Aktualitet

‘Ka moral legjitimitet çdo qytetar para se të votojnë, do të bëjë koalicion PD-PS ta shpallin që tani, do ta bëjë LSI-PS, ta shpallin që tani, të jenë të sigurt që do i mundë Boikeni edhe i vetëm’

Presidenti Ilir Meta doli në komunikim për mediat për të deklaruar se i është drejtuar organeve të drejtësisë për një skandal ma fioz sipas tij, në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit.

Kreu i shtetit u shpreh se në qarkun e Korçës po përdoren persona me rekorde kr iminale dhe po pajisen me mjete identifikimi.

“Sot i jam drejtuar organeve të drejtësisë dhe institucioneve përgjegjëse për të he tuar për një skandal të radhës që ka marrë përmasa ndërkombëtare duke përfshirë edhe Shqipërinë.

Nga të dhënat e siguruara rezulton se në qarkuan e Korçës në disa zona që janë të banuara nga pakica kombëtare, shtetas me rekorde kr iminale janë pajisur me dokumente identifikimi, jo me të dhënat e tyre, por duke përdorur të dhëna me persona që nuk kanë probleme me ligjin”, tha Meta.

Ky i fundit komentoi edhe deklaratat e Kryeministrit Rama për të bashkëpunuar me kreun e PD-së, Lulzim Basha.

“Ftesa e Ramës e sinqertë, siç ishte ajo e 17 majit. Ka moral legjitimitet çdo qytetar para se të votojnë, do të bëjë koalicion PD-PS ta shpallin që tani, do ta bëjë LSI-PS, ta shpallin që tani, të jenë të sigurt që do i mundë Boikeni edhe i vetëm”, tha Meta. /noa.al/

‘Ka moral legjitimitet çdo qytetar para se të votojnë, do të bëjë koalicion PD-PS ta shpallin që tani, do ta bëjë LSI-PS, ta shpallin që tani, të jenë të sigurt që do i mundë Boikeni edhe i vetëm’ Read More »

Doni më shumë pozitivitet në jetën tuaj? Ndiqni këto zakone…

Bërja e ndryshimeve pozitive në jetën tuaj nuk është gjithmonë e lehtë. Mbi të gjitha ka kaq shumë zakone të këqija që na pengojnë.
Gjithsesi, sot do ju tregojmë për disa zakone të mira që do bëjnë një ndryshim pozitiv në jetën tuaj dhe që ia vlejnë të zhvillohen. Ato do të përmirësojnë shëndetin tuaj mendor dhe emocional.

Mirënjohja

Ne natyrshëm priremi të përqendrohemi te negativiteti. Ky përqendrim në negativitet mund të na bëjë të marrim të mirëqenë gjithçka që kemi. Nëse praktikoni mirënjohje, do ta bëni zakon të njihni gjërat e mira në jetën tuaj dhe t’i vlerësoni ato më thellë.

Investoni në tre shtyllat e shëndetit

Shëndeti ynë bazohet në tre grupe zakonesh: si flemë, si ushqehemi dhe si ushtrohemi. Këto janë elementët thelbësorë në të cilët duhet të përqendrohemi për të ruajtur shëndetin tonë fizik dhe mendor.

Kujdesi ndaj vetes

Kujdesi për veten përfshin një larmi praktikash, nga gjumi më i mirë te meditimi. Sidoqoftë, në përgjithësi, kjo i referohet bërjes së gjërave që ju ndihmojnë të pushoni, të relaksoheni dhe të mbushni bateritë. Ju duhet të synoni të keni të paktën dy-tre aktivitete në ditë që ju bëjnë të ndiheni më mirë.

Renditni përparësitë tuaja rregullisht

Është e lehtë të harrosh atë që ka më shumë rëndësi. Jeta me të gjitha shpërqendrimet e saj thjesht të pengon. Kjo do të thotë që një zakon i mirë për t’u zhvilluar është të renditim sipas përparësive tona, të vendosim se çfarë është gjëja kryesore për ne tani dhe të shohim nëse rutina jonë e përditshme është në përputhje me këtë vlerë.

Ndërtoni një rrjet të fortë profesional

Marrëdhëniet tona profesionale mund të bëjnë një ndryshim të madh përsa i përket mundësive që mund të kemi. Ju mund të lidheni me njerëz profesionalisht përmes rrjeteve sociale, ngjarjeve profesionale dhe më shumë. Punoni për të bërë një përshtypje pozitive kur takoni njerëz të rinj dhe sigurohuni që të krijoni lidhje.

Jetoni të tashmen

E tashmja është gjithçka që kemi, prandaj duhet të kujdesemi për të. Përpjekja për t’i kushtuar më shumë vëmendje dhe për të kultivuar vetëdijen për këtu dhe tani është një nga zakonet më të mira për t’u zhvilluar sepse na lejon ta vlerësojmë dhe ta shijojmë atë, informon.

Kaloni më shumë kohë me të tjerët

Marrëdhëniet tona janë ato që na bëjnë të lumtur, shpesh më shumë sesa faktorët e tjerë. E megjithatë ne shpesh zgjedhim gjëra të tjera mbi njerëzit që duam. Një zakon i madh për të kultivuar është ai i kalimit më shumë kohë me ata të dashur për ne dhe më pak kohë për gjëra që nuk kanë rëndësi.

Mësoni të përdorni fjalët po dhe jo

Thënia po mund të hap derën për përvoja të reja dhe më shumë lumturi. Mund të na largojë nga zona e rehatisë dhe të na ndihmojë të zbulojmë ndjesi të reja, burime të reja gëzimi. Sidoqoftë, të mësosh të thuash po pa thënë kurrë jo është një mënyrë e sigurt për të djegur dhe lodhur. Ne duhet të mësojmë të bëjmë dallimin midis situatave që mund të na pasurojnë dhe atyre që do të na frustrojnë. /NOA.al

Doni më shumë pozitivitet në jetën tuaj? Ndiqni këto zakone… Read More »

Kreu i KQZ sqaron vendimin: Ja kush rezultat do të shpallet në orën 08.00 të 26 prillit

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka sqaruar vendimin e djeshëm të Komisionit Rregullator për orarin e shpalljes së rezultatit në zgjedhjeve të 25 prillit.

Celibashi thotë se orari 08:00 të 26 prillit për shpalljen e rezultatit është vetëm për ZAZ 40 në Tiranë ku zbatohet projekti pilot i votimit dhe numërimit elektronik.

Do të thotë që rezultati në atë orë do të dalë vetëm për këtë ZAZ, dhe jo për gjithë vendin.

“Vëmendje! Shpallja e rezultatit në orën 8:00, të ditës së nesërme të ditës së votimit, do të jetë vetëm për ZAZ 40 (TR). Në këtë ZAZ do të zbatohet projekti pilot i Votimit dhe Numërimit Elektronik. #zgjedhjethqiperi2021 #25prill2021 #kqz”, shkruan Celibashi në Twitter.

/NOA.al

Kreu i KQZ sqaron vendimin: Ja kush rezultat do të shpallet në orën 08.00 të 26 prillit Read More »

Publikimi i të dhënave personale, cfarë tha patronazhisti i Sali Berishës

“U befasova!” kështu është shprehur gazetari i njohur sportiv, Ervin Baku, i cili së fundi rezultoi të jetë patronazhisti i ish kryeministrit Sali Berisha, pas publikimit të të dhënave personale. I ftuar në emisionin “7pa5” në “Vizion Plus”, Baku theksoi se u befasua kur u informua nga mediat, duke e cilësuar një gjë absurde.

Baku tha mes të tjerash se nxjerrja e të dhënave është një shk elje e të drejtave të njeriut.

“E kam marrë me sportivitet këtë lajm që ka dalë këto ditë. Jemi në muajin prill dhe dihet me çfare feste fillon ky muaj. Me Berishën kam marrëdhënie shumë të mira që datojnë që nga koha ime në Strasburg, por nuk ndikojnë në bindjet e mia sportive, kulturore, artistike, apo edhe politike.

Unë nuk jam në dijeni, më duket shumë butaforike. Kjo është shk elje flagrante e të drejtave të njeriut. Jam kundër këtyre praktikave. Realisht jam kundër këtyre praktikave. Nuk duhet të ndodhin gjëra të tilla. Une e mora me shumë sportivitet”, tha Baku, që tani po njihet ndryshe edhe si patronazhisti i liderit historic të PD, Sali Berisha./NOA.al

Publikimi i të dhënave personale, cfarë tha patronazhisti i Sali Berishës Read More »

Rama: PS u riktheu njerëzve shpresën!

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim elektoral në Kamëz, prej ku foli për rindërtimin dhe vaksinimin.

Rama tha se të dyja këto i bëri politika, ndërsa shtoi se “ishte politika që e la Kamzën pa asnjë shpresë për vite të tëra, pa asnjë shpresë për një çerdhe, kopsht, shkollë, kanalizime”.

Më tej, kryeministri theksoi se për Kamzën nuk është bërë as një e njëmijta e asaj që baballarët dhe nënat kanë bërë për familjet e tyre.

“Së bashku me Rakipin kemi shkuar derë më derë, kemi takuar njerëz të zakonshëm shqiptarë të fortë, familje njerëzish me shumë karakter. Nuk i kemi pyetur me kë je, as na ka interesuar fare nëse janë majtas apo djathtas, por thjesht i kemi qëndruar pranë cdo ditë, derisa i kemi sistemuar fillimisht në shtëpi me qira të paguara nga qeveria, ku të gjithë ata që presin të hyjnë në apartamente do të qëndrojnë deri në momentin kur të marrin çelësat e apartamentit të ri.

Ajo çka i bashkon të gjithë njerëzit këtu në Kamëz është historia e përbashkët e fillimit të një rruge jashtëzakonisht të vështirë, historia e përbashkët e ardhjes nga zonat e tjera, nga periferi shumë të varfra, nga të katër anët, për të ndërtuar këtu të ardhmen për fëmijët, një jetë tjetër, të re, ndryshe. Shumëkush ndoshta është larguar edhe nga këtu për të shkuar në emigracion, për një jetë më të mirë, për të mos lënë asgjë pa bërë që familja të bëhet më e fortë.

Besoj se si askund tjetër, këtu në Kamëz, çdo njeri i arsyeshëm, çdo baba, çdo gjysh, që i ka duart me kallo, se e ka ndërtuar tullë për tullë shtëpinë e re, e kupton shumë mirë çfarë duhet të them kur them se shtëpia e re, shtëpia ku njeriu investon për një të ardhme më të mirë, nuk ndërtohet sa hap e mbyll sytë, duke ndenjur këmbë mbi këmbë, duke pritur që dikush tjetër ta bëjë për ty apo që të tjerë të të sjellin lekët, tullat, tjegullat dhe ti ta bësh kollaj. Çdo shtëpi këtu është ndërtuar me gjakun dhe me djersin e sakrificave të jashtëzakonshme.

Njësoj si me tërmetin, me Covid-in, që shtëpia merr nga jashtë, familja reziston, vazhdon, nuk dorëzohet. Sa e sa herë baballarëve këtu në Kamëz, gjatë ndërtimit të shtëpisë, ju kanë munguar lekët.

Përtej shtëpive, mua më vjen shumë keq, por ka një fakt shumë të vërtetë, që politika nuk ka bërë për Kamzën as një të njëmijtën e asaj që cdo kryefamiljar dhe cdo nënë, në cdo shtëpi këtu, ka bërë për familjen e vet. Kamza është vendi ku mund të flasësh pa asnjë gajle se mos nuk të kuptojnë, për faktin se kush mendon që politika është kot, është diçka e keqe, se nuk i duhet dreqit, gabon rëndë, sepse pikërisht ishte politika që e la Kamzën pa asnjë shpresë për vite të tëra, pa asnjë shpresë për një çerdhe, kopsht, shkollë, kanalizime.

Është politika që sot po i bën të mundura të gjitha këto. Po të mos ishte politika, sot ne nuk do të ishim duke prekur numrin 300 mijë të shqiptarëve të vaksinuar. Po të mos ishte politika, qindra mijëra gjyshër e gjyshe nuk do të ishin çliruar nga armiku i padukshëm. Vaksinat nuk erdhën nga qielli, i solli politika. Rindërtimin nuk po e bën ndonjë dorë e padukshme, po e bën politika. Sot Shqipëria po del nga tuneli i pandemisë dhe shumë e çuditshme, po del shumë më shpejt se shumë vende të tjera”, tha Rama./NOA.al

Rama: PS u riktheu njerëzve shpresën! Read More »

Rama: ‘Vaksinat nuk erdhën nga qielli, i solli politika. Rindërtimin nuk po e bën ndonjë dorë e padukshme, po e bën politika. Sot Shqipëria po del nga tuneli i pandemisë dhe shumë e çuditshme, po del shumë më shpejt se shumë vende të tjera’

Rama: ‘Vaksinat nuk erdhën nga qielli, i solli politika. Rindërtimin nuk po e bën ndonjë dorë e padukshme, po e bën politika. Sot Shqipëria po del nga tuneli i pandemisë dhe shumë e çuditshme, po del shumë më shpejt se shumë vende të tjera’ Read More »

A je gati të bashkëpunosh me Bashën?/ Rama: ‘Patjetër, padiskutim, por me një kusht, të…’

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur sërish për mundësinë e një bashkëpunimi me liderin e opozitës, Lulzim Basha.

Rama t hotë se është gati të shkojë përtej të gjitha ndasive të 30 viteve të fundit, por thekson se Basha me përgjigjien e tij dje tregoi se nuk është lider.

Ai shton se që të bësh diçka të tillë si bashkëpunimi, duhet fillimisht të rrish pa gjumë.

“Dje i thashë një gazetari, më pyeti si do ndodhi po nuk morët votat. PS do t’i fitojë zgjedhjet, kjo nuk diskutohet. Por çështja nuk është do fitojë apo jo, por si ne do shkurojmë kohën, do afrojmë të ardhmen, si ta prekim të ardhmen shumë më shpejt, ndërsa përndryshe nuk do të bëheshim bashkë.

Ndaj më pyet e thotë, e di fitore fitore, por më lini ta nxjerr këtë mendim. E di se fitorja nuk diskutohet, më lini të nxjerr mendimin, që t’ju them se fitorja nuk është për mua, as për elisën, Dallëndyshen, nuk është për ministrat e drejtorët, por për njerëzit e zakonshëm. Më lini ta them, fitorja është ëpr gjithë ato gra që shohin televizor dhe luajnë mendsh kur shohin politikanë që kacafyten, burra që i japin gojës deri në atë pikë sa tmerrohesh, për ato vajza që janë shumë më jetës sociale, shumë më të pranishme se dje në jetën sociale. Ju duhet një fitore që shkon përtej pandemisë, politikës, dhe që shkon.

Më thotë gazetari, a je gati të bashkëpunosh me Bashën? Patjetër, padiskutim, por me një kusht, të ndahet nga Saliu e Iliri.

Dhe Basha përgjigjet, përgjigjia e tij është thjesht dhe vetëm pohimi i fatit që ai nuk është lider, udhëheqës, ai është udhëndjekës i Saliut dhe Ilirit.

Unë për Shqipërinë dhe shqiptarët jam gati të shkoj përtej të gjitha ndasive të 30 viteve. Por që ta bësh këtë duhet të jesh lider, udhëheqës, duhet të kesh forcën e karakterit, duhet të kesh vizionin e të ardhmes, duhet që të jetosh së brendshmi me hallet ,stresin, me ëndrrat e njerëzve. Duhet të rrish pa gjumë kur njerëzit janë pa çati. Pa gjumë kur njerëzit janë pa gjumë he ata se kanë ankthin si do dalin nga padnemia. Duhet ëtë jesh mishërimi i karakterit shqiptar që adhurojmë në vjersha,e rrëfime. Nëse ne e mishërojmë më 25 prill dhe e kthejmë në fuqi të madhe transformuese nuk e ndal Shqipërinë asgjë”, tha Rama./NOA.al

A je gati të bashkëpunosh me Bashën?/ Rama: ‘Patjetër, padiskutim, por me një kusht, të…’ Read More »

Meta: ‘Zbr azja e buxhetit për të paguar Becchetti-n është shpërdorim kr iminal i parave të shqiptarëve’

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka paralajmëruar se detyrimi i shtetit shqiptar ndaj biznesmenit Francesco Becchetti është vetëm fillimi.

Për Metën, zbrazja e buxhetit për të paguar Becchetti-n është shpërdorim kri minal i parave të shqiptarëve.

Ai thotë se janë edhe 235 milionë euro me probabilitet të lartë për t’u paguar si dë mshpërblim, prandaj 25 prilli është referendum popullor për të çuar para drejtësisë shp ërdoruesit e parave.

Mesazhi i Metës

Zbr azja e buxhetit për të paguar Becchetti-n është shpërdorim kr iminal i parave të shqiptarëve.

Është një gr abitje e të ardhurave buxhetore më të ulëta në rajon në raport më PPB (27%) të cilat janë 10 pikë më poshtë se mesatarja europiane.

Dhe nuk është vetëm Becchetti. Ai është vetëm fillimi, sepse në radhë janë edhe plot 235 milionë euro me probabilitet të lartë për t’u paguar si d ëmshpërblim nga papërgjegjshmëria dhe shpërdorimi./NOA.al

Meta: ‘Zbr azja e buxhetit për të paguar Becchetti-n është shpërdorim kr iminal i parave të shqiptarëve’ Read More »