Aktualitet

Mesazhi i Yuri Kim: Pranoni me durim gjykimin e popullit!

Ka qenë një ditë e qetë. Shqiptarët dolën të votonin masivisht.

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, pas Tiranës dhe Shkodrës, pasditen e sotme ka vizituar Elbasanin ku ka takuar qytetarë të shumtë të cilët i ka pyetur vetë lidhur me procesin.

Ajo nga Elbasani ka dhënë një tjetër mesazh për këtë ditë të shënuar për Shqipërinë, ku votohet për të zgjedhur deputetët e Kuvendit të ardhshëm.

Gjatë fjalës së saj, Kim tha se autoriteteve iu duhet të përmbushin përgjegjësitë e tyre për të numëruar me saktësi votat.

Ndërkohë që sipas saj, kandidatët dhe drejtuesit e tyre duhet të presin rezultatin.

“Autoritetet do të përmbushin përgjegjësit e tyre për të numëruar votat me saktësi. Kandidatët dhe drejtuesit e tjerë do të mundet të bëjnë detyrën e tyre duke pritur me durim, duke pranuar gjykimin e popullit”.

“Qytetarët më kanë thënë se kanë votuar dhe se ndiheshin të sigurt”, tha ambasadorja Yuri Kim nga Elbasani.

Mesazhi i Yuri Kim: Pranoni me durim gjykimin e popullit! Read More »

Basha: Votoni! Kjo është një ditë e mrekullueshme e shpresës së madhe

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u shpreh në deklaratën e parë gjatë zgjedhjeve, teksa foli nga selia blu, se “kemi edhe një 1 orë mundësi për të votuar”, lidhur me zgjedhjet e 25 prillit .

“Nëse nuk keni votuar, dilni dhe votoni për fëmijët tuaj, për të ardhmen tuaj”, tha Basha.

“Edhe një orë për të votuar, edhe një orë për të vendosur 4 vitet e ardhshme. Kjo është një ditë e mrekullueshme e shpresës së madhe. Kjo është një ditë e jashtëzakonshme për demokracinë tonë. Kemi edhe një orë për të votuar. Vetëm një orë për të vendosur se si do të jenë 4 vitet e ardhshme në Shqipëri. Mos e hu mb këtë mundësi”.

“Kjo është ora e fundit për të votuar dhe vendosur. Bëjeni për fëmijët tuaj. Bëjeni për vendin tonë. Bëje për veten tënde. Nëse nuk keni votuar, shkoni të votoni tani. Keni kohë për të votuar edhe një orë tjetër – dilni tani dhe votoni. Nëse keni votuar – faleminderit. Tani sigurohuni që miqtë dhe familjet tuaja të dalin të votojnë”.

“Askush nuk mund të rrijë në shtëpi. Ne nuk duhet ta humbasim momentin. Ne nuk duhet ta humbasim mundësinë që kemi. Kjo është koha juaj. Është koha e Shqipërisë. Edhe një orë për të marrë në dorë fatin tonë në dorë, dilni dhe votoni! Dilni dhe votoni!”, tha Basha.

“Është një ditë e mrekullueshme”, tha Basha, duke shprehur optimizëm se e tillë do të jetë edhe Shqipëria e së ardhmes.

Basha: Votoni! Kjo është një ditë e mrekullueshme e shpresës së madhe Read More »

Kryemadhi: ‘Fitorja e opozitës është e jashtëzakonshme’

Kur mbetet edhe më pak se një orë nga mbyllja e votimit, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka dalë në një konferencë për mediat iu ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë.

“Edhe 43 minuta na ndajnë nga mbyllja e kutive të votimit. Për të gjithë ju gra dhe vajza, të cilat jeni robtuar duke bërë punët e shtëpisë, lërini për 5 minuta dhe drejtojuni qendrave të votimit. Për të gjithë ju burrat, që keni luftuar gjithë këto kohë për të mbajtur familjet tuaja, drejtohuni në qendrat e votimit dhe bëhuni pjesë e ndryshimit”.

“Për të gjithë ju gjyshër dhe gjyshe, të cilët nuk keni pasur mundësi për të lëvizur, merrni në telefon nipërit tuaj që t’iu marrin me makinë dhe t’iu çojnë në qendrat e votimit.

Monika Kryemadhi u shpreh e sigurt se ata që kanë votuar masivisht deri tani, kanë votuar pro ndryshimit.

“Ndryshimi ka ardhur, bëhuni edhe ju pjesë e ndryshimit. Është e jashtëzakonshme pjesëmarrja, por edhe një votë është e domosdoshme për ta çuar Shqipërinë më shpejt në Europë. Jam jashtëzakonisht optimiste. Projeksionet janë të jashtëzakonshme, fitorja e opozitës është e jashtëzakonshme. Ftoj të gjithë ata që janë skeptikë, të cilët nuk besojnë tek institucioni i votës në këto 43 minuta që kanë mbetur të drejtohen me vrap në qendrat e votimit”.

“Dua të falënderoj të gjithë ata që kanë votuar, të gjithë ato të rinj dhe të reja që kanë qenë pjesë e këtij procesi, të gjithë ata burra dhe gra që duan ta ndryshojnë Shqipërinë dhe duan të sjellin më vërtetë atë klimë, atë frymë dhe atë entuziazëm. Mjafton që të shikoni qendrat e votimit, mjafton të shikoni fytyrat e të rinjve dhe të rejave që janë rrugëve të Tiranës, të Durrësit, të Elbasanit, të Korçës, të Shkodrës, të Sarandës, të Vlorës që ndryshimi është aty”.

Kryetarja e LSI kishte një thirrje në fund, kur mbeten edhe pka minuta nga mbyllja zyrtare e kutive.

“Bëhuni pjesë e ndryshimit. Votoni, votoni, votoni. Sot më shumë se kurrë vota juaj ka vlerë. Sot vota juaj ndan përfundimisht tranzicionin. Sot përfundimisht vota juaj i jep drejtimin Shqipërisë drejt Europës, më të sigurt se kurrë”, tha Kryemadhi.

Kryemadhi: ‘Fitorja e opozitës është e jashtëzakonshme’ Read More »

PS thirrje votuesve: ‘Ushtroni të drejtën tuaj themelore në këtë ditë kur politika hesht dhe populli flet’

Zëdhënësja e PS-së për fushatën elektorale Bora Muzhaqi, në një deklaratë për mediat nga selia e PS-së u ka bërë thirrje qytetarëve që të shkojnë dhe të votojnë.

“Ushtroni të drejtën tuaj themelore në këtë ditë kur politika hesht dhe populli flet. Ndiqni shembullin e atyre që deri tani e bënë detyrën e tyre”, tha Muzhaqi.

Muzhaqi është edhe kandidate për deputete në Tiranë.

Deri në ora 17:00, sipas KQZ, 43.56% është pjesëmarrja në rang vendi.

Nga përditësimi i fundit i dhënë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon të rritet numri i votuesve.

Shihet një pjesëmarrje më e lartë e votuesve se në vitin 2017.

Procesi ka vijuar i qetë si në bashki ashtu dhe në njësitë administrative. Problem ka pasur vetëm disa herë me identifikuesin biometrik e cila ka sjellë vonesa në procesin e votimit ne disa qendra votimi.

Dibra me Tiranën mbeten dy qarqet me numrin më të lartë të votuesve, 49.63 %% dhe 49.30 %.

PS thirrje votuesve: ‘Ushtroni të drejtën tuaj themelore në këtë ditë kur politika hesht dhe populli flet’ Read More »

Sa është pjesëmarrja deri tani në votime, edhe të d ënuar të interesuar për të votuar

Në këto zgjedhje duket se do të kemi pjesëmarrjen më të madhe të votuesve, ndërkohë që ka mbetur edhe më pak se 1 orë që qytetarët t’i drejtohen kutive të votimit.

Interes të lartë duket se ka pasur edhe nga ana e të dën uarve në bu rgje.

Mësohet se nga 2 mijë e 651 të dë nuar, me të drejtë vote, kanë votuar 1 mijë e 801 deri në orën 18:00.

E thënë në përqindje, kanë votuar 68% e tyre.

Drejtoria e Përgjithshme e Bu rgjeve informon se ka përfunduar votimi në 8 IEVP, ndërkohë që qendrat e votimit do të mbeten të hapura deri në orën 19:00 për të pritur zgjedhësit e kategorisë së të dënuarve dhe të paraburgosurve që dëshirojnë të votojnë. /noa.al/

Sa është pjesëmarrja deri tani në votime, edhe të d ënuar të interesuar për të votuar Read More »

‘Sot është ditë e bukur, por duhet të vini të votoni’, Soreca apel shqiptarëve

Ambasadori i delegacionit të BE në vendin tonë, Luigi Soreca ka qenë në Durrës ku ka parë nga afër procesin e votimit në një qendër votimi.

Soreca u bëri thirrje qytetarëve që nuk kanë votuar ende, që ta përmbushin këtë të drejtë të tyre, por njëkohësisht edhe detyrim kushtetues.
Ndër të tjera, ai kërkoi nga liderët politikë që të presin me qetësi rezultatin e zgjedhjeve pas mbylljes së procesit të votimit.
“Komentet që ne kemi marrë sot që Shqipëria po shpreh vullnetin e saj duke votuar. Votimi ka ecur mirë pa probleme pavarësisht disa gjërave të ndryshme të cilat do të hetohen.

Ka ende 3 orë kohë ndaj thirrja jonë është për qytetarët që nuk kanë votuar ende. E dimë që sot është ditë e bukur por duhet të vini të votoni. Pas votimit prisni me durim rezultatin dhe për udhëheqësit politik kini durim të shihni se cili do jetë ky rezultat”, u shpreh ambasadori i BE.

‘Sot është ditë e bukur, por duhet të vini të votoni’, Soreca apel shqiptarëve Read More »

97-vjeçarja ditën e votimit ,pasi bëri zgjedhjen e saj, ka një mesazh për të gjithë

Një 97-vjeçare ka shkuar të votojë ditën e sotme në një nga qendrat e votimit në Shkodër.

E moshuara, pasi bëri zgjedhjen e saj, është ndaluar nga mediat.

Në një deklaratë ajo ka bërë me dije se ka votuar gjithmonë.
“Jam 97 vjeçe. Kam votuar gjithmonë. I uroj shqiptarët që Zoti ia plotësoftë të gjitha dëshirat”, u shpreh ajo.

97-vjeçarja ditën e votimit ,pasi bëri zgjedhjen e saj, ka një mesazh për të gjithë Read More »

Moment i veçantë, nusja shkon e voton menjëherë pas celebrimit

Ashtu siç ishte parashikuar ka nisur që në orën 07:00 procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare në të gjithë Shqipërinë.

Por një çift i sapo martuar në Durrës nuk ka humbur kohë dhe ka shkuar për të votuar menjëherë pas ceremonisë martesore. Nusja nga Durrësi ka vendosur që ashtu siç ishte e veshur me fustanin e nusërisë që të shkojë të votojë.
Një moment i tillë ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve pasi nuk është një skenë e zakonshme në një ditë votimi.

Moment i veçantë, nusja shkon e voton menjëherë pas celebrimit Read More »