Aktualitet

Basha: Fitorja është e padiskutueshme!

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka dhënë një prononcim për mediat nga selia e PD ku foli për hum bje të PS dhe një rritje të votave për Partinë Demokratike.

“Së pari dua tju falënderoj të gjitha mediave që keni bërë një punë të jashtëzakonshme. Siç e dimë të gjithë qendrat e para që numërohen janë qendrat që favorizojnë partinë në pushtet. PS ka hu mbur thellë numrin e votave kudo ku janë hapur këto kuti që ishin shënuar.

Kemi të bëjmë me një hu mbje të thellë të PS dhe me një rritje të votave për PD dhe koalicionin për ndryshim. Ky është fillim, pas kutive që shpresonin t’i kishin bastion, në zonën 10 PD rritje prej 30% apo në zonën e Memaliaj, Këlcyrë, Përmet ku janë ndëshkuar nga qytetarët do vijë dhe radha e kutive të tjera”, tha Basha.

“Ata e dinë fare mirë se me projeksionet aktuale që i pret në kutitë e tjera. Ata kanë bllokuar numërimin në Durrës, Paskuqan dhe Kamëz.

Thirrja ime është të vazhdohet puna sipas ligjit, me seriozitet, vullneti i popullit është në ato kuti. Jam i bindur si në ato që janë th yer në vendet që do i konsideronin bastione. Fitorja është e padiskutueshme!”, tha kreu i PD./NOA.al

Basha: Fitorja është e padiskutueshme! Read More »

Në disa qarqe numëruesit po pushojnë/ Soreca: Procesi të rifillojë pa vonesa

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca, ka ndjekur nga afër procesin e numërimit në “Shkollën e Kuqe” në Tiranë.

Soreca në një komunikim për mediat inkurajoi komisionerët që të vazhdojnë punën, ndërsa apeloi që të mos ketë ndërprerje nga ana e tyre.

Ai gjithashtu theksoi se pjesëmarrja në votime ishte e lartë, ndërsa u shpreh se votimi elektronik ishte një shenjë e mirë.

“Është shumë re rëndësishme që të vazhdohet puna. Sot ishte dita e dytë e vëzhgimit, po shkoj në disa nga qendrat e numërimit në Tiranë dhe në disa prej tyre ekipet po bëjnë pushim për të rifilluar sërish punën. Theksoj që procesi duhet të vijojë pa probleme dhe pa vonesa”, tha Soreca./NOA.al

Në disa qarqe numëruesit po pushojnë/ Soreca: Procesi të rifillojë pa vonesa Read More »

Tetë qarqet ku është mbyllur numërimi i votave

Kolonja është bashkia e radhës që i ka dhënë fitoren Partisë Socialiste, në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Në këtë bashki ka përfunduar procesi i numrit të votave. Partia Socialiste ka siguruar 3666 vota, Partia Demokratike 2299 vota, Lëvizja Socialiste për Integrim 763 vota dhe PSD-ja 68 vota.

Deri më tani procesi i numrit të votave ka përfunduar në 8 bashki: Pustec, Himarë, Poliçan, Memaliaj, Këlcyrë, Përmet ku fituese është shpallur PS-ja.

Në Tropojë dhe ne Has fituese e zgjedhjeve është shpallur PD dhe Aleanca për Ndryshim

PD siç pritej ka fituar, madje bindshëm, me 6443 vota ose 66.37% në Tropojë.

Partia Socialiste ka mundur të sigurojë vetëm 3094 vota ose 31.87.

Tropoja është pjesë e qarkut të Kukësit, një ndër qarqet e pakta deri tani ku opozita është në epërsi ndaj PS-së.

Më herët ka përfunduar procesi i numërimit në Bashkinë e Hasit, e cila i përket Qarkut të Kukësit.

Në këtë bashki, fituese ka dalë Partia Demokratike me 4.576 vota.

Nga krahu tjetër Partia Socialiste ka marrë 2.735 vota. Fletë të pavlefshme janë konsideruar 455, ndërsa 28 vota janë shpërndarë për subjektet e tjera konkurruese në këto zgjedhje.
/NOA.al

Tetë qarqet ku është mbyllur numërimi i votave Read More »

‘Vota shqiptare po tregon që refuzuan opozitën’

Edmond Arizaj
30 përqind numërim…

Do të duhej të ishte sipas historisë zgjedhore, një votë refuzuese ndaj partisë në pushtet, korrupsionit, arr ogancës dhe lodhjes a fytyrave të konsumuara.

Vota shqiptare po tregon që refuzuan opozitën, mbështetësit e tyre të çdo lloji dhe se fillimisht kërkojnë ndryshimin e saj, përpara se t’u japin besimin për ndryshimin e madh në vend.

Me pak fjalë, nëse sjellim një thënie të vjetër nga zgjedhjet amerikane: Edi Rama fitoi se përballë kishte Lul Bashën, do kishte hu mbur sikur të ishte i vetëm në zgjedhje.

A mund ta gjykojmë fituesin?! Nëse ky trend vazhdon dhe përfundon kështu, cili përveç kundërshtarëve patologjikë në studio televizive do ta bënte?!

Nuk mundet të blihen kaq vota. Nuk mundet të manipulohen kaq njerëz. Nuk mund të tre mben kaq shumë votues.

Të vetmen shkelje që mund ta nxjerrim në pah, edhe ajo ligjore madje, ishte ndalimi i votuesve nga Greqia me formën e karantinimit për shkak të Kovidit, që besoj nuk do ta vinin fare në dyshim mandatin e Vangjel Tavos në Gjirokastër, që gjithsesi uroj ta fitojë.

Lulzim Basha, duhet të marrë gjithë përgjegjësitë, si politikan dhe si burrë shteti. Nuk duhet të bëhet litari i dytë rreth qafës së PD-së.

Besoj, duhet të sillet si politikan, minimumi në lartësinë e Tom Doshit, lëvizja me dorëheqje e të cilit ishte,me një huazim shahu: shah-sheh-torre- mat.

Partia Demokratike duhet menjëherë të mendojë për reformimin, apo dhe riformimin, duke çliruar qafën, madje dhe këmbët nga litari-Berisha.

Agron Shehaj, më duket një emër mjaft intrigues. Nuk e njoh pothuajse fare, por është i vetmi që ka bërë gjeste politike dhe mediatike me të cilat njerëzit krijuan empati.

Kjo është në dorën e demokratëve. Gjithsesi rre zikojnë shumë, nëse do vazhdojnë me të vjetrën. Zgjedhjet e tjera janë vetëm dy vjet më pas.

‘Vota shqiptare po tregon që refuzuan opozitën’ Read More »

Të dhënat e fundit nga KQZ/ Si radhiten partitë

Ndërsa vijon numërimi i votave thuajse në të gjithë vendit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatet e deritanishme për të gjitha forcat politike.

Kështu, rezulton se deri në orën 12.30, në të gjithë vendin janë numëruar 2042 kuti votimi nga 5199 që janë në total.

Nga numërimi i këtyre kutive, rezulton se Partia Socialiste vijon të kryesojë në rang vendi, e pasuar nga Partia Demokratike, LSI e PSD.

PS- 49.38%

PD-AN- 38.86%

LSI- 7.09 %

PSD-1.99% /NOA.al

Të dhënat e fundit nga KQZ/ Si radhiten partitë Read More »

Tom Doshi mer vendimin e papritur në mes të zgjedhjeve

Gjatë mbrëmjen së kaluar ish-deputeti Tom Doshi dha dorëheqjen nga mandati i deputetit.

Doshi ishte renditur i dyti në Qarkun e Tiranës, ndërsa i pari është kandidati Gertjan Deda, ndërsa në Qarkun e Shkodrës ishte renditur i pari dhe në vend të dytë është kandidati Gledis Çeliku.

Surpriza e kësaj zgjedhje është pikërisht partia e Doshin e cila deri tani ku janë numëruar gati 20% të kutive të numërimit, Tom Doshi ka marrë të paktën 3 mandate deputeti.

PSD-ja, e cila renditet e katërta me 5 mijë e 739 vota dhe ka të paktën 3 mandate të sigurta.

Tom Doshi mer vendimin e papritur në mes të zgjedhjeve Read More »

Celibashi: ‘Historitë e komisionerëve të lodhur apo të sëmurë duhet të marrin fund, janë diskredituese për vetë partinë’

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha nga njësia 10 se rezultati doli ashtu siç ishte parashikuar në orën 8. Ai tha se kjo mund të dilte edhe më herët por që u vonua që të gjitha partitë të ishin të sigurta pasi numërimi dhe votimi elektronik u bë për herë të parë. Ai gjithashtu bëri thirrje që partitë të marrin masat që të zëvendësojnë komisionerët e lodhur në mënyrë që të mos ndalet procesi i numërimit. Celibashi tha se historitë e komisionerëve të lodhur duhet të marrin fund pasi janë diskredituese për vetë partinë.

“Ky rezultat mund të ishte shpallur edhe më herët, por meqë ishte hera e parë që e implementonin dhe gjithsecili prej palëve kishte meraqet e veta, u dakordësuam ta shpallnim sot në orën 8:00. Sistemi i votimit elektronik është 100 % i sigurt në ruajtjen e integritetit dhe fshehtësisë së votimit. Nga raportimet që ka KQZ në pikëpamja e administrimit ka pasur disa përmirësime, kemi patur jo një përmbushje të mirë të përgjegjësive të tyre për raportimin e pjesëmarrjes, pasi pajisja që përdorëm e mundësonte këtë që të dhënat të ishin më të shpejta. Ka disa probleme në disa KZAZ mbi mënyrën se si grupet e numërimit po bëjnë procesin e numërimit, janë sporadike si raste, si raste kur komisionari u lodh dhe do pushim. Kjo është papërgjegjshmëri e tyre. Ata që lodhen le të zëvendësohen me anëtarë të tjerë të grupeve të numërimit. Historitë e komisionerëve të lodhur apo të sëmurë duhet të marrin fund, janë diskredituese për vetë partinë”, tha Celibashi.

Celibashi: ‘Historitë e komisionerëve të lodhur apo të sëmurë duhet të marrin fund, janë diskredituese për vetë partinë’ Read More »

Ndodh në autostradën Vlorë-Fier/ Shoferi del nga makina për të pirë cigare, ha jdutët ja v jedhin

Një automjet është vje dhur mbrëmjen e sotme.
Ngjarja ka ndodhur në autostradën Vlorë-Fier.

Drejtuesi i automjetit, ka hapur krahun në këtë aks dhe ka dalë të pijë një cigare jashtë mjetit.

Ai nuk e ka kyçur derën e makinës dhe brenda pak minutave disa persona ia kanë marrë.
Është njoftuar po licia, e cila ka punuar për gjetjen e mjetit duke ngritur postoblloqe.

Ndodh në autostradën Vlorë-Fier/ Shoferi del nga makina për të pirë cigare, ha jdutët ja v jedhin Read More »