Aktualitet

Rama: ‘Presidenti duhet të rrijë në zyrë dhe duhet të lërë forcat politike të bëjnë punën e tyre’

Kryeministri Edi Rama thotë se Presidenti i Republikës, Ilir Meta duhet të rrijë në zyrë dhe të luaj rolin e tij si President.

“Presidenti i Republikës nuk mbron asgjë. Por Presidenti duhet të rrijë në zyrë dhe duhet të lërë forcat politike të bëjnë punën e tyre. Nuk e ka caktuar njeri Presidentin të mbrojë Shqipërinë nga forcat politike. Nuk ekziston kjo. Këtu jemi në një nivel komunikimi që kërkon psikiatër dhe nuk mund të trajtohet me instrumentet që ne kemi”, tha Rama.
Kryeministri u pyet edhe për deklaratat e ambasadores amerikane ditë më parë, e cila u bëri apel shqiptarëve që “nëse duan të votojnë të votojnë për ndryshimin dhe nëse duan kri min të votojnë kri min”, duke nënvizuar se deklaratat e saj u keqpë rdorën nga opozita.

Rama thotë se i njëjti mesazh i ambasadores u mbështet edhe nga Komuniteti Mysliman dhe Kisha Katolike.

“Ambasadorja amerikane është keqpë rdorur në mënyrën më bru tale, duke e kthyer krejt jashtë kontekstit në një ikonë propagande të atyre që duan të kthehen në qeveri, qoftë me mediat e tyre qoftë me sistemet e tyre të komunikimit me foton e ambasadores që thotë dua ndryshim. Ambasadorja amerikane ka thënë një gjë që ka bazë, që është mbështetur edhe nga kleri katolik dhe mysliman në lidhje me blerjen e vo tës.

Nuk di çfarë të dhënash ka ajo. Nuk di të ketë të dhëna për të shprehur këtë shqetësim sepse në të shkuarën ka pasur njerëz ka blerë vota. Para pak ditësh, patëm një fakt që pol icia arr estoi dikë duke blerë vo ta dhe më rezulton i Partisë së Ilir Meta. Nuk e pashë gjëkundi Ilir Metën me shp atë në dorë. Në Dibër janë dë nuar 20 persona, komisionerë. Ata ishin të të gjitha forcave politike dhe shumica ishin e këtyre forcave që bëjnë rolin e virgjëresha që po mbrojnë shqiptarët nga pro stitucioni elektoral”, shtoi ai në Vizion Plus.

Rama: ‘Presidenti duhet të rrijë në zyrë dhe duhet të lërë forcat politike të bëjnë punën e tyre’ Read More »

‘Mbaje në monitorim, është i zhgënjyer’/ Zbulohen komentet e patronazhistëve

Ska ndali me publikimin e të dhënave të 910 mijë qytetarëve në Tiranë nuk përfundoi me nxjerrjen e të gjitha informacioneve të tyre, nga karta e ID-së, numrat e telefonit, banimi, punësimie, etj.

Tv Abc ka siguruar edhe komentet e një pjese të patronazhistëve mbi qytetarët që kishin nën monitorim në pallat, lagje dhe zonat e tyre të caktuara nga shtabet e PS-së në qarkun e Tiranës.

Por cfarë shkruanin patronazhistët për qytetarët që kanë nën vëzhgim dhe si komunikojnë me njëri tjetrin?

Një rrjet i gjerë i sofistikuar që kontrollon dhe përçon gjithçka me “procesverbal”. Për të lëkundurit urdhri është që “të mbahet në monitorim”.

Shqetësim vërehet te të ardhurit që sapo kanë bërë zhvendosjen me dokumente në Tiranë. “Nuk e njeh njeri ka bere pasaportizimin ke pallati i beqareve por nuk e di askush kush eshte” shkruan një tjetër patronazhist.
Një tjetër informon qendrën e partisë se objektivi që monitoronte “E kishte me dy mendje nqs do te votonte ose jo”.

Për të pavendosurit nuk hiqet dorë lehtë. “Nuk voton per shkaqe feje, por do mbahet ne vemendje qe ti mbushet mendja” shkruan një tjetër.

Por ka edhe shumë të pakënaqur, kontingjent që edhe vetë PS-ja i trembet. “Familja ne zgjedhet e 2019 votuar PS, por hatermbetje pasi nje nga famijaret eshte larguar nga puna” është një tjetër koment i patronazhistit.

“Z. Gega eshte me bindje socialiste, por momentalisht i zh genjyer per mosdhenien e nje leje nga njesia administrat” është një tjetër koment.

Në shënjestër kanë qenë edhe sipërmarrjet. “Bisnes privat lokal ka qene lsi kthyer ne PS”.

Por ka edhe vota me kusht. “Nese i legalizohet shtepia do te votoje per PS”. “Jane LSI, Hajriu eshte p olic kri mesh ne kukes, kerkon transferim ne tirrane te kthej” është një tjetër koment i patronazhistit, që njofton qendrën e partisë që të lëvizë./lajm i fundit

‘Mbaje në monitorim, është i zhgënjyer’/ Zbulohen komentet e patronazhistëve Read More »

Rama: Ne nuk jemi të përsosur, nuk i kemi bërë gjithë gjërat mirë, por ne baste me jetën e shqiptarëve nuk vëmë!

Kryeministri Edi Rama ka përmendur sot gjatë një takimi me gratë dhe vajzat në Tiranë, një nga aksionet në mandatin e parë qeverisës, mbylljen e kombanive dhe lokalve të basteve, ku tregoi edhe bisedën me një grua, e cila e kishte falënderuar për mbylljen e basteve.

Kreu i qeverisë sulmoi edhe kreu e Opozitës Lulzim Basha se do që vendi të rikthehet si në kohën e rrapushit që ju thoshte më jepni një lek tju jap dy duke thënë se askush nuk beson se premtimet e tij mund të realizohen.

“Një grua më thoshte se si mund ta votoj unë PD, kur ti, më thoshte, ke shpëtuar nga halli më i madh që kam pasur, nga bastet ku burri humbte lekët dhe që ishte mallkimi jonë. Ky është dallimi mes nesh dhe PD. Ne nuk jemi të përsosur, nuk i kemi bërë gjithë gjërat mirë, por ne baste me jetën e shqiptarëve nuk vëmë.

Çdo të thotë bast nuk vëmë?

Do të thotë nuk luajmë bixhoz me të ardhmen. Bixhozet që u mbyllën, e duke ju thënë ‘më jepni votën, që t’iu jap lekë’. Ka blerje votash me lekë, po ka një blerje shumë më të madhe votash me bixhozin elektoral të PD, një blerje që është simetrike me blerjen që njësoj si në bixhoz iu bëri Rrapush Xhaferri mendjeve të shqiptarëve. Ti më jep një, unë t’i dyfishoj brenda dy javësh, brenda muajit t’i katërfishoj, e kështu me radhë, derisa shqiptarët arritën sa të shesin dhe shtëpitë.

Madje Rrapushit ia shtronin rrugën me sheqer, edhe Lulit ja kishin shtruar në Lezhë. Rrapushi thoshte ‘më jep një, të jap dy’ dhe aty dy në fakt u bënë dy gishta, që shqiptarëve iu futën në sy. Rrapushi ka trajtën e Lulzim Bashës. Është natyrisht më i qetë se Rrapushi, është më i vështirë për t’u marrë vesh, por është rikthyer për t’u bërë shqiptarëve të njëjtin test, testin e atij mallkimi, që shqiptarët i ka ndjekur dhe kapur në disa momente, kur të lodhur e të zhgënjyer, kanë vajtur nga pas.

Si mundet sot të ketë njerëz, që t’i dorëzohen stresit, lodhjes, mërzisë, pakënaqësisë, dhe të shkojnë pas një Rrapushi e të besojnë se ato që ai thotë, mund të bëhen. Dhe kush i thotë? Ai që kur shkoi për të marrë Bashkinë e Tiranës, shkonte te furrat e bukës e ju thoshte më shihni në sy, dhe kapte bukën e thoshte se do të ulë çmimin e bukës.

Pas kësaj vjen boshllëku, në të cilin shoqëria zhytet përsëri. Vjen ajo forca thithëse që e tërheq Shqipërinë poshtë në forma të ndryshme. Unë nuk them se nëse votohet ky Xhaferri i vogël, do shkojë Shqipëria në flakë, por do shkojë poshtë. Në këtë moment është shumë e rëndësishme, që gratë, ato që e dinë çfarë do të thotë të mbash shtëpinë, fëmijët, të kujdesesh për burrin, për prindërit e burrit e të tutë, dhe aq më tepër në një kohë kaq të vështirë si kjo, duhet të marrin fatin e votës në dorë më 25 prill.

Askush më shumë e mirë se gratë nuk e kupton çfarë do të thotë të dorëzohesh, kur lodhesh, kur mërzitesh, kur zhgënjehesh. Askush më mirë se gratë nuk e kupton se ka vetëm një rrugë për t’u përballur me mërzinë, lodhjen. Kush del e thotë ‘lekë, lekë, lekë’, thjesht kërkon ta manipulojë shpirtin e lodhur, të trazuar, ndërsa kush thotë ‘punë, punë, punë’, kërkon ta motivojë, ta çojë në betejë, sepse Shqipëria duhet të vazhdojë betejën, duhet të jetë sot më e vetëdijshme se asnjëherë që asgjë nuk është e pamundur”, tha Rama./NOA.al

Rama: Ne nuk jemi të përsosur, nuk i kemi bërë gjithë gjërat mirë, por ne baste me jetën e shqiptarëve nuk vëmë! Read More »

Rama: ‘Ka një arsye në fakt pse jam pak më i qeshur se ç’isha, nuk jam aq i ngrysur, pse lodhja dhe stresi shihen më pak në fytyrën time…’

Së fundmi ka qarkulluar një lajm se Kryeministri Rama ka bërë botoks. Kreu i Qeverisë është përgjigjur sot për këtë, në një takim me gra dhe vajza në Tiranë.

“Unë botoks? E pse kam bërë botoks? Sepse u jam dukur papritur i qeshur edhe lëkura ime papritur është dukur si lëkura e Fevziut me shkëlqim.

Ka një arsye në fakt pse jam pak më i qeshur se ç’isha, nuk jam aq i ngrysur, pse lodhja dhe stresi shihen më pak në fytyrën time, kjo arsye nuk është botoksi, është dielli që ka filluar të shkëlqejë përsëri mbi Shqipërinë, dielli që shkëlqen në sytë e qindra mijëra gjyshërve që marrin vaksinën dhe marrin frymë thellë, që marrin vaksinën dhe vrapojnë të takojnë nipat e mbesat, hapin derën për fëmijët e tyre, që marrin vaksinën dhe kanë rifilluar të gatuajnë për nuset dhe djemtë e tyre pa pasur frikë ti hapin derën.

Si nuk e bënka efektin shumë më të mirë se sa të botoksit e gjithë kjo? E bën që ç’ke me atë punë sepse unë nuk jam në këtë detyrë për të bërë sikur, nuk jam për të dalë në televizor dhe të jem ai që s’jam, nuk jam për të menduar se si ju dukem të tjerëve kur ngrysem, kur nxehem, apo kur qesh, jam për të qenë deri në fund me mish e shpirt me të gjithë ata që më kanë dhënë këtë detyre dhe natyrisht nëse të gjithë ata janë në st ress”, tha Rama. /noa.al/

Rama: ‘Ka një arsye në fakt pse jam pak më i qeshur se ç’isha, nuk jam aq i ngrysur, pse lodhja dhe stresi shihen më pak në fytyrën time…’ Read More »

Meta në Vlorë: ‘I ftoj qytetarët t votojnë për kandidatet dhe kandidatët që lu ftojnë më shumë korr upsionin, dhe jo që bëjnë gjasme’

Presidenti Ilir Meta i ka bë rë thirrje qytetarëve të Vlorës të refuzojnë e de noncojnë çdo te ntativë dhe ofertë për blerje v otash.

Meta ka kërkuar nga ata të qëndrojnë fort ndaj çdo presioni, dhe të zgjedhin veçanërisht më 25 prill kandidatët që e lu ftojnë më shumë korrupsionin.

Për Presidentin ka vetëm një interes që është Vlora, teksa ka deklaruar se nuk ka dyshime për blerje votash por një inkurajim publik nga vetë kryeministri Rama, referuar rastit të bisedës me Gjiknurin.

ILIR META: Unë i ftoj të gjithë qytetarët e Vlorës, sidomos të rinjtë e të rejat, të nxitojnë drejt kutive të votimit më 25 prill. Të votojnë që vendi të rihyjë në shinat e demokracisë, të votojnë t’i japim shpresë të rinjve që të jetojnë dhe të punojnë këtu në Vlorë të mrekulleushme dhe Shqipëri.

I ftoj qytetarët e Vlorës, të rinjtë e të rejat të refuzojnë dhe de noncojnë çdo ofertë për blerje votash, të qëndrojnë fort ndaj çdo presioni, përpjekje për të shantazhuar e zhvlerësuar votën e lirë.

I ftoj qytetarët t votojnë për kandidatet dhe kandidatët që lu ftojnë më shumë korr upsionin, dhe jo që bëjnë gjasme. Korrupsioni, kapja e shtetit, kapja e institucioneve qendrore e vendore, me banditi e importuar nga Astiri, që ka ardhur për presion e blerje votash, ky është problemi kryesor pse largohen të rinjtë.

Të mbështesin kandidatët që de noncojnë ko rrupsionin, dhe do kemi një Vlorë më të drejtë, një Shqipëri më të mirë. Dhe një Vlorë më të begatë.

PYETJA: Skraparin e keni lënë jashtë vëmendjes?

META: Unë kam qenë në Vlorë, gjatë aktiviteteve, së pari, së dyti Vlora është e të gjithëve, edhe e çdo Presidenti, aq më tepër i një Presidenti nga Skrapari, dhe nga Çepani që ka sjellë një çetë më vete.

Do të vij më shpesh, edhe pse pushimet sivjet mund t’i kalojmë së bashku.

S’ka dyshime, ka lidhje publike e inkurajim nga kryeministri. Përveç fakteve që i keni të gjithë./NOA.al

Meta në Vlorë: ‘I ftoj qytetarët t votojnë për kandidatet dhe kandidatët që lu ftojnë më shumë korr upsionin, dhe jo që bëjnë gjasme’ Read More »

Kryeministri Rama në takim me gratë, zbulon arsyen pse është më i qeshur se më parë

Gjatë një aktiviteti me gra dhe vajza në Tiranë, kryeministri e ka nisur në mënyrën më të papritur fjalimin e tij.

Kreu i qeverisë duke iu referuar mediave, tha se lajmi i fundit është se ai ka bërë botoks për zhd ukjen e rrudhave. Duke ironizuar lajmet në portale, kreu i qeverisë tha se ka një arsye pse fytyra e tij është më e qeshur seç ishte.

Sipas Ramës kjo ka të bënë me procesin e vaksinimit që ka nisur në vend, që ai e cilëson se “dielli që ka nisur të shkëlqejë përsëri në Shqipëri”.

Rama tha se është pikërisht vaksinimi i gjyshërve dhe gjysheve që e ka bërë lëkurën e tij të shkëlqejë.

“Lajmi i fundit është që unë kam bërë botoks. Është lajm në mediat që i bëjnë gjithë kohës botoks sondazheve të Lulit, fushatës, partisë së Lulit dhe nuk lënë laps pa përdorur për t’i shtuar çdo ditë rrudhave imazhit të Shqipërisë për t’ja zhgarravitur fytyrën këtij vendi, faqen dhe për tua ekspozuar çdo ditë karikaturën e shpirtit të tyre.

Unë botoks?! E pse kam bërë? Sepse u jam dukur papritur i qeshur dhe lëkura ime është dukur si lëkura e Fevziut me shkëlqim.

Ka një arsye pse unë jam pak më qeshur seç isha, sa nuk jam më aq i ngrysur. Lodhja dhe stresi shihen më pak në fytyrën time, nuk është botoksi, por dielli që ka filluar të shkëlqejë përsëri mbi Shqipëri”, tha Rama./NOA.al

Kryeministri Rama në takim me gratë, zbulon arsyen pse është më i qeshur se më parë Read More »

Celibashi: Procesi i zgjedhjeve dhe votat e qytetarëve do të jetë 100% e sigurt

Kreu i Komisionit Zgjedhor të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi këtë të premte ka komentuar sërish procesin e votimit elektronik që do të zhvillohet në njësinë nr 10.

Gjithashtu ai është përgjigjur dhe për de noncimin e presidentit ilir Meta se ka një ndërhyrje të Partisë Socialiste për të manipuluar vota, ku thekson se s’ka asnjë shans të tillë.

Ndër të tjera ai ka theksuar se se janë marrë të gjithë masat e nevojshme dhe sipas tij vota është e mbrojtur 100%.

“Ne nuk duam të diskutojmë mbi asnjë deklaratë të kujtdo politikani, përfaqësues të partive politike. Por iu them me siguri të plotë, ajo që do të votohet në njësinë 10, përmes elektornikës, është 100% i sigurt nga çdo pikëpamje dhe nuk ka asnjë shans që dikush tjetër në mënyrë institucionale të manipulojë. Edhe në aspektin administrativ në këtë njësi zgjedhore, ashtu sikurse në të gjithë njësitë zgjedhore të Republikës së Shqipërisë ofron siguri të plotë për integritetin e votës.

Ne jemi përpjekur të respektojmë sa është e mundur fletën e votimit të miratuar tashmë. Jemi duke përshtatur zgjidhje teknike që të jetë sa më afër fletës së miratuar. Nuk ka logjikë të jetë votim veçmas për kandidatët edhe në pajisje kandidatët do jenë me numër”, ka thënë Celibashi./NOA.al

Celibashi: Procesi i zgjedhjeve dhe votat e qytetarëve do të jetë 100% e sigurt Read More »

Tha se ‘gratë e kanë vendin në kuzhinë’! Hoxha kapet në kuzhinë duke bërë petulla për iftar (foto)

Deklarata e hoxhës Shefqet Krasniqi se gratë e kanë vendin në kuzhinë bëri bujë të madhe në rrjetet sociale.

Deklarata mori edhe reagime të shumta nga politikanë, qytetarë e organizata të ndryshme.

Disa ditë pas deklaratës së tij, është publikuar edhe një foto Shefqet Krasniqi në kuzhinë, kush shihet teksa bën petulla për iftar.

Tha se ‘gratë e kanë vendin në kuzhinë’! Hoxha kapet në kuzhinë duke bërë petulla për iftar (foto) Read More »