Partia Socialiste ka konkretizuar nismën për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Mësohet se PS ka mbledhur deri më tani 47 firma për shkarkimin e Metës.
Pritet që kjo nismë e socialistëve të futet në kalendarin e punës së Kuvendit. Ndërkohë, sot do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve për të miratuar kalendarin 3-mujor të Kuvendit.
Gjithashtu, Konferenca e Kryetarëve do të miratojë programin 3-javor të punimeve të Kuvendit. Kujtojmë se nisma për shkarkimin e Presidentit Meta nisi pas fitores së PS në zgjedhjet e 25 prillit.
Vetë Kreu i Shtetit deklaroi gjatë fushatës elektorale se nëse PS fitonte zgjedhjet pa vj edhje votash, do të jepte dorëheqjen nga posti i Presidentit. Pas zgjedhjeve, Meta nuk dha dorëheqjen, por kërkoi të he tohen mbi 83 mijë votat e pavlefshme./NOA.al
Presidenti Ilir Meta ka reaguar për nismën e shk arkimit të iniciuar nga PS duke e cilësuar si ‘sh ashkë’.
Meta thotë se momentalisht të gjithë duhet të përqëndrohen tek përmbyllja e procesit zgjedhor pasi asgjë s’ka përfunduar.
Ditën e sotme PS me 50 firma konkretizoi nismën për shkarkimin e Presidentit për shkelje kushtetuese para dhe gjatë fushatës zgjedhore. Ndërkohë Meta kërkon që të he tohen kri met zgjedhore.
STATUSI NGA ILIR META
Të përqëndrohemi në mbylljen e procesit zgjedhor. Asgjë nuk ka përfunduar!
Të vazhdojë administrimi i çdo kontestimi dhe ankese deri në rinumërimin e votës së fundit.
Detyrë e të gjithë subjekteve të ndjekin procesin deri në fund.
Mos u merrni me “sha shka”, por me he timin e kr imeve zgjedhore!
Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur aku zave të opozitës në lidhje me shitblerje të votave në zgjedhjet e 25 prillit.
Në një intervistë për gazetën italiane ”La Repubblica”, kreu i qeverisë tha se këto janë zgjedhjet e pesta radhazi që opozita humb dhe duhet të reflektojë e jo të merret me akuza kundër PS.
”Fatkeqësisht, opozita nuk është në gjendje të dalë nga ky qëndrim, që e bën që ajo të humbë zgjedhje pas zgjedhjesh. Janë zgjedhjet e pesta radhazi dhe ata ende nuk arrijnë të kuptojnë: Në vend që të reflektojnë mbi veten e tyre, ata përqendrohen në konfrontim dhe akuza kundër nesh. Dhe përsëri humbin. Sidoqoftë, këto zgjedhje japin një mesazh: kur e majta moderne është e organizuar mirë, është po aq e pamposhtur sa Interi i Mourinhos”.
I pyetur nëse do të qeverisë me mbështetjen e socialdemokratëve të Tom Doshit, i regjistruar në listën e zezë të SHBA-së për korrupsion, Rama pranon që kjo ishte fitorja më e vështirë, por shtoi se ka fituar shumicë absolute dhe nuk ka nevojë për mbështetje.
”Hera e tretë ishte më e vështira, por është edhe më e bukura. Ne kemi fituar një shumicë absolute, kështu që nuk kemi nevojë për mbështetje. Ndoshta mund të kishim një diferencë më të madhe, por këtë herë Shqipëria votoi me një sistem të ri zgjedhor, me lista dhe preferenca gjysmë të hapura dhe kishte shumë vota të pavlefshme. Shumë njerëz nuk kuptuan se si të votonin, ata na zgjodhën ne si parti, por u dhanë përparësi kandidatëve të tjerë dhe vota iu quajt e pavlefshme”, thotë Rama.
Gjatë intervistës me gazetarin Paolo Brera për ”La Repubblica”, Rama foli edhe për prioritetet e mandatit të tretë, një ndër to edhe revolucioni digjital dhe mësimi i anglishtes që në klasë të parë.
Astrit Patozi jep dorëheqjen nga drejtimi i Bindjes Demokratike vetëm pak ditë pas zgjedhjeve të 25 prillit.
Që në fillim të statusit në Facebook, Patozi shkruan se merr përgjegjësitë personale për mosarritjen e objektivave.
“Duke falenderuar edhe një herë kandidatët, mbështetësit dhe të gjithë votuesit e Bindjes Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit, kam vendosur të marrë të gjitha përgjegjësitë për mosarritjen e objektivave tona elektorale dhe të dorëhiqem nga drejtimi i partisë.
Fakti që ne bëmë një betejë dinjitoze dhe qytetare, në mesin e një polarizimi ekstrem, që erdhi nga egërsia dhe ashpërsia e forcave kryesore politike, nuk mund të shërbejë në asnjë rast si justifikim për askënd prej nesh, por sidomos për mua që udhëhoqa fushatën. E kemi ditur që në fillim se në kohë lu fte njerëzit nuk kanë mundësi të dëgjojnë muzikë, por nuk kemi ndërmend të fshihemi prapa rrethanave të vështira dhe të pazakonta”, shkruan Patozi.
Ai kërkon që projekti të vazhdojë, si shenjë respekti për ata që besuan dhe votuan, duke e konsideruar qëllimin e Bindjes Demokratike si një ide për të ndryshuar mënyrën e drejtimit të vendit.
“Dorëheqja ime është një akt moral përgjegjësie, por kurrërrësesi dorëzim. E kemi shpallur që në ditën e parë të themelimit se Bindja Demokratike nuk është një njeri, as një grup personash, e aq më pak pronë apo ndërmarrje biznesi e dikujt.
Ajo është një ide e bukur për të ndryshuar mënyrën e drejtimit të Shqipërisë, pasi ne mendojmë se ajo keqqeveriset për shkak të një sistemi të kapur, që ka mbyllur të gjitha shtigjet e konkurrencës së lirë”, shkruan më tej Patozi. /noa.al/
Ish-presidenti Bamir Topi, i ftuar në ‘Kjo Javë’ në ‘News24’ komentoi zgjedhjet e 25 prillit dhe h umbjen e Partisë Demokratike.
Topi tha se pa gjate fushatës nga një krah liderin e PD-së, Lulzim Basha shumë optimist për rezultatin që do të vinte pas zgjedhjeve, dhe një PS bëri një fushatë të dobët.
Duke u ndalur tek kërkesa brenda PD-së e disa zërave për dorëheqjen e Bashës, Topi iu ka dalë kundër. Mes të tjerash ai tha se tek kjo palë ka mungesë sinqeriteti dhe hipokrizi, pasi ata shkojnë e hedhin shi gjetat diku tjetër, por sipas tij vatra është Berisha.
PS merr një mandat të tretë qeverisës. Si e patë si proces zgjedhor?
Pashë dy kampe ku njëri kamp që konsiderohet fitues ishte një shtrat inercie e një fushatë të zakonshme, pashë dhe një optimizëm të një lideri opozitë. Në fakt ja ku jemi sot, historia është ndryshe.
Kemi një konfirmim për herë të tretë të zotit Rama, i cili vjen në pushtet pa asnjë lloj mundimi. Madje dy fushatat e para kanë enë si simbolikë timoni dhe tepsia. Kjo e treta dëshmon se gjerat edhe këtu në Shqipëri janë në llojin e vetë. Nga kampi i opozitës një sjellje politike që demonstrohet me veprime in-ekstremes dhe nuk mbrohet. Ja ku jemi sot, rikonfirmim për herë të tretë dhe humbje për herë të katërt.
Si ishte fushata e PD?
Jo gjithmonë grumbullimet janë indikatorë të fitores. Është tipar i takimeve të PD dhe i së djathtës, që sjell entuziazëm, e bazon tek aparenca e anës psikologjike. Sot mbas gati 30 vitesh jemi në të njëjtën shfaqje. Gjerat sipas meje duhet të kishin ndryshuar, edhe nga pikëpamja e demonstrimit. Sikurse është lidershipi i ri, forma dhe përmbajtja e fushatës duhet të jetë tjetër gjë. Është e njëjta skenë.
Dy gishta lartë, hip mbi makinë. 50 njerëz që të krijojnë atmosferën sikur janë 5 mijë njerëz dhe asgjë më shumë. Vijmë në fushatën e tretë të socialistëve, ku pakënaqësia e shoqërisë është e qartë, e dukshme dhe këtu vjen rezultati paradoksal. Fushatë e dobët e Edi Ramës dhe ai vjen prapë. Fitorja nuk bëhet me fjalë.
Pse h umbi PD? I kujt është faji?
Unë do të kërkoj në një farë mënyrë që të përdor një metaforë nga fusha e mjekësisë. Bëhet fjalë për një organizëm të sëmurë, zoti Basha përfaqëson shenjën e dhi mbjes, ndërsa vatra e dhi mbjes është diku tjetër. Kam parë te PD, tek njerëzit që kanë dalë pas hum bjes, që janë grupuar në dy drejtime, nga njëra anë për të rrëzuar Bashën. dhe e dyta; nxitimi i një pjesë për të mbrojtur apriori Bashën.
Të dy palët, qoftë ata që janë përjashtuar në 20017, qoftë ata që s’janë pjesë e listës tani, kanë mungesë sinqeritet, hipokrizi, shkojnë e hedhin shigjetat diku tjetër. Vatra është Berisha. Do ishte gabim nga unë nëse do rrë shqisja në planin personal. Vetë zoti Berisha e di, se di kush më mirë se ai. E di sepse është një njeri që e ka ndërtuar vetë atë klimë. E di fare mirë se nuk mjafton që të jesh i gëzuar që të kesh qeverinë.
Në rast se sot do të them se cilat janë institucionet me më rëndësi në Shqipëri? Është kryeministri dhe kryetari i opozitës. Janë gati ekuivalent në fuqinë politike. Ndaj kjo është arsyeja e bet ejës së madhe për ruajtjen e pozitës së kreut të opozitës.
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotem me një foto të veçantë me djalin e vogël, Zaho.
Rama shihet teksa e ka kapur përdore Zahon, ndërsa shfaqet duke i treguar me gisht lapidarin për dëshmorët e fshatit Vuno.
Zaho e ka shprehur dashurinë e tij për Vlorën në mitingun e fundit elektoral të PS, ku mori mikrofonin dhe tha se “Unë e dua Vlorën”, kështu që kryeministri Rama ka zgjedhur t’ia tregojë gjithë këtë zonë të Shqipërisë.
Humbja në zgjedhjet e 25 prillit duket se ka përçarje jo vetëm brenda PD-së, por edhe mes koalicionit me LSI.
Kandidatja për deputete e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Brisida Shehaj a kuzon Partinë Demokratike për hu mbjen. Sipas një postimi në rrjet sociale, ajo thotë se Basha kishte skenarët e tij dhe jo të opozitës, dhe këtu i referohet dje gies së mandateve.
Konstatimit të një prej ndjekësve nëse gabimi më i madh është ikja nga Parlamenti dhe shkaku i largimit i hapi rrugën për gjithçka, ajo përgjigjet:
“Jam shumë dakort me ty. Unë kam gabuar e para sepse kam qenë pro atij vendimi, por harruam që Basha ka skenaret e veta jo të opozitës”.
Thonë që nuk ka dashuri pa xhelozi, por nëse tejkalohet masa e saj, mund të shndërrohet në kontribuuesen kryesore për kon flikte, zënka të vazhdueshme, deb ate ose mund të çojë edhe në ndarjen e shumë çifteve.
Xhelozia e pakontrollueshme midis çiftit bën që marrëdhënia e tyre të ftohet dhe të humbet besimi, por jo vetëm. E tillë ishte edhe historia e Nikolinit dhe Luljetës që u trajtua mbrëmjen e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur”.
Nikolini në studio rrëfeu se historia e dashurisë me Luljetën kishte nisur 12 vite më parë. Ata kishin rënë në dashuri me njëri-tjetrin dhe kishin vendosur që të martoheshin. Por sipas Nikolinit, jeta e tyre nuk kishte qenë aq e lehtë sa ata e kishin menduar. Për shkak të problemeve ekonomike, Nikolinit ishte detyruar që të punonte në emigrim dhe gjatë kësaj periudhe kishte qëndruar tek shtëpia e vëllait të tij. Ai tregoi se martesa e tij kishte qenë e qetë derisa Luljeta kishte filluar të bëhej xheloze.
Sipas Nikolinit, Luljeta ishte tepër natyrë xheloze dhe tha: Më kontrollon telefonin çdo mbrëmje, nuk mbaj mend një natë që nuk e bën. Por shqetësues është fakti që ka 12 vite që bëhet xheloze për nusen e vëllait.
Nikolini ka jetuar prej disa vitesh në banesën e të vëllait dhe gjatë kësaj periudhe ai dhe kunata kishin krijuar një raport shumë të afërt me njëri-tjetrin, por ishte pikërisht kjo afërsi që Luljetës për 12 vite nuk i kishte falur qetësi. Si pasojë e këtij afrimiteti, de batet dhe keqkuptimet midis tyre kishin qenë të vazhdueshme. Për këtë arsye, Nikolini kishte kërkuar ndihmën e programit “Dua të të bëj të lumtur” për të sqaruar gjithë keqkuptimet midis tyre, gjithashtu dhe për t’i kërkuar bashkëshortes të heqë dorë njëherë e mirë nga skenat e tepruara të xhelozisë
“Luljeta të kam thirrur këtu për të të thënë që nuk ke arsye se përse të bëhesh xheloze. Të lutem hiqe këtë xhelozi që ke, sidomos për kunatën!”,- ishte mesazhi i Nikolinit për Luljetën.
Nga ana tjetër e studios, Luljeta pranoi xhelozinë që ndjente për kunatën e saj, si dhe tregoi një version tjetër të historisë. Luljeta e përlo tur rrëfeu se kishte qenë vetë kunata që kishte shprehur dëshirën që ta ndante atë nga Nikolini. “Më ka thënë vetë Nikolini që kunata i ka thënë që do të të ndaj nga gruaja!”,- tha Luljeta.
Ajo rrëfeu se familjarët e burrit nuk e kishin rrespektuar kurrë mjaftueshëm gjatë këtyre 12 viteve martesë. Luljeta tregoi se janë pikërisht ata që tentojnë vazhdimisht të përçajnë marrëdhënien e tyre në çift duke thënë: Gjatë këtyre 12 viteve martesë nuk jam ndjerë kurrë e lumtur. Familjarët e Nikolinit nuk më kanë rrespektuar, por madje janë ata që ndikojnë shumë që ai të ndahet nga unë.
Mes lot ësh, Luljeta tregoi se raporti i tyre në çift si pasojë e deb ateve ishte kri sur dhe se ata kishin shkëputur komunikimin mes tyre. Në fund Nikolini dhe Luljeta i premtuan njëri- tjetrit se do të zgjidhin gjithçka midis tyre dhe se do të bëjnë gjithçka që kjo situatë të përmirësohet duke lënë pas krahëve çdo kon traditë dhe mosmarrëveshje që kanë pasur.