Aktualitet

Ersonelda & Stiljano – Si vazhdoi historia e dy të rinjve nga fshati i Vlores ! Arbana Osmani zbulon ç’ka ndodhur pas emisionit.

Historia e Ersoneldës dhe Stiljanos e transmetuar ditën e djeshme në emisionin “Dua të të bëj të lumtur” preku gjithë shqiptarët. Dy të rinjtë dashuroheshin me njëri-tjetrin, por të afërmit e Ersoneldës nuk i lejonin që ata të bashkoheshin, me pretekstin se kishin lidhje gjaku.

“Unë dhe Ersonelda nuk jemi kushërinj të afërt. Jemi kushërinj shumë të largët. Madje familja ime më ka thënë që mund të jemi kushërinj, por shumë po shumë të largët. Nëse do ishim të afërt atëherë dhe prindërit e mi nuk do më lejonin që të vazhdoja këtë histori dashurie. Ersonelda të kam sjellë këtu për të të thënë që nuk më intereson aspak se çfarë thonë të tjerët, unë të dua ty. Prandaj dua që dhe ti të vendosësh se çfarë do bëjmë!”,- shpjegoi Stiljano në studio.

Nga ana tjetër, Ersonelda tha se gjyshërit e saj, duke qenë se prindërit nuk i jetojnë, kërkonin që ajo të merrte dikë tjetër, që jetonte jashtë shtetit apo kishte një nivel të lartë ekonomik. E gjendur nën presion të madh dhe duke dëgjuar të bërtiturat e afërmve të saj në prapaseknë, Ersonelda pranoi propozimin e Stiljanos për martesë dhe që të largoheshin me njëri-tjetrin.
Mirëpo çfarë ndodhi me dy të rinjtë pas daljes nga emisioni?

Përmes një videoje të publikuar në Instagram, Arbana Osmani ka treguar se Ersonelda dhe Stiljano jetojnë bashkë që prej xhirimit të programit dhe se janë shumë të lumtur.

https://www.instagram.com/p/CNzoRaZnYP3/

Ersonelda & Stiljano – Si vazhdoi historia e dy të rinjve nga fshati i Vlores ! Arbana Osmani zbulon ç’ka ndodhur pas emisionit. Read More »

Pas v dekjes së nënës h umb dëshirën për të jetuar/ Mesazhi i motrës për motrën ne ‘Dua të të bej të lumtur’

Familja është institucioni më i rëndësishëm që ka një individ, dhe si e tillë fatk eqësitë dhe problemet që lidhen me të, shënjojnë tepër jetën dhe botëkuptimin e çdokujt.
Programi “Dua të të bëj të lumtur” në Top Channel, mbrëmjen e sotme trajtoi historinë e dy motrave, Rovenës dhe Elonës, të cilat fatke qësisht kishin hu mbur kohët e fundit nënën e tyre. Rovena në studio rrëfeu se ato ishin rritur në një familje konservatore ku prindërit për t’i mbrojtur nga rr eziqet e vitit 1997 e kishin martuar atë dhe Elonën në një moshë shumë të re. Për Rovenën, kjo martesë nuk kishte qenë çelësi i lumturisë pasi midis saj dhe ish- bashkëshortit kishin nisur mosmarrëveshjet dhe de batet e vazhdueshme. Ajo tregoi se ishte dhu nuar vazhdimisht nga ish- bashkëshorti dhe se pas disa kohësh kishte marrë vendimin që të div orcohej. Rovenës gjatë kësaj periudhe të vështirë i kishte qëndruar pranë Elona e cila ishte kujdesur vazhdimisht për të dhe fëmijët e saj.

Por fatke qësisht, pak kohë më parë, pikërisht në kulmin e pandemisë, nëna e tyre kishte kaluar një komplikacion të rëndë shëndetësor dhe kishte ndë rruar jetë. Për shkak të kushteve të vështira pandemike, sipas Rovenës e motra, Enola nuk ka mundur ti vijë maksimalisht në ndihmë nënës dhe kjo i ka mbetur pe ng asaj.

Rovena për këtë arsye kishte zgjedhur që të ftonte në anën tjetër të studios, Enolën, për ta falenderuar që i ka qendruar pranë në momentet më të vështira, por dhe që të çlirohet nga përgjegjësia dhe faji që ndjen lidhur me hu mbjen e të ëmës, pasi kjo po e pe ngonte që të vijonte jetën normalisht. “Enola ti e di shumë mirë se sa pranë më ke qëndruar kur unë kisha problemet e mia dhe për këtë gjë të falenderoj shumë. Por dua që të vazhdosh jetën normalisht, humbja e nënës ishte e shkruar të ndodhte ashtu dhe as ti as ne nuk kemi faj për këtë. Prandaj të lutem më premto që do të ndryshosh dhe do të fillosh te jetosh jetën si më parë!”,- ishte mesazh i Rovenës për motrën e saj.

Nga ana tjetër, Enola e priti mjaft mirë surprizën e të motrës dhe e përlotur premtoi se do të përpiqet që ta pranojë fatke qësinë e ndodhur, si dhe të jetojë jetën prej së cilës ka kohë që është shkëputur.

Pas v dekjes së nënës h umb dëshirën për të jetuar/ Mesazhi i motrës për motrën ne ‘Dua të të bej të lumtur’ Read More »

91-vjeçarja ndahet nga jeta dhe lë 5 milionë euro pasuri por të afërmit zhgënjehen kur hapin testamentin!

Një 91-vjeçare nga Genova e Italisë, e quajtur Angela Torelli, ka lënë 5 milionë euro pasuri për bamirësi. Ajo ishte me profesin stomatologe dhe u nda nga jeta më 12 mars. Pothuajse gjysma e parave janë lënë për shoqatën “Lega del Filo d’Oro” ndërsa 1.5 milionë euro i ka dhuruar për nevojat e banorëve të Genovas.

Gjithashtu ajo ka dhuruar edhe një shtëpi për shoqatën italiane për kërkime mbi kancerin. Në këtë mënyrë, 91-vjeçarja ka “lënë jashtë” testamentit të afërmit e sak dhe kunatin i cili përpiqej ta mbante nën kontroll.

Në testament 91-vjeçarja shkroi:

Deklaroj se nuk arrij të fal të afërmit e kunatit tim që kanë ndërhyrë tek unë dhe im shoq. Shpresoj që Zoti, të cilit i kërkoj falje, të mos më dënojë për këtë.

Ndërkohë vetëm për të shoqin ajo ka lënë një shtëpi në Prato Nevoso, si dhe 20 mijë euro për gruan e shërbimit dhe administratorin që kujdesej për pronat e familjes së saj.

91-vjeçarja ndahet nga jeta dhe lë 5 milionë euro pasuri por të afërmit zhgënjehen kur hapin testamentin! Read More »

Sut ulet avioni i parë në aeroportin e Kukësit. Udhëtarët e parë do…

Sot do të zhvillohet fluturimi i parë në aeroportin e Kukësit “Zayed, Flatrat e Veriut”, ku udhëtarët e parë do të jenë të rinj që vijnë nga Londra.

Një ditë më parë Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku tha se ky aeroport do të sjellë një nxitje të ekonomisë dhe punësimit për të gjithë rajonin e veriut.

Sut ulet avioni i parë në aeroportin e Kukësit. Udhëtarët e parë do… Read More »

A rrestohet 48-vjecari në Sarandë. I shpallur në kërkim për dy shkelje…

I shpallur në kërkim për drogë dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet 48-vjeçari në Sarandë

Bie në pranga 48-vjeçari Teli Qosaj, i shpallur në kërkim për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje armëve dhe municionit luftarak”.

Blutë bëjnë me dije se Gjykata e Sarandës ka caktuar në dhjetor për të masën e sigurisë “Arrest me burg”.

A rrestohet 48-vjecari në Sarandë. I shpallur në kërkim për dy shkelje… Read More »

Reagon Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, thirrje PS – PD: Mos bëni fushatë në institucionet publike (foto)

Ka reaguar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, lidhur me propagandën që partitët politike kanë bërë në institucionet publike.
Ky reagim vjen pas materialit propagandistik të vendosur në Universitetin Politeknik të Tiranës nga koaliciomi PD-Aleanca për Ndryshim.
“Në zbatim e dispozitave ligjore dhe në respektim te rregullave dhe parimeve për zhvillimin e një fushate zgjedhore sipas standardeve te praktikave të mira në fushën e zgjedhjeve, kërkojmë heqjen e menjëhershme të materialit propagandistik të koalicionit “Partia Demokratike- Aleance per Ndryshim PD-AN nga fasada e godinës se Universitetit Politeknik në Tiranë”, shkruhet në kërkesën e KQZ drejtuar PD-së.

KQZ thirrje PS- PD: Mos bëni fushatë në institucionet publike

Ndërkohë PS u denoncua një ditë më parë nga Presidenti Ilir Meta, pas fushatave propagandistike në Bashkinë e Gjirokastrës

“Partitë politike duhet të zhvillojnë një fushatë zgjedhore të qetë, duke shmangur politikat e polarizimit dhe aktet denigruese ndaj kundërshtarëve duke treguar vetëpërmbajtje gjatë dhënies së mesazheve politike edhe nëpërmjet materialeve propagandistike.
Duke marre shkas nga fakti i bere publik i afishimit se dy materialeve propagandistike elektorale në Bashkinë Gjirokaster ju kërkojmë te merren masat e menjëhershme për heqjen e tyre” shkruhet në kërkesën e KQZ drejtuar PS-së

Reagon Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, thirrje PS – PD: Mos bëni fushatë në institucionet publike (foto) Read More »

Paralajmërimi i fortë i Metës

Gjatë konferencës për media, Kreu i Shtetit ka paralajmëruar se pas disa ditësh do të publikojë provat për “patronazhistët”, sipas së cilët po shantazojnë qytetarët.
“Presidenti do t’ju faktojë me prova dhe dëshmitarë konkret se si është ndërtuar një rrjet dhu nues, ma fioz i tipit Ges tapos, përmes gjojave patronazhistë, që duan të bëhet t utor të qytetarëve shqiptar duke u bërë presion për shërbimet që shteti duhet t’ia realizojë pa asnjë kusht, Presidenti do vijë me fakte”, tha Meta.

Ai shtoi se në 25 prill, “demokracia nuk do të bëhet ku rban”.
“Demokracia nuk bëhet kur ban në 25 prill dhe ne do e tregojmë që jemi në popull shqiponjash dhe jo sorrash që na mb ysin sorrat”, tha Meta.

Paralajmërimi i fortë i Metës Read More »

Historia e ndaluar e dashurisë, nga propozimi në martesë tek ndërhyrja e po licisë në studio

Mbrëmjen e sotme programi “Dua të të bëj të lumtur” trajtoi historinë e ndaluar të dashurisë midis Stiljanos dhe Ersoneldës. Ata ishin njohur që në fëmijëri me njëri- tjetrin dhe kishin vendosur që të krijonin familjen e tyre. Por në këtë histori dashurie kishin ndërhyrë familjarët e Ersoneldës të cilët nuk i lejonin ata që të qëndronin bashkë me arsyen se ata ishin kushërinj.
Në prapaskenë ndodheshin familjarët e Ersoneldës të cilët e kishin shoqëruar atë në studion e programit “Dua të të bëj të lumtur”. Ata po e ndiqnin të gjithë historinë nga prapaskena dhe në momentin kur zbuluan se kush e kishte ftuar Ersoneldën filluan të agra voheshin dhe të kërkonin disa herë që transmetimi të ndërprehet.

Historia e ndaluar dashurie, nga propozimi në martesë tek

Nga ana tjetër Ersonelda vazhdoi të rrëfente historinë e dashurisë me Stiljanon, se si ishin njohur me njëri- tjetrin. Ajo tregoi se kjo lidhje ishte ndaluar nga të gjithë familjarët e saj me argumentin se e kishte kushëri Stiljanon.

Por e vërteta sipas Ersoneldës ishte shumë ndryshe nga çfarë familjarët e saj pretendonin duke thënë: Ata dëshirojnë që unë të martohem me dikë tjetër, që ka para. Dikë nga jashtë Shqipëria ose në kryeqytet. Ata thonë që po u martova me Stiljanon do rri në të njëjtin vend, por unë e dua Stiljanon.

Historia e ndaluar dashurie, nga propozimi në martesë tek

Në këto momente kur Ersonelda po tregonte këtë variant të historisë, familjarët e saj u agravuan tepër dhe tentuan me dhu në që të hyjnë në studion e programit për ta ndaluar të gjithë transmetimin.

Pikërisht kur situtata në prapaskenë po tensionohej, Stiljano nxorri nga xhepi i tij një unazë dhe u ul në gjunj duke i propozuar për martesë Ersoneldës dhe tha: Ersonelda unë të premtoj se çdo gjë do ta kalojmë bashkë. Nuk ke arsye pse të kesh fri kë nga askush, unë dhe ti do të jemi bashkë, nuk do të të lë kurrë vetëm!

Ersonelda rrëfeu se ishte tepër e fri kësuar dhe se presioni psikologjik në të cilin po ndodhej ishte tepër i madh. Familjarët e saj vazhdonin të tentonin që të hynin në studio, duke ulër itur dhe duke kërc ënuar Stiljanon dhe Ersoneldën.

E vendosur përballë një presioni kaq të madh, Ersonelda e frikësuar kërkoi që të thirreshin oficerët e po licisë, pasi sipas saj situata po bëhej tepër e rre zikshme për të dhe Stiljanon.

Efektivët e po licisë menjëherë pas deno ncimit të bërë nga gazetarët e programit “Dua të të bëj të lumtur” erdhën në studiot e “Top Channel” duke shoqëruar në ko misariat familjarët e Ersoneldës. Menjëherë pasi ata u shoqëruan nga efe ktivët, Ersonelda pranoi propozimin për martesë të Stiljanos duke vendosur që të jetojë dashurinë e ndaluar për gjithë këtë kohë.

Historia e ndaluar e dashurisë, nga propozimi në martesë tek ndërhyrja e po licisë në studio Read More »