Kryeministri dhe kreu i PS-së, Edi Rama, pas mbylljes së votimit, doli në një konferencë për shtyp ku vlerësoi procesin, po ashtu edhe pjesëmarrjen masive, si një moment historik për shqiptarët.
Rama vlerësoi edhe eksperiencën e re të dixhitalizimit, që do të mundësojë një proces më të ndershëm.
Rama tha se dua të falënderoj ata që u angazhuan për të futur këtë eksperiencë të re në Shqipëri.
“Votat janë në kuti. Populli ka folur. Tani të dëgjojmë popullin. Tani detyra e çdo numëruesi, vëzhguesi, me përgjegjësinë më të madhe, të bëjë numërimin e votave në kuti”.
Rama u shpreh se sondazhet e nxjerrin fituese PS, por shtoi se “është rezultati i ndeshjes, brenda kutive të votimit.
“Hamendjet, sondazhet, exit-pollet, pavarësisht faktit që ne na japin forcë qeverisëse, përsëri i përkasin thjesht dhe vetëm parashikimeve para ndeshjes”.
“Tani është rezultati i të gjitha kutive të votimit, që është rezultati i ndeshjes. Kështu që ju lutem shumë të gjithëve përqendrohuni në detyrën tuaj dhe, dua ta përsëris atë që tha Bora edhe në emrin tim, një falënderim nga zemra për të gjithë patronazhistët tanë, në të gjithë territorin, që kanë bërë një punë mbresëlënëse”.
“Ata janë që e dinë më mirë se gjithë tjerët kush ka votuar dhe kush s’ka votuar. Duke qenë se në zonat e tyre ata janë të bindur për rezultatin e punës, unë dua të siguroj që të bindur janë edhe gjithë të tjerët në të gjitha zonat”, tha Rama./NOA.al
Menjëherë pas përfundimit të votimit, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk ka ngurruar të japë parashikimin e saj për rezultatet e këtij procesi.
Sipas Monika Kryemadhit, opozita e bashkuar fiton nga 85 deri në 90 mandate.
“Nuk duhet të lëshojmë asnjë milimetër, por përkundrazi ta çojmë procesin deri në fund, sepse çdo moment, çdo sekondë, është ajo që e çon Shqipërinë drejt Evropës.
Numrat që janë tregojnë për një fitore të jashtëzakonshme të opozitës. Sot të paktën në projeksionet e LSI-së, opozita e bashkuar ka nga 85-90 mandate, ku forcë e parë dhe e padiskutueshme është Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim them që ka nga 28-30 mandate në kutitë e votimit, në të cilat shqiptarët kanë votuar sot”, është shprehur Kryemadhi.
Në orët në vijim pritet të nisë edhe procesi i numërimit të votave. /noa.al/
Pak përpara se të përfundonte procesi i votimit, kreu i KQZ-së foli edhe për kohën se kur mund të dalë rezultati, të paktën për partitë.
Ilirjan Celibashi u shpreh se ky rezultat pritet të dalë brenda 48 orëve.
“Askush nuk e di kush i ka fituar zgjedhjet. Kështu që çdo deklarim i bërë pa nisur procesi i numërimit nuk do t’i shërbente qetësisë së procesit, dhe garancisë së procesit.
KQZ ka marrë masat që ky proces të përfundoj brenda 48 orëve të paktët për partitë politike dhe pastaj të vazhdojmë me nxjerrjen e rezultateve për kandidatëve”, tha Celibashi.
Ndërkohë, në dy qendrat ku u votua dhe do të numërohet elektronikisht, rezultati pritet të dalë në orët e para të mëngjesit të së hënës. /k.k/noa.al/
Kreu i KQZ ILirjan Celibashi e deklaroi të mbyllur votimin, me përjashtim të ratseve ku në disa qendra votimi ka ende njerëz që presin të votojnë. Celibashi e cilësoi të rregullt procesin, në mbarë vendin.
Tirana dhe Dibra shënojnë pjesëmarrjen më të lartë në zgjedhje, ku kryeqyteti ka deri më tani 51.45 për qind të votuesve, ndërsa Dibra 51.53 për qind.
Ndërkohë votimi zyrtarisht përfundoi në 19:00. Qarku me pjesëmarrje më të ulët është Vlora me 33.25 për qind.
Deri në orën 18:00 pjesëmarrja në votime raportohet të jetë 45.40% në rang vendi. Janë 1920 Qendra Votimi që kanë raportuar nga 5199 në total.
Ambasadori i BE-së Luigi Soreca doli në një konferencë për shtyp, në orën zyrtare të mbylljes së votimit, ku shprehu kënaqësinë e votimit masiv.
Soreca tha se ka takuar qytetarë të shumtë që shprehnin angazhimin e tyre, për të votuar.
Ai tha se edhe procesi duhet ndjekur me qetësi dhe durim dhe ftoi palët të kenë respekt për rezultatin në fund./Noa.al
Video që te rrorizoi sot kryeqytetin shqiptar ka bërë xhiron e rrjetit.
Në ditën e zgjedhjeve, një i ri shkaktoi një in cident duke u futur me makinë në sheshin “Skënderbej”.
Teksa xhironte me shpejtësi, ai rr ezikoi jetën e qytetarëve.
Por një shpëtimtar i cili fluturoi dhe iu hodh makinës nga dritarja e hapur, duke e neutralizuar atë, është kthyer në hero, thuhet në një nga videot e publikuara në rrjetet sociale, të medieve të huaja.
Disa e kanë konsideruar veprimin e shpejtë të shpëtimtarit të ngjashëm me atë të “Spiderman”.
“Bravo Klodian Elqeni!”, është një nga mesazhet në rrjetet sociale të të huajve për heroin, që ka shoqëruar videon e tme rrit në Tiranë.
On election day in Albania, a man tries to cause an incident by pummeling his car through Tirana's Skenderbeu Square.
A bystander saves the day with an outstanding flying kick and grabs the man through the open door of a moving car. Bravo Klodian Elqeni!pic.twitter.com/0LLyZn20CG
Zgjedhjet politike mbahen sot në Shqipëri dhe do të kenë një domethënie të rëndësishme edhe për Italinë. Dy kampet kryesore përfaqësohen nga Partia Socialiste (qendra e majtë), e udhëhequr nga Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë dhe nga një koalicion i qendrës së djathtë, i udhëhequr nga Lulzim Basha, i Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Unë kam qenë në Shqipëri dy herë, në 2014 dhe 2017, dy gjëra më befasuan më shumë nga të gjitha: dinamizmi i shoqërisë shqiptare dhe lidhja e saj unike me Italinë.
Ndërsa isha atje, Shqipëria më dha përshtypjen e të qenit një shoqëri shumë dinamike, me një dëshirë të madhe për t’u përmirësuar dhe për t’u angazhuar me punë.
Tre vjet më vonë, unë gjeta kryeqytetin Tiranën të ndryshuar thellësisht, në një kohë të shkurtër ishte shndërruar për mirë me pjesë të mëdha të qendrës, më parë shumë të zëna, me këmbësorë dhe mijëra të rinj.
Duke folur me shqiptarët, lidhja e tyre e fortë dhe shekullore me Italinë është e dukshme. Shumë më thanë (me një italishte të shkëlqyeshme) se si gjatë viteve të diktaturës, e cila zgjati gati pesëdhjetë vjet, një nga kontaktet e pakta me botën e jashtme që ata kishin ishte pikërisht me Italinë, falë frekuencave të Rai. Kjo bëri që një brez i tërë i shqiptarëve që të rriten me programet tona dhe të mësojnë italisht.
Shumë shqiptarë në ato vite e panë vendin tonë si një vend të lirisë, mirëqenies dhe shpresës, për të cilin aspirojnë dhe sot lidhja kulturore, shoqërore dhe ekonomike me vendin tonë mbetet shumë e fortë.
Një studim i vitit 2010 përcaktoi sasinë midis 60 dhe 70 përqind të përqindjes së popullsisë shqiptare të aftë të flasë italisht. Deri më tani, gati gjysmë milioni shtetas shqiptarë janë rezidentë në Itali. Italia është qartësisht partneri i parë tregtar i vendit. Shqipëria çon më shumë se gjysmën e eksporteve të saj në Itali dhe merr mbi një të katërtën e importeve të saj nga vendi ynë.
Gjatë mandatit të Ramës, i cili ka qeverisur që nga viti 2013, përpara se papunësia nga Covid të binte nga 15,83% në 12,33% dhe Prodhimi i Brendshëm Bruto të rritet nga 12,78 në 15,28 miliardë dollarë, Rama ishte një mbështetës i fortë i procesit të integrimit evropian.
Shqipëria paraqiti një kërkesë zyrtare për hyrjen në Bashkimin Evropian në 2009 dhe është përfshirë në procedurat komplekse për anëtarësim që nga ajo kohë, pasi ka marrë zyrtarisht statusin e vendit kandidat, në 2014. Gjatë mandatit të Ramës, vendi ka bërë përparim të mëtejshëm dhe më në fund në vitin 2020 Këshilli i Bashkimit Evropian ndezi unanimisht dritën jeshile për hapjen e negociatave të pranimit për Shqipërinë.
Në sondazhet e pakta të kryera para zgjedhjeve, të dy palët ishin në ekuilibër, duke përshkruar një situatë ende shumë të hapur. Për ekuilibrin mund të jetë Lëvizja Socialiste për Integrim, një parti më e vogël Social Demokrate, e cila fillimisht bashkëpunoi me Edi Ramën, duke e mbështetur atë gjatë mandatit të tij të parë dhe duke zgjedhur së bashku me Partinë Socialiste Presidentin Ilir Meta.
Sot, megjithatë, Meta është shumë kritik ndaj Ramës, duke arritur deri aty sa të thotë se nëse Partia Socialiste fiton zgjedhjet, ai do të japë dorëheqjen nga Presidenca. Meta ka udhëhequr LSI, megjithëse nominalisht e qendrës së majtë, për të rënë dakord me qendrën e së djathtës së Bashës, për të ndërtuar një koalicion kundër qeverisë Rama.
Sidoqoftë kur zgjedhjet të mbarojnë, Italia duhet të bëjë më shumë për një vend që na shikon me shumë interes dhe admirim dhe të shoqërojë dhe mbështesë procesin shqiptar drejt integrimit evropian.
Është e qartë për ata që ndjekin se ngjarjet shqiptare dhe kultivimi i marrëdhënieve me një vend që ka një lidhje unike me ne është gjithashtu në interesin tonë, dhe investimi për zhvillimin e Shqipërisë mund të na sigurojë një partner të besueshëm dhe të fortë. /NOA.al
Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se është i interesuar për mbarëvajtje të procesit zgjedhor nga Kukësi deri në Sarandë. Meta deklaroi, se reagimet e tij kanë ardhur për shkak se situata ka qenë e te nsionuar. Kreu i Shtetit tha se duhet shmangur skenari i zgjedhjeve të kaluar që sipas tij, na kanë lënë pas të tjerëve në procesin e integrimit në BE. Meta tregoi edhe një bisedë me Zija Çelën për tonet e ash pra duke shtuar me ironi se kur institucionet nuk funksionojnë atij i mbetet vetëm zëri.
“Jam interesuar që procesi të ketë mbarëvajtje kudo që nga Kukësi deri në Sarandë. Ka pasur edhe mjaft probleme. Situata ka qenë e t ensionuar dhe kjo ka sjellë reagim të fortë nga ana ime sepse kam vënë re që ka pasur presion mbi qytetarët. Unë e di sa të rëndësishme janë këto zgjedhje. Jemi 7 vjet pas Serbisë për çeljen e negociatave dhe 9 vjet pas Malit të Zi. Ne kemi qenë para atyre në vitin 2006. Jemi këtu për shkak të mungesës së besueshmërisë në institucione. Rëndësi ka të kthehet normaliteti në vend.
Nëse unë kam ngritur zërin nuk ka ardhur për arsye se nuk kam ditur të hesht, por në qoftë se ne e dimë që historia e zgjedhjeve të kaluara, Shijakut dhe Dibrës që janë kusht nga Bundestagu, na kanë mbajtur p eng për kaq kohë, çfarë mund të bëj unë kur bëhen gjithë ato kallëzime. Nëse do të pranojmë dhe të ecim në këtë drejtim që Shqipëria të harrojë edhe për katër vite të tjera atë proces.
Si mund të themi se po punohet për h etimin e kr imeve zgjedhore që ndodh një ngjarje tra gjike me një vi ktimë dhe personat e përfshirë kanë qenë të kallëzuar nga opozita dy tre javë përpara. Ata ftohen më 30 prill për të dhënë dëshminë e tyre. Unë vajta e pashë vetë ngjarjen në Kavajë. Nëse ti i shkon dikujt në shtëpi ai ka të drejtë të bëjë çdo gjë. Sot jam shumë i qetë sepse kam kohë që e pres këtë ditë që të flasë sovrani.
Gjithmonë kam punuar që presidenti ta ketë votën të barabartë me qytetarët. Të gjithë kemi vendosur të jetojmë në një sistem që është i bazuar në pluralizmin politik. Jemi këtu ku jemi sepse kemi shkelur kushtetutën. Qytetarët e Shqipërisë i kanë mirëkuptuar shqe tësimet e mia. Unë do të vazhdoj ta ul zërin edhe më shumë. Zija Çela më thotë zërin pak. Unë them zërin kam se këto të tjerat nuk funksionojnë”, tha Meta./NOA.al