dhe lë 5 milionë euro pasuri por të afërmit zhgënjehen kur hapin testamentin!

Një 91-vjeçare nga Genova e Italisë, e quajtur Angela Torelli, ka lënë 5 milionë euro pasuri për bamirësi. Ajo ishte me profesin stomatologe dhe u nda nga jeta më 12 mars. Pothuajse gjysma e parave janë lënë për shoqatën “Lega del Filo d’Oro” ndërsa 1.5 milionë euro i ka dhuruar për nevojat e banorëve të Genovas.

Gjithashtu ajo ka dhuruar edhe një shtëpi për shoqatën italiane për kërkime mbi kancerin. Në këtë mënyrë, 91-vjeçarja ka “lënë jashtë” testamentit të afërmit e sak dhe kunatin i cili përpiqej ta mbante nën kontroll.

Në testament 91-vjeçarja shkroi:

Deklaroj se nuk arrij të fal të afërmit e kunatit tim që kanë ndërhyrë tek unë dhe im shoq. Shpresoj që Zoti, të cilit i kërkoj falje, të mos më dënojë për këtë.

Ndërkohë vetëm për të shoqin ajo ka lënë një shtëpi në Prato Nevoso, si dhe 20 mijë euro për gruan e shërbimit dhe administratorin që kujdesej për pronat e familjes së saj.

91-vjeçarja ndahet nga jeta dhe lë 5 milionë euro pasuri por të afërmit zhgënjehen kur hapin testamentin! Read More »

Sut ulet avioni i parë në aeroportin e Kukësit. Udhëtarët e parë do…

Sot do të zhvillohet fluturimi i parë në aeroportin e Kukësit “Zayed, Flatrat e Veriut”, ku udhëtarët e parë do të jenë të rinj që vijnë nga Londra.

Një ditë më parë Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku tha se ky aeroport do të sjellë një nxitje të ekonomisë dhe punësimit për të gjithë rajonin e veriut.

Sut ulet avioni i parë në aeroportin e Kukësit. Udhëtarët e parë do… Read More »