Aktualitet

PS fitoi bindshëm në Vlorë/ A është Rama socialisti më i votuar

Teksa ka mbetur vetëm një kuti pa numëruar nga qarku i Vlorës, pasi është rikthyer vonë se nuk korrespondojnë të dhënat në KZAZ me numërimin në KQZ, socialistët kryesojnë me 59023 vota.

Mirëëpo, kurioziteti i madh është më shumë brenda partisë, pasi për këtë qark kandidon edhe kryeministri Edi Rama.
Nga rezultatet e deritanishme vihet re që PS ka fituar 8 mandate dhe më i votuari me 2300 vota është vetë Rama.

Ai ndiqet nga drejtuesi politik i socialistëve në këtë qark Damian Gjiknuri me 1327 vota.

Kujtojmë që ky i fundit përmes një deklarate të bërë ditën e sotme u shpreh se Rama do të vazhdojë të jetë deputet në Vlorë për shkak të besimit të madh që i kanë dhënë votuesit dhe nuk do të zhvendoset në Durrës.

PS fitoi bindshëm në Vlorë/ A është Rama socialisti më i votuar Read More »

Kadilli: Opozita duhet të riorganizohet që sot për të qenë gati që në shtator të fillojmë me një opozitë të re

Në Shqipëri, humbja e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 Prillit, ka nxitur reagimet e para nga brenda saj.

Anëtari i Kryesisë, Fatbardh Kadilli kërkoi sot largimin e menjëhershëm nga funksionet drejtuese dhe dorëheqjen e kryetarit Lulzim Bashës.

Ai i bëri thirrje kryesisë së partisë që të mblidhet sa më shpejt dhe të përcaktojë modalitetet e garës për lidershipin e ri, ndërsa shpalli dhe kandidimin e tij për drejtimin e Partisë Demokratike.

Në një bisedë më Zërin e Amerikës ai flet për nevojën e një opozite të re, e cila shkon përtej PD dhe shtrihet në të gjithë shoqërinë shqiptare për një lëvizje të gjerë popullore.

Cilat janë arsyet që iu shtyjnë të kërkoni dorëheqjen e z. Basha?

Kadilli: Së pari, janë arsye politike. U provua që është një projekt i pasuksesshëm, nuk prodhoi sukses për demokratët, nuk arriti t’i shpërblejë demokratët për mbështetjen e pakursyer e të përhershme në këto 8 vjet, ndaj të marrë përgjegjësitë si kryetar. Është kryetari që ka marrë mbështetje të pakursyer nga demokratët.

Së dyti, arsye etike. Në politikë ne jemi për një kauzë, një për projekt. Nëse ky projekt nuk realizohet, duhet që brenda etikës normale të politikës, por edhe shoqërisë, të mbajë përgjegjësi kryetari.

Kemi dhe një standard në PD, ish-kryetari i PD, z. Berisha, pas h umbjes, hapi procesin e zgjedhjes, për të krijuar një lidership të ri. Është një detyrim jetik, që vendi të ketë opozitë. Dhe ne kemi detyrën si PD të krijojmë opozitën e re. Nuk mund të h umbim kohë të presim sa kohë do të marrë reflektimi i kryetarit ekzistues, apo i forumeve të tjera. Kem traditën e para katër vitesh, që menjëherë pas zgjedhjeve, kemi shkuar brenda mandatit të kryetarit në zgjedhjet për kryetarin e ri. Opozita duhet të riorganizohet që sot për të qenë gati që në shtator të fillojmë me një opozitë të re.

Çfarë nënkuptoni kur thoni ‘një opozitë të re’?

Kadilli: Një opozitë e re, e cila mobilizon të gjitha energjitë dhe nuk lë jashtë mobilizimit asnjë individë, e jo më fraksione, që e kapërcen PD dhe që shkon përtej, në gjithë shoqërinë shqiptare. Një lëvizje e gjerë popullore që të shndërrojë pakënaqësinë në energji ndryshimi. Ne nuk e bëmë dot në këto 8 vjet. Ne nuk mund të fshihemi duke anatemuar vetëm kundërshtarin. Kundërshtarin nuk e zgjedhim. Ne duhet të punojmë fort.

Ju keni shprehur ambicien për të kandiduar për kryetar të PD, sa të vështirë e shihni këtë?

Kadilli: Çdo ringritje është e vështirë dhe kam bindjen që do të gjej mirëkuptimin e demokratëve, së pari për një proces të gjerë konsultimi, bashkëbisedimi, për ta ringritur PD, jo thjesht si një forcë që synon me kalkulime për të ardhur në pushtet, por si forca më e votuar në vend, që të marrë përgjegjësitë e qeverisjes. Kjo forcë duhet t’i rikthehet asaj kulture opozitare që mobilizon cdo individ, cdo shtresë të shoqërisë dhe që siguron qeverisje të mirë, me integritet, larg cdo vesi të politikës së deri më sotme./VOA

Kadilli: Opozita duhet të riorganizohet që sot për të qenë gati që në shtator të fillojmë me një opozitë të re Read More »

Basha: ‘Kushdo se mendon se do të dorëzohemi. Nuk na njeh mirë’

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dhënë një deklaratë për mediat mbrëmjen e sotme, duke thënë se zgjedhjet e 25 prillit ishin një ma sakër elektorale.

Basha fajësoi kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama se ka përdorur para të pi sta për fushatë.

Basha tha nga selia e PD-së se formacioni që drejton është më i vendosur se kurrë që të vazhdojnë bet ejën.

“Këtë herë kjo nuk mjaftoi. Zgjedhjet nuk kishin të bënin me demokracinë. Hymë në beteje jo me një kundërshtar politik, por me një regjim që njëri gjithçka që të shkatërronte garën. Th yen kushtetutën. Dhjetra mijëra vota të pavlefshme, miliona euro të hedhura për të realizuar blerjen më të madhe të votës. Duke shk atërruar vullnetin e njerëzve. Përdorën milionat e koncesioneve, vodhën të dhënat e qytetarëve, kë rcënuan administratën. Bënë edhe më të madhe mas akrën elektorale. Edi Rama vazhdon që të bashkëpunojë hapur me përfaqësues të Kri mit, si Tom Doshi. Pavarësisht kësaj sollëm një arritje të madhe e të jashtëzakonshme. Ne u bëmë më të fortë. Jemi më të vendosur se kurrë. Jemi më të vendosur se kurrë. Kushdo se mendon se do të dorëzohemi. Nuk na njeh mirë. Do ta vazhdojmë betejën me gjithë fuqinë tonë. Do vazhdojmë për betejën. Mision ynë është më i madh se të gjithë.”, tha Basha.

Basha: ‘Kushdo se mendon se do të dorëzohemi. Nuk na njeh mirë’ Read More »

Rama: Fitorja me e madhe dhe më e bukur!

Kryeministri Edi Rama, ndodhet në shesh ashtu siç pati njoftuar në rrjetet sociale.

Në fjalën e tij, Rama shprehet se kjo është fitorja më e madhe dhe më e bukur.

Rama shprehet se pavarësisht, se pati shumë fleta të pavlefshme, Partia Socialiste ka thyer rekordin e vet.

“Fitorja me e madhe dhe më e bukur.

Edhe pse pati shumë fleta të pavlefshme, ne kemi thyer rekordin tonë.

Ky është rekord historik i kësaj skuadre të madhe”, shprehet Rama.

Kryeministri ka thënë më tej:

“Unë jam sot krenar si asnjëherë për ju, për çdo vajzë e djalë, grua e burrë, që u angazhua si patronazhistë, koordinatorë, drejtues, në këtë fushatë spektakolare dhe që dha më të mirën e vet për skuadrën tonë, kampione në fuqi. Por, më shumë se asnjëherë jam krenar për shqiptarët, njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, që me urtësi e vendosmëri, vendosën me votën e tyre në një moment kaq sfidues për Shqipërinë. Shqipëria votoi, Shqipëria vendosi, Shqipëria fitoi”, tha Rama./noa.al/

Rama: Fitorja me e madhe dhe më e bukur! Read More »

‘Këtu sot mungon dikush që punoi për këtë fitore, miku i shtrenjtë, Bashkim Fino. E imagjinoj këtu bashkë me ne, duke festuar për fitoren tonë të mrekullueshme’

Teksa foli nga sheshi “Skënderbej”, kryeministri Edi Rama kujtoi të ndjerin Bashkim Fino, që hu mbi jetën gjatë fushatës elektorale nga koronavirusi.

Rama tha se e imagjinon “këtu bashkë me ne, duke festuar për fitoren tonë të mrekullueshme”.

“Këtu sot mungon dikush që punoi për këtë fitore, miku i shtrenjtë, Bashkim Fino. E imagjinoj këtu bashkë me ne, duke festuar për fitoren tonë të mrekullueshme.

Por, u desh të ikte nga kjo botë, Bashkimi ynë i dashur, që të gjithë të bashkoheshin e të kujtoheshin se vd iq një shqiptar i mirë.

Ma llkimi i së shkuarës nuk na ka lejuar kurrë që në skenën e politikës të jemi bashkë në të gjallë”, tha Rama.

‘Këtu sot mungon dikush që punoi për këtë fitore, miku i shtrenjtë, Bashkim Fino. E imagjinoj këtu bashkë me ne, duke festuar për fitoren tonë të mrekullueshme’ Read More »

Rama mesazh pr ekës për nënën: ‘Kjo është fitorja ime e parë në mungesën e dikujt,më mungon t merrësisht nëna ime Aneta’

Kryeministri Edi Rama, duke folur nga sheshi “Skënderbej”, ka falenderuar mbështetësit për besimin që i dhanë për një mandate të tretë në krye të qeverisë.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri tha edhe disa fjalë emocionuese edhe për nënën e tij të ndjerë.

“Kjo është fitorja ime e parë në mungesën e dikujt që më ka ndenjur pranë, me dashuri pa kushte dhe përkujdesje të paepur.

Dikush që më mungon tm errësisht dhe që po shpresoj se më sheh nga aty lart (ngre sytë nga qielli dhe e puth) nëna ime Aneta.”, tha Rama.

Rama mesazh pr ekës për nënën: ‘Kjo është fitorja ime e parë në mungesën e dikujt,më mungon t merrësisht nëna ime Aneta’ Read More »

Rama mban fjalimin e fitores: ‘Kjo është fitorja më e vështirë, më e madhe dhe më e bukur e PS’

Kryeministri Edi Rama mbajti këtë pasdite fjalimin e fitores nga Sheshi Skënderbej, teksa tashmë numërimi i votave është drejt fundit dhe fituese ka dalë Partia Socialiste.

“Kjo është fitorja më e vështirë, më e madhe dhe më e bukur e PS. Me gjithë numrin marramendës të fletëve të pavlefshme, të atyre që kanë zgjedhur 12, por kanë gabuar me shenjën e preferencës, ne e kemi thyer rekordin tonë. Ky është rekordi historik i kësaj skuadre të madhe njerëzish të zakonshëm me fuqinë e jashtëzakonshme të ambicies për Shqipërinë dhe të një shpirti gare që nuk ka të dytë në këtë vend. Urime me gjithë shpirt dhe një përqafim të madh të gjithëve ju këtu dhe kudo.

Unë jam sot krenar si asnjëherë për ju, për cdo vajzë e djalë, grua e burrë, që u angazhua si patronazhist, koordinator, drejtues, në këtë fushatë spektakolare dhe që dha më të mirën e vet për skuadrën tonë, kampione në fuqi. Por, më shumë se asnjëherë jam krenar për shqiptarët, njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, që me urtësi e vendosmëri, vendosën me votën e tyre në një moment kaq sfidues për Shqipërinë. Shqipëria votoi, Shqipëria vendosi, Shqipëria fitoi”, tha Rama.

Rama mban fjalimin e fitores: ‘Kjo është fitorja më e vështirë, më e madhe dhe më e bukur e PS’ Read More »

Basha thërret në takim drejtuesit politikë të PD në qarqe/ Çfarë po ndodh?

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të zhvillojë pasditen e sotme një takime drejtuesit politikë të qarqeve.

Mësohet se takimi i kryedemokratit me drejtuesit e PD në qarqe do të zhvillohet në orën 18:30.

Nuk dihet ende çfarë do të diskutohet, por numërimi i kutive të votimit është drejt fundit dhe rezultatet e deritanishme nxjerrin fituese Partinë Socialiste.

Basha thërret në takim drejtuesit politikë të PD në qarqe/ Çfarë po ndodh? Read More »