Aktualitet

Ambasadorja Yuri Kim takim me Ramën në Kryeministri

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka shkuar këtë paradite në Kryeministri.

Nuk dihet ende nëse ambasadorja Kim po zhvillon takim me kryeministrin Edi Rama.

Ky takim i ambasadores në Kryeministri vjen pak ditë pas zgjedhjeve të 25 prillit, kur kryeministri Rama fitoi mandatin e tretë.

Ndërsa një ditë më parë, ambasadorja Kim, DASH dhe ambasadorë të tjerë në vendin tonë reaguan për zgjedhjet, duke i uruar Ramës fitoren dhe duke përgëzuar Lulzim Bashën për fushatën e fortë, si dhe duke kërkuar bashkëpunim mes tyre në vijim./NOA.al

Ambasadorja Yuri Kim takim me Ramën në Kryeministri Read More »

Albin Kurti uron Ramën për fitoren: ‘Kosova nuk mundet pa Shqipërinë e Shqipëria nuk mundet pa Kosovën, të punojmë së bashku si shqiptarë’

Kryeministri Edi Rama ka marrë një urim për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Kurti shkruan se Kosova nuk mundet pa Shqipërinë e Shqipëria nuk mundet pa Kosovën.

Kurti shton dhe uron që së bashku me kryeministrin Rama, si shqiptarë, të shtojnë bashkëveprimin mes vendeve në të gjithë sektorët.

“Sipas rezultateve paraprake të shpallura nga KQZ në Republikën e Shqipërisë, Partia Socialiste dhe kryeministri Edi Rama ka fituar zgjedhjet parlamentare. Kosova nuk mundet pa Shqipërinë e Shqipëria nuk mundet pa Kosovën, prandaj e përgëzoj kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën për rezultatet, dhe uroj që së bashku, si shqiptarë, të shtojmë bashkëveprimin mes nesh në të gjithë sektorët, si dhe t’i afrojmë standardet evropiane sa i përket demokracisë, zhvillimit ekonomik, drejtësisë e mirëqenies. Njëkohësisht uroj që institucionet në Shqipëri të sqarojnë çdo paqartësi në lidhje me procesin zgjedhor që askujt të mos i preket e drejta e votës, mbi të cilën themelohet demokracia përfaqësuese. Këto janë pritshmëritë e shqiptarëve, andaj, të punojmë së bashku”, shkruan Albin Kurti./noa.al/

Albin Kurti uron Ramën për fitoren: ‘Kosova nuk mundet pa Shqipërinë e Shqipëria nuk mundet pa Kosovën, të punojmë së bashku si shqiptarë’ Read More »

Rama tregon si e parashikoi rezultatin e zgjedhjeve para 25 prillit

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në “Facebook”, e cila është realizuar gjatë fushatës elektorale.

Në video, Rama shfaqet me disa qytetarë, kryesisht të moshuar, me të cilët ndërton hartën, që sipas parashikimit të tij, do të nxjerrë fituese Partinë Socialiste.

Siç mund të shihet në video, teksa kryeministri iu shpjegon qytetarëve se si do të veprohet për zgjedhjet e 25 prillit, ai thekson se në fund parashikimi është se PS merr 74 deri në 78 mandate.

Ky parashikimi i Ramës doli i vërtetë, pasi ditën e sotme u mbyll totalisht procesi i numërimit të votave në mbarë vendin, dhe PS mori 74 mandate.

 

ë

Rama tregon si e parashikoi rezultatin e zgjedhjeve para 25 prillit Read More »

Kreu i KQZ-së tregon sa ishte pjesëmarrja në zgjedhje, votuan më shumë burra

Nuk ka më dyshime, në zgjedhjet e së dielës morën pjesë 46.32 e qytetarëve me të drejtë vote.

Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, tha se në këto zgjedhje kanë votuar më shumë burra.

Në përqindje, nga totali i votuesve, 47.66% është pjesëmarrja e grave dhe 62.34% burra.

Ndërkohë, sa i përket procesit të numërimit të votave për kandidatë, Celibashi u shpreh se deri tani ka përfunduar numërimi në 37 vende të numërimit të votave.

“Deri në orën 14:00 ka përfunduar numërimi për kandidatët për 37 VNV. Është drejt përfundimit ky proces për 14 VNV.

Janë raportuar problematika në disa VNV, ku anëtarë të grupeve të numërimit duket që nuk janë duke i ndjekur ato procedura në lidhje e vlerësimin e fletëve të votimit.

Kemi dërguar në këto VNV përfaqësues të KQZ për të bërë qartësimet e duhura kur ka qenë rasti”.

I pyetur për problematikat në këto qendra numërimi, Celibashi tha se kanë qenë të ndryshme.

“Një nga problematikat që kemi patur më së shumti është tentativa për të rivlerësuar fletët e votimit, sidomos për ato të pavlefshme.

Për këto fletë votimi KQZ ka disponuar sigurimin e tyre në një zarf të veçantë dhe të mos i nënshtrohet rinumërimit në një fazë të dytë”, u shpreh ai. /noa.al/

Kreu i KQZ-së tregon sa ishte pjesëmarrja në zgjedhje, votuan më shumë burra Read More »

SHBA: ‘Ne e përgëzojmë popullin shqiptar, i cili foli qartë’

Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka përgëzuar shqiptarët për zgjedhjet dhe shpreson në vazhdimin e partneritetit me Kryeministrin Rama.
Ned Price, një zyrtar i lartë i Qeverisë amerikane, përgëzon po ashtu edhe opozitën për fushatën e fortë që bëri.

“Sh.B.A përgëzon popullin e Shqipërisë për zgjedhjet e tyre të fundit. Ne shpresojmë të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Kryeministrin Rama dhe të përgëzojmë fushatën e fortë të opozitës. Respektimi i rezultateve të zgjedhjeve legjitime forcon demokracinë e Shqipërisë”, shkruan Price.

Një përgëzim për fitoren, Kryeministri mori edhe nga ambasadorja Juri Kim, e cila ripostoi statusin e Red Price.

Zonja Kim shkruan po ashtu se fushata e Lulzim Bashës frymëzoi shpresë.

“Ne e përgëzojmë Kryeministrin Edi Rama dhe Partinë Socialiste në fitoren e tyre elektorale. Ne gjithashtu përgëzojmë Kryetarin e PD-së Lulzim Basha për udhëheqjen e një fushate të fortë që u dha zë shumëkujt dhe frymëzoi shpresë. Më e rëndësishmja, ne e përgëzojmë popullin shqiptar, i cili foli qartë.

Duke njohur rezultatet e këtyre zgjedhjeve dhe duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin, udhëheqësit do të veprojnë me përgjegjësi për të mirën e popullit shqiptar. Ne shpresojmë të punojmë me Shqipërinë për të forcuar më tej bashkëpunimin mbi demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin”, shkruan Kim.

Po ashtu diplomatja evidenton raportin e OSBE/ODIHR, gjetjet e të cilit duhet të shërbejnë për të përmirësuar zgjedhjet e ardhshme. /noa.al/

SHBA: ‘Ne e përgëzojmë popullin shqiptar, i cili foli qartë’ Read More »

Ja kush e zë vendin e të ndjerit Bashkim Fino

Ndarja nga jeta e Bashkim Finos ishte ndër ato momente kur si rrallë herë politika u bashkua.

I nd jeri Fino renditej i katërti në listën për deputetë në qarkun e Fierit.

Dhe me ndarjen e tij nga jeta, vendin e zë Gramoz Ruçi, pas Partia Socialiste mori 9 mandate në këtë qark.

Deputeti socialist u n da nga jeta në moshën 59-vjeçare, i prekur me koronavirus.

Bashkim Fino u përmend edhe në fjalimin e parë të Kryeministrit Rama pas fitores në zgjedhjet e ditës së dielë. /noa.al/

Ja kush e zë vendin e të ndjerit Bashkim Fino Read More »

Kryemadji: ‘Ju falënderoj për suportin që ju keni dhënë kandidatëve të LSI dhe LSI’

Kryetarja e LSi, Kryemadhi ka pranuar hu mbjen e zgjedhjeve të 25 prillit duke uruar oligarkët, ba ndat dhe Presidentin Vuçiç për sondazhet e sakta.

Kryemadhi thotë se nga 81 mojë vota të pavlefshme, 70% ishin të LSI. Ajo thotë se fituesit e vërtetë të zgjedhjeve dhe të parët që duhen uruar janë oligarkët dhe ba ndat.

”Të dashur miq, ju falënderoj për suportin që ju keni dhënë kandidatëve të LSi dhe LSI.

Dua të uroj fitoren e oligarkëve dhe ba ndave, janë fituesi e vërtetë të zgjedhjeve, të parët që duhen uruar.

Së dyti uroj Presidentin Vuçiç për sondazhet e sakta për zgje dhjet në Shqipëri.

Sot u mbyllën rezultatet të zgjedhjeve për mandatet, dua të falënderoj 107 mijë votuesit e e LSI, dua të falënderoj 81mijë votuesit, ku 70% e tyre janë të LSI.”- tha Kryemadhi.

Kryemadji: ‘Ju falënderoj për suportin që ju keni dhënë kandidatëve të LSI dhe LSI’ Read More »

Kryesia e PD ngre krye kundër Bashës: ‘Largohu, je një histori dë shtimi’

Dhjetë anëtarë të Kryesisë së Partisë Demokratike kanë kërkuar dorëheqjen e menjëhershme dhe të parevokueshme të kreut të saj, Lulzim Basha.

Me anë të një deklarate për shtyp, 10 anëtarët theksojnë se Basha është përgjegjësi kryesor për hum bjen e zgjedhjeve të 25 prillit dhe shtojnë se “me Lulzim Bashën në krye të PD-së, historia e këtyre tetë viteve të fundit është një histori dë shtimesh të Partisë Demokratike”.

Deklarata e plotë:

Ne, një grup anëtarësh të Partisë Demokratike, anëtarë të Kryesisë, të Këshillit Kombëtar, anëtarë të Forumit Rinor, studentë të dhjetorit 1990, themelues të PDSH-së, simpatizantë të së djathtës shqiptare, ndihemi të tr onditur nga humbja e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Shqipëria erdhi në këto zgjedhje pas një periudhe 8-vjeçare të një qeverisjeje të korr uptuar, të kr iminalizuar dhe klienteliste, që e ka çuar vendin në var fëri të tejskajshme, bra ktisje masive, dhe në hu mbjen e shpresës. Fitorja në zgjedhje ishin mundësia e vetme për një të ardhme të ndryshme, prandaj këto zgjedhje nuk mund e nuk duhet të hu mbnin. Qytetarët e këtij vendi, zgjedhësit, anëtarët e partisë e kanë mbështetur partinë në protesta e kudo, por pakënaqësia e përgjithshme dhe kjo mbështetje nuk u kapitalizuan me fitoren në zgjedhje.

Hu mbja e zgjedhjeve të 25 prillit 2021 nga Partia Demokratike ka përgjegjësit e saj e në rradhë të parë kryetarin Z. Lulzim Basha! Ai, ndër të tjera, ka shuar ëndrrën për demokraci të qindra mijëra shqiptarëve, duke hu mbur dy palë zgjedhje të përgjithshme, duke dorëzuar pushtetin qëndror, pushtetin vendor dhe opozitarizmin në dorën e Edi Ramës.

Partia Demokratike ka shembuj të një sjelljeje politike e qytetare në rastin e hu mbjes së zgjedhjeve në rrethana normale siç ishin ato të vitit 2013-të pas tetë vitesh qeverisjeje, kur kryetari i partisë Sali Berisha dhe drejtues të tjerë të lartë të saj morën përgjegjësinë dhe dhanë dorëheqjen për t’i hapur rrugën ristrukturimit të partisë e zgjedhjes së një drejtimi të ri për bërë një opozitë të denjë për historinë e saj dhe për ta çuar në fitore.

Por, z. Lulzim Basha, që prej vitit 2013, kur mori drejtimin e partisë, e ka drejtuar atë pa profesionalizëm dhe pa dinjitetin e nevojshëm institucional. Ai është përgjegjësi i drejtpërdrejtë i mpakjes dhe, shpesh, edhe i shuarjes në mënyrë arbitrare të shumë strukturave të partisë, të largimit të shumë anëtarëve, themeluesve, dhjetoristëve, kontributorëve më të denjë, të shtyllës së saj kurrizore, të çdo individi dhe zëri të lirë, që nuk binte dakord me këtë mënyrë drejtimi të Partisë Demokratike, duke mos lënë mundësinë për asnjë forum të hapur dhe duke el eminuar demokracinë e brendëshme në Parti.

Me Lulzim Bashën në krye të PD-së historia e këtyre tetë viteve të fundit është një histori dështimesh të Partisë Demokratike. Me pa ftësinë, me veprime të gabuara dhe pa një strategji politike, procesin e përzgjedhjes së kandidatëve, me spastrimet e filluara në 2014-tën dhe të përsëritura periodikisht, me mungesën e plotë të respektit për organet e brendshme të partisë dhe për votën e anëtarëve të saj, Lulzim Basha i shërbeu hu mbjes së fundit.

Pas marrëveshjes së errëte të pasqaruar të 17 majit 2017, marrëveshje e pakëshilluar me forumet e partisë, si dhe pas humbjes së zgjedhjeve të po atij viti në bashkëpunim e bashkëfajësi me Edi Ramën, ai u rizgjodh në krye të Partisë Demokratike nëpërmjet një procesi jo-transparent dhe mjaft të diskutueshëm. Megjithatë, anëtarët dhe mbështetësit e Partisë Demokratike vunë përpara interesat e vendit për të mundësuar një qeverisje të djathtë që do të sillte një ndryshim rrënjësor të sistemit të kalbur qeverisës së vendit dhe pranuan vendimin e Z. Basha dhe të grupit të tij të ngushtë për t’u provuar përsëri nga vota e popullit.

Në çdo vend demokratik, është pikërisht opozita ajo që ngjall shpresë dhe sjell ndryshimin, por, sërisht dhe fatkeqësisht, Lulzim Bashaia humbi vendit mundësinë e një ndryshimi thelbësor dhe rrënjësor, ia humbi edhe një herë tjetër PD-së mundësinë për të drejtuar popullin drejt një të ardhme europiane, të drejtë dhe të ndershme.

Për këto arsye dhe shumë të tjera, ne, kërkojmë dorëh eqjen e menjëherëshme dhe të parevokueshme të Kryetarit të Partisë Demokratike Z. Lulzim Basha, të Sekretarit të Përgjithshëm të PDSH-sëe të nën-Kryetarëve. Ne kërkojmë mbledhjen urgjente të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, me qëllim hapjen e rrugës për të nisur një proces rrënjësor reflektimi dhe analize, të domosdoshëm dhe jetësorë për Partinë, proçes, i cili të mundësojë zgjedhje të jashtëzakonshme, me një garë të drejtë, të hapur e demokratike për strukturate reja drejtuese të Partisë, bazuar në modelet më të mira të partive tona simotra të së djathtës klasike. Partia Demokratike duhet të kthejë demokracinë në strukturat e saj, fjalën e lirë, konkurueshmërinë, vendimin kolegjial dhe garën e pastër e të pakompromentuar.

Përgatitja e një reformimi ideologjik të djathtë, të orientuar nga liria e individit, familja, tregu, prona, shoqëria, autonomia lokale, partiake dhe qeverisëse; kthimi në shtyllat e funksionimit tonë që prej themelimit, rishikimi i menëjhershëm i një programi dhe strategjie të fortë dhe të paepur opozitare, duke bashkuar Partinë Demokratike dhe duke ftuar në parti çdo kontribut qëllimisht apo fatk eqësisht të hu mbur ndër vite, por edhe çdo prurje të re, janë parimet bazë që ne duhet të nisemi për të khyer Partinë Demokratike në rrënjët e saj. Kjo do të jetë e vetmja mundësi për t’i bërë ballë, në një kohësa mëtë shkurtër, qeverisjes të korruptuar dhe vr astare të fateve të shqiptarëve dhe Shqipërisë nga mungesa e një alternative reale të djathtë.

I bëjmë thirrje gjithë anëtarësisë së Partisë Demokratike ti bashkohet kësaj thirrje.

Edith Harxhi

Endira Bushati

Bujar Nishani

Ibsen Elezi

Bislim Ahmetaj

Arben Imami

Arben Ristani

Edvin Kulluri

Pirro Ahmetaj

Endrit Hoxha.

Kryesia e PD ngre krye kundër Bashës: ‘Largohu, je një histori dë shtimi’ Read More »