Aktualitet

Kush është kryeministri me këpucë të grisura në Samit?

Një moment i pazakontë është regjistruar në Samit.

Fotogafi Armand Babani ka shkrepur një moment pikant nga Samiti. Janë këpucët e një lideri Europian, të cilat janë të grisura. Se kujt janë nuk dihet.

Ajo që dihet është se nuk është kryeministri Edi Rama.

“Kryeministri i kujt vendi pjesmarrës në Summit është mbajtësi i këpucës? (Sa për ndihmë NUK është KM Shqiptar)”, shkruan Babani.

Kush është kryeministri me këpucë të grisura në Samit? Read More »

Bardh Spahia: ‘I vetmi preokupim i po licisë së shtetit ishte që të justifikonte agr esorin’

Kryetari i bashkisë së Shkodrës Bardh Spahia, ka reaguar në li dhje me su lmin që iu bë sot kreut të PD Sali Berisha gjatë pro testës së sotme të opozitës.

Në një postim në Facebook, Spahia tha se i vetmi pre okupim i po licisë ishte të justifikonte ag resorin, gjë që u munduan ta bënin me paraqitjen e një raporti mjekoligjor.
Ai tha se suli ishte provokim kri minal.

Nuk ka asnjë dys him se kush është organizatori i vërtetë i sulmit ndaj kryetarit të opozitës z.Berisha. Deklarata e po licisë së shtetit jo vetëm e konfirmoi por edhe e faktoj.

I vetmi preokupim i pol icisë së shtetit ishte që të justifikonte agr esorin dhe e bëri duke na shfaqur para syve një vërtetim pa asnjë vlerë mjekësore e ligjore. Shqe tësimi më i madh në deklaratën e hartuar enkas per ta lexuar drejtori i po licisë ishte për ta quajtur të sulmuarin, deputeti Berisha.

Në çdo rresht të saj, deklarata e institucionit që do të duhej të ishte në krah të li gjit dhe profesionalizmit, synonte të minimizonte figurën e z.Berisha dhe më kryesorja mos ta konsideronte lider të Opozitës, të asaj opozite që mbush sheshet e vendit. E gjitha kjo në të njëjtën linjë me porosinë dhe presionin e Edi Ramës ndaj gjykatave për mos ta njohur opozitën. Por ndryshe nga Rama dhe njerëzit e tij, sot mbarë sht ypi ndërkombëtar i referohet z.Berisha si lideri i opozitës.

Bardh Spahia: ‘I vetmi preokupim i po licisë së shtetit ishte që të justifikonte agr esorin’ Read More »

Sali Berisha habit me deklaratën për të riun që e go diti me g rusht

Nga Foltorja e pr otestës së opozitës sot, Sali Berisha me hematomë në fytyrë u shpreh se duhet liruar djali që e god iti atë më gr usht pa minuta më parë.

Berisha tha se përpiqen sot ta li dhin meqë ky është një samit, me pista që çojnë nga Turqia që çojnë nga Turqia.

Berisha: Po licia ta lirojë fatkeqin sepse ai është një mj eran që ka shitur veten. Përpiqen sot ta li dhin meqë ky është një samit, me pista që çojnë nga Turqia që çojnë nga Turqia apo ndonjë vend tjetër.

Ka vetëm një arkitekt të kësaj që është Edi Rama. Autori i vërtetë është ulur në Samit si kryekr imineli i Evropës dhe Ballkanit.

Sali Berisha habit me deklaratën për të riun që e go diti me g rusht Read More »

Gja kosja e Sali Berishës, Këlliçi paralajmëron Edi Ramën: ‘Uroj të mos jesh ti pas inc identit’

Kandidati i PD-së për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, gjatë fjalimit të tij në pro testë, është shprehur i vendor të lu ftojë së bashku me demokratët deri në rrë zimin e qeverisë dhe Edi Ramës.

Ndërsa ka komentuar sulmin ndaj Berishës, Këlliç uron që pas kësaj të mos fshihet Edi Rama.
“Është momenti që ta dëgjojnë të gjithë Europianët që janë në Samit me Edi Ramën. “Rama ik”, këto janë shqiptarët e vërtetë. Uroj që pas inc identit të sotëm të mos jesh t’i.

Në 12nëntnor je shpallur ar mik në shesh para shqiptarëve. Uroj që pas inci dentit të mos jesh ti apo levat e t ua. Për këtë që ka ndodhur sot do ti shkojmë deri në fund”, tha ai.

Gja kosja e Sali Berishës, Këlliçi paralajmëron Edi Ramën: ‘Uroj të mos jesh ti pas inc identit’ Read More »

Sali Berisha flet pas su lmit me gr usht: Asgjë në botë nuk na mp osht

Menjëherë pasi u gja kos nga një gr usht në fytyrë, Sali Berisha ka folur në podiumin e ngritur para pro testuesve.

Berisha tha se asgjë në botë nuk do ta mpo shtë atë dhe popullin opozitar. Sipas tij PD do të triumfojë, kundër një re gjimi sipas tij kr iminal

“Asgjë në botë nuk na mp osht neve. Poshtë Edi Rama, poshtë kri minelët. Ne do të triumfojmë.

Ju që jeni sot këtu, sëbashku për të prot estuar kundër regjimit të ho rrave kri minelëve. Deri në përjetë, popull prot estues. Faleminderit shumë. “ tha Berisha.

Sali Berisha flet pas su lmit me gr usht: Asgjë në botë nuk na mp osht Read More »

Cfarë përfiton Shqipëria nga Samiti i BE-së?

Bashkimi Europian organizon të martën në Tiranë samitin mes Unionit dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor me një axhendë dedikuar zgjerimit dhe përballjes me pasojat e agresionit rus kundër Ukrainës.

Ky është samiti i parë që zhvillohet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, dhe sipas Këshillit Evropian, “është një mundësi për të rikonfirmuar rëndësinë kyçe të partneritetit strategjik midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, një rajon me një perspektivë të qartë të BE-së”.
Axhenda e publikuar të hënën ka përcaktuar si tema kryesore të diskutimit përballjen e përbashkët me pasojat e agresionit rus kundër Ukrainës, ku liderët europianë do të diskutojnë konkretisht se si të trajtohen efektet e tij negative në fushën e energjisë dhe sigurinë ushqimore në Ballkanin Perëndimor.

Në këtë kontekst Samiti do të jetë një mundësi për të diskutuar veprimet e koordinuara për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes, të cilat janë bërë edhe më të rëndësishme në kontekstin e agresionit rus kundër Ukrainës.

Në tryezën e përbashkët do të flitet për angazhimin në politikat e bashkëpunimit me një fokus të veçantë te të rinjtë; përforcimin e sigurisë dhe ndërtimin e qëndrueshmërisë ndaj ndërhyrjeve të huaja dhe adresimi i sfidave të migrimit, luftës kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar.

Gjatë punimeve 1-ditore do të bëhet gjithashtu një vlerësim i progresit të bërë drejt integrimit të Ballkanit Perëndimor me tregun e BE-së, modernizimi i sistemit të pagesave dixhitale sipas standarteve europiane dhe implementimi i linjës së gjelbër për të lehtësuar lëvizjen e mallrave dhe shërbimeve.

Liderët e vendeve anëtare të BE-së pritet të dalin me një deklaratë në fund të samitit, ndërsa ekspertët e integrimit e shohin këtë samit të një rëndësie të veçantë për rajonin dhe një rikthim të vëmendjes së Brukselit ndaj vendeve të Ballkanit që presin prej dekadash në rrugën e integrimit për t’u anëtarësuar në BE.

Afrim Krasniqi, drejtor ekzekutiv i Institutit për Studime Politike, mendon se rajoni mund ta shohë samitin si një qasje më reflaktare të BE-së ndaj tij.

“Nga të dhënat paraprake të BE-së nuk pritet të ketë marrëveshje të rëndësishme, por pas vendimit të korrikut për hapjen e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut ky është hapi më serioz dhe akti më i rëndësishëm”- i tha ai BIRN-it.

Zgjedhja e Tiranës si destinacion, sipas Krasniqit, është një lajm dyfish pozitiv, për Shqipërinë dhe për rajonin. Por, sipas tij, Shqipëria duhet ta përdorë këtë moment për të përcjellë imazhin e vendit me stabilitet dhe orientim perëndimor.

“Sidomos për të tejkaluar konfliktin pa sens politik, për të ndjekur një axhendë konkrete të reformave drejt integrimit, axhendë dhe rezultate të cilat aktualisht mungojnë”- shtoi ai.

Edhe Gledis Gjipali, drejtor ekzekutiv i European Movement Albania, e sheh takimin e së martës si një tregues të qartë të vëmendjes së shtuar të Brukselit ndaj vendeve të Ballkanit.

“Intensiteti i organizimit të samiteve është pozitiv, tregon që ka interes politik të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor, pasi në vitet e fundit është i 3-ti, ndërsa nga samiti i Selanikut deri tek ai Sofies u deshën 15 vjet”- tha Gjipali.

Sipas tij, ky samit është i rëndësishëm edhe sepse në të vendosen prioritet e viteve të ardhshme se çfarë do të bëhet me procesin e zgjerimit, si dhe pjesën e mbështetjes financiare dhe ekonomike për vendet e rajonit.

“Po të shohim samitet e kaluara ka pasur disa angazhime për mbështetje që janë implementuar”- shtoi ai.

Sipas Gjipalit, zgjedhja e Shqipërisë si destinacion është një vlerësim në rrugën e integrimit dhe qëndrimet për politikat e BE-së, sidomos ato që lidhen me sanksionet ndaj Rusisë.

Në këtë konteskt, ai shton se, paralajmërimi i Serbisë për bojkotin e samitit tregon presionin e shtuar ndaj Beogradit për zgjedhjen që do të bëjë për të ardhmen; nëse do të jetë me BE-në apo jo.

Edhe Krasniqi e sheh samitin e datës 6 dhjetor si mundësi për qartësimin e qëndrimit të vendeve të Ballkanit në raport me ndikimet nga aktorë të tretë.

Sipas tij, BE me të drejtë është kritikuar për mungesë strategjie dhe konfuzion në mesazhet për këto vende, por kriza në Ukrainë ka rikthyer vëmendjen tek rëndësia që merr rajoni në sistemin e sigurisë.

“BE e shikon Rusinë si kërcënim për rajonin, Shqipëria gjithashtu, por disa vende kanë opinion tjetër, ndaj samiti konfirmon linjën zyrtare të Brukselit dhe është një përgjigje e qartë ndaj politikës dualiste të Beogradit dhe krizave lokale në Sarajevë, Prishtinë dhe Podgoricë”- përfundon ai./Shqiperiaime

Cfarë përfiton Shqipëria nga Samiti i BE-së? Read More »

Rama: ‘6 dhjetori nuk është ditë pushimi, është lajm i rremë’

Kryeministri mohon që data 6 dhjetor të jetë caktuar si ditë pushimi.

“Nuk ka asnjë ditë pushimi është lajm I rremë.
Masat e sigurisë nuk negociohen me askënd.

Janë masa shumë te rrepta sigurie aq më tepër që në Tiranë do të vijnë liderë europianë që për ta ka masa ekstreme” deklaroi Rama sot pas mbledhjes se qeverise.

Rama: ‘6 dhjetori nuk është ditë pushimi, është lajm i rremë’ Read More »

Google uron shqiptarët në festën e pavarësisë

110 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë, Google bën ‘surprizën’ e veçantë.

Sot Shqipëria festoon 110 vjetorin e pavarësisë. Edhe Google është zgjuar mëngjesin e sotëm me një suprizë të veçantë për të gjithë shqiptarët anembanë ku jetojnë.
Në këtë 110 vjetor tëpavarësisë, Google është ka ndryshuar ‘kopertinën’, duke vendosur flamurin e Shqipërisë./CNA.al

Google uron shqiptarët në festën e pavarësisë Read More »