Aktualitet

Kërkojnë dorëheqjen e tij pas zgjedhjeve të 25 prillit, cfarë paralajmëron Basha?

“Be teja do vazhdojë deri në fitore” .

Kështu është shprehur kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga selia blu, ku duket se nuk ka ndërmend të dorëhiqet.

Mësohet se PD-ja po analizon rezultatin e 25 prillit dhe kreu i saj Lulzim Basha do t’i nënshtrohet votëbesimin në parti, nëse do të njihet hu mbja, pas ankimimeve.

Gjithsesi, në reagimin e dytë të kreut të PD-së, pas disfatës së pësuar në zgjedhjet e 25 prillit, duket se në fokus janë disa nga zërat brenda selisë blu, që kërkojnë largimin e tij duke bërë përgjegjës për hu mbjet e njëpasnjëshme.

Por mbështetësit e Bashës duket se do ta kthejnë në një kauzë ‘rrëzimin e Ramës’, me besimin se zgjedhjet janë manipuluar nga qeveria, dhe veç kreut aktual të PD-së, askush tjetër nuk ka potencial të rrëzojë partinë në pushtet, përkundrazi, i shërben indirekt asaj, siç edhe ka ndodhur me disa nga zërat që i dolën më herët kundër, si Topalli, Patozi, Murrizi dhe Hajdari, të cilët me partitë që krijuan, “ndihmuan” në një rezultat më të dobët për të djathtën.

Përkrahësit e Bashës nuk janë pak. Veç degëve, mbështetjes nga lideri historik Berisha, janë pro Bashës thuajse të gjithë ata që siguruan një mandat deputeti, në zgjedhjet e fundit, ndaj edhe çdo zë kundër për momentin ndaj tij, konsiderohet brenda selisë blu, një minorancë.

Kujtojmë se Partia Demokratike ka pretenduar se votat e qytetarëve janë tjetërsuar, ndërsa ka theksuar se do të faktojë një gjë të tillë.

Më herët PD ashtu si edhe LSI i kanë kërkuar KQZ pamjet filmike nga numërimi i votave.

Ndërkohë Basha gjatë deklaratës së tij ditën e sotme, ka reaguar edhe për zërat që i kanë dalë kundër brenda strukturave të PD ku nuk kanë munguar kërkesat për dorëheqjen e tij.

Basha lidhur me këtë ka paralajmëruar një konferencë për mediat.

“Do kemi një dalje të plotë për mediat”, paralajmëroi Basha për të gjitha çështjet. “Kur të vijë momenti i duhur”, ka bërë të ditur kryedemokrati.

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, sot zhvilloi një takim me shefen e misionit të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit, Ursula Gacek.

/NOA.al

Kërkojnë dorëheqjen e tij pas zgjedhjeve të 25 prillit, cfarë paralajmëron Basha? Read More »

Demokratët e Tiranës duan Ori Nebijaj në Kuvend në vend të Vangjel Dules

Ori Nebijaj, kandidate për deputete e PD në Tiranë, nuk arriti të siguronte votat për një vend në Parlamentin e ri.

Ajo renditej e 18-ta në listë, ndërsa PD arriti të siguronte vetëm 15 mandate.

Por, disa qytetarët tiranas kanë vendosur të hapin një peticion online dhe kërkojnë që Ori Nebijaj të jetë në Parlament, në vend të Vangjel Dules, aleat i Lulzim Bahsës i renditur i 11-ti në listë. Edhe pse mori vetëm 847 vota Dule do të jetë deputet sepse Basha e futi në listën e sigurt, ndërsa Nebijaj mori 5582.

“Shqiptarët meritojnë të përfaqësohen prej personaliteteve me integritet dhe që përcjellin zërin e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme. Padrejtësia e përfshirjes në parlament të antishqiptarit Dule, duke lënë jashtë gocën e Tiranës dhe Shqipërisë është në dëmin tonë. Për këtë arsye Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha duhet me patjetër të marr masat e nevojshme në bashkëpunim me Presidentin e Shqipërisë Ilir Meta”.

Nëqoftëse nuk do arrihet të ndalet dekretimi i Vangjel Dules, atëherë ky peticion do i drejtohet Kuvendit të ardhshëm të Shqipërisë deri në një referendum mbarëkombëtar për të mirën e Shqipërisë dhe shqiptarëve”, thuhet në peticion.

/NOA.al

Demokratët e Tiranës duan Ori Nebijaj në Kuvend në vend të Vangjel Dules Read More »

Në qershor vjen një lajm i madh për Shqipërinë

Duket se në samitin e radhës së BE-së nuk ka rrugë tjetër, veç çeljes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Franca dhe disa vende të tjera skeptike kanë kohë që nuk po ngrenë më shqetësimet e dikurshme, për vendin tonë.

Gazetari gjerman në Bruksel, Jack Parrock me anë të një postimi në rrjetet sociale ka thënë se Shqipëria pritet të marrë një lajm të madh së shpejti. Sipas tij në qershor Komisioni i Europian do të bëjë një lëvizje të madhe për sa i përket vendit tonë.

“Breaking/ Komisioni i Europian do të propozojë një lëvizje të madhe përpara për procesin e pranimit për Shqipërinë.

Burimet më thonë Komisioni do të rekomandojë mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare në samitin e qershorit të liderëve të BE. Shtetet e BE-së më pas do të zgjedhin nëse do të miratojnë”, shkruan gazetari në rrjetin e tij social.

Gjermania nga e lëkundur, duket se është bindur përfundimisht për Shqipërinë.

Në fakt, Austria dhe Italia janë dy vendet e BE-së që po lobojnë më fort, për të çelur negociatat me Shqipërinë. Kur u refuzua për herë të fundit çelja e negociatave me Shqipërinë, ishin këto dy vende që lanë jashtë edhe Maqedoninë e Veriut, pasi, sipas tyre, vendi ynë i kishte plotësuar të gjitha kushtet dhe nuk mund të veçohej politikisht siç kërkoi Franca, përmes disa “satelitëve” të saj./a.m/NOA.al

Në qershor vjen një lajm i madh për Shqipërinë Read More »

Ndryshimi i kufijve në Ballkan/ Reagon Rama pas lajmeve në mediat e huaja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas “non-paper”-it slloven për kufijtë në ballkan.

“Çfarë zhgënjimi”, ka shkruar Rama, përmes një reagimi në Twitter.

“Turp për “derStandart” , – tha Rama, – “që përhap lajme të rreme”.

“Skam mbështetur asnjë ndryshim kufijsh”, shtoi kryeministri lidhur me pretendimet e një artikulli të fundit që pretendonte se kreu i qeverisë shqiptare ka qenë pro ndryshimit të kufijve mes Serbisë dhe Kosovës.

Reagimi i plotë i kryeministrit Rama:

@derStandardat

@Webstandardat

“Çfarë zhgënjimi për të parë një letër kaq me reputacion të lartë të sillet si një përhapës i lajmeve të rreme! Unë kurrë nuk kam thënë ndonjë gjë në lidhje me “jo letër dhe hartë” dhe kurrë nuk kam mbështetur ndonjë vizatim kufiri përgjatë vijave etnike midis SRB & KOS! # Turpërimi”

/NOA.al

Ndryshimi i kufijve në Ballkan/ Reagon Rama pas lajmeve në mediat e huaja Read More »

Yuri Kim në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Medias: Media e pavarur është thelbësore për demokracitë e gjalla dhe të qëndrueshme!

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, në Ditën e Lirisë së Medias, është shprehur se SHBA mbështet sigurinë e gazetarëve dhe punonjësve të medias.

Sipas Yuri Kim Demokracia kërkon liri të shprehjes si dhe kërkon qasje në informacione të sakta dhe faktike nga media të pavarura.

“Në Ditën e Lirisë së Medias, SHBA riafirmon mbështetjen për lirinë e shtypit dhe për sigurinë e gazetarëve dhe punëtorëve të medias në të gjithë botën, përfshirë Shqipërinë. Demokracia kërkon liri të shprehjes dhe qasje në informacione faktike dhe të sakta të siguruara nga media të pavarura.” shkruan Yuri Kim.

Më herë Ambasada e SHBA në Tiranë jep një mesazh në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Medias, teksa falënderon gazetarët dhe punonjësit e medias në të gjithë botën.

“Media e pavarur është thelbësore për demokracitë e gjalla dhe të qëndrueshme. Gazetaria ka një rol kyç në lu ftën kundër kor rupsionit, në nxjerrjen në pah të shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe në shpërndarjen në publik të informacionit të besueshëm. Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Medias, ne falënderojmë gazetarët dhe punonjësit e medias në të gjithë botën”, thuhej në mesazhin e ambasadës amerikane./NOA.al

Yuri Kim në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Medias: Media e pavarur është thelbësore për demokracitë e gjalla dhe të qëndrueshme! Read More »

Zbardhet lista/ Ja kush janë deputetët që kërkojnë shkarkimin e Metës

Zbardhet kërkesa e Partisë Socialiste drejtuar Kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Kërkesa mban firmat e 50 deputetëve të Kuvendit, të cilët kërkojnë shkarkimin e Presidentit, me argumentin se ka shkelur Kushtetutën para dhe gjatë fushatës zgjedhore të 25 prillit.

Disa nga socialistët që kanë firmosur kërkesën janë Taulant Balla, Elisa Spiropali, Spartak Braho, Pandeli Majko, Olta Xhaçka, Eglantina Gjermeni, Ergys Çyrbja, etj.

Ndërkohë, në kërkesë paraqiten si prova të shkeljes së Kushtetutës nga Presidenti disa deklarata të këtij të fundit të bëra para dhe gjatë fushatës elektorale, si:

“Kë rcënimi i fundit që vjen përmes Tao Taos, nga ba ndat e Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë, ka vetëm një përgjigje: Presidenti gati për të firmosur dekretin për mbrojtjen e Republikës! Shqipëria e shqiptarëve! Vd ekje tr adhtarëve!”

“Të dashur pr okurorë dhe gj yqtarë! Dëgjojeni mirë Presidentin e Republikës! Boll dëgjuat përfaqësuesin e Ndra ngheta-s, Don Ag açion. Nëse jo, një pikë gj aku të derdhet nesër, por edhe një pikë lo ti, mjerë ju! Neësër duhet të jetë Festa e Demokracisë!”

“Cf urqet do jenë të dielën, nëse preket vota. Zgjedhje si të Shijakut dhe të Dibrës, nuk do të ketë më. Kjo histori ka marrë fund…”.

“Lidheni të marrin shokë socialistë përpara se të ketë fatin e furgonit në Berat…”./NOA.al

Zbardhet lista/ Ja kush janë deputetët që kërkojnë shkarkimin e Metës Read More »

Meta: Liria e medias është thelbësore për demokracinë. Ne duhet të mbrojmë dhe inkurajojmë çdo ditë gazetarët kurajozë në punën e tyre

Presidenti Ilir Meta ka dhënë një mesazh në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, duke theksuar se “kjo ditë i gjen shumicën e mediave shqiptare nën çensurën e Qeverisë dhe kontrollin e oligarkisë”.

Përmes një fotografie, ku shfaqet me gazetarët e Fierit, Kreu i Shtetit shprehet se pseudo-liritë prodhojnë vetëm regjime me pseudo-demokraci, ndaj dhe sipas tij, duhen mbrojtur e inkurajuar gazetarët.

Mesazhi i Metës:

Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit i gjen shumicën e mediave shqiptare nën çe nsurën e Qeverisë dhe kontrollin e ol igarkisë. Fondet publike dhe burimet e dyshimta financiare vazhdojnë të përdoren gjerësisht për të cenuar lirinë e shprehjes, për të fshehur të vërtetat dhe për të shmangur llogaridhënien.

Dh una dhe kë rcënimet ndaj gazetarëve janë shpeshtuar, së bashku me ce nsurën dhe autoce nsurën. Liria e medias është thelbësore për demokracinë. Ne duhet të mbrojmë dhe inkurajojmë çdo ditë gazetarët kurajozë në punën e tyre. Ata duhet të ndihen të sigurtë dhe të kenë qasje të plotë në informacionin që i shërben interesit publik, pa pritur që lirinë e shprehjes t’ua servirë politika apo grupet e saj kli enteliste. Pseudo-liritë prodhojnë vetëm re gjime me pseudo-demokraci!/NOA.al

Meta: Liria e medias është thelbësore për demokracinë. Ne duhet të mbrojmë dhe inkurajojmë çdo ditë gazetarët kurajozë në punën e tyre Read More »

Studimet/ Martesat mes miqve të ngushtë janë më të lumturat

Te qenit i martuar me shokun tuaj më të mirë tingëllon si një arritje e madhe.
Ju e njihni mirë njëri-tjetrin, marrëdhënia juaj është e pjekur dhe mund të flisni hapur për ndjenjat tuaja të thella.
Dhe gjithashtu nuk ka probleme për besimin dhe pasiguritë.
Kjo është e vërtetuar përmes disa studimeve, që konfirmon faktin se një martesë midis miqve më të mirë shpesh sjell përfitime të bollshme.

Njerëzit që i konsiderojnë bashkëshortët e tyre miq më të mirë janë më të kënaqur me jetën e tyre sesa ata që nuk e bëjnë këtë.

Vetë martesa sjell shumë përfitime të shëndetit fizik dhe mendor. Por, një studim ka treguar se njerëzit e martuar me shokun/shoqen e ngushtë marrin dy herë më shumë nga këto përfitime të mirëqenies nga martesa e tyre sesa të tjerët.

Një studim tjetër zbuloi se, çiftet e martuara me dashuri të bazuar në miqësi ndiheshin më afër partnerëve të tyre, kishin më shumë kënaqësi nga marrëdhënia, kishin përvojë më të madhe të perceptuar të marrëdhënies dhe kishin respekt më të madh për njëri-tjetrin.

Studiuesit pyetën çiftet që kanë një martesë të lumtur prej më shumë se 15 vjetësh, se cila ishte arsyeja numër një për suksesin dhe jetëgjatësinë e marrëdhënies së tyre. Dhe përgjigjja më e zakonshme midis pjesëmarrësve ishte se ata kishin qenë shok të ngushtë më parë, informon abcnews.al.

Përgjigja e dytë më e zakonshme ishte se ata e pëlqyen bashkëshortin e tyre si një person, i cili është një aspekt tjetër kryesor i dashurisë së bazuar në miqësi.

Të gjithë miqtë janë të rëndësishëm për lumturinë . Por krijimi i një miqësie të thellë dhe të qëndrueshme me partnerin tuaj jo vetëm që ju lejon të merrni gëzimin dhe lumturinë më të madhe, por gjithashtu nxit shëndetin dhe jetëgjatësinë emocionale, fizike dhe psikologjike./NOA.al

Studimet/ Martesat mes miqve të ngushtë janë më të lumturat Read More »