Aktualitet

Vasili i drejtohet ashpër Ballës: ‘O skizofren mos bëj si idiot, qetësohu’

Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me d ebate të ashpra sa i takon procedurës parlamentare, për të cilën deputetët nuk kanë rënë dakord.

Kryetarja e Kuvendit i ka kërkuar opozitës që të lexojnë rregulloren, por sipas Vasilit neni 28 pika tre është konsumuar që nga momenti që projekti i Portit të Durrësit ka kaluar me pro cedurë të përshpejtuar.

Vasili: Boll i gënjyem shqiptarët, neni 28 pika tre është konsumuar që kur e futet me procedurë të përshpejtuar.

Balla: Lexoje lexoje…

Vasili: O sk izofren, nuk flet fare për kohën e diskutimit. Na lerë ta lexojmë mos bëj si idiot…Po qetësohu mo

Vasili i drejtohet ashpër Ballës: ‘O skizofren mos bëj si idiot, qetësohu’ Read More »

Përfundon me duartrokitje pro testa në Divjakë, qytetarët: ‘Do jemi më shumë në numër nëse vendoset trau’

Banori: Të hiqet ajo kabinë se prapë na kanë këtu.

Deputetja e PD, Dhori: Focat po licore kanë mbrojtur kabinën e Mirela Kumbaros.

Nuk jemi këtu për të bërë garë me po licinë. Jemi këtu për t’i thënë Shqipërisë se do jemi këtu në rast se do ketë një ri-tentim.

Tani mund të shpërndahemi. Do rikthehemi nëse do ketë një ritentim. Thirrja është për po licinë se në rast se e vendosin traun ne do të vijmë këtu.

Nuk do të ndodhë kurrë, siç fermerët kanë lënë punën e tyre në aera, ashtu dhe ne do të jemi këtu të gjithë bashkë dhe shumë më tepër në numër.

Përfundon me duartrokitje pro testa në Divjakë, qytetarët: ‘Do jemi më shumë në numër nëse vendoset trau’ Read More »

Lajm i fundit/ Firmosen 21 marrëveshje mes qeverisë së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Janë firmosur 21 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Maqedonisë të Veriut, në mbledhjen e dy qeverive të zhvilluar sot në Shkup.

Bëhet fjalë për marrëveshje dhe memorandume që prekin çështjen e integrimit të BE, krijimin e task-forcave të përbashkëta të sigurisë, implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar në pikën e përbashkët të kalimit kufitar Qafë-Thanë.

Po ashtu janë përfshirë marrëveshje bashkëpunimi në fushën e ekonomisë, energjisë, arsimit dhe dixhitalizimit.

Konkretisht u firmos:

Memorandum bashkëpunimi për çështjen e integrimit në BE ndërmjet Sekretariatit për Çështje Europiane të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Veriore dhe Ministrit të Shtetit, Kryenegociatorit të RSh.

Memorandum mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë për bashkëpunim në fushën e trajnimeve.

Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë për bashkëpunim në fushën e digjitalizimit të shërbimeve konsullore.

Memorandum mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes.

Marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të ministrave të Republikës së Shqipërisë për formimin e ekipeve të përbashkëta të punës në sferën e sigurisë

Protokoll ndërmjet Ministrisë së Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë për implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar në pikën e përbashkët të kalimit kufitar Qafë-Thanë.

Protokoll ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Administratës Doganore të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë – Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave të Republikës së Shqipërisë në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes për njohjen e ndërsjellë të operatorëve ekonomik të autorizuar – autorizimet për sigurinë dhe mbrojtjen (OEAS), ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Protokolli zbatues ndërmjet Ministrisë së Financave-Drejtoria e Doganës e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministria për Financave dhe Ekonomisë – Drejtoria gjenerale për doganë e Republikës së Shqipërisë për zbatimin e marrëveshjes në mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për vendosjen e vendkalimit të përbashkët kufitar në mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, i nënshkruar më 10.06.2021 në Tiranë për vendkalimin ndërkombëtar Qafë-Thanë (Republika e Maqedonisë së Veriut – Qafë – Thanë Republika e Shqipërisë).

Memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi në fushën e Financave Publike dhe Procesit të Aderimit në Bashkimin Europian ndërmjet Ministrisë së Financave të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë të Republikës së Shqipërisë.

Memorandum bashkëpunimi në sektorin e energjisë ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë të Republikës së Shqipërisë.

Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes të Republikës së Shqipërisë.

Marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë.

Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë lidhur me lekturën/redaktimin gjuhësor të gjuhës shqipe.

Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës të Republikës së Shqipërisë lidhur me zbatimin e gjuhës së shenjave të gjuhës shqipe

Programi për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë në fushën e arsimit dhe shkencës për periudhën 2023-2026.

Memorandum bashkëpunimi në fushën e politikës sociale dhe mbrojtjen e fëmijëve ndërmjet Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë.

Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë për rikthimin e ikonave të trafikuara ne vendin e tyre të origjinës.

Marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për delegimin e trafikut ajror dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë.

Marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për vendosjen e transportit ndërshtetëror ndërmjet Liqenit të Ohrit.

Memorandum mirëkuptimi ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë për bashkëpunim për zhvillimin e lidhjes rrugore.

Memorandum mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës të Republikës së Shqipërisë në fushën e digjitalizimit.

Lajm i fundit/ Firmosen 21 marrëveshje mes qeverisë së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut Read More »

Fillon numërimi mbrapsht për Rrumbullakun, çfarë ka ndodhur me fatin e Ervis Martinajt?

“Zoti drejtor, unë besoj që brenda 100 ditëve p olicia duhet të dalë nga udhëkryqi që ndodhet dhe sikur e ka pasur paraardhësi juaj, të plotë dhe pa kushte,” ishin fjalët e Ramës, kur kryepolici, Muhamet Rrumbullaku mori postin e e sapo lënë bosh nga Gledis Nano.

Tashmë kanë kaluar 65 ditë, nga afati i Edi Ramës, por ende asnjë e re dhe asnjë gjurmë nga zhd ukja e “mbretit” të basteve Ervis Martinaj. Në 30 ditët e para të postit, Rrumbullaku ka ndarë disa detaje nga zhd ukja e Martinaj ku është shprehur se e dinte fatin e tij, por po priste grumbullimin e pro vave.
Edhe pse ka kaluar më shumë se një muaj nga deklarata e fundit e mbledhjes së provave, ende po licia he ziton të flasë për fatin e Martinajt, ku duket se s’kanë mbledhur prova mjaftueshëm.

Por kanë mbetur vetëm 35 ditë për Muhamet Rrumbullakun dhe duke sikur do të jenë dhe ditët vendimtare për të vendosur dhe pikat mbi “i” për jetën e Martinajt.

Gja llë apo vde kur, këtë do e thonë provat e pol icisë./Shqiperiaime

Fillon numërimi mbrapsht për Rrumbullakun, çfarë ka ndodhur me fatin e Ervis Martinajt? Read More »

Moderatorja e njohur e ‘Top Channel’ merr vendimin. Ja çfarë ka vendosur Ori Nebiaj

Moderatojra Oriela Nebiaj do të futet në Parlament. E pyetur nga gazeta ‘Panorama’, ajo ka konfirmuar se do të pranojë mandatin e deputetes. Ajo do të zëvendësoj kështu në listën e PD në Tiranë, Grida Dumën, që lajmëroi dje dorëheqjen.

Nebiaj kandidoi më 25 prill në qarkun e Tiranës, ku mori 5606 vota preferenciale. Nebiaj ishte renditur e 18 në listën e PD-së në qarkun e Tiranës, por pas rirenditjes në bazë të votave preferenciale ajo u ngjit një vend më sipër.
Megjithatë, para saj në radhë ishte Petrit Doda, por me ndryshimet e fundit të Kodit Zgjedhor, mandatin e ligjvënësit që lë një grua e merr po një grua.

Pas aktit të znj. Duma, pritet të mblidhet Këshilli i Mandateve në Kuvend për të shpallur vakancën. Vakanca i dërgohet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili brenda 48 orëve bën zëvendësimin. Ndërkohë, sot pritet që të depozitojë dorëheqjen edhe Alfred Rushaj.
Duma lë mandatin: Nuk zgjodha komoditetin tim

Grida Duma, ish-nënkryetare e Partisë Demokratike, nuk do të jetë më përfaqësuesja e demokratëve të Qarkut të Tiranës në Parlament.

Në një dalje të posaçme në prani të kolegëve të saj të ngushtë, Flutura Açka e Agron Gjekmarkaj, Duma lajmëroi publikisht se kishte dorëzuar në Kryesinë e Kuvendit lënien e mandatit.

Vendimin siç tha e kishte marrë pas një reflektimi të thellë. “Pak çaste më parë, kam dorëzuar formalisht dhe zyrtarisht shkresën për lënien e mandatit të deputetes. Pas një reflektimi të gjatë, reflektim i cili vjen pas një përpjekje edhe më të gjatë, për të bërë të duhurën për partinë time dhe votuesit që përfaqësoj, ky është në fakt vendimi i duhur. Unë mendoj që në politikë, fatet individuale vlejnë të konsiderohen dhe të rimendohen vetëm kur ato shkojnë në një kahje me fatet e vendit, me fatet e njerëzve, me fatet e votuesve që ne përfaqësojmë. Kurrë e kundërta, megjithëse e kanë bërë shpesh të kundërtën”, tha Duma.

Ndërkohë, ajo u ndal të sqaronte se nuk po u shmangej përgjegjësive me vendimin që mori pas përpjekjeve për të mbajtur PD afër me partnerët strategjikë si SHBA dhe pas përpjekjeve për bashkimin e demokratëve. “E megjithatë, nuk e kam lënë, nuk e kemi lënë betejën me miq e kolegë të vyer, me bashkëpunëtorë me demokratë edhe kur kemi vijuar fushatat pa mjete pa infrastrukturë, atëherë kur vendimet e gabuara të lidershipit nga lënia e mandateve të lënia e bashkisë e lodhën e gërryen forcën madhore të PD. U quajt besnikëri dhe luajalitet kjo atëherë që mbështetëm atë që vetë nuk e aprovova, që qëndruam me luajalitet atë që disa kolegë nuk e deshën nuk e votuan e megjithatë, i qëndruam me luajalitet vendimit të shumicës, që u thirr oborreve.

Para dhe pas 6 marsit të vitit 2022, në situatën më të vështirë kam bërë sa munda që PD të kishte përkrah saj aleatin më të madh në gjenezën e vet, në historinë e vet, aleatin strategjik, SHBA, vijoj të mendoj që duhet ta ketë aty përkrah, sepse është partia që i takon. Ashtu siç kam ditur që pas 6 marsit të 2022, të bëj gjithçka, madje duke dhënë dorëheqjen për të vlerësuar, solidaritetin dhe njohjen njerëzore që demokratët treguan për të vlerësuar liderin e tyre historik, në një mënyrë apo tjetër, duke ndjekur dinjitetin njerëzor më tepër sesa pazaret politike, apo ndoshta dhe pragmatizmat politikë, dita ta njoh edhe këtë realitet. Gjatë këtyre kohëve, ajo që vijoi ishte një përpjekje e madhe e imja dhe disa kolegëve për të mbajtur balancat, për të treguar të vërtetat, për të qetësuar konfliktet, për të arsyetuar politikisht, për të mirën e demokratëve dhe pastaj shqiptarëve”, tha Duma.

Ndonëse asnjëherë nuk e kishte shfaqur se ishte lënduar. Për herë të parë dje, Grida Duma tregoi pengun që kishte me politikën. “Më kanë goditur personalisht edhe unë e di pse, sepse nuk gjetën dot në kaq e kaq vite një aferë korrupsioni, një pazar pushteti, një ndyrje duarsh në përfitime dhe pikërisht sepse nuk i gjetën jam sulmuar nga hienat me intriga të pacipa që të më brejnë personalisht. Ndoshta për vete e kam ditur që do ta paguaj këtë kosto në një vend si i yni kaq larg zhvillimit etik, por sot do t’ju them një gjë që shpesh e kam evituar ta them në media. Sot do t’ju them që ka një gjë që nuk do t’ia fal kurrë politikës së llumit.

Që ndoshta do të jetë pengu i ditës sime të fundit të jetës, ky peng është fakti që goditja që më bënin mua nën brez, godiste pandërprerë më thellë, më shumë shpirtërisht, tim bir. Nuk e kam falur kurrë, nuk do t’ia fal kurrë, as do t’ia harroj këtë politikës së llumit”, tha ajo teksa përfundoi se do mbetet e djathtë. “Do ta lë këtë mandat me besimin që siç kam bërë brenda politikës do di të bëj kudo që të jem si figurë politike me shpresën e Zotit. Jam e djathtë se u rrita si e djathë pa etiketime, ky është identikiti i personalitetit tim. Sepse besoj tek individët e fortë, tek ata që konkurrojnë si motor zhvillimi. Jam e djathtë sepse do di të prodhoj prapë aq sa mundem, ndoshta dhe thjeshtësisht me ndërgjegjësim”, u shpreh Duma.

Moderatorja e njohur e ‘Top Channel’ merr vendimin. Ja çfarë ka vendosur Ori Nebiaj Read More »

Grida Duma la mandatin, përl otet Agron Gjekmarkaj, Flutura Açka qan me dë nesë

Grida Duma la sot mandatin e deputetes pasi tha se kishte kaluar një periudhë shumë të vështirë gjatë kohëve të fundit.

Ajo aku zoi polikën për go ditje nën brez, se ishin sjellë si hiena dhe se god itën edhe djalin e saj të vetëm dhe për këtë nuk do t’i falte kurrë. Fjalimi i saj në kryesinë e Kuvendit, përveç gazetarëve, u ndoq edhe nga deputetë të Grupit Parlamentar të PD-së, që u pr ekën shumë. Në fotot e LSA duket Agron Gjekmarkaj shumë i prekur dhe Flutura Açka që qan me dë nesë.

Grida Duma la mandatin, përl otet Agron Gjekmarkaj, Flutura Açka qan me dë nesë Read More »

Rama: ‘Po përgatisim ndërhyrje ligjore, tokën nuk mund ta mbash pe ng’

Në një takim me fermerët e Lushnjes, Kryeministri i vendit Edi Rama ka theksuar se po përgatitet një ligj për tokën që mbahet pa punuar.

Gjatë fjalës së tij përballë fermerëve, Kryeministri Rama ka shtuar se pronarët e tokës ose duhet ta punojnë atë, ose ta japin me qira.

Edi Rama: Kemi pro bleme edhe me tokën të natyrës që mbajnë p eng tokën. Këtë nuk do ta lejojmë. Po përgatisim një ndërhyrje li gjore tani që tokën nuk mund ta mbash, ose punoje ose jepe me qira, por nuk mund ta mbash pe ng. Nuk mund të thuash është toka ime. Ajo është tokë buke, ti e mban me plehra, nuk mundet. Ose punoje, ose jepe dhe do ta bëjmë këtë me ligj ose me supertaksë ose me forma të tjera që në tokën që ti ke, nuk mund ta mbash kot.

Në takimin me fermerët e Lushnjës, Kryeministri Rama u ka bërë thirrje atyre që të bashkëpunojnë me bashkinë për të ndërtuar pika agro-përpunimi.
Edi Rama: Ndërkohë, na duhet agro-përpunimi dhe për agro-përpunimin unë ju ftoj juve që të bëheni pionierë, duke krijuar një grupim për të ndërtuar sisteme agro-përpunimi. Ndërmarrje tjetër, e ke serrën, është një ndërmarrje; e ke këtë këtu, pikën e grumbullimit,

është një ndërmarrje, një ndërmarrje tjetër bashkërisht me bashkinë, bashkia futet aksionere, ju fusni 1 lek, bashkia fut 3 lekë dhe qeveria fut 6 lekë dhe bashkërisht ndërtojmë një sistem, një bërthamë agro-përpunimi që të nxjerrim produkte autoktone të përpunuara. Të gjithë këto produkte të kenë edhe nënproduktet e tyre, që janë një vlerë edhe më e lartë edhe për tregun vendas, edhe për eksportin./tvklan.al

Rama: ‘Po përgatisim ndërhyrje ligjore, tokën nuk mund ta mbash pe ng’ Read More »