Kryetari i larguar i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, ka reaguar sërish për vendimin për të djegur mandatin aktual në Parlamentin Shqiptar dhe atë të qeverisë pasardhëse nëse rezulton fitues.
Në një deklartë për Mediat, Doshi u shpreh i bindur se PSD në Qarkun e Shkodrës ka siguruar 2 mandate, ndërsa shtoi se objektivi i tyre është të marrin edhe dy mandate në Tiranë.
I pyetur nëse do të të ishte i gatshëm të bënte një koalicion me Partinë Socialiste, Tom Doshi u përgjigj pozitivisht, duke theksuar se me Lulzim Bashën nuk do të bëjnë asnjë koalicion.
Sa mandate synoni të merrni në Shkodër?
Tom Doshi: 2, të sigurta.
Po në të gjithë Shqipërinë?
Tom Doshi: Mendojmë edhe dy mandate në Tiranë.
A do të bënit koalicion me Ramën?
Tom Doshi: Jemi të gatshëm të bëjmë koalicion me Partinë Socialiste.
Gjatë zgjedhjeve të 25 prillit në ZAZ 40 në njësinë nr. 10 në Tiranë u votua dhe numërua elektronikisht dhe rezultati doli mëngjesin e sotëm në orën 08:00.
Në këto zgjedhje u votua përpos partisë edhe për kandidatët, ku rezultati që doli në këtë njësi të kishte shumë surpriza.
Ndërkohë në listën e PD-së, nuk është Lulzim Basha më i votuari, por Agron Shehaj me 525 vota, që lë pas liderin e PD-së me 492.
Surprizë është edhe Orjela Nebijaj që ka marrë 469 vota duke lënë pas liderin historik Sali Berisha që mori vetëm 238 vota.
Në listën e PS-së, padyshim që surpriza e madhe ishte Fatmir Xhafaj 2795 vota. Pandeli Majko dhe Kodheli, dy emra të njohur që ishin poshtë në listë kanë marrë shumë pak, ndërsa larg pritshmërive janë edhe dy risitë në krye të listës, Luljeta Bozo me vetëm 195 vota dhe Najada Çomo me 67 vota. megjithatë kjo është vetëm një njësi në Tiranë.
Por përsa i përket partive, PS mori 6007 vota, PD 4550, LSI 628, PSD 208 dhe Boiken Abazi 179.
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në 14 bashki të vendit, dhe rezultat e këtyre bashkive flasin për avantazh të Partisë Socialiste.
Deri më tani Partia Socialiste është ajo që kryeson fitore në 10 bashki, ndërsa PD-AN deri më tani janë shpallur fituese në katër bashki në veri të vendit.
Rezultati në bashkitë që është mbyllur votimi:
Këlcyra: PS- 1750 vota, PD-AN-1070 vota dhe LS-509 vota
Memaliaj: PS-3271 vota, PD-AN-1404 vota dhe LSI 100 vota
Advertisements
Përmet: PS- 3648 vota, PD-AN-2024 vota dhe LSI 582vota.
Himare: PS-3447 vota, PD-AN- 1854 vota dhe LSI-341vota.
Pustec: PS-867 vota, PD-AN-473 vota dhe LSI-168 vota.
Poliçan: PS-3871 vota. PD-AN- 1045 vota dhe LSI 864 vota.
Kolonja: PS- 3666 vota, PD-AN- 2299 vota, LSI 763 vota dhe PSD 68 vota.
Në rrethin e Tepelenës ka përfunduar numërimi i 23 kutive të votimit.
Rezultati i këtyre 23 kutive nxjerr dukshëm në avantazh Partinë Socialiste, e cila kryeson me 3433 vota, e ndjekur nga Partia Demokratike me 1431 vota dhe Lëvizja socialiste për Integrim 705 vota.
Sipas këtyre rezultateve PS është kryesuese edhe nëse votat e të dy partive të tjera, PD dhe LSI do të mblidheshin së bashku.
Pasditen e sotme janë numëruar votat e të dë nuarve në bur gun e Rrogozhinës.
Mësohet në këtë institucion të vu ajtjes së dë nimit kanë votuar 53 të dë nuar.
Pas numërimit të votave, në listën e partive ka marrë shumicë votash PD 25 vota, PS 19 vota, LSI 6 vota dhe PSD 1 votë.
LSI po hum b thellë në qarkun e Beratit siç tregojnë rezultatet e deritanishme
Kështu LSI në bashkinë e Poliçanit ku ka përfunduar numërimi i të gjitha kutive renditet e treta me vetëm 825 vota.
Po ashtu në Skrapar del forcë e tretë me 1366 vota nga 14 kuti të numëruara , totali i të cilave është 23.
Në bashkinë Berat ka marrë vetëm 701 vota deri më tani.
Në Kuçovë vetëm 280 vota dhe në Dimal vetëm 408 vota.
Kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi ka reaguar për herë të pasi vendosi të japë dorëheqjen e parevokueshme nga mandati aktual në Parlament, por edhe ai pasardhës që do të dalë nga këto zgjedhje.
Përmes një statusi në rrjete sociale, Doshi saktëson se ka hequr dorë nga mandati, por jo nga PSD dhe angazhimi i tij politik.
Ai rendit si një nga arsyet e mospranimit të mandatit të ardhshëm dhe djegies së mandatit aktual, akuzat që janë ngriutr së fundmi ndaj tij.
Letra e plotë:
Të dashtun antarë të PSD-së, mbështetës, aktivista dhe miq, Duke qenë i vetëdijshëm se shumëkush asht surprizuar nga dorëheqja jeme, kam detyrim moral përpara jush që t’ju sqaroj për vendimin që kam marrë për me dhanë dorëheqjen nga mandati jem si deputet. Ma së pari asht e rëndësishmë t’ju garantoj se kam hequr dorë nga mandati, por jo nga Partia Social Demokrate dhe as nga angazhimi politik për përmbushjen konstante të premtimeve ndaj jush. Për këto premtime, sic e kam vertëtuar edhe në të kaluarën, do të punoj cdo ditë, fushatë elektorale ose jo, duke qënë pikërisht ky angazhim busulla ime e përditshme në angazhimin politik. Ky hap asht ndërmarrë prej mejet për këto arsye:
-Së pari due që të jem plotsisht i lirë që t’i përkushtohem me të gjitha mjetet që më ofron ligji, mbrojtjes së emnit tem prej lakimit të pavend dhe tendencioz që i asht ba kohët e fundit, duke cliruar kështu energjitë e PSD vetëm drejt misionit politik dhe përfaqësimit të interesave të qytetarëve.
-Ky vendim asht marrë vetëm sepse së bashku me një ekip me njerëz të rinj, të përkushtuar dhe me integritet, kemi arritë objektivat që i kishim vu vetes, pra mobilizimi jonë e dha rezultatin e vet, u impenjova për fitore dhe e arritëm fitoren.
-Në parlament apo jashtë parlamentit Tom Doshi asht dhe do të jetë gjithmonë me ju, sepse do të vijoj të jem në udhëheqje të PSD-së dhe nuk do t’ju braktisi asnjiherë.
-Detyrimi jem politik dhe moral karshi jush, është përkushtim që i ka rranjët në historikun tem familjar dhe në bësimin në Zot që më frymëzon për t’ju shërbyer e për të përcjellë zanin tuaj në vendimet politike që ndikojnë në jetët tuaja.
-Të gjithë ata që do t’ju përfaqsojnë ju në parlament do të luftojnë me mish e me shpirt për ju dhe nuk do ta tradhtojnë votën tuj, këtë impenjim e kam marrë kur ju kam kërku votën dhe këtë premtim do ta mbaj gjithmonë.
Të dashtun Miq, Politika fillon tek ju dhe bahet në parlament por do të ishte nji politikë shterpë, nëse prej parlamentit nuk do të kthehej prap tek ju për me dhanë frutet e veta.
Un nuk hyj në parlament, por partia jonë do të jetë aty. Un nuk hyj në parlament sepse nuk du që votat tueja të kenë asnji pengesë, së bashku me deputetet tanë në parlament do ta çojmë nalt zanin tuej dhe s’do t’ju zhgënjejmë asnjiherë.
Ju falenderoj secilin prej jush për forcën, besimin, ngrohtësinë njerzore që me keni dhanë, ju na dhatë votën tuej e ne ju dhamë fitoren, tashti së bashku do të ndërtojmë në parlament dhe kudo të ardhmen tonë.