Aktualitet

Kush është partia që kryeson pas numërimit të 20% të kutive me 50.19% të votave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat më të fundit sa i takon procesit të numërimit të votave në të gjithë vendin.
Teksa shohim numrin e kutive që janë numëruar në rang vendi ato janë 1125 nga 5199 në total.

PS kryeson me 50.19% të votave, PD 38.26% të votave, LSI 7%, dhe pjesa tjetër e partive kanë një përqindje pothuajse inekzistente votash, me përjashtim të PSD-së, që po shkon drejt 2% të votave në rang kombëtar

Burime bëjnë me dije se në disa prej KZAZ në Tiranë numëruesit kanë kërkuar pushim, për shkak se ndihen të lodhur.

Gazetarët e Fax News që janë në terren Fatjon Gjinaj dhe Mirilda Tili raportojnë se procesi i numërimit është ndërprerë deri në orën 12:00 në KZAZ numër 38 që i përket shkollës së kuqe në Tiranë, ndërsa numërimi te Vasil Shanto është mbyllur deri në orën 11 e 30 të paradites së sotme.

Me interes pritet ora 08:00 e mëngjesit të sotëm, ku do të publikohen rezultatet e njësisë numër 10 në Tiranë, e cila për herë të parë aplikoi votimin elektronik. Kjo do të jepte një panoramë më të qartë edhe të mënyrës sesi kanë votuar kryeqytetasit.

Ndërkohë që kërkesë për ndërprerje të procesit të numërimit kishte dhe në Kombinat, por që u refuzua nga ana e kandidates socialiste për deputete Belinda Balluku, e cila tha se procesi duhet të vijojë shpejt.

Kush është partia që kryeson pas numërimit të 20% të kutive me 50.19% të votave Read More »

Balla në Elbasan: ‘Rezultati që ne kemi në kutitë e votimit është rezultati më i mirë që ka marrë PS në 30 vite’

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla, në një konferencë për media është shprehur se Ps ka marrë rezultatin më të lartë historik në 30 vitet e fundit.

Balla tha se ato do të marrin mbi 90 mijë vota, ndërkohë që ka shtuar se kanë të sigurt se fitojnë 9 mandate.

Balla: Jam i sigurt që në kutitë e votimit PS ka përtej 90 mijë votat që do të mundësonin 9 mandate këtu në Elbasan. Na duhet që procesi të eci normalisht, partitë nuk ka nevojë të jenë të grumbulluara për të dëmtuar procesin e numërimit. Përfaqësuesit duhet të jenë aty, mendoj që procesi i numërimit eci shpejt pa vonesa dhe pasi të kemi konfirmuar rezultatin të fillojmë procesin e numërimit për kandidatëve. Ajo që ka sjell në rritje ishte fakti që ne u dhamë mundësinë të votojnë edhe për kandidatët. Dua të falënderoj edhe 14 kandidatët e tjerë të cilët kanë bërë një punë të shkëlqyer. Lista jonë ishte një listë shumë përfaqësuese dhe ishte një listë tërësisht bio, pa asnjë prurje jashtë Elbasanit. Dua ti them popullit të qarkut tonë shumë mirënjohje për këtë besim të madh që na keni dhënë. Rezultati që ne kemi në kutitë e votimit është rezultati më i mirë që ka marrë PS në 30 vite.

Balla në Elbasan: ‘Rezultati që ne kemi në kutitë e votimit është rezultati më i mirë që ka marrë PS në 30 vite’ Read More »

Vlorë/ Rënia në numrin e votuesve në nivel qarku rezulton të jetë krijuar kryesisht në bashkitë…

Në krahasim me zgjedhjet e vitit 2017 qarku i Vlorës numëron më pak votues në këto zgjedhje.

Në vitin 2017 qarku i Vlorës numëronte 110.760 votues ose 35.9%, ndërsa në vitin 2021 numërohen 105.965 votues ose 33.3%.

Në krahasim me zgjedhjet e vitit 2017 bashkia e Vlorës numëron më tepër votues, saktësisht në vitin 2017 numëroheshin 59.510 votues ndërsa në vitin 2021 numërohen 61.054 votues.

Rënia në numrin e votuesve në nivel qarku me 4808 vota rezulton të jetë krijuar kryesisht në bashkitë Finiq me 2138 votues më pak, në bashkinë Himarë me 1647 votues më pak. Por edhe bashki të tjera, si Selenica, Delvina e Konispoli.
Kjo pasi nuk kanë ardhur emigrantët që jetojnë jashtë, të cilët në vitin 2017 kanë qenë pjesë e procesit zgjedhor.

Vlorë/ Rënia në numrin e votuesve në nivel qarku rezulton të jetë krijuar kryesisht në bashkitë… Read More »

Momenti kur komisionerja i jep gji foshnjes jashtë qendrës së votimit

Procesi i votimit gjatë ditës së sotme ka bërë që shumë persona të qëndrojnë larg familjeve të tyre dhe angazhimeve të përditshme për shkak të orëve të zgjatura në punë.

Gazetarja Anila Hoxha ka siguruar momentin e jashtëzakonshëm të një prej komisionereve në Tiranë, të cilën po e priste bashkëshorti i saj me foshnjen në dorë.

Në pamje duket se Morena, e cila ishte komisioneve në qendrën 1875/1 u ul në një prej stolave për t’i dhënë gji foshnjes dhe më pas u kthye sërish në detyrë, tek KZAZ 36 në shkollën “Betim Muco.”

Momenti kur komisionerja i jep gji foshnjes jashtë qendrës së votimit Read More »

Basha: ‘Kjo është nje fitore e qartë për popullin shqiptar, një fitore e qartë për Aleancën për Ndryshim’

Kreu i Partisë Demokratike foli me gjuhën e fitores në daljen e parë për mediet pas përfundimit të votimit të shqiptarëve.

Fjala e plotë e Bashës

Faleminderit gjithë qytetarëve të Shqipërisë që zgjodhën ndryshimin. Kjo është nje fitore e qartë për popullin shqiptar, një fitore e qartë për Aleancën për Ndryshim.

Vullneti i popullit është në kutitë e votimit. Kam besim të plotë se komisionerët dhe numëruesit do ta menaxhojne proçesin me përgjegjësi dhe durim dhe sipas ligjit.

Sic kam thënë në fillim të fushatës, në fund të këtij proçesi Shqipëria fiton.

Basha: ‘Kjo është nje fitore e qartë për popullin shqiptar, një fitore e qartë për Aleancën për Ndryshim’ Read More »

Presidenti Ilir Meta takon tre motrat në Vlorë, tregon pse erdhën nga Italia

Presidenti Ilir Meta ka takuar ditën e sotme tre motra në Vlorë.

Sipas tij, ato kanë mbërritur nga Italia për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të ditës së sotme.

Meta thotë se ishte kënaqësi të takonte ato që erdhën në Shqipëri për të votuar për vendin në Europë.

“Kënaqësi të takoja tani tre motra, të cilat u kthyen nga Italia, për të votuar për Shqipërinë në Europë”, ka shkruar Meta.

Presidenti Ilir Meta takon tre motrat në Vlorë, tregon pse erdhën nga Italia Read More »

Exit Poll/ Ja kush e merr Vlorën dhe si ndahen mandatet

Top Channel ka bërë publike rezultatet e Exit Poll të realizuar nga Albanian Post për zgjedhjet e 25 prillit në vendin tonë.
Nga 12 mandate në qarkun e Vlorës, sipas Exit Poll, Partia Socialiste, nxjerr 8 deputetë Partia Socialiste ka fituar 65%, duke marrë 8 mandate.

Partia Demokratike ka fituar 30.04% të votave, që përkthehen në 6 mandate.
Lëvizja Socialiste për Integrim 3.6% të votave.LSI nuk merr asnjë mandat.

Exit Poll/ Ja kush e merr Vlorën dhe si ndahen mandatet Read More »