Aktualitet

Rikthehet më 4 maj Kuvendi, kush janë deputetët që shijojnë seancat e fundit

Të martën e 4 majit do të jetë dhe seanca e parë plenare pas zgjedhjeve të 25 prillit, ku fituese u shpall Partia Socialiste me 74 mandate, PD u rendit e dyta me 59 mandate, LSI që siguroi vetëm katër mandate dhe PSD me 3 mandate.

Kryetari i parlamentit, Gramoz Ruçi ka firmosur urdhëresën që iu është drejtuar deputetëve aktualë të Kuvendit të cilëve iu kërkohet që të marrin pjesë në seancën e të martës për të miratuar 12 akte normative.

Sipas urdhëresës këto akte lidhen me buxhetin e vitit 2021, vaksinat, rindërtimin, pajisjen e qytetarëve shqiptarë me pasaportë etj.

Në rend të ditës janë edhe 12 dekrete për kthim ligji nga kreu i shtetit, Ilir Meta duke nisur që nga Vettingu në Polici, Garda dhe SHÇBA.

Ndërkohë në këtë seancë plenare do të jenë të pranishëm dhe deputete humbës të opozitës parlamentare të cilët dështuan në zgjedhjet e 25 prillit.

Deputetët te opozitës që nuk pranuan të di gjnin mandatet me shumicën e kolegëve të tyre, kanë h umbur be tejën në zgjedhje. Rudina Hajdari, Myslym Murrizi, Kostaq Papa, Andi Përmeti e Kujtim Gjuzi, do të shijojnë tashmë seancat e fundit plenare në statusin e deputetit.

Në këto zgjedhje deputetet e opozitës parlamentare që zgjodhën që të qëndrojnë në kuvend dhe jo të djegin mandatet, kanë dështuar në zgjedhje dhe nuk kanë mundur që të sigurojnë një mandate për në Kuvend. Ndërkohë Ralf Gjoni është një tjetër deputet i opozitës parlamentare që nuk do të jetë më pjesë e kuvendit, pasi ai u tërhoq dhe nga gara e zgjedhjeve të 25 prillit.

Sa vota morën në zgjedhje.

Rudina Hajdari 523 vota kandidate në qarkun e Elbasanit

Myslym Murrizi 57 vota kandidat në qarkun e Elbasanit

Kujtim Gjuzi 3 vota kandidat në qarkun e Durrësit

Andi Përmeti 128 vota kandidat në qarkun e Korçës

Kostaq Papa 13 vota kjandidat në qarkun e Tiranës

Selami Jenishehri 13 vota kandidat në qarkun e Tiranës.

Noa.al

Rikthehet më 4 maj Kuvendi, kush janë deputetët që shijojnë seancat e fundit Read More »

‘Sot Ju drejtohem me respekt ju, punëtoreve e punëtorëve, që me djersën dhe punën tuaj siguroni mirëqenien e familjeve, rrisni e edukoni fëmijët dhe kontribuoni në zhvillimin e Shqipërisë’

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, përshëndeti sot gjithë punëtorët e Shqipërisë, me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve ku tha se rritja e pagës minimale dhe pensioneve është një detyrim i qeverisë për njerzit e punës.

Përmes një deklarate për mediat, Ruçi thotë se çdo punë ka dinjitetin e saj e çdo punëtor është një vlerë, ndërsa thekson rëndësinë e masave fiskale për të mbështetur punën dhe njerzit që punojnë.

“ Sot Ju drejtohem me respekt ju, punëtoreve e punëtorëve, që me djersën dhe punën tuaj siguroni mirëqenien e familjeve, rrisni e edukoni fëmijët dhe kontribuoni në zhvillimin e Shqipërisë. Ju përulem ju, grave e burrave të Shqipërisë, që punoni në kantieret e ndërtimit, fasoneritë, fabrikat, spitalet, serrat, arat, bizneset e vogla dhe kudo ku punohet, ndërtohet, prodhohet e shërbehet.

Pagat dhe kushtet e punës duhet të ndihmojnë mirëqenien dhe ushqejnë dinjitetin e familjeve punëtore. Rritja e pagës minimale në 40 mijë lekë, rritja e pensioneve dhe dyfishimi i bonusit për pensionistët nuk janë privilegje, por plotësimi i detyrimeve ndaj tyre. Dinjiteti i pagave dhe kushteve të punës dëfton integritetin e shoqërisë.

Zerimi i taksave për pagat e ulta, ulja e taksave për pagat e tjera si edhe zerimi i tatim-fitimit dhe tvsh për biznesin e vogël për nje periudhë 10-vjeçare janë masa për të mbështetur njerëzit punëtorë të këtij vendi. Ne respektojmë ata që krijojnë punë dhe hapin vende pune.

Por u japim më shumë respekt atyre që punojnë dhe ndërtojnë përditë ekonominë e Shqipërisë. Mendja jonë si ligjvënës e qeverisës është te puna, zemra jonë është te njerëzit e punës. Çdo punë ka dinjitet, çdo punëtor është vlerë për shoqërinë”, thot` Ruçi.

Në deklaratën e tij kreu i Kuvendit Ruçi shkruan se “Punëtorët janë patriotët, qytetarët e prindët më të mirë. Asgjë nuk e forcon Shqipërinë më shumë sesa puna, asgjë nuk i edukon më mirë fëmijët sesa dashuria për punën. Shqipëria progreson vetëm nga puna dhe njerëzit e punës. Asgjë nuk e nderon më shumë Kuvendin dhe Qeverinë e Shqipërisë sesa kujdesi për njerëzit e thjeshtë dhe të punës”, thuhet në deklaratën e Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, me rastin e 1 Majit./NOA.al

‘Sot Ju drejtohem me respekt ju, punëtoreve e punëtorëve, që me djersën dhe punën tuaj siguroni mirëqenien e familjeve, rrisni e edukoni fëmijët dhe kontribuoni në zhvillimin e Shqipërisë’ Read More »

‘Durrësi, Dubai i Vogël i Mesdheut’

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një intervistë të Mohamed Alabbar, drejtor i kompanisë Emaar Properties që do të ndërtojë Portin e Durrësit, të dhënë në CNN. “Durrësi, Dubai i Vogël i Mesdheut, në CNN”, ka shkruar Rama.

Gjatë intervistës për median presigjoze ndërkombëtare, Alabbar thotë se do të jetë i pari që do të shkojë në Shqipëri për të investuar pasi Europa e re është shumë tërheqëse, duke veçuar ato që kanë ndodhur në Shqipëri përgjatë këtyre viteve.

“Europa e re është shumë tërheqëse për mua. Kur shikoj Shqipërinë dhe atë që po ndodh me qeverinë atje, shoh sa shumë po punojnë të gjithë për të zhvilluar vendin dhe për ta çuar përpara. Dhe si ta them unë dua të jem i pari që shkon atje.

Sepse të gjithë treguesit janë të duhurit, dyfish rritje në turizëm, 450 km bregdet të mahnitshëm me pamje nga Greqia aty pranë. Rritja ekonomike është mbresëlënëse, qeveri që punon ditë-natë për t’u bërë pjesë e Europës së vërtetë. Qeveria ka një të shkuar për shkak të qeverive të mëparshme. Asgjë nuk bëhet brenda nate dhe të gjithë treguesit janë pozitivë sipas meje”, shprehet ai.

Kujtojmë që kreu i qeverisë i bëri shumë jehonë projektit për tanformimin e portit të durrësit në një qendër të madhe zhvillimi gjatë fushatës elektorale, duke thënë se në të do të investohen miliona euro që do t’i shërbejnë ngritjes së ekonomisë./NOA.al

‘Durrësi, Dubai i Vogël i Mesdheut’ Read More »

Në të gjithë Shqipërinë mbi 83 mijë vota të pavlefshme, ja ku u shënua numri më i lartë dhe më i ulët i tyre

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka publikuar numrin e votave të pavlefshme në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Janë 83.028 votues, ose 5% e të gjithë qytetarëve me të drejtë vote, të cilët nuk votuan në mënyrën e duhur. Në Tiranë u regjistrua numri më i lartë i votave të pavlefshme, 18422, dhe në Kukës numri më i ulët me 2188 vota të pavlefshme.

Por bazuar në numrin e votusve të çdo qarku, në Dibër u shënua shifra më e lartë e votave të pavlefshme, pasi 6.79% e qytetarëve nuk votuan në mënyrën e duhur, ndërkohë që kryeqyttasit dhe vlonjatët ishin më të saktë para kutive të votimit.

Në të gjithë Shqipërinë mbi 83 mijë vota të pavlefshme, ja ku u shënua numri më i lartë dhe më i ulët i tyre Read More »

Nga Luljeta Bozo tek 22-vjeçarja Andia Ulliri, ja kush janë deputetet që do i shohim në Parlament

45 deputete do të jenë në parlamentin e ri, nga Luljeta Bozo tek deputetja me e re 22-vjeçarja Andia Ulliri.

Deputetja më e votuar për Partinë Socialiste ishte ministrja e Infrasktrukturës Belinda Balluku, ndjekur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Ndërsa nga ana e Partisë Demokratike, deputetja më e votuar ishte Grida Duma e ndjekur nga Oriola Pampuri.

Deputetet e Partisë Socialiste:

1.Luljeta Bozo

2.Najada Çomo

3.Ogerta Manastriliu

4.Etilda Gjonaj

5.Elisa Spiropali

6.Belinda Balluku

7.Ermonela Valikaj

8.Klotilda Bushka

9.Milva Ikonomi

10.Klodiana Spahiu

11.Edona Bilali

12.Gerta Duraku

13.Aurora Mara

14.Lindita Nikolla

15.Shpresa Marnoj

16.Evis Kushi

17.Desantila Tahiraj

18.Lindita Buxheli

19.Antoneta Dhima

20.Tatiana Piro

21.Hatixhe Konomi

22.Enslemvera Zake

23.Blerina Gjylameti

24.Olta Xhaçka

25.Mirela Kumbaro

25.Pranvera Resulaj

26.Anila Denaj

Deputetet e Partisë Demokratike:

27.Emilja Koliqi

28.Greta Bardeli

29.Lindita Metaliaj

30.Dhurata Çupi

31.Merita Bakiu

32.Andia Ulliri

33.Jorida Tabaku

34.Albana Vokshi

35.Grida Duma

36.Mesila Doda

37.Orjola Pampuri

38.Flutura Açka

39.Zheni Gjergji

40.Eralda Tase

41.Ilda Dhori

42.Sorina Koti

43.Ina Zhupa

Deputetet e Lëvizjes Socialiste për Integrim:

44.Monika Kryemadhi

45.Erisa Xhixho

Nga Luljeta Bozo tek 22-vjeçarja Andia Ulliri, ja kush janë deputetet që do i shohim në Parlament Read More »

Ja kur hapet Greqia për shqiptarët, gazetari jep lajmin e madh

Në një lidhje direkte për “Wake Up”, gazetari i Top Channel, Artur Bibe dha një lajm të mirë për shqiptarët.

Ai tha se deri më 29 maj Greqia do hapë të gjitha doganat.

“Kapshticën nuk e mby llën grekët, por shqiptarët me testet e falsifikuara që bënin.
Doganat sipas informacioneve të mia dhe janë shumë të sigurta, deri në 29 maj do jenë hapur të gjitha doganat më Greqinë.
Më herët do të fillojnë punonjësit sezonal, ma merr mendja nga java tjetër”, tha Bibe.

Ja kur hapet Greqia për shqiptarët, gazetari jep lajmin e madh Read More »

A ja pati me ‘hile’ partia Majkos?/ Reagon Majko pas zgjedhjeve: ’19-ta kërkon leje për tu ulur në aeroport’

Ish-kryeministri Pandeli Majko, i cili kandidonte për deputet në qarkun e Tiranës, ku PS mori 18 mandate, mbeti jashtë Kuvendit.

Majko ka reaguar në lidhje me zgjedhjet duke thënë se fushatën për numrin e tij personal e kaloi në plan të dytë. Ai thotë se “rezultati nuk është një përrallë që e mposht me logjikë.”

Nuk hezitoi që të përmendte një shprehje të babait për faktin se PS nuk arriti të siguronte 19 mandate në Tiranë, duke thënë: “Siç do të thoshte im atë ndjesë pastë, 19-ta kërkon leje për t’u ulur në aeroport!”

Reagimi i plotë i Majkos:

Miq, megjithëse matematika më rendit në 10 kandidaturat e votuara në qarkun e Tiranës, në zgjedhjet e 25 prillit, unë nuk do të jem deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Sistemi elektoral është ky që kemi pranuar. Përvoja më ka mësuar se duhet të jesh i gatshëm të shohësh atë që ekziston.

Isha i bindur se do ti fitonim 19 mandate në Tiranë. Ndaj fushatën për numrin tim personal 19 e kalova në plan të dytë. Edhe për këtë arsye, rezultati nuk është një përrallë që e mposht me logjikë. Ju falenderoj që votuat për numrin 12, Partinë Socialiste! Sic do të thoshte im atë ndjesë pastë,… “19-ta kërkon leje për tu ulur në aeroport!” Ju jam mirënjohës që më bëtë ky që jam. Shpresoj tu kem dhënë “everything”! Mirupafshim! Pandi Tiranë 30 Prill 2021.

/NOA.al

A ja pati me ‘hile’ partia Majkos?/ Reagon Majko pas zgjedhjeve: ’19-ta kërkon leje për tu ulur në aeroport’ Read More »

Mori vetëm 228 vota, Nard Ndoka merr vendimin ekstrem

Nard Ndoka mori një rezultat zhgënjyer në Shkodër, me vetëm 228 vota.

Ai nuk do të jetë pjesë e parlamenti, pasi nuk theu dot herësin dhe as nuk ishte në “zonën” e sigurtë në listën e PD.

Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka konfirmoi në Top Talk në Top Channel se nuk do të udhëheqë më partinë pas shtatorit, kur të mblidhet kongresi.

Ndoka tregon se ndër arsyet kryesore të këtij vendimi ishte bashkëpunimi me kreun e Partisë Demokratike. “Unë e konsideroj mision të mbyllur, pasi i besova verbërisht Bashës. Edhe nëse opozita do të ishte fituese, prapë do ta bëja. Në shtator-tetor do mblidhet kongresi dhe do të zgjidhet kryetari i ri”.

Ai thotë se nuk ia fal vetes që bëri koalicion me Bashën. “I besova të ardhmen e PDK-së Bashës dhe kjo është e pafalshme për mua. Faji është imi, sepse i besova verbërisht Lulzim Bashës“.

I pyetur nga gazetari Denis Dyrnjaja, nëse do të pranonte marrëveshjen me PD, po të kthehej pas në kohë, përgjigjet: “Jo, nuk do ta bëja, nuk do t’i besoja, do të ishte e pafalshme“.

Mori vetëm 228 vota, Nard Ndoka merr vendimin ekstrem Read More »