Aktualitet

“Ehh Enver! Unë e di se Ti ligështohesh keq” – Banori i krahinës thur vargje per Enver Hoxhen

Nga Ylli Mece

PAK VARGJE PËR ENVERIN
( P o e m ë )
———
Kam dash shumë herët për ty ENVER
ta shkruaja një poemë
As sot, s’di pse kthehesha mbas
duke e lenë ,për një herë tjetër
Mendoja se isha krejt i pa aftë,
fundja kish më të fortë në penë
Ata,që gdhendënin si Da Vinçi
madhështinë tënde në bojë e letër.
—-
Të më falësh Enver, për ty nuk shkruajta
as me më të thjeshtat fjalë
Jam tjetër soj ,…..e si lab,ne këngët i thurim
për ata, që më, nuk i kemi
Historia paska vërtet njerz, që ajo një herë i lind,
bile tepër rrallë
Kur bëjnë epokë… – “nuk i bën më nëna” !
Në gjuhën tonë e themi.
—–
Por unë sot, nuk i kuptoj ata që për ty
gurmazin e bënë me kallo
Ata ,që më ngrinin vërtik në këmbë
me brohorimat – ” Parti-Enver” !
Tashmë, ata trokasin gotat me shampanjë
e përdridhen në ballo
Bile më keq ! Me hundë, shijojnë
bythët e Evropës.. që qelbin erë !
——
Po po..janë ata, që dikur unë me shokë,
i shihnim nëpër albume
Kush mund ta mendonte, se këta ishin
servilët e ” shtetit proletar”?!..
Ata, që për marksizmin mbanin konferenca,
ngjitur sipër në podiume
Ata, që më drejtoheshin:- Po ti aty …
Pse s’mban shënime mor djalë ?
——
Tradhëtinë e hapur, gjithë jetën tënde
Ti e luftove pa mëshirë
Dhe atëherë, kur ajo fshihej mbas shqipes
në flamur e qëndisur
“Baballarët e Kombit” nën çizmen pushtuese
çirreshin, se ishin të lirë
” Shqipëri etnike” projektuar në Romë e Berlin
prej dy njerzve të krisur
—-
Ka sot nga ata, që kudo ku ti kaloje,
të hidhnin lule e buqeta plot
Bile dhe letra dërgonin, kur shkelej
apo rrezikohej, vija e Partisë
Tashmë ata”disidenta”, që në ditën e zisë
për ty derdhën rrëke me lot
Betohen se paskëshin qënë me kohë
apolegjët e demokracisë !
—–
Ehhh Enver ! Nga ta dije se prej asaj Partie
që ne deshëm shumë !
Do të lindnin ballistë, e jo si ata të hershmit
e Mit’hat “Lumo” beut…
Të parët ikën me gjermanin,dihet,
se punë e tyre vajti e shkoi për lumë
Të dytët ,u shtuan, sa dhe të vjetrit
habitën, e u ngritën prej dheut .
——
Me ty “sa keq” paskëshim qenë në Evropë,
me të “egrën diktaturë”
S’na le të bënim si të donim, “të lirë”
e të bridhnim, nëpër kabare
“Demokracinë”, Ti për gjysëm shekulli
nuk arrite ta kuptoje kurrë
Ja shikoje vet ! Ku nuk gjendemi
gjysma e jonë… ngelur pa Atdhe!
——–
Sa ishe gjallë, më thuaj : Shqipen
kush mendoi ta nxirrte në pazar ?
Apo të guxonte dorën e tradhëtisë
ndaj saj, ta ngrinte sadopak ?
Sot Shqipëria me “Ballistët modernë”
por më të shumtit ,zuzarë
Në bixhoz, me fatet e saj ngrejnë
dolli me gota qelqi a bardhak.
—–
Kur ike Ti, në krye na erdhi ai….
që burrë nuk ish,bile as grua !
Me zërin e hollë prej hoxhe : Perpara !-tha
Në rrugën e vazhdimsisë !
Unë mendoj Enver, se tradhëtar i lindur ish
Ti çmendim ke, a s’ma thua ?
Apo mendon se tradhetar më i madh se ai
nuk gjendej në historinë Partisë ?
——
Ti Enver… ,nuk e di, se na vodhën keq,
na vranë bijtë, e i sakatuan
Ndërkohë martirja Kosovë për liri e flamur
ndezej e tëra, flakë e zjarr
Agallarët shisnin armë, e me naftën e luftës
nga larg ngrohnin duart
“Grek-ideja” projektonte jugun, teksa
flamurin ngritën në Himarë.
——-
Po Enver ! Kanë kaluar kaq e kaq vite
e na thanë se ish koha për ndryshim
Shkallmuan me themel vorreza heronjsh
e si të çmendur prishën lapidarë
Nuk e kisha parë kurrë aq keq me lot në sy
qante me ulërimë vendi im
Teksa rivarrosnin të rënët, e ngrinin në këmbë
tradhëtinë në bulevardin”Zogu i parë”
——-
Ti Enver “kishe diktaturë ” bile
dhe brenda vet Kuvendit Popullor
Askush nuk guxonte të ish i lirë
në marrëzitë e pafundme të tija
Sot ,gjithë parlamentin e kemi të mbushur
tejë e fund me desh përçorë
Ka rënë në kopenë e deputetve jo “plasja”
por vet “dep.kurvëria”!
—–
Ti kokën Shqipes në flamur e ngrite aq lart
si kurrë ndonjëherë
Dhe sa të kishim në këmbë me yll në ballë
niste fluturimin po aq krenare
Shqipe mali ti ,bashkë me shqiponjat në
stuhitë e fuqishme plot erë
Tashmë të mjerës shqipe.. tradhëtia
dhe pendët, ia nxorri në pazare!
——-
Nëse do të ishe gjallë apo të paktën
të ngriheshe vetëm disa ditë
Të ngriheshe, vërtetë por dhe zoti,
këtë që s’bën dot….ai, e di mirë
E gjithë qënëria me soj e sorollop
si gjatë lufte do merrte arratitë
Apo zvarrë do tërhiqnin hekurat
në guroret e fatit pa mëshirë.
——
Enver ! Unë e di se Ti ligështohesh keq
ndaj deomos që dhe nuk beson
Po mirë të na bëhet ! Vjen një ditë që çdo popull
paguan vet dhe kur gabon !

“Ehh Enver! Unë e di se Ti ligështohesh keq” – Banori i krahinës thur vargje per Enver Hoxhen Read More »

Nesër nis Muaji i shenjë i Ramazanit, Kryetari KMSH-së mesazh urimi për të gjithë besimtarët

Nesër nis Muaji i shenjë i Ramazanit, ku për të dytin vit radhazi besimtarët muslimanë nga e gjithë bota bëhen gati për të nisur muajin e lutjes dhe adhurimit duke iu përshtatur kushteve të diktuara nga pandemia.

Komuniteti Musliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se Muaji i Madhëruar i Ramazanit fillon ditën e nesërme, e Martë, më 13 prill 2021.

Kryetari KMSH-së, Bujar Spahiu vjen me një mesazh për të gjithë besimtarët, të cilëve iu uron një agjërim të lehtë dhe uron që ky të jetë muaji i faljes, mirëkuptimit, dashurisë dhe paqes.

Urimi i Kryetarit të KMSH-së, Bujar Spahiu:

“Të dashur qytetarë, motra e vëllezër, nesër, më 13 prill, është dita e parë e muajit të bekuar të Ramazanit. Me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, ju përcjellë urimet më të sinqerta që ky Ramazan të jetë muaji i mëshirimit të ndërsjelltë me njëri-tjetrin, muaji i faljes dhe mirëkuptimi, muaji i ngritjes morale dhe shpirtërore, për përballimin me sukses të sfidave në të cilat ndodhemi dhe ato që na presin. Ju ftojmë të jemi më solidare me familjet në nevojë, t’i shtrijmë dorën njëri-tjetrit në punë të mbarë.

Të nderuar besimtarë çdo gjë gjatë këtij muaji ka vlerë shumëfish më të madhe, prandaj njerëzit përmes sakrificave të shumanshme personale, veprave të bamirësisë, lënien anash të mospajtimeve, etj., synojnë të arrijnë kënaqësinë Zotit dhe harmoninë me njerëzit, me të cilit rrethohen. Uroj që ky të jetë muaji i faljes, mirëkuptimit, dashurisë, unitetit dhe paqes. Duke ju uruar muajin e Ramazanit më lejoni të ju dëshiroj një agjërim të lehtë, pranim të lutjeve tuaja, shëndet të mirë, lumturi e prosperitet për ju dhe familjet tuaja”./K.B/NOA.al

Nesër nis Muaji i shenjë i Ramazanit, Kryetari KMSH-së mesazh urimi për të gjithë besimtarët Read More »

Rama: ’25 prill është sprovë karakteri për shqiptarët ku do të vendosim a do ngjitemi me mund, me sakrifica apo do i biem shkurt, duke rendur pas recetave çudibërëse të parave që do të shpërndahen lumë’

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur takimin e radhës në Gramsh, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.

Rama theksoi se oferta e opozitës është si recetat e Sudes, duke shtuar se këto zgjedhje janë sprovë karakteri për shqiptarët, për të bërë të mundur ndryshimin e Shqipërisë përmes punës.

“Data 25 prill është sprovë karakteri për shqiptarët, ku do të vendosim a do ngjitemi me mund, me sakrifica apo do i biem shkurt, duke rendur pas recetave çudibërëse të parave që do të shpërndahen lumë. Nuk mund të besojmë tek recetat e Sudes. Asgjë nuk ngrihet nga toka përveç se me djersë dhe sakrifica. Ata vende që janë ngritur janë ngritur nga puna dhe sakrifica. Jeta është malore dhe kjo botë është e guximtarëve, kjo botë është e guximtarëve. Nuk ka sukses të lehtë.

Që të kemi sukses më shumë, duhet të punojmë më shumë. Mos u ktheni pas, për të emëruar njerëz me parti e ku partia bën gjithçka. E ardhmja nuk vjen vetë, me premtime me fushë me lule. Përpara ka rrugë përpjetë, që duhet ta ngjisim se nuk bën. Ata i ranë shkurt, duke parë vetëm klanin e tyre, familjen e tyre. Nuk e dua pushtetin për veten time. Nga emigracioni më ka sjellë maja që kam parë për Shqipërinë. Jam këtu për të dhënë mishin e shpirtin për të kapur atë majë. Jemi partia, e atyre që zgjohen në mëngjes dhe shkojnë në punë për të fituar paratë për të jetuar sa më mirë. ndryshimin e sjell vetëm puna e pasioni për t’ia dalë”, tha Rama.

Edi Rama vlerësoi se qeveria e tij ka bërë një lu ftë të pandërprerë për të rregulluar pasojat e tërmetit dhe për të luftuar pandeminë.

“Shqiptarët kanë shkuar pas haxhi Qamilit, pas Sudes e Xhaferrit dhe e paguan shumë shtrenjtë. Ne kemi vendosur që të përballemi, për të reformuar sistemin e drejtësisë, kemi vendosur që të përballemi me varfërinë, për t’i dhënë fund vjedhjes së energjisë, vjedhjes së ujit, duke i dhënë fund grabitjeve dhe zaptimeve të pronave. Ne iu shkojmë në rrënjë problemeve. Vetëm përmes punës mund të arrijmë shumë. Sfidat fitohen vetëm duke u përballur me to. Ne iu dhamë strehë atyre që u dëmtuan nga tërmeti.

Ne po dalim më të fortë pas go ditjes së tërmetit. Na ndodhi edhe tërmeti i pandemisë së padukshme, por ditëm ta përballojmë. Ne nuk pamë kush është demokrat e kush socialist, por pamë secilin si gjyshin e gjyshen tonë. Ne jemi në mes të lu ftës për pandeminë. Shqipëria, ndër të parat vende që do ta lë pas tunelin e pandemisë. Këtë lu ftë do ta fitojë kjo shumicë qeverisëse. Pa politikën, Shqipëria nuk mund të bëhet e ardhmja jonë”, u shpreh Rama./NOA.al

Rama: ’25 prill është sprovë karakteri për shqiptarët ku do të vendosim a do ngjitemi me mund, me sakrifica apo do i biem shkurt, duke rendur pas recetave çudibërëse të parave që do të shpërndahen lumë’ Read More »

Meta thirrje SPAK: Të hetohet v jedhja e të dhënave të qytetarëve

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka kërkuar sot nga SPAK dhe institucionet e drejtësisë të hetojnë për vj edhjen e të dhënave të qytetarëve.

Meta foli nga Pogradeci nga ku ngriti akuza ndaj PS-së për një gjest të papranueshëm dhe të poshtër.

Meta tha se koha kur shqiptarët kishin frikë nga qeveria ka mbaruar përgjithmonë.

“Drejtuar SPAK dhe institucioneve të drejtësisë për të hetuar me shpejtësi ngjarjen më të fundit, skandaloze atë të keqpërdorimit dhe të vj edhjes nga ana e PS në çdo lloj forme që kjo ka ndodhur të të dhënave personale të të gjithë qytetarëve shqiptarë, të dhëna që mbrohen nga ligji dhe që përdoren vetëm për interesin publik”.

“Është një shkelje e papranueshme dhe e poshtër e çdo norme dhe çdo morali për të vendosur bazën e të dhënave personale në dispozicion vetëm një force politike, të asaj që ka kapur shtetin dhe që nuk pranon të lërë pushtetin dhe për këtë arsye përdor këto forma të poshtra dhe për këtë arsye iu bën presion qytetarëve shqiptarë. Koha kur shqiptarët kishin fr ikë nga qeveria ka mbaruar përgjithmonë, data e fundit ishte 2 marsi”, deklaroi Presidenti Meta.

Presidenti i vendit Ilir Meta u shpreh po ashtu se demokracia në vendin tonë nuk ka për t’u bërë ku rban.

Meta theksoi se Vlora ia ka bërë Ramës gati dhomën e psikiatrisë.

“Kjo qeveri ka ikur nga mendja, përpos të tjerave. Qeveritë që do vijnë do kenë frikë nga populli dhe askush nuk do cenoj interesat e qytetarëve dhe askush nuk mund të intimidojë ata, e t’i zhbëjë me qytetarë nga Bangladeshi apo shtete të tjera. Nuk jam këtu për t’u marrë me njeriut që është certifikuar për çrr egullime. Fundi i marrëzisë është 25 prilli, demokracia nuk do bëhet ku rban.

“25 prilli do jetë triumfi i djemve dhe vajzave për të ardhmen e tyre dhe bashkëmoshatarëve të tyre, për t’i kthyer nga jashtë vendit. Njeriu që duhet të ishte në burg për Dibrën dhe për t’i bërë tërmetin Vlorës, kanë zgjedhur Afrim Qendron, që duhet të ishte në burg, që kontrollon gjithçka që të ndrydhin vlonjatët. Por, Vlora përherë ia ka bërë vora. Vlora është e lënduar dhe ia ka bërë dhomën e psikiatrisë, Ramës gati. Përgjigjen do e marrin te sheshi i Flamurit më 25 prill”, u shpreh Meta.
/NOA.al

Meta thirrje SPAK: Të hetohet v jedhja e të dhënave të qytetarëve Read More »

Basha: Nuk do ketë paga për punëtorët nën 360 mijë lekë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha këtë të hënë është takuar me gratë e njësisë Dajt, ku ka diskutuar në lidhje me vështirësitë që ndodhet shtresa e mesme e qytetarëve.

Basha tha se fasoneria është një nga kategoritë që do të ketë një vëmendje të shtuar nga qeveria e tij, pasi është dhe sektori që ka shumë të punësuar.

Në kuadër të fushatës elektorale të 25 prillit, kryedemokrati ka theksuar se me uljen e taksave, të çmimit të naftës dhe të energjisë edhe sipërmarrësit do të jenë në gjendje që të paguajnë punonjësit.

Ai ka premtuar se nuk do të ketë paga poshtë 300 eurosh në muaj në vendin tonë.

“Unë e kam ndjek ecurinë e fasonerisë që është futur në krizën më të thellë të këtyre 8 viteve dhe kjo për shkak se është rritur çmimi i naftës”.

“Këto para shteti ja ka marrë. Gjithashtu rritja e çmimit të energjisë elektrike ishte një tjetër masë që ndikoi tek fasoneria. Kur erdhi pandemia ne kërkua m që të mbyllnin fasoneritë dhe të paguanin punonjësit sepse ishte si një bombë por nuk na dëgjuan derisa plasi në Krujë dhe në Fush-Krujë”, theksoi Basha.

Me ardhjen në pushtet të PD-së, Basha shtoi se “kemi për qëllim që me garantimin e një ambienti miqësor ne duam që me uljen e taksave të ndihmojmë të gjithë sipërmarrësit shqiptarë. Ju e dini se në planin tonë ekonomik ne kemi vënë pagën 360 mijë lekë të vjetra si një objektiv”.

“Por pasi ka parë programin tonë kryeministri si një kopjac i keq thotë se do të rrisë pagat, ndërkohë që për 8 vite nuk bëri asgjë. Me rritjen e pagës do të rritet kontributi shoqëror, mënyra që ne i përqasemi tregon dhe ndryshimin e madh që ne kemi me njëri tjetrin”, – u shpreh Lulzim Basha.

Lidhur me shqetësimet që ngritën qytetarët, Basha u shpreh:

“Prekët një sërë çështjesh që lidhen me fatin e gruas. Shkurtimisht po ju them që politikat tona për fuqizimin e familjes, duke nisur me subvencionimin e interesave të kredive për banesa për 5 mijë çifte të reja në muaj, për bonusin për fëmijët e porsalindur 30 mijë lekë në muaj, tekstet falas për të gjithë sistemin parauniversitar janë ndihmë direkte për të gjithë familjet shqiptare”.

Kreu demokrat foli edhe për reformimin e sistemit arsimor.

“Sistemi arsimor dhe reforma në sistemin arsimor do t’ju ndihmojë edhe në një drejtim tjetër, duke nisur nga zonat rurale dhe duke u shtrirë në të gjithë vendin”.

“Ne do të zgjasim orarin deri në 4 pasdite, që është ora e daljes nga puna të prindërve, sigurisht do të jetë opsionale, por për ata që dëshirojnë këtë opsion. Shkollat shqiptare do të pajisen me arsimtarë shtesë veçanërisht në fushat e kompjuterit, TIK-ut, gjuhëve të huaja, sportit dhe artit”.

Duke nisur nga zonat rurale ku hendeku me zonat urbane është edhe më i madh të cilësia e mësimdhënies, – tha Basha, – “siç më përmendët shkollën e fshatit Ferraj ne do të bëjmë të mundur që fëmijët shqiptarë të përfitojnë një drekë falas nga buxheti i shtetit”.
/NOA.al

Basha: Nuk do ketë paga për punëtorët nën 360 mijë lekë Read More »

Rama: ‘5000 euro grant çdo emigranti që do vijë në Shqipëri për të rindërtuar shtëpinë e gjyshërve dhe gjysheve dhe investon për turizmin’

Kryeministri Edi Rama zbuloi sot një pikat e planit të Partisë Socialiste për zhvillimin e turizmit.

Rama deklaroi sot nga Belshi se në mandatin e tretë, qeveria socialiste do të dhurojë 5000 euro grant për çdo emigrant që vjen në Shqipëri për të investuar paratë e fituara jashtë shtetit, duke e kthyer shtëpinë e vjetër të gjyshërve në një motor të agro-turizmit.

“Ky është një vend i bekuar dhe këtu është dashur vetëm të imagjinohet me guxim e ardhmja dhe të punohet për të ardhmen. Siç tregojnë shifrat konkrete të bizneseve të vogla që hapen për të kuptuar se jemi në rrugën e duhur për Belshin”, tha Rama.

“Këtu si kudo ka plot që jetojnë në emigracion. Është koha për t’u dhënë atyre jo vetëm mesazhin por edhe shtytjen që kursimet atje t’i investojnë tek shtëpitë që kanë lënë këtu, për t’i kthyer në bujtina në agro-turizëm dhe për të fituar nga shtëpitë e transformuara shumë më tepër se fitojnë atje jashtë shtetit”, deklaroi Rama.

“Ne kemi vendosur që gjatë mandatit të tretë do t’iu japim 5000 euro grant çdo emigranti që do vijë në Shqipëri për të rindërtuar shtëpinë e gjyshërve dhe gjysheve dhe çdo emigrant që do i kthejë në pjesë të motorit të agroturizmin në Shqipëri. Për mundësinë e sjelljes së parave këtu në Shqipëri pa kërkuar llogari për asgjë tjetër përveçse të mos jenë para të krimit”.

Kryeministri foli edhe për njjë amnisti specifike e fokusuar te emigrantët që duan të kthehen këtu qoftë fizikisht, qoftë me investimet e tyre.
/NOA.al

Rama: ‘5000 euro grant çdo emigranti që do vijë në Shqipëri për të rindërtuar shtëpinë e gjyshërve dhe gjysheve dhe investon për turizmin’ Read More »

Edi Ramën e ndalon policia në Vlorë

Kryeministri Edi Rama vjen ndryshe mbrëmjen e kësaj të diele.

Atë e ndalon po licia, teksa ndodhet në Vlorë. Si rrallë herë, në timon është vetë kreu i qeverisë.

Gjithçka ndodh në formën e një skeçi për emisionin “Binjakët” në “Vizion Plus”.

Donald Veshaj është shoferi i kryeministrit, por me kërkesë të këtij të fundit, ata ndërrojnë vendet. Në këtë moment, ai ndalohet nga po lici Romeo Veshaj.

Në skeç ndërfutet edhe një pjesë e spotit elektoral të PD, dhe satirizohet pjesa ku Lulzim Basha i kërkon një të riu të mos br aktisë Shqipërinë për Berlinin.

Edi Ramën e ndalon policia në Vlorë Read More »

Kryeministri Edi Rama tregon atlete firmato të branduara me logon e PS: Mjaft më brandeve të huaja, tani marka shqiptare (foto)

Kryeministri Edi Rama në takim sot me të rinj socialistë në Laprakë, tregoi dy palë atlete firmato të branduara me logon e PS. Ai tha se i erdhën dhuratë nga një grup punonjësesh në një sipërmarrës në Berat.

Duke treguar se atletet ishin prodhuar për një emrat më të njohur në botën e modës, Rama pohoi se të prodhuara në Berat, ato shiten sa frëngu pulën në Europë.

Këtë informacion Rama e përdori për të ilustruar se Plani i Veprimit 2021-2025 që ka hartuar qeveria e tij, synon të nxisë dhe të arrihet që gjithë rrjeti i fabrikave në Shqipëri që prodhojnë me material porositësi të kalojë në një nivel tjetër.

Rama tha se në vend të markave të shumënjohura dhe të shtrenjta ndërkombëtare të lindin dhe fuqizohen marka shqiptare me çmime ekonomike.

“Ato gra duart arta, ata sipërmarrës kurajozë që krijojnë kaq shumë punësim dhe që kanë çarë në tregjet e huaja të fillojnë të hynë në tregjet e huaja me Made in Albania, jo më me markat e stërnjohura, por me markat shqiptare. Me këto dijeni të fituara, me këtë eksperiencë të fituar, me këtë këmbëngulje për punë dhe për të shkuar përpara, shqiptarët pa diskutim mund t’i krijojë. Natyrisht, jo për të arritur në majat e botës, por për të arritur që t’iu shesin produktet e tyre atyre që kanë më pak nëpër Europë e botë dhe njëkohësisht, për t’iu ofruar të gjithë të rinjve këtu në Shqipëri, produktet e kësaj cilësie, por Made in Albania dhe të cilat kushtojnë më lirë, por bëjnë të njëjtën punë”.

Rama tha se që të realizohet ky objektiv duhet që PS të marrë edhe një mandat të tretë: “Unë jam këtu sot, përsëri, për t’iu thënë shqiptarëve mos ndaloni, mos ktheni rrugën, mos u lodhni dhe mos u dorëzoni, sepse ngjitja më tej drejt majës ku ne duam të mbërrijmë, është e vështirë. Sa më lart të ngitesh, aq më shumë tundimi për t’u ndalur, tundimi për të bërë pushim, për t’u kthyer pas, për të gjetur një rrugë tjetër, bëhet më i fortë”.

Në vijim Rama tha se ai për vete ka realizuar gjithçka ka dashur, por…: “Unë nuk jam këtu për veten time nga maja nga ku flas. Nëse do të ishte në aspektin personal, unë i kam realizuar të gjitha, i kam prekur të gjitha majat që mund të prekë dikush që merret me politikë. I kam patur të gjitha nderet që mund të ketë dikush që votohet nga populli i tij dhe nëse do të ishte një bilanc personal, thjesht për veten time, do të ishte shumë e lehtë për mua. Por unë nuk jam ngjitur këtu, bashkë me ju, për të ndaluar këtu. Ka një dallim shumë të madh. Ne e duam pushtetin për Shqipërinë. Ata e duan Shqipërinë për pushtetin. Për ta, Shqipëria është vendi i të gjitha të zezave kur ata nuk kanë pushtetin, ndërsa kur ata janë në pushtet, Shqipëria është plaçkë dhe shqiptarët janë mish për top. Nuk ka sesi të ndodhë ndryshe, duke përsëritur të njëjtën gjë. Dikush që përsërit të njëjtën gjë dhe pret një rezultat tjetër është thjesht budalla, kështu thotë një fjalë e mençur”, përfundoi z.Rama. /noa.al

Kryeministri Edi Rama tregon atlete firmato të branduara me logon e PS: Mjaft më brandeve të huaja, tani marka shqiptare (foto) Read More »