Aktualitet

Nga Luljeta Bozo tek 22-vjeçarja Andia Ulliri, ja kush janë deputetet që do i shohim në Parlament

45 deputete do të jenë në parlamentin e ri, nga Luljeta Bozo tek deputetja me e re 22-vjeçarja Andia Ulliri.

Deputetja më e votuar për Partinë Socialiste ishte ministrja e Infrasktrukturës Belinda Balluku, ndjekur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Ndërsa nga ana e Partisë Demokratike, deputetja më e votuar ishte Grida Duma e ndjekur nga Oriola Pampuri.

Deputetet e Partisë Socialiste:

1.Luljeta Bozo

2.Najada Çomo

3.Ogerta Manastriliu

4.Etilda Gjonaj

5.Elisa Spiropali

6.Belinda Balluku

7.Ermonela Valikaj

8.Klotilda Bushka

9.Milva Ikonomi

10.Klodiana Spahiu

11.Edona Bilali

12.Gerta Duraku

13.Aurora Mara

14.Lindita Nikolla

15.Shpresa Marnoj

16.Evis Kushi

17.Desantila Tahiraj

18.Lindita Buxheli

19.Antoneta Dhima

20.Tatiana Piro

21.Hatixhe Konomi

22.Enslemvera Zake

23.Blerina Gjylameti

24.Olta Xhaçka

25.Mirela Kumbaro

25.Pranvera Resulaj

26.Anila Denaj

Deputetet e Partisë Demokratike:

27.Emilja Koliqi

28.Greta Bardeli

29.Lindita Metaliaj

30.Dhurata Çupi

31.Merita Bakiu

32.Andia Ulliri

33.Jorida Tabaku

34.Albana Vokshi

35.Grida Duma

36.Mesila Doda

37.Orjola Pampuri

38.Flutura Açka

39.Zheni Gjergji

40.Eralda Tase

41.Ilda Dhori

42.Sorina Koti

43.Ina Zhupa

Deputetet e Lëvizjes Socialiste për Integrim:

44.Monika Kryemadhi

45.Erisa Xhixho

Nga Luljeta Bozo tek 22-vjeçarja Andia Ulliri, ja kush janë deputetet që do i shohim në Parlament Read More »

Ja kur hapet Greqia për shqiptarët, gazetari jep lajmin e madh

Në një lidhje direkte për “Wake Up”, gazetari i Top Channel, Artur Bibe dha një lajm të mirë për shqiptarët.

Ai tha se deri më 29 maj Greqia do hapë të gjitha doganat.

“Kapshticën nuk e mby llën grekët, por shqiptarët me testet e falsifikuara që bënin.
Doganat sipas informacioneve të mia dhe janë shumë të sigurta, deri në 29 maj do jenë hapur të gjitha doganat më Greqinë.
Më herët do të fillojnë punonjësit sezonal, ma merr mendja nga java tjetër”, tha Bibe.

Ja kur hapet Greqia për shqiptarët, gazetari jep lajmin e madh Read More »

A ja pati me ‘hile’ partia Majkos?/ Reagon Majko pas zgjedhjeve: ’19-ta kërkon leje për tu ulur në aeroport’

Ish-kryeministri Pandeli Majko, i cili kandidonte për deputet në qarkun e Tiranës, ku PS mori 18 mandate, mbeti jashtë Kuvendit.

Majko ka reaguar në lidhje me zgjedhjet duke thënë se fushatën për numrin e tij personal e kaloi në plan të dytë. Ai thotë se “rezultati nuk është një përrallë që e mposht me logjikë.”

Nuk hezitoi që të përmendte një shprehje të babait për faktin se PS nuk arriti të siguronte 19 mandate në Tiranë, duke thënë: “Siç do të thoshte im atë ndjesë pastë, 19-ta kërkon leje për t’u ulur në aeroport!”

Reagimi i plotë i Majkos:

Miq, megjithëse matematika më rendit në 10 kandidaturat e votuara në qarkun e Tiranës, në zgjedhjet e 25 prillit, unë nuk do të jem deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Sistemi elektoral është ky që kemi pranuar. Përvoja më ka mësuar se duhet të jesh i gatshëm të shohësh atë që ekziston.

Isha i bindur se do ti fitonim 19 mandate në Tiranë. Ndaj fushatën për numrin tim personal 19 e kalova në plan të dytë. Edhe për këtë arsye, rezultati nuk është një përrallë që e mposht me logjikë. Ju falenderoj që votuat për numrin 12, Partinë Socialiste! Sic do të thoshte im atë ndjesë pastë,… “19-ta kërkon leje për tu ulur në aeroport!” Ju jam mirënjohës që më bëtë ky që jam. Shpresoj tu kem dhënë “everything”! Mirupafshim! Pandi Tiranë 30 Prill 2021.

/NOA.al

A ja pati me ‘hile’ partia Majkos?/ Reagon Majko pas zgjedhjeve: ’19-ta kërkon leje për tu ulur në aeroport’ Read More »

Mori vetëm 228 vota, Nard Ndoka merr vendimin ekstrem

Nard Ndoka mori një rezultat zhgënjyer në Shkodër, me vetëm 228 vota.

Ai nuk do të jetë pjesë e parlamenti, pasi nuk theu dot herësin dhe as nuk ishte në “zonën” e sigurtë në listën e PD.

Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka konfirmoi në Top Talk në Top Channel se nuk do të udhëheqë më partinë pas shtatorit, kur të mblidhet kongresi.

Ndoka tregon se ndër arsyet kryesore të këtij vendimi ishte bashkëpunimi me kreun e Partisë Demokratike. “Unë e konsideroj mision të mbyllur, pasi i besova verbërisht Bashës. Edhe nëse opozita do të ishte fituese, prapë do ta bëja. Në shtator-tetor do mblidhet kongresi dhe do të zgjidhet kryetari i ri”.

Ai thotë se nuk ia fal vetes që bëri koalicion me Bashën. “I besova të ardhmen e PDK-së Bashës dhe kjo është e pafalshme për mua. Faji është imi, sepse i besova verbërisht Lulzim Bashës“.

I pyetur nga gazetari Denis Dyrnjaja, nëse do të pranonte marrëveshjen me PD, po të kthehej pas në kohë, përgjigjet: “Jo, nuk do ta bëja, nuk do t’i besoja, do të ishte e pafalshme“.

Mori vetëm 228 vota, Nard Ndoka merr vendimin ekstrem Read More »

Gj ykata e Hagës merr vendimin për Thaçin,Veselin,Selimin dhe Krasniqin

Paneli i Gjy katës së Apelit ka hedhur poshtë kërkesën e mbrojtjes të ish-pjesëtarëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, për lirim të përkohshëm.

Një gjë e tillë është bërë e ditur përmes një komunikate për medie në faqen zyrtare të Dhomave Speciale, duke thënë se kërkesa është refuzuar në tërësi dhe se Veseli ka kohë prej 10 ditësh ta publikojë të redaktuar të replikës ndaj këtij vendimi, shkruan Gazeta Express.

“Të premten më 30 prill 2021, paneli i Gjykatës së Apelit nxori katër vendime me të cilat hodhi poshtë apelet e parashtruara nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi kundër katër vendimeve përkatëse të Gjykatësit të Procedurës Paraprake me të cilat ai refuzoi kërkesat e tyre fillestare për lirim të përkohshëm”, thuhet në njoftim.

“Trupi gjykues i Gjykatës së Apelit e mohon ankesën në tërësi dhe urdhëron Veselin që të paraqes një version publik të redaktuar të replikës përbrenda 10 ditëve”, thuhet më tej.

Gj ykata e Hagës merr vendimin për Thaçin,Veselin,Selimin dhe Krasniqin Read More »

Pas marrëveshjes me PD, pendohet aleati: Një dështim, fajësoj veten që i besova verbërisht Bashës

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, i cili nuk arriti të merrte mandatin e deputetit, ditën e sotme u shpreh se është penduar për koalicionin me Partinë Demokratike.

Ndoka tha në “Top Talk” se koalicioni i Partisë Demokratike ishte një dë shtim, pasi Lulzim Basha u fokusua më tepër te kompania që e këshillonte se sa te aleatët e tij.

“Unë jam përpjekur në mënyrë maksimale të bëj fushatë për opozitën. Por, ka pasur dhe një problem. Koalicioni nuk ka qenë funksional. Basha u foksusua më tepër te kompania që e këshillonte se sa të takohej te aleatët”, tha Ndoka.

I pyetur nëse fajëson më shumë veten apo Bashën, kryedemokristiani u shpreh se fajëson veten që besoi verbërisht te kryetari i PD-së.

“Faji fillon nga vetja. Fajësoj veten që besova verbërisht te Basha. Shifrat dhe kompania që kishte Basha rreth vetes e kaloi lidershipin. Ajo kompani që e këshillonte, nuk e di realitetin shqiptar, atë e dimë ne. Sondazhet e nxirrnin mbi 78 mandate. Ne kishim realitet tjetër, që Basha po ecte në fushë të gabuar”, u shpreh Nard Ndoka.

Pas marrëveshjes me PD, pendohet aleati: Një dështim, fajësoj veten që i besova verbërisht Bashës Read More »

Kush janë 140 deputetët që do të ulen në karriget e Parlamentit të ri të Shqipërisë (emrat)

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, pak më parë, shpalli mbylljen e procesit të numërimit të votave preferenciale të kandidatëve për secilin subjekt politik. Kështu tregoi edhe kush janë 140 politikanët që kanë arritur të marrin një mandat deputeti dhe që do të futen në Parlamentin e ri të Shqipërisë.

Tiranë

PS- Luljeta Bozo, Najada Çomo, Fatmir Xhafaj, Ogerta Manastirliu, Arben Ahmetaj, Ulsi Manja, Etilda Gjonaj, Arben Pëllumbi, Elisa Spiropali, Belinda Balluku, Toni Gogu, Etjen Xhafaj, Ermonela Valikaj, Xhemal Qefalia, Ornaldo Rakipi, Klotilda Bushka, Alqi Bllako, Eduard Shalsi.

PD- Lulzim Basha, Jorida Tabaku, Alfred Rushaj, Albana Vokshi, Sali Berisha, Agron Shehaj, Fatmir Mediu, Grida Duma, Shpëtim Idrizi, Belind Këlliçi, Vangjel Dule, Mesila Doda, Dashamir Shehi, Flamur Noka, Orjola Pampuri.

PSD- Tom Doshi

LSI- Monika Kryemadhi, Erisa Xhixho

Durrës

PS- Milva Ekonomi, Alban Xhelili, Jurgis Çyrbja, Klodiana Spahiu, Ilir Ndraxhi, Rrahman Rraja, Lefter Koka.

PD- Edi Paloka, Agron Duka, Merita Bakiu, Oerd Bylykbashi, Ferdinant Xhaferaj, Andia Ulliri

Elbasan

PS- Evis Kushi, Klevis Xhoxhi, Besion Ajazi, Dasantila Tahiraj, Saimir Hasalla, Florenc Spaho, Luan Duzha, Taulant Balla

PD- Gazment Bardhi, Flutura Açka, Lefter Gështenja, Dashnor Sula, Luçiano Boçi, Zheni Gjergji

Fier

PS- Erion Braçe, Petro Koçi, Lindita Buxheli, Baftjar Zeqaj, Antoneta Dhima, Bujar Çela, Ismet Beqiraj, Tatiana Piro, Gramoz Ruçi

PD- Enkelejd Alibeaj, Eralda Bano(Tase), Saimir Korreshi, Luan Baçi, Nustret Avdulla, Ilda Dhori

LSI- Monika Kryemadhi

Shkodër

PD- Helidon Bushati, Emilja Koliqi, Ramadan Likaj,

Greta Bardeli, Zef Hila

PS- Edona Bilali, Paulin Sterkaj, Benet Beci

PSD – Tom Doshi, Gledis Çeliku

LSI- Agron Çela

Lezhë

PD- Mark Marku, Agron Gjekmarkaj, Lindita Metaliaj, Kastriot Piroli

PS- Lindita Nikolla, Eduard Ndreca, Shpresa Marnoj

Dibër

PD- Xhelal Mziu, Kreshnik Çollaku, Dhurata Tyli(Çupi)

PS- Lavdrim Krrashi, Aurora Mara

Kukës

PD- Flamur Hoxha, Isuf Çelaj

PS- Gerta Duraku

Gjirokastër

PS- Mirela Kumbaro (Furxhi), Laert Duraj, Bledar Çuçi

PD- Tritan Shehu

Berat

PS- Hatixhe Konomi, Bardhyl Kollçaku, Fadil Nasufi, Nasip Naço, Blendi Klosi

PD- Tomor Alizoti, Kasëm Mahmutaj

Vlorë

PS- Pranvera Resulaj, Anduel Tahiraj, Vullnet Sinaj, Anila Denaj, Niko Kuri, Ilir Metaj, Damian Gjiknuri, Edi Rama

PD- Bujar Leskaj, Ina Zhupa, Fation Veizaj, Arbi Agalliu

Korçë

PS- Enslemvera Zake, Blerina Gjylameti, Ilirian Pendavinji, Ilir Topi, Olta Xhaçka, Niko Peleshi

PD- Edmond Spaho, Sorina Koti, Ervin Salianji, Bledjon Nallbati, Seladin Jakupllari

Kush janë 140 deputetët që do të ulen në karriget e Parlamentit të ri të Shqipërisë (emrat) Read More »

Sh frenon gojën Andi Bushati nnë parlament emision: ‘Përse duhet të shkoj opozita në parlament, t’i bëjë go jore Edi Ramës’

Analisti Andi Bushati duket se është tepër skeptik për fitoren e PS dhe për qeverisjen nga Edi Rama për 4 vitet e ardhshme pasi fitoi zgjedhjet e 25 prillit.

Bushati ka shpë rthyer në emisionin OPEN, ndërsa po komentonte rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit.

Ai tha se pavarësisht gabimeve të opozitës, nuk ka asnjë kusur që të Shqipëria të ketë SPAK-un, për punonjësit e të cilit thotë se punojnë si le cka pastruese e këpucëve të Ramës.

“Salianji thotë jemi vje dhur. E zëmë se PD i ka hequr të gjitha dhe këto zgjedhje nuk i vodhi askush dhe këto zgjedhje i fitoi Rilindja. Po ç’kusur kam, pavarësisht gabimeve tr ashanike të PD, të kem një SPAK që punon si lecka pastruese e këpucëve të Edi Ramës. Në qendër të shqetësimit të një media publike është fati i qytetarit, me fatin e PD fshij këpucët dhe eci përpara. Edhe kur flasim për opozitën, flasim se sa mund të japin zgjidhje për problemet e qytetarit” tha Bushati.

Bushati i kërkoi opozitës që të mos futet në parlament ‘derisa të nxjerrë të gjitha faktet dhe të zbardhet e gjithë skema e pushtetit për man ipulimin e këtyre zgjedhjeve’.

Pjesa nga de bati:

Dritan Hila: A vr itet njeriu për kartat?

Andi Bushati: Kjo është pyetje me vend. Unë e kam thënë që atë njeri e vr au Taulant Balla me Edi Ramën sepse ai njeri duhet të ishte në bu rg që atë ditë në 14 mars me gjërat që bëri dhe do i shpëtonin jetën.

Dritan Hila: Unë kam info që ishte opozita që e kërkoi she rrin.

Andi Bushati: PD duhet që të mos shkojë në parlament derisa të nxjerrë të gjitha faktet dhe të zbardhet e gjithë skema e pushtetit për manipulimin e këtyre zgjedhjeve. Duhet të ndërpresi komunikimin me çdo ambasador të pa guar që janë të pa guar nga Edi Rama dhe sa herë bën një status Sali Berisha i çon Rama këta ambasadorë t’i bëjnë presion Lulzim Bashës.

Eni Vasili: Prova?

Andi Bushati: Çfarë provash do më? Unë t’i dhashë. Kur kapet drejtori i po licisë së shtetit duke gënjyer për provat në mbrojtje të kam ikazëve të PS, s’ka nevojë për provë tjetër. Gjithë pol icia është vënë në dispozicion të Taulant Ballës. Nëse Gjinushi nuk merr dot asnjë vote,Tom Doshi merr 3 mandate, nëse babai i merr votat si çam dhe djali i tij i merr si tirons në Tiranë, këtu është hedhur lekë. Duhet të mos shkojnë në parlament.

Eni Vasili: E ka provuar njëherë PD të bra ktisë parlamentin.

Andi Bushati: Po përse duhet të shkoj? T’i bëjë go jore Edi Ramës në parlament? Më pl asi mua se çfarë do të bëjë PD-ja. Ne kemi këtu një njeri që po na përdh unon të gjithëve.

Sh frenon gojën Andi Bushati nnë parlament emision: ‘Përse duhet të shkoj opozita në parlament, t’i bëjë go jore Edi Ramës’ Read More »