Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e Ukrainës, Volodymir Zelensky.
Sipas News 24, biseda është përqendruar në situatën në Ukrainë, e cila prej shkurtit të vitit të kaluar ndodhet nën agresionin ushtarak rus.
Sakaq mësohet se Shqipëria do t’i ofrojë Ukrainës ndihmë humanitare dhe ushtarake, lajm që është konfirmuar edhenga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.
Biseda telefonike mes kryeministrit Rama dhe Presidentit Zelensky vjen në kuadër të 30 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Ukrainës, ndërkohë që në një status në “Twitter”ditën e djeshme, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka njoftoi se Shqipëria do të hapë Ambasadën e saj në Kiev duke çuar marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve në një nivel tjetër.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka anuluar konferancën e përjavshme me gazetarët që zhvillon çdo të premte.
Gjithashtu ai ka munguar dhe në festën e mbajtur mbrëmjen e të entes për 32-vjetorin e themilit të RD-së.
Shkak për mungesën e Berishës në publik gjatë këtij fillimviti është gjendja gripale prej disa ditësh e ish-kryeministrit.
Ka qenë një gjendje gripale ajo që ka qenë arsyeja kryesore e mungesës së zotit Berisha në festën e ditës së djeshme të 32-vjetorit të themelimit të gazetës Rilindja Demokratike.
Kjo është edhe arsyeja në një farë mënyrë e anulimit të konferencës së përjavshme për shtyp që Berisha mban çdo të premte me gazetarët.
Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Gjergji Simaku është shkarkuar nga detyra. Në vend të tij është emëruar Endrit Molla. Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ditën e sotme.
Gjergji Simaku mbante postin e zëvendësministrit në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë që prej muajit dhjetor 2020.
Vendimi:
LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDIMI/ Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PD për ngritjen e Komisionit Hetimor për çështjen “Becchetti”
Sekreti qëndron te sherbeti, HILJA që duhet të dini patjetër për bakllavanë perfekte!
V E N D O S I:
Gjergji Simaku, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Endrit Molla emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Kryeministri Edi Rama përveç pikturës dhe rolit qeveritar, së fundmi na ka ardhur si “këngëtar”.
Ka qenë vetë Rama ai i cili në llogarinë e tij në “TikTok”, ka publikuar një video ku shihet me mikrofon në duar, dhe kësaj here jo për të mbajtur fjalën ashtu si jemi mësuar ta shohim, por të këndojë.
“Bella Ciao”, është kënga të cilën kryeministri së bashku me këngëtarin, Andi Stafuka, kanë vendosur që ta performojnë.
Altin Dumani, prokurori që u zgjodh në krye të Prokurorisë së Posaçme Kundër Kor rupsionit dhe Kr imit të Organizuar (SPAK), është prezantuar sot zyrtarisht para stafit. Në ceremoni ishte i pranishëm kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla si dhe përfaqësues të ndërkombëtarëve. Vetë Dumani premtoi goditje të krimit të organizuar dhe tha se tashmë SPAK do të kalojë në një tjetër fazë, ajo e një lu fte më agr esive ndaj korru psionit të zyrtarëve të çdo niveli si dhe krimit të organizuar. Dumani nxiti stafin kur tha se secili prej tyre duhet të de monstrojë që janë të aftë të pr ocedojë pe nalisht çdo shkelës ligji, pavarësisht pozitës së tij duke mos harruar detyrën.
Pjesë nga fjala e Dumanit:
Këto 3 vite kanë qenë të vështira, secili prej nesh ka pasur kontributet e tij, u shpreh mirënjoheje për angazhimin e sakrificat. Pas këtyre 3 viteve SPAK do kalojë tashmë në një fazë tjetër e që është ajo e një l ufte më agr esive ndaj korr upsionit të zyrtarëve të çdo niveli si dhe krimit të organizuar. Kemi një prokurori në funksion të plotë. Jemi 17 prokurorë, kemi BKH funksionale dhe kemi fituar eksperiencë në 3 vite. Inkurajoj e nxis secilin prej jush që të gjithë të demonstrojmë si një skuadër e vetme se jemi të aftë të procedojmë pe nalisht çdo shkelës li gji pavarësisht pozitës së tij, të mos harrojmë detyrën që të kemi një SPAK ku publiku të ketë besim. Ju premtoj që unë do jem në krahun tuaj për sfidat që na presin duke he tuar bashkë me ju e duke krijuar kushtet të ushtroni funksionet të pandikuar nga askush por duke qenë bvesnik vetëm te li gji.
Këshilli i Lartë i Pr okurorisë, KLP zgjodhi prokurorin Altin Dumani si drejtues të ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korr upsionit dhe Kri mit të Organizuar, SPAK, duke zëvendësuar Arben Krajën në këtë post. Votimi u krye pasi tre pr okurorët kandidatë, Adnand Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili paraqitën platformat e tyre për mënyrën se si do të drejtonin SPAK, si dhe u intervistuan prej anëtarëve të këshillit. Dumani mori pesë vota nga procesi i votimit që u zhvillua në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP). Kandidati tjetër, Edvin Kondili mori 4 vota, ndërsa Adnan Xholi mori vetëm një votë.
Kryetari i Partisë Sali Berisha zhvilloi këtë të enjte takim me fituesit e primareve, kandidatët e PD-së për zgjedhjet lokale të14 majit 2023.
Gjatë fjalës së tij në selinë blu, Berisha përgëzoi fituesit e primareve, ndërsa u shpreh krenar për procesin e primareve, të cilat i konsideroi si një nga arritjet më të mëdha të Partisë Demokratike.
Sakaq nuk nga fjalimi i Berishës nuk munguan as emocionet.
Disa nga kandidatët e pranishëm u prekën nga fjalët e ndjera të Berishës, i cili i falënderoi për punën e tyre, mes tyre edhe Belin Këlliçi, i cili u përlot teksa kreu i PD-së po mbante fjalim.
“Për këtë sallë, për këtë seli, për PD-në, kjo është një ngjarje shumë e veçantë. Kurrë ndonjëherë më parë, këtu nuk janë ulur kandidatë për qytetarë të parë të bashkive të vendit, një trupë që ka marrë votat nga anëtarësia dhe simpatizantët e PD-së, më shumë se të gjithë institucionet e tjera të kësaj partie në të gjithë ekzistencën e saj.
Kjo është një ngjarje shumë e rëndësishme për ne, është një zhvillim jashtëzakonisht i vyer, i çmuar, në rrugën tonë të konsolidimit të vlerave dhe demokracisë.
Ju keni dalë nga një garë, keni konkurruar me bashkëluftëtarët tuaj, keni dëshmuar në tërësi civilitet, integritet, transparencë dhe me garën që keni bërë, keni transformuar, ridimensionuar pluralitetin në gjirin e PD-së, por edhe në Shqipëri në tërësi. Nuk ka parti më të hapur në mënyrën më demokratike sesa një parti që përveç anëtarëve të vet, fton të votojnë edhe simpatizantët e saj.
Pranon në garë jo vetëm personalitete të veta, por edhe prurje të shquara nga shoqëria civile, bota akademike. Të gjitha këto kanë ndodhur në këtë garë
Nuk them se ishte e përsosur, por këto ishin risi të pamohueshme të saj. Secili prej jush ka kontributin, investimin në këtë realitet të ri të krijuar në PD, por edhe në Shqipëri. Secili kandidat, që doli i dytë apo i tretë në garë, ka meritën e madhe se firmosi pluralitetin brenda në PD. Por një aspekt tjetër jashtëzakonisht i rëndësishëm, thelbësor i garës, qëndron në përmbysjen përfundimtare të përfaqësimit.
Nga përfaqësim i kryetarit dhe kryesisë, te përfaqësim i anëtarit dhe simpatizantëve të PD”, tha Sali Berisha.
Gazetari Armand Shkullaku deklaroi në një emision televiziv se su lmi ndaj Sali Berishës është një akt i pap recedentë. Se kush qëndron pas këtij su lmi, Shkullaku tha se qartazi është një akt i ku rdisur.
“Ska ndodhur më parë, akt shumë i rëndë, nuk lidhet vetëm me Berishën por goditje ndaj opozitës.
Po u bënë më shumë se 2 koincidenca nuk është më koincidencë. Përfaqësues të mazhorancës, në media e në qeveri u fry me të madhe që do ketë in cidente, etj etj.
Para kësaj u ngrit një alibi dhe nga përfaqësues të mazhorancës që agjentët e Kremlinit po organizojnë demonstratë në Tiranë.
Nga Niko Peleshi e me radhë, imagjino. Kishte kohë që ishte mbarsur me një frymë kundër opozitës dhe manifestimit paqësor. Koincidenca e tretë është fakti që Berishën mund ta gjesh në çdo kohë për ta god itur.
Gjëja e parë, në 12 e 24 ndodhi gjëja, pastaj thash se do përpl aset tu rma me po licinë. Mendoj se janë të gjitha këto, por më tepër si u soll me këtë ngjarje, më bën të besoj se është e kurdisur. Si me ngjarjen e Elbasanit qeveria.”-tha Shkullaku.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë në konferencën e përjavshme për media ku ka deklaruar publikisht se e ka falur 31-vjeçarin Gert Shehu që e q ëlloi me gru sht në nisje të pro testës së 6 Dhjetoeit.
Berisha më tej tregoi arsyet pse sipas tij pas su lmit fshihet Edi Rama.
“Siç e dini unë e kam falur ka mikazin pa eksp loziv të Edi Ramës Gerti Shehun, por de batet e shumta li dhur me ngjarjen më detyrojnë të jem këtu para jush për këtë çështjes. Për të sqaruar opinionin se pse unë aku zoj direkt Edi Raman si autor ose porositës të këtij skenari.
Nuk e aku zoj absolutisht Edi Ramën për motive dhe shkaqe politike. Deklaroj me përgjegjësi të plotë se çdo njeri që gabon, se ak uzat e mia kanë këtë qëllim ma shtron veten dhe asgjë më shumë. Nuk e ak uzoj Edi Ramën për faktin se po licia nuk mbrojti pro testën. E aku zoj sepse Gerti Shehu është informator i pol icisë kri minale me emër, mbiemër dhe kod dhe është përdorur nga Ardi Veliu. Është përdorur për çmo ntimin e rrjeteve të dr ogës dhe si vesh për xhametin e xhamisë”, tha Berisha.