Paneli i Gjy katës së Apelit ka hedhur poshtë kërkesën e mbrojtjes të ish-pjesëtarëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, për lirim të përkohshëm.
Një gjë e tillë është bërë e ditur përmes një komunikate për medie në faqen zyrtare të Dhomave Speciale, duke thënë se kërkesa është refuzuar në tërësi dhe se Veseli ka kohë prej 10 ditësh ta publikojë të redaktuar të replikës ndaj këtij vendimi, shkruan Gazeta Express.
“Të premten më 30 prill 2021, paneli i Gjykatës së Apelit nxori katër vendime me të cilat hodhi poshtë apelet e parashtruara nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi kundër katër vendimeve përkatëse të Gjykatësit të Procedurës Paraprake me të cilat ai refuzoi kërkesat e tyre fillestare për lirim të përkohshëm”, thuhet në njoftim.
“Trupi gjykues i Gjykatës së Apelit e mohon ankesën në tërësi dhe urdhëron Veselin që të paraqes një version publik të redaktuar të replikës përbrenda 10 ditëve”, thuhet më tej.
Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, i cili nuk arriti të merrte mandatin e deputetit, ditën e sotme u shpreh se është penduar për koalicionin me Partinë Demokratike.
Ndoka tha në “Top Talk” se koalicioni i Partisë Demokratike ishte një dë shtim, pasi Lulzim Basha u fokusua më tepër te kompania që e këshillonte se sa te aleatët e tij.
“Unë jam përpjekur në mënyrë maksimale të bëj fushatë për opozitën. Por, ka pasur dhe një problem. Koalicioni nuk ka qenë funksional. Basha u foksusua më tepër te kompania që e këshillonte se sa të takohej te aleatët”, tha Ndoka.
I pyetur nëse fajëson më shumë veten apo Bashën, kryedemokristiani u shpreh se fajëson veten që besoi verbërisht te kryetari i PD-së.
“Faji fillon nga vetja. Fajësoj veten që besova verbërisht te Basha. Shifrat dhe kompania që kishte Basha rreth vetes e kaloi lidershipin. Ajo kompani që e këshillonte, nuk e di realitetin shqiptar, atë e dimë ne. Sondazhet e nxirrnin mbi 78 mandate. Ne kishim realitet tjetër, që Basha po ecte në fushë të gabuar”, u shpreh Nard Ndoka.
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, pak më parë, shpalli mbylljen e procesit të numërimit të votave preferenciale të kandidatëve për secilin subjekt politik. Kështu tregoi edhe kush janë 140 politikanët që kanë arritur të marrin një mandat deputeti dhe që do të futen në Parlamentin e ri të Shqipërisë.
Analisti Andi Bushati duket se është tepër skeptik për fitoren e PS dhe për qeverisjen nga Edi Rama për 4 vitet e ardhshme pasi fitoi zgjedhjet e 25 prillit.
Bushati ka shpë rthyer në emisionin OPEN, ndërsa po komentonte rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit.
Ai tha se pavarësisht gabimeve të opozitës, nuk ka asnjë kusur që të Shqipëria të ketë SPAK-un, për punonjësit e të cilit thotë se punojnë si le cka pastruese e këpucëve të Ramës.
“Salianji thotë jemi vje dhur. E zëmë se PD i ka hequr të gjitha dhe këto zgjedhje nuk i vodhi askush dhe këto zgjedhje i fitoi Rilindja. Po ç’kusur kam, pavarësisht gabimeve tr ashanike të PD, të kem një SPAK që punon si lecka pastruese e këpucëve të Edi Ramës. Në qendër të shqetësimit të një media publike është fati i qytetarit, me fatin e PD fshij këpucët dhe eci përpara. Edhe kur flasim për opozitën, flasim se sa mund të japin zgjidhje për problemet e qytetarit” tha Bushati.
Bushati i kërkoi opozitës që të mos futet në parlament ‘derisa të nxjerrë të gjitha faktet dhe të zbardhet e gjithë skema e pushtetit për man ipulimin e këtyre zgjedhjeve’.
Pjesa nga de bati:
Dritan Hila: A vr itet njeriu për kartat?
Andi Bushati: Kjo është pyetje me vend. Unë e kam thënë që atë njeri e vr au Taulant Balla me Edi Ramën sepse ai njeri duhet të ishte në bu rg që atë ditë në 14 mars me gjërat që bëri dhe do i shpëtonin jetën.
Dritan Hila: Unë kam info që ishte opozita që e kërkoi she rrin.
Andi Bushati: PD duhet që të mos shkojë në parlament derisa të nxjerrë të gjitha faktet dhe të zbardhet e gjithë skema e pushtetit për manipulimin e këtyre zgjedhjeve. Duhet të ndërpresi komunikimin me çdo ambasador të pa guar që janë të pa guar nga Edi Rama dhe sa herë bën një status Sali Berisha i çon Rama këta ambasadorë t’i bëjnë presion Lulzim Bashës.
Eni Vasili: Prova?
Andi Bushati: Çfarë provash do më? Unë t’i dhashë. Kur kapet drejtori i po licisë së shtetit duke gënjyer për provat në mbrojtje të kam ikazëve të PS, s’ka nevojë për provë tjetër. Gjithë pol icia është vënë në dispozicion të Taulant Ballës. Nëse Gjinushi nuk merr dot asnjë vote,Tom Doshi merr 3 mandate, nëse babai i merr votat si çam dhe djali i tij i merr si tirons në Tiranë, këtu është hedhur lekë. Duhet të mos shkojnë në parlament.
Eni Vasili: E ka provuar njëherë PD të bra ktisë parlamentin.
Andi Bushati: Po përse duhet të shkoj? T’i bëjë go jore Edi Ramës në parlament? Më pl asi mua se çfarë do të bëjë PD-ja. Ne kemi këtu një njeri që po na përdh unon të gjithëve.
Zgjedhjet e 25 prillit sollën edhe shembuj qytetarie nga Tirana, Vlora, Saranda Shkodra dhe së fundmi Lushnja.
Në përfundim të procesit të numërimit të votave në Lushnje, drejtuesit e degëve të PD-së Saimir Korreshi dhe i PS, Gentian Nushi, të buzëqeshur kanë shkrepur një foto si kujtim të një rivaliteti dhe solidariteti mes tyre.
Leksionin e nisi ministrja e Financave Anila Denaj me Ina Zhupën nga Saranda, për të vijuar në Shkodër me Paulin Sterkajn dhe Greta Bardelin dhe sot në Tiranë Pandeli Majko, i cili vlerësoi kandidaten demokrate Ori Nebijaj. Kështu ndodhi edhe në Lushnjë.
Kryetari i Partisë Socialiste për Tiranën Ervin Bushati ka reaguar për herë të parë pasi nuk arriti të fitonte dot mandat deputeti për shkak të votave preferenciale të kandidatëve, dhe u spostua nga Fatmir Xhafaj dhe Ornaldo Rakipi.
Në një reagim në mediat sociale, Bushati shkruan se ka punuar fort për objektivin e Partisë Socialiste, pastër, drejt dhe suksesshëm.
“TË PUNOJMË PËR PS! Unë si qytetar i Tiranës, i pari i kryesisë së PS Tiranës, punova fort për objektivin e Partise Socialiste: pastër drejt dhe suksesshëm. PS Tiranë mori një numër rekord votash +19,042 më shumë se në vitin 2017, falë përpjekjes sonë të përbashkët në këto dy vite bashkë.”
“Në cilesine e Kryetarit të PS të Tiranës ndjeja se kisha pergjegjegjësine për të gjithë përfaqsuesit e Partisë Socialiste Tiranë dhe u sigurova që energjia jonë të shkonte për të mirën e madhe: #PS12Falenderoj mbështetesit e mi për gjithë energjinë dhe qytetarinë e treguar dhe ndjese po përseri për mbështetësit e mi, edhe si i pari socialist i Tiranës për pritshmeritë individuale: më e rëndesishme dhe më e bukur është FITORJA E MADHE E PS! Tani na pret një punë edhe më e madhe!!! Kryetari PS Tiranë, Ervin Bushati!’- shkruan Bushati. /NOA.al
Pak orë pasi Komiteti Teknik i Ekspertëve kërkoi që mësimi për gjimnazistët të rikthehet në klasa, Ministria e Arsimit e ka aprovuar këtë sugjerim.
Lajmin e dha vetë ministrja Evis Kushi, në një deklaratë të posaçme për mediat, e cila tha se duke filluar nga java e ardhshme do të hapen shkollat.
“Më në fund, procesi mësimor për të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar nga klasa 1-12, do të zhvillohet në mjediset fizike të shkollave çdo ditë të javës, ndërkohë që të gjitha institucionet tona arsimore janë gati për këtë skenar që në fillim të javës tjetër duke ruajtur dhe respektuar rregullat e higjienës dhe distancimit fizik sikurse janë përcaktuar qartë nga MSHMS”¸ shprehet Ministrja Kushi.
Megjithatë, kanali televiziv dhe platform do vijojnë që të jenë në dispozicion të nxënësve.
“Kam shumë besim se ju do të vazhdoni të punoni intensivisht që maturantët tanë të dalin faqebardhë. Ju lutem, t’i shfrytëzoni këto javë që kanë mbetur për të identifikuar dhe plotësuar të gjitha mangësitë që mund të jenë krijuar gjatë mësimit online”, apelon ajo.
Një masë e tillë lehtësuese vjen në një kohë kur prej disa javësh në vend ka një përmirësim të ndjeshëm të situatës së koronavirusit./noa.al/
Jozefina Topalli pranon hu mbjen në zgjedhjet e 25 prillit, largohet nga drejtimi i partisë, por nuk dihet nëse ky vendim, do të thotë, se ajo është tërhequr përfundimisht nga politika.
Ish-kryeparlamentarja e cila garoi me partinë e re që krijoi, “Lëvizja për Ndryshim”, nuk ia doli dot të merrte asnjë mandat për në Kuvend.
“Lëvizja për Ndryshim nuk ia doli për t’u bërë faktor në këto zgjedhje”, tha Topalli.
“Por unë dëshiroj të falendëroj stafin, secilin prej kandidatëve që sfiduan klasën politike aktuale; të falenderoj të gjithë ata që besuan” – u shpreh më tej ish-numri dy i PD-së.
“Duke u larguar nga drejtimi i kësaj Lëvizje uroj që njerëz patriot dhe të pako rruptuar të vazhdojnë Lëvizjen për reformimin e së djathtës shqiptare”, mbylli mesazhin e saj Jozefina Topalli.