Aktualitet

Basha: ‘ Vlora do të votoj për ndryshimin’

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar fushatën përmbyllëse në qytetin e Vlorës. Në fjalën e tij, Basha tha se njeriu që gënjeu dhe nuk bëri asgjë për 8 vite, tani po gënjen prapë për legalizimet, pasi ai ka ndërmend t’i prishë 110 mijë shtëpi.

Kreu i opozitës gjithashtu u shpreh se ditën e diel, vota masive për numrin 9 do të largojë Ramën bashkë me kriminelët dhe shitblerësit e votës, si dhe do të sjell një të ardhme më të sigurt dhe më të mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

“Në 8 vite në shpin dhe në qaf të vlonjatëve dhe tani ka guximin të afrohet përsëri edhe të kërkoj edhe 4 vite të tjera për të vazhduar me premtimet e pambajtura, për të vazhduar me projektet 3D në sqetull dhe thesin e gënjeshtrave në shpin.

110 mijë shtëpi po bëhen gati t’i shk atërrojnë pas zgjedhjeve, e dëgjuat me veshët tuaj. Kërkon votën për t’i legalizuar por nuk ka ndër mend t’i legalizoj, por ka ndërmend t’i pr ishë siç pr ishi shtëpitë e Astirit mos t’i dëmshpërblej jetën, djersën, mundin e prindërve, e bijve vlonjat në emigracion. Ky është Edi Rama i vërtet, premton për votën dhe të nesërmen jo që vetëm që nuk e zbaton premtimin por ia kthen shpinën ndërsa qytetarëve i tregon forcën, bru talitetin, arr ogancën e një pushteti të pashpirt për Vlorën, më të pashpirt për shqiptarët dhe Shqipërinë.

Por siç e di mbarë Vlora, siç e di gjithë Shqipëria, orët e të keqes po mbarojnë. E diela do të jetë dita e fitores më të thellë dhe më të bukur. E pjesëmarrjes më të madh, paqësore, dinjitoze por të vendosur të vlonjatëve dhe mbarë shqiptarëve për ti thënë boll më. Boll më 8 vite shkatërrim dhe autorit të këtij shk atërrimi dhe për ti hapur zemrat për ndryshimin duke votuar numrin 9. Po Vlora do të votoj për ndryshimin. Vlora do të votoj për të tharë lotët e nënave vlonjate, sepse është qyteti me emigracionin më të lartë”, tha Basha./NOA.al

Basha: ‘ Vlora do të votoj për ndryshimin’ Read More »

Hap fushatën e PS, Luljeta Bozo: Si gjyshe dhe shkencëtare ju kërkoj ta çoni votën në drejtimin e duhur,për PS që është forca në progresiste në vendin tonë

Luljeta Bozo hapi fjalimin në fushatën përmbyllëse të Partisë Socialiste.
Nga sheshi “Skënderbej”, Bozo kërkoi votën për PS, duke e cilësuar si votë në drejtimin e duhur.

Bozo, e cila kryeson listën e Tiranës në këto zgjedhje e cilësoi fushatën e PS si qytetare, pasi sipas saj janë respektuar të gjitha rregullat e pandemisë.

“Jam shumë krenare si gjyshe që po përfaqësoj një brez i cili ka punuar me devotshmëri për vendin. Një brez i heshtur që ka energjinë dhe pjekurinë për të qenë këshilltar për të gjitha fushat e jetës sonë. Ju ftoj të gjithëve të votojmë më 25 prill sepse jemi të lirë të lëvizin në sajë të vaksinave që siguroi qeveria jonë që na dha këtë mundësi të gëzojmë nipër e mbesa të hyjmë e të dalim.
Arm ikun e padukshëm po e mpo shtim avash avash.
Mendoj jemi në fund të fushatës sonë dhe mendoj se kemi bërë fushatë shumë qytetarë duke respektuar rregullat, duke vënë në qendër të vëmendjes shëndetin. Fushata jonë ka qenë brenda gjithë rregullave duke pasur gjithmonë në vëmendjen tonë të respektojmë njëri-tjetrin. Si gjyshe dhe shkencëtare nuk duhet të reshtim asnjë minutë, të punojmë që të realizojmë me sukses rindërtimin e shtëpive të shkatërruara nga tërmeti. Të ndërtojmë, rrugë, porte dhe aeroporte që ta bëjnë më të bukur jetën tonë.

Edhe një fjalë të fundit si gjyshe dhe si shkencëtare mendoj vota jonë është shumë e rëndësishme, e shenjtë dhe individuale. Ajo duhet të shkojë në drejtimin e duhur për PS që është forca në progresiste në vendin tonë,” deklaroi Bozo.

Hap fushatën e PS, Luljeta Bozo: Si gjyshe dhe shkencëtare ju kërkoj ta çoni votën në drejtimin e duhur,për PS që është forca në progresiste në vendin tonë Read More »

Veliaj: Më mirë të shk ërmoqet LSI-ja se sa të di gjet Shqipëria

Pak minuta nga mitingu përmbyllës i fushatës elektorale për Partinë Socialiste në Tiranë, kryebashkiaku i saj, Erion Veliaj ka folur për tr azirat e ditëve të fundit, ku dje në Elbasan, pas një incidenti, mbeti i vr arë Pjerin Xhuvani, e u pl agosën katër të tjerë, përfshirë edhe dhëndrin e vik timës.

Në një intervistë në News 24 Veliaj theksoi, se vota është më e fuqishme se plu mbat dhe i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të votojnë Partinë Socialiste, ndërsa shtoi se më mirë do të ishte të shkë rmoqet LSI-ja se të d igjet Shqipëria.
“Vota është më e fuqishme se plu mbat. Të gjithë qytetarët që në vend të patllakes kanë votën, duhet të jetë era Evropë në Tiranë për të votuar PS.

Sepse ne jemi më të mirët në vend. Sali Berisha këtë vit mbush moshën e Enver Hoxhës.

Për të gjitha këto arsye më mirë të shkë rmoqet LSI se të di gjet Shqipëria, ti japim një dorë Edit, që ai të zhvillojë Tiranën tonë”, u shpreh Veliaj.

Veliaj: Më mirë të shk ërmoqet LSI-ja se sa të di gjet Shqipëria Read More »

Meta i ashpër me Ramën: ‘Ça di ti more r rugaç për Ilir Metën, more vag abo nd.Ti para Ilir Metës sillesh si lepur’

Presidenti Ilir Meta ashpërson tonet ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e quajtur atë “rr ugaç” që para tij sillet si lepur.

“Ti që thua di unë për Ilir Metën. Ça di ti more r rugaç për Ilir Metën. More vag abo nd për Ilir Metën ti. Ti para Ilir Metës sillesh si lepur, edhe para kr imin elëve dhe h orrave. Ta vënë pist oletën te gjuri dhe të marrin leje dhe licensa.

S’të njeh Ilir Meta ty, s’të njeh Tirana ty. Boll i mas htrove socialistët. Nuk kanë më vota socialistët për ty se i ke mas htruar me kohë”, iu drejtua Meta Ramës.

“Nuk e ndryshon dot rezultatin e zgjedhjeve”, vijoi kreu i shtetit, duke theksuar se Shqipëria do ta thotë fjalën e saj në 25 prill si asnjëherë tjetër. “Unë e ftoj Edi Ramën të reflektojë sa nuk është vonë”, shtoi Meta.

Meta i ashpër me Ramën: ‘Ça di ti more r rugaç për Ilir Metën, more vag abo nd.Ti para Ilir Metës sillesh si lepur’ Read More »

Bën gjestin e t urpshëm në mes të gjithëve, Lulzim Basha lë nam në miting

Siç duket i lodhur nga fushata, kryetari i PD, Lulzim Basha është filmuar në një moment të sik letshëm në një nga takimet elektorale.

Teksa vid eo është bërë virale në rrjet, Basha shihet duke futur duart në pantallona dhe rregullohet, ndërsa ishte duke folur.

Veprimin, kryedemokrati e bën në sy të qindra burrave, grave e vajzave që ishin të pranishme në miting.

Bën gjestin e t urpshëm në mes të gjithëve, Lulzim Basha lë nam në miting Read More »

Ç’do bëjë në nuk marr 71 mandate në 25 prill? Rama i la pa fjalë të gjithë me përgjigjen

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se nëse nuk do të marrë mjaftueshëm mandate për të qeverisur i vetëm, do të tërhiqet nga drejtimi i PS-së. “Hallin” për të krijuar qeverinë e re pas zgjedhjeve të 25 prillit, do ia delegojë dikujt tjetër në parti, pasi theksoi “qeveri nga halli nuk do të krijojë”.
Ai shtoi se mandatin e tretë nuk e do për veten e tij personalisht, por për të mirën e Shqipërisë për të bërë 10 mld investime me anë të projekteve të financuara.

“E para e punës njëherë në demokraci teorikisht rregullisht partia e parë dhe kur merr 24% dhe tjetri 17% fiton dhe ngarkohet të bëjë qeverinë.
Benjamin Netanjahu as në ëndrrën e vetë më të bukur nuk i ka parë 50+1 vende në parlament po ka 10 vjet që është kryeministri i Izraelit.
Ky nuk është rasti për mua. Unë qeveri me njerëz të tjerë dhe me këta nga parti të tjera nga halli nuk bëj. Nga halli se nuk i kam numrat. Të jesh i pari me 69 do të thotë që s’ke nevojë as të mundohesh fare. Qeveri nga halli unë nuk bëj.

Unë shqiptarëve iu them që ky mandat nuk është për mua. Nuk dua një mandat që vazhdoj të jem kryeministër. Unë dua një mandat të qartë për të investuar 10 mld euro që ta bëjmë Shqipërinë kampione të Ballkanit në turizëm, ta fusim në Ligën vendeve.
Ta bëjmë Shqipërinë kampione të Ballkanit në Bujqësi dhe e kemi plotësisht të mundur, ta bëjmë kampione në energji dhe eksportuese neto të energjisë, të kemi sovranitet të plotë energjetik dhe të shesim kur kemi mjaftueshëm dhe ta bëjmë Shqipërinë kampione të dixhitalizimit në Ballkan. Këto janë projekte të financuara me kompani që dihet se kush janë”, tha Rama në intervistën me gazetarin Sokol Balla.

Megjithatë, Rama u shpreh i bindur se një skenar i tillë nuk do të ndodhë pasi është i bindur se PS-ja do të marrë mbi 73 mandate. Pritshmëritë e tij të larta, i ka reflektuar edhe në hartimin e listave të PS-së, ku ato që quhen “gjeneralët” e partisë i ka vendosur në kufirin maksimal të bazës së mandateve që pretendon të marrë në 25 prill.

PS do të marrë nga 74 deri në 78 deputetë. Përgjigja që të dhashë është se asnjë bashkëpunim nga halli s’jam më i gatshëm të bëj. Me shqiptarët bashkëpunoj nga pasioni, majën që e kam parë me sy hapur, e kam ëndërruar, ta arrijmë. Unë besoj shumë tek ëndrrat me sy hapur. Por duan forcë karakteri.

Kjo është arsyeja se pse jam këtu. Mandati i tretë është për të çuar para këto punë. Për të vijuar këtë cikël. Ne i kemi gati, Kompaninë më të madhe të botës për turizmin, një projekt që e bën Durrësin, Dubain e Mesdheut, dhe ne diskutojmë Ilir Metën dhe Lulzim Bashën. Ne kemi gati aeroportin e Vlorës që do të ndërtojë Behgjet Pacolli që e ka projektin e jetës. Nëse puna vjen deri këtu, mbase unë kam gabim”, tha Rama.

Ç’do bëjë në nuk marr 71 mandate në 25 prill? Rama i la pa fjalë të gjithë me përgjigjen Read More »

Pse nuk e ka marrë vaksinën anti-Covid 19? Ish-kryeministri Berisha zbulon si qëndron e vërteta

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se do ta marrë vaksinën anti-Covid.

I ftuar në “Now” me Ilva Taren, Berisha tha se nuk është vaksinuar deri më tani pasi ka pak kohë që ka kaluar Covid-19, dhe ka pasur antitrupa.

“Do ta bëj, por nuk e kam bërë vetëm pasi kam pasur antikorpet 145 pasi e kalova COVID.
Do ta bëj dhe duhet bërë vaksina pavarësisht se mund të ketë ndonjë ndërlikim,”- tha Berisha.

Ish-kryeministri sugjeroi gjithashtu që të gjithë ata qytetarë që kanë dëshirë të marrin vaksinën anti-Covid, duhet të kërkojnë edhe datën e skadëncës së vaksinës

Pse nuk e ka marrë vaksinën anti-Covid 19? Ish-kryeministri Berisha zbulon si qëndron e vërteta Read More »

Rama: Patronazhistët e PD-së janë të arm atosur dhe vr asin njerëz

Ngjarja e rëndë që ndodhi në Elbasan, mesditën e sotme, ku mbeti i vr arë me a rmë zja rri eksponenti i PS-së, Pjerin Xhuvani tro nditi vendin vetëm tre ditë para zgjedhjeve.

Në një intervistë për emisionin “Real Story” në News24, Rama tha e PS është vënë në shënjestër për arsye se ka një organizim tipik të partive të mëdha në të gjithë botën.

Po ashtu kryeministri reagoi edhe për deklaratën e shkurtër të dhënë nga demokrati Gazment Bardhi, i cili fajësoi grupet e PS për ngjarjen e rëndë, ndërsa vi ktima ende ndodhej në vendin e ngjarjes dhe nuk ishte marrë nga ambulanca.

Rama: Të gjithë qytetarët ta mendojnë për një moment sikur kjo ngjarje të ishte zhvilluar në kahe të kundërta dhe sikur furgonë të ngjashëm me ata të pol icisë të kishin mbërritur në cilindo qytet duke pasur brenda një strukturë paramilitare me ish ofi cerë pol icie dhe të kishin logon e PS, të ndalonin njerëzit në rrugë dhe t’u kërkonin hesap apo të vinin vërdallë në pika të ndryshe duke krijuar një situatë të paimagjinueshme.
Dhe imagjinoni sikur nga fu rgonët me paramilitarë të loguar si të PS të që llohej me ar më dhe të vri tej, pl agosej një efektiv policie dhe mu aty pranë ku fomës Taulant Balla të mbante një fjalim, të merrte vr asësin dhe të largohej.

Ne jemi vënë në shë njestër për arsye se kemi një organizim që është tipik i partive të mëdha dhe serioze të të gjithë botës me patronazhistë që komunikojnë me qytetarë, ndërkohë që patronazhistët e PD-së janë të arm atosur dhe shkojnë aty sa vr asin njerëz.

Rama: Patronazhistët e PD-së janë të arm atosur dhe vr asin njerëz Read More »