Aktualitet

A e mbeshtet krahina Qetsorin ne rrugetimin e tij te dyte ne Big Brother ?

Qetsor Ferrunaj u be per here te dyte pjese e reality show me te madh Big Brother VIP Albania. Pavaresisht faktit se nje pjese publikut nuk e mbeshteti hyrjen e tij te dyte ne Big Brother, ne shume pak dite Qetsori ja arriti qe me lojen e tij te behet faktor brenda shtepise. Kjo u vertetua ne Primin e fundit ku ai ishte ne qender te vemendjes dhe mori nje pjese te konsiderueshme te kohes televizive.

Qetsori eshte nje lojtar qe e njeh shume mire kete loje dhe ai eshte duke luajtur bukur per te kapur finalen por edhe pse jo per te fituar. Ajo qe vihet re eshte se ai verte po luan forte por nga ana tjeter tregohet shume i kujdesshem qe loja e tij te jete brenda normave, rregullave dhe etikes se komunikimit.

Por a e mbeshte publiku i zones rrugetimin e Qetsorit per here te dyte ? Fillimisht nje pjese ishin skeptike dhe nuk e perkrahen hyrjen e tij per here te dyte me mendimin se kohet kane ndryshuar dhe ndoshta ai nuk ka cfare te jape nga vetja kete here. Por ne fakt ai ka filluar te rrembeje zermat e publikut dhe mbeshtetja per te po rritet dita dites.

URIME DHE SUKSESE QETSORIT

A e mbeshtet krahina Qetsorin ne rrugetimin e tij te dyte ne Big Brother ? Read More »

Kërkesa e KQZ, PD njofton Celibashin: Basha është dorëhequr, dokumentacioni i paraqitur është i plotë

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Indrit Sefa i është drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me një njoftim dhe kërkesë për të vijuar me regjistrimin e PD në zgjedhjet lokale të 14 majit, edhe pa dokumentacionin me firmën e Lulzim Bashës.

Në këtë njoftim, PD thotë se Basha është dorëhequr dhe se dokumentacioni i paraqitur për t’u regjistruar në zgjedhje, është i plotë.

Kujtojmë që kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj deklaroi mbrëmjen e të premtes se nuk do të ndryshojë qëndrim për kërkesën e kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi për dorëzimin e një dokumenti të firmosur nga Basha, pasi përndryshe rrezikon regjistrimin në zgjedhjet lokale.

Kërkesa e KQZ, PD njofton Celibashin: Basha është dorëhequr, dokumentacioni i paraqitur është i plotë Read More »

Edi Rama flet për herë të parë për skandalin McGonigal përballë Blendi Fevziut

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu ka pohuar se nuk do të pranojë kurrë ngritjen e një komisioni he timor parlamentar lidhur me çështjen McGonigal. Rama tha se ky është një abuzim nga ana e opozitës. “Nuk ka aasnjë shans ta përdorin kuvendin për ta kthyer në një hapësirë manipulimi dhe propagande ekstreme, pa asnjë bazë”, tha ndër të tjera Rama.

Pjesë nga intervista në studio:

Fevziu: Përse nuk e pranoni komisionin hetimor për çështjen McGonigal?

Rama: Për çfarë ? Nuk jemi në pikën që unë pretendoj se ju merreni me tr afik dro ge dhe unë he toj. Kjo ndodhte në kohën e dik taturës, që unë ngre aku zën dhe pastaj kërkoheshin provat. Kjo nuk ka për të ndodhur, sepse ky është një abuzim ekstrem me çdo normë etike, me çdo normë të lirisë dhe të drejtave të njeriut, me çdo normë të bashkëjetesës institucionale. Ata kanë të drejtë që të besojnë që unë jam jo djali i Kristal Ramës, por djali i satanait. Këtë të drejtë ta mbajnë për vete dhe ata që ju besojnë t’i venë nga pas, por nuk kanë shans ta përdorin kuvendin për ta kthyer në një hapësirë manipulimi dhe propagande ekstreme, pa asnjë bazë.

Fevziu: Mbi çfarë rregullore e refuzoni këtë komision?

Rama: Çdo gjë ka një cak.

Fevziu: Nuk do ta pranoni komisionin?

Rama: Nuk ka shans.

Edi Rama flet për herë të parë për skandalin McGonigal përballë Blendi Fevziut Read More »

Kryeministri Rama shpall 13 shkurtin ditë zie kombëtare në Shqipëri në nder të vi ktimave të të rmetit në Turqi dhe Siri

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi të publikuar në Facebook, ka shpallur ditën e hënë, 13 shkurt, ditë zie kombëtare në nder të viktimave që shkaktuan lëkundjet e tër metit në kufirin turko-sirian.

Postimi i Kryeministrit Edi Rama:
Qeveria Shqiptare ka vendosur që e hëna, 13 shkurt, do të jetë DITË ZIE KOMBËTARE në shenjë dhi mbjeje e lutjeje për v iktimat e tra gjedisë së madhe të të rmetit në kufirin turko-sirian, si edhe në shenjë solidariteti me Turqinë mike, e cila na u gjend pranë kur një fatk eqësi e ngjashme go diti Shqipërinë pak kohë më parë.
Ulja e flamurit kombëtar në gjysmë shtize dhe nd ezja e një qiriri nga çdonjëri sipas dëshirës e mundësisë, do të jenë shenjat kuptimplota të një të hëne të shenjuar prej dhi mbjes njerëzore e solidaritetit popullor që i kapërcejnë kufijtë tanë

Kryeministri Rama shpall 13 shkurtin ditë zie kombëtare në Shqipëri në nder të vi ktimave të të rmetit në Turqi dhe Siri Read More »

Lulzim Basha rikthehet në ‘skenën’ politike? Gazetari i njohur zbulon lëvizjen e ish-kryetarit të PD-së

Gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha thotë se Lulzim Basha mund të rikthehet në politikën aktive, në momentin që do duhet të kryhet regjistrimi i Partisë Demokratike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Sipas Hoxhës, është e nevojshme që Basha të vendosë firmën e tij, pasi ai ende njuhet në gjykatë si kryetar i Partisë Demokratike.
“Se kur do të rikthehet dhe si do të rikthehet, atë e di vetëm zoti Basha dhe është një dilemë. Nëse mund të cilësohet një rikthim i zotit Basha, mund të quajmë momentin kur të dorëzohet kërkesa zyrtare për regjistrimin e Partisë Demokratike, pasi në atë moment, do të jetë e nevojshme firma e zotit Basha, ose firma e një personi që ai do të delegojë për të gjetur të gjitha hallkat e procesit ligjor në KQZ-në, por edhe në organet e tjera përgjegjëse për procesin e zgjedhjeve.

Kjo datë mund të cilësohet si momenti i rikthimit të Bashës. Në atë moment, do duhet firma e tij si kryetar i Partisë Demokratike, që njihet në gjykatë dhe ligjërisht. Sa i takon rikthimit politik, do duhet të pritet se cili do të jetë aktiviteti i zotit Basha “, theksoi ai.

Lulzim Basha rikthehet në ‘skenën’ politike? Gazetari i njohur zbulon lëvizjen e ish-kryetarit të PD-së Read More »

Lindita Nikolla përjashton nga seanca plenare Sali Berishën

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka përjashtuar nga seanca plenare kryetarin e PD Sali Berisha pasi ai i shoqëruar nga deputetët e tij bllokoi foltoren.

Lindita Nikolla: Kam ezaruuar dhe tërheqjen e vëmendjes dhe paralajmërimin. Jemi për masën e tretë që është përjashtim nga seanca.

Jepet masa disipoinore përjashtimi nga seanca plenare e Sali Berishës se deputeti vazhdon të mbajë të zaptuar foltoren dhe pas vërejtjes dhe paralajmërimit.

Bllokimi i foltores nga Berisha erdhi pasi kryetari i PD akuzoi kryeministrin e Shqipërisë dhe këshilltarët e tij si të përfshirë në aferë korruptive me një nga njerëzit më të rëndësishëm për sigurinë në SHBA.

Lindita Nikolla përjashton nga seanca plenare Sali Berishën Read More »

Berisha paralajmëron mos njohjen e zgjedhjeve të 14 majit: ‘Shqiptarët duhet ta dinë, Edi Rama nuk…’

Kryetari i PD, Sali Berisha ka paralajmëruar se nuk do të njohë zgjedhjet e 14 majit, nëse ato do të vidhen nga qeveria e Edi Ramës, teksa ka theksuar se kreu i qeverisë ka shumëfishuar përpjekjet për të blerë votat.

Por ne qëndrojmë në vendimin tonë. Në mënyrë absolute do jetë përgjegjës dhe demokratë nuk do tolerojnë kurrë, nuk do njohin kurrë një proces zgjedhor të bazuar mbi votën e vjedhur.

Shqiptarët duhet ta dinë se Edi Rama nuk ikën me votë. Se ky sot në këtë moment që flasim, narkoshtetin e tij e ka shndërruar në një makineri gjigante elektorale, që përdor tonelatat e narko-eurove, përdor makinerinë shtetërore, përdor gjithçka për të dhunuar votën e shqiptarëve. Përgjigjia është vetëm një: vetëm revolucion”, tha Berisha.

Berisha paralajmëron mos njohjen e zgjedhjeve të 14 majit: ‘Shqiptarët duhet ta dinë, Edi Rama nuk…’ Read More »