Aktualitet

Meta: ‘Nuk e lë Presidencën’

Presidenti Ilir Meta, duket se nuk ka ndër mend të japë dorëheqje pas fitores së maxhorancës socialiste në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Pas deklaratave se ai do të largohej nga detyra nëse zoti Rama do të fitonte ndershmërisht zgjedhjet, ai ka lënë të kuptohet se do të largohet nga presidenca vetëm kur ti mbarojë mandati.

Zëdhënësi presidencial Tedi Blushi, në një status në Facebook shkruan se “Presidenti Meta në respekt të sakrificave për demokracinë, që ka bërë LSI, i njofton të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e saj se më 24 korrik 2022 do të rikthehet për të marrë kartën e anëtarësisë së LSI dhe do t’u bashkohet përpjekjeve të të rinjve dhe të rejave për Shqipërinë e Shqiptarëve”.

Në statusin e zotit Blushi nënvizohej se “Presidenti Ilir Meta falenderon Kryetaren e LSI Monika Kryemadhi për reflektimin e saj lidhur me lënien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve vendore, që e mbifuqizuan pushtetin e Kryeministrit dhe i lehtësuan bërjen e shumë ligjeve korruptive me porosi dhe në interes vetëm të oligarkëve dhe blerjes së zgjedhjeve.

Blushi shkruan se “Presidenti Meta vlerëson fushatën e ndershme dhe model të LSI dhe sidomos rreth 110 mijë qytetarët, të cilët i rezistuan presionit të mafies, bandave, diskriminimit mediatik, survejimit dhe presioneve policore.

Presidenti Meta shpreh ke qardhjen për tjetërsimin masiv të votave, por kjo ishte e pritshme, për më tepër, që nuk u morrën masat e duhura për parandalimin e këtij kr imi të rëndë zgjedhor”.

Kryeministri Rama ka deklaruar se pas zgjedhjeve të 25 prillit, për zotin Meta i cili ka shkelur ligjin, ka dy rrugë, ose do të japë dorëheqje ose do të nisin procedurat e shk arkimit.

Në një reagim të dytë përmes zëdhënësit Blushi, Meta tha:

Për të gjithë sahanlëpirësit e Bablokut: Presidenti Meta di vetëm TË MBAJË FJALËN! Presidenti Meta e ka bërë të qartë se nëse Edi Rama fiton 71 mandate në mënyrë demokratike do të japë dorëheqje. E gjithë Shqipëria e di si i ka fituar Babloku këto zgjedhje, ndaj qetësohuni: NUK KA DORËHEQJE!”/noa.al

Meta: ‘Nuk e lë Presidencën’ Read More »

Lista e plotë/ Kush janë 140 deputetët e Parlamentit të ri

Kur votat e partive janë numëruar dhe Partia Socialiste e kryeministrit Edi Rama ka marrë mandatin e saj të tretë ë, gara e 25 prillit nuk ka përfunduar.

Tashmë fillon lu fta mes kandidatëve, por që disa analistë e quajnë “Lu fta brenda llojit”.

Më poshtë keni të renditura 74 mandatet e PS, 59 të PD-së, LSI me 4 dhe 3 të PSD. Por ajo mund të ndryshojë.

Ja lista e deputetëve paraprakë:

Qarku Berat

PS 5 mandate

Hatixhe Konomi

Bardhyl Kollçaku

Fadil Nasufi

Nasip Naço

Blendi Klosi

PD 2 mandate

Tomor Alizoti

Kasëm Mahmutaj

Qarku Dibër

PD 3 mandate

Xhelal Mziu

Kreshnik çollaku

Dhurata Tyli(çupi)

PS 2 mandate

Lavdrim Krrashi

Aurora Mara

Qarku Durrës

PS 8 mandate

Milva Ekonomi

Alban Xhelili

Jurgis Çyrbja

Klodiana Spahiu

Ilir Ndraxhi

Rrahman Rraja

Lefter Koka

Edi Rama (Nëse pranon mandatin në Vlorë në Durrës futet Ana Dhamo)

PD 6 mandate

Edi Paloka

Agron Duka

Merita Bakiu

Oerd Bylykbashi

Ferdinant Xhaferaj

Andia Ulliri

Qarku Elbasan

PS 8 mandate

Evis Kushi

Klevis Xhoxhi

Besion Ajazi

Dasantila Tahiraj

Saimir Hasalla

Florenc Spaho

Luan Duzha

Taulant Balla

PD 6 mandate

Gazment Bardhi

Flutura Açka

Lefter Gështenja

Dashnor Sula

Eugen Isaj

Zheni Gjergji

Qarku Fier

PS 9 mandate

Erion Braçe

Petro Koçi

Lindita Buxheli

Baftjar Zeqaj

Antoneta Dhima

Bujar Çela

Ismet Beqiraj

Tatiana Piro

Gramoz Ruçi

LSI 1 mandat

Monika Kryemadhi (nëse pranon mandatin në Tiranë, futet Kejdi Mehmetaj)

PD 6 mandate

Enkelejd Alibeaj

Eralda Bano(Tase)

Saimir Korreshi

Luan Baçi

Nustret Avdulla

Ilda Dhori

Qarku Gjirokastër

PS 3 mandate

Mirela Kumbaro

Laert Duraj

Bledar Çuçi

PD 1 mandat

Tritan Shehu

Qarku Kukës

PS 1 mandat

Gerta Duraku

PD 2 mandate

Flamur Hoxha

Isuf Çelaj

Qarku Lezhë

PS 3 mandate

Lindita Nikolla

Eduard Ndreca

Shpresa Marnoj

PD 4 mandate

Mark Marku

Agron Gjekmarkaj

Lindita Metaliaj

Kastriot Piroli

Qarku Shkodër

PD 5 mandate

Helidon Bushati

Emilja Koliqi

Ramadan Likaj

Greta Bardeli

Zef Hila

PS 3 mandate

Edona Bilali

Paulin Sterkaj

Benet Beci

PSD 2 mandate

Gledis Çeliku

Meri Markiçi

LSI 1 mandat

Agron Çela

Qarku Vlorë

PS 8 mandate

Pranvera Resulaj

Anduel Tahiraj

Vullnet Sinaj

Anila Denaj

Niko Kuri

Ilir Metaj

Damian Gjiknuri

Edi Rama (nëse pranon mandatin në Durrës, këtu futet Teuta Ramaj)

PD 4 mandate

Bujar Leskaj

Ina Zhupa

Fation Veizaj

Arbi Agalliu

Qarku Tiranë

PD 15 mandate

Lulzim Basha

Jorida Tabaku

Alfred Rushaj

Albana Vokshi

Sali Berisha

Agron Shehaj

Fatmir Mediu

Grida Duma

Shpëtim Idrizi

Belind Këlliçi

Vangjel Dule

Mesila Doda

Dashamir Shehi

Flamur Noka

Orjola Pampuri

PS 18 mandate

Luljeta Bozo

Najada Çomo

Ervin Bushati

Ogerta Manastirliu

Arben Ahmetaj

Ulsi Manja

Etilda Gjonaj

Arben Pëllumbi

Elisa Spiropali

Belinda Balluku

Toni Gogu

Etjen Xhafaj

Ermonela Valikaj

Xhemal Qefalia

Fidel Ylli

Klotilda Bushka

Alqi Bllako

Eduard Shalsi

PSD 1 mandat

Gertjan Deda

LSI 2 mandate

Monika Kryemadhi (Nëse pranon mandatin në Fier, këtu futet Petrit Vasili)

Erisa Xhixho

Qarku Korçë

PS-6 mandate

Enslemvera Zake

Blerina Gjylameti

Ilirian Pendavinji

Ilir Topi

Olta Xhaçka

Niko Peleshi

PD-5 mandate

Edmond Spaho

Sorina Koti

Ervin Salianji

Bledjon Nallbati

Seladin Jakupllari

Lista e plotë/ Kush janë 140 deputetët e Parlamentit të ri Read More »

Zëdhënësi i Presidentit: ‘Për të gjithë sahanlëpirësit e Bablokut: Presidenti Meta di vetëm të mbajë fjalën’

Përpara se Shqipëria të shkonte në zgjedhje, Presidenti Meta doli me një deklaratë të fortë duke thënë se do të jepte dorëheqjen nëse mazhoranca do të merrte 71 mandate, në mënyrë demokratike.

Sot, që Edi Rama u konfirmua si Kryeministër me 74 mandate, Ilir Meta thotë se nuk do të japë dorëheqjen.

Fillimisht këtë e tha vetë, dhe më pas zëdhënësi i tij e përforcoi.

“Për të gjithë sahanlëpirësit e Bablokut: Presidenti Meta di vetëm TË MBAJË FJALËN!

Presidenti Meta e ka bërë të qartë se nëse Edi Rama fiton 71 mandate në mënyrë demokratike do të japë dorëheqje.

E gjithë Shqipëria e di si i ka fituar Babloku këto zgjedhje, ndaj qetësohuni: NUK KA DORËHEQJE”, shkroi Tedi Blushi në Facebook. /noa.al/

Zëdhënësi i Presidentit: ‘Për të gjithë sahanlëpirësit e Bablokut: Presidenti Meta di vetëm të mbajë fjalën’ Read More »

Votat e pavlefshme, Kryemadhi: 70% e tyre janë të LSI

Kryetarja e LSi, Monika Kryemadhi shprehet e bindur se si 70% e votave të pavlefshme nga 83 mijë në total janë të partisë së saj.

Kryemadhi fton të gjithë shqiptarët që duan t’i bashkohen LSI-së, teksa paralajmëron se do të dalin fakte se si të shtunën makinat me xhama të errëta shpërndanin paratë e dro gës e kri mit.
Ajo shprehet e bindur se LSI do të ringriet.

‘’Dua të falënderoj 81mijë votuesit e pavlefshëm, ku 70% e tyre janë të LSI.

Mejgithatë, b eteja jonë vazhdon, nuk ndalemi, jemi me qytetarët shqiptarë që duan ndryshimin. Bujrum në partinë tonë, në parrtinë e të rinjve e të rejave.

Në partinë e të rinjve dhe të rejave, dhe jo në atë parti që mendojnë se mund të bëjnë

Kemi nevojë për të shkuar pranë komisionerëve e numëruesve, për të çuar deri në fund procesin. Për të evidentuar çdo parregullsi e man ipulim. Fakte të tjera do të vijnë, do të dalin, se si të shtunën makinat me xhama të errëta lëviznin duke shpërndarë paratë e kr imit, betonit, nga Londra, Berlini, Kolumbia, Venezuela. Këto janë he lmi që hel mon të ardhmen e shqiptarëve. Megjithatë të rinjtë e të rejat janë për të ardhmen, kundër hel mit.

Zoti i bekoftë shqiptarët, zoti ju ruajtë ju, djemtë e errësirës janë më të shpejtë se të dritës, por djemtë e dritës gjithmonë fitojnë. Prandaj për të gjithë ju që besoni, edhe Krishtin kur e kryqëzuan, s’dihet sa herë u rrëzua, por shkoi në të djathë të zotit shkoi. Ne do të ringrihemi. Faleminderit. ‘’- tha Kryemadhi.

Votat e pavlefshme, Kryemadhi: 70% e tyre janë të LSI Read More »

Kryeministri Rama e nis mëngjesin me një mesazh të rëndësishëm për shqiptarët

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka nisur ditën me një mesazh për të gjithë.

Ai në profilin e tij të Facebookut ka përditësuar fotografinë duke vendosur mesazhin “Shqipëria fitoi”.
Partia Socialiste ka fituar zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Rama me anë të një fjalimi në sheshin “Skënderbej” në Tiranë ka thënë se, kjo fitore duhet merituar në çdo ditë të këtyre katër viteve.

Kryeministri Rama e nis mëngjesin me një mesazh të rëndësishëm për shqiptarët Read More »

Mesazhi që i erdhi Fevziut: ‘Jemi ne që kemi sul muar faqen e KQZ-së’

Një mesazh erdhi në telefonin e Blendi Fevziut këtë të martë, duke pretenduar se janë hakerat që kanë sul muar faqen e KQZ-së. Gazetari e lexoi mesazhin gjatë emisionit “Opinion”, ku thuhej se su lmi ishte kryer për shkak se KQZ nuk ndëshkon hiletë në zgjedhje.

Edhe pse ku mesazh ishte dërguar nga jashtë vendit, Fevziu tha se kjo gjë duhet verifikuar nëse realisht kemi të bëjmë me grupin e ha kerave që kanë su lmuar KQZ-në.

Blendi Fevziu: Kam marrë një mesazh tani, por duhet ta verifikojmë thotë “jemi Albanian Cyber Crew, që kemi sul muar faqen e KQZ-së”.

Armand Shkullaku: Për çfarë e sul mojnë atë faqe?

Blendi Fevziu: Ku e di unë? “Për hiletë”, thotë. “Që KQZ nuk po ndëshkon hilet në zgjedhje”.

Armand Shkullaku: KQZ-ja nuk nxjerr dot pjesëmarrjen o Fevzi çfarë të sul mojnë kot!

Blendi Fevziu: Duhet verifikuar. Është numër nga jashtë në fakt. /NOA.al

?????????????????????????????????????????????????????????

Mesazhi që i erdhi Fevziut: ‘Jemi ne që kemi sul muar faqen e KQZ-së’ Read More »

Ish Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi letër Edi Ramës: ‘Dhomat e ngushta e muret e qe lisë së Hagës nuk e përmbajnë dot shp ërthimin e entuziazmit tim për fitoren tënde’

Ish Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shkruar një letër për Edi Ramën duke e përgëzuar për fitoren. Thaçi i kujton Ramës faktin se ka mbetur në qeli bu rgu, kurse e lëvdon se sipas tij Rama po e bën Shqipërinë.

“Dhomat e ngushta e muret e qe lisë së Hagës nuk e përmbajnë dot shpë rthimin e entuziazmit tim për fitoren tënde. Entuziazëm ky që vështirë gjen vend në zymtësinë e vetmisë së ditëve të bu rgut”, shkruan Thaçi.

Kurse pohon se është munduar shumë për Kosovën, “por edhe kam gabuar – dikur me entuziazmin e idealistit, e më vonë me arr ogancën e pushtetarit”.

Letra e plotë

Vëlla Edi,

Dhomat e ngushta e muret e qe lisë së Hagës nuk e përmbajnë dot shp ërthimin e entuziazmit tim për fitoren tënde. Entuziazëm ky që vështirë gjen vend në zymtësinë e vetmisë së ditëve të bu rgut. Por, si rrallë herë kohëve të fundit, sot jam i lumtur dhe i qetë për fitoren tënde, vëllau im. Sot, dielli ngrohte zemrën e Shqiptarit brenda meje.

Sot, për Shqipërinë kam mall, dashuri, e nostalgji. Sot, si jo-rrallë herë kohëve të fundit, u fundosa i buzëqeshur në dallgët e kujtimeve të lavdishme të ditëve të luf tës. U kujtova për ata që luftuan me mua, ata që ranë që lirinë ta sjellin mes nesh, dhe krejt atë çka idealizuam aq shumë për Shqipërinë, sa u betuam të jepnim edhe jetën për çlirimin dhe bashkimin e trojeve Shqiptare. Ky ishte betimi im dhe i shokëve të mi si us htarë të UÇK-së, betim e l uftë që sot më mban të qëndroj kokë-lartë e me ndërgjegje qetësisht të pastër përballë të panjohurës.

Me gjithë ndërgjegjen e pastër e lu ftën e dinjitetshme për t’u bashkuar me Shqipërinë, mu kujtua se vetëm atëherë kur Kosova u çlirua, ne e kuptuam se bashkimi ishte larg dhe i pamundshëm. Shqipëria e poezive dhe librave ishte dëshirë e ideal, e jo pasqyrë e realitetit të kohës. Unë edhe kam lu ftuar për kët’ ideal me Kosovën brenda Shqipërisë. Kur mundësitë u kufizuan, unë lu ftova për Kosovën shtet – krenarinë e jetës time. Jam munduar shumë për Kosovën, por edhe kam gabuar – dikur me entuziazmin e idealistit, e më vonë me arr ogancën e pushtetarit. Ama, vëllau im Edi, kurrë s’kam gabuar me raportin të cilin kemi krijuar bashkë. Ti je vëlla i ditëve të vështira, e shok i ditëve të bukura. Je Kryeministri i Shqipërisë që idealizova, dhe vëllau shqiptar për të cilin me entuziazëm luf tova. Sot, Shqipëria që ti aq shumë punove ta ndërtosh, është Shqipëria për të cilën dikur u betova të lu ftoj. Është Shqipëria e poezive të Naimit – Shqipëria me malet e bukura e lisat e gjatë që sot, në tavanin e qelisë së bur gut, më vizatohen e më rrin n’mend dit’ e natë. Pra, vëllau im Edi, ti që bëre Shqipërinë të cilën e idealizova si i ri e u betova si ushtar, po të them i bindur se fitoren tënde e gëzojnë shqiptarët. Me ta, u gëzova edhe unë pa masë. Prandaj, me librat që më shoqërojnë në vetminë e këtyre ditëve ku koha refuzon të nxitojë, unë të përqafoj dhe uroj vëllazërisht nga larg për shkak të pamundësisë për të festuar bashkë. Është e shëmtuar që nuk mund të jem aty, por përtej afshit revolucionar të kujtimeve të mia si ushtar dhe pragmatizmit prej politikani që m’godet herë-pas-here në formë kujtimesh, sot nuk të uroj si miku me të cilin ndave copa të rrugëtimit politik, por si vëllaut tim nga gj aku.

Me shpresën që do të mund të takohemi përsëri duke frymuar nën qiellin e bukur dhe diellin që ngroh Shqipërinë dhe Kosovën, po të uroj të vazhdosh të japësh gjithçka nga shpirti yt për Shqipërinë. Kjo sepse edhe kur në ditët ku drita e diellit nuk depërton në muret e mbyllura të qelisë, dielli ngroh zemrën time vetëm at’herë kur Shqipëria dhe Kosova janë mirë. Sot Shqipëria fitoi! Sot shqiptarët janë mirë. Kujdesu për Shqipërinë, vlla, dhe mos harro që t’kujdesesh edhe për Kosovën. Kur ti kujdesesh për Kosovën, ti kujdesesh edhe për shqiptarët.

Me dashuri,

Vëllau yt,

Hashimi

Ish Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi letër Edi Ramës: ‘Dhomat e ngushta e muret e qe lisë së Hagës nuk e përmbajnë dot shp ërthimin e entuziazmit tim për fitoren tënde’ Read More »