Aktualitet

Pse e sulmon ambasadoren Kim? Berisha habit me përgjigjen dhe del me deklaratën ‘bo mbë’

Ish-kryeministri Sali Berisha këmbëngul se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të nxjerrin një fakt për akuzat dhe shpalljen non-grata ndaj tij.

I ftuar në Top Story mbrëmjen e sotme me Grida Dumën, i pyetur se pse e sulmon ambasadoren amerikane ne Tiranë Yuri Kim, Berisha tha se diplomatja nuk duhet të sillet si guvernatore.
Sa i përket çështjes me SHBA-në, Berisha tha se ka ngritur padi për shpifje, jo ndaj vendimit për non-grata dhe nuk ka kërkuar që të tërhiqet.

“Unë kam dy vjet që u them SHBA-ve më nxirrni një fakt të vetëm dhe them mirupafshim se kam mirënjohje ndaj tyre. Kim godet veten e vet se sillet si guvernatore Jam sjellë normal me ambasadorët, jo gjithmonë se s’janë sjellë gjithmonë mirë. Nuk besoj se ambasadori duhet të sillet si një guvernator. Janë shumë të rëndësishme marrëdhëniet por nuk do të thotë se duhet të sillet si guvernatore. Problemi është se Rama është në gjykatë, nuk është politikë. Me vendim gjykatë nën hetim penal. Tani kanë dalë edhe prova të tjera. Kjo e imja është trinom. Sapo të nxjerrë një fakt un them mirupafshim, nuk kam kërkuar ta heqin, e kam hedh ne gjyq. Të kërkojnë të falur. E vërteta është e vërtetë. Unë nuk kam kërkuar të tërhiqet, un e kam paditur për shpifje. Nuk kam paditur për të ma hequr në gjykatë. Jo vendimin, po shpifjen. E dyta kjo. Sapo të paraqesin një fakt të vetëm un largohem nga politika, nuk kërkoj sa të jetë në fuqi zoti Blinken të heqë vendimin. E treta, po kërkoj të falur e tërheq.

Unë nuk kam asnjë komunikim me zonjën Kim përveç komunikimeve publike,Ajo që mund të them PD është partia më pro-amerikane. Të tjerët të gjithë duhet të komunikojnë, s’ka asnjë lloj kufizimi. Kjo parti sa ta drejtoj PD nuk drejtohet nga Ambasada. Nëse qëndron kundër shkeljeve të rregullave të konventave ndërkombëtare, ato janë akte të papranueshme. E solli Escobar. Ai ka sjellë një ndryshim por s’është kuptuar mirë, ka sjellë fundin e përpjekjeve për të diktuar shqiptarëve jashtë votës. Ato ishin të papajtueshme për parimet e mia. E diktuar kush do të jetë kryetar partie. Escobar për hir të vërtetës, ishte themelor, do të votojnë shqiptarët. Në rast se te un kemi të bëjmë me vote, me Edi Ramën kemi të bëjmë me hekura. Tha është çështje e hapur penale nën hetim. Është tmerrësisht e rëndë.”- tha Berisha në Top Story.

Pse e sulmon ambasadoren Kim? Berisha habit me përgjigjen dhe del me deklaratën ‘bo mbë’ Read More »

Deklarata e fortë e Monika Kryemadhit: ‘Veliaj ka lobuar në SHBA kundër Ramës’

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi deklaroi në “Now me Erla Mëhillin” se Erion Veliaj ka lobuar kundër Ramës në SHBA. Ajo tha se nëse ky i fundit nuk do të ishte prekur nga çështja McGonigal, Veliaj nuk do të ishte kandidat.

“Po të mos ishte sulmuar Rama nga McGonigal, po të mos kishte dalë çështja, Erion Veliaj nuk do të ishte kandidat. Unë mendoj që Erion Veliaj ka një ndikim të jashtëzakonshëm në sulmet që janë bërë ndaj Edi Ramës në Amerikë dhe ka lobim të fortë të tij, për shkak se Erion Veliaj mendon se është pasardhësi i Edi Ramës, pra ai që do të marrë Partinë Socialiste shumë shpejt,” – u shpreh Kryemadhi.

Sipas saj, nëse Rama nuk do të ishte sulmuar me çështjen McGonigal dhe do të ndihej i fortë mjaftueshëm, do të kishte dikë tjetër si kandidat për kryetar të Bashkisë Tiranë.

Kryemadhi shtoi se po përdoret fytyra e Ramës në vend të Veliajt pasi ky i fundit është imazh i urryer për qytetarët. Në këndvështrimin e saj, kryeministri po e përdor që në rast fitoreje t’i thotë se gjithçka e ka falë tij e në të kundërt t’i thotë se ishte aq llum sa as imazhi i tij nuk arriti t’i jepte një tjetër mandat si kryebashkiak.

Deklarata e fortë e Monika Kryemadhit: ‘Veliaj ka lobuar në SHBA kundër Ramës’ Read More »

U miratua një javë më parë, ja si do të ndryshojnë pagat e shqiptarëve

Qeveria miratoi një javë më parë vendimin për rritjen e pagave për mësuesit e arsimit të mesëm dhe fillor, punonjësit e policisë, gardës dhe punonjësit e burgjeve.

Vendimi i miratuar një javë më parë është vendosur sot në fletoren zyrtare.

Si do të rriten pagat e punonjësve me uniformë

Sipas vendimit, për inspektorët e thjeshtë dhe inspektorët e dytë, paga rritet me 9 mijë lekë në muaj. Kurse për inspektorët e parë ajo shtohet me 9 500 lekë në muaj duke u bërë 64 mijë lekë nga 54.5 mijë lekë që ishte.

Sipas vendimit edhe për drejtuesit e policisë rritja e pagës luhatet në këto nivele, pra me një shtesë që varion nga 6 deri në 9 mijë lekë në muaj.

Gjithashtu rritje page do të ketë edhe për punonjësit e burgjeve dhe zjarrfikësit

U miratua një javë më parë, ja si do të ndryshojnë pagat e shqiptarëve Read More »

Rama në Kamëz: Kush fut në bashki gomarin me vesh të gjata, ta harrojë mbështetjen e qeverisë

Kryeministri Edi Rama në një takim të zhvilluar këtë të shtunë në Kamëz kërkoi votën e qytetarëve për Rakip Sulin.

Kreu i qeverisë, gjëtë fjalës së tij tha se nëse Bashkinë e Kamzës e fitojnë kundërshtarët, nuk do të ketë mbështetje nga qeveria për projektet.
“Këtu është puna për gomarin që do merrni t’ju shërbejë. E doni gomarin me kurriz të fortë siç është ky gomari këtu apo e doni gomarin me dy veshët e gjata. Si e doni? Unë them që zgjedhja është shumë e thjeshtë këtë herë dhe është më e thjeshtë se asnjëherë tjetër.

Dhe po ju them dhe një gjë tjetër dhe po ja u them shumë troç. Kush do fusi gomarin me veshë të gjata në Bashki, ta harrojë qeverinë. Ta harrojë mbështetjen nga qeveria. Ne nuk mundet kurrë të na vënë përpara faktit të kryer medemek në emër të votës dhe të na detyrojnë të bashkëpunojmë me individë të shpallur non grata jo nga unë, jo nga Mali i Zi, as nga Maqedonia, por nga SHBA.

Dhe është e habitshme se si ithtarët e demokracisë, ithtarët e lirisë, ithtarët e ndryshimit që këtu në Kamëz kanë një vatër të madhe, që vjen nga historia ta pranojnë këtë sfidë. Me SHBA do luftojmë? Po kjo nuk është luftë, ky është turp dhe këtë turp ne Shqipërisë nuk ja lëmë në fytyrë”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.

Rama në Kamëz: Kush fut në bashki gomarin me vesh të gjata, ta harrojë mbështetjen e qeverisë Read More »

‘Bashkë Fitojmë’ çel sot fushatën, në stadiumin ‘Air Albania’

Koalicioni ‘Bashkë fitojmë’ do të nisë sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Në orën 12.00, në Arenën Kombëtare, liderët e 4 partive në koalicion do të shpalosin programin e tyre, ndërsa pritet një fjalim nga kryedemokrati Sali Berisha, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe kandidatët që do të garojnë për 61 bashkitë e vendit.

Koalicioni përbëhet nga Partia Demokratike (Sali Berisha), Partia e Lirisë, Partia Demokristiane dhe Partia për të Bashkimi për të Drejtave të Njeriut.

Megjithatë edhe pse jo në koalicion, shumë nga aleatët e PD-së janë shprehur të gatshëm që të ndihmojnë kandidatët në qarqe.

Fushata e opozitës nis sot, deri më 12 maj, pasi më 13 është disa e heshtjes zgjedhore, ndërsa më 14 maj, qytetarët do t’iu drejtohen kutive të votimit.

Deputeti demokrat, Tritan Shehu iu ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në çeljen e fushatës së koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Në një mesazh në ‘Facebook’ Shehu theksoi se demokratët kthehen sërish në stadiumin ‘Air Albania’ dhe këtë herë jo për t’u ringritur por për të fituar më 14 maj.

MESAZHI I SHEHUT Perseri sot ne ate Stadium! Kete here jo thjesht per tu ringritur! Por per te fituar me 14 Maj! Te gjithe se bashku ne mesdite! Numerimi “mbrapsht” ka filluar tashme. Kudo, qe nga Gjirokastra, Libohova, Dropulli, Tepelena, Memaliaj, Kelcyra, Permeti…. Tirana, Durresi, Elbasani, Lushnja, Kukesi, Shkodra… Ne te gjithe Shqiperine!

‘Bashkë Fitojmë’ çel sot fushatën, në stadiumin ‘Air Albania’ Read More »

Grabitje me arme ne Dukat! Arrestohet nje prej autoreve

Policia e Vlorës ka arrestuar një 32-vjeçar, i cili ditën e djeshme nën kërcënimin e armës dhe i maskuar vodhi një shumë parash në një firmë ndërtimi në fshatin Dukat i Ri. I arrestuari rezulton person me precedent të theksuar penal, ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një automjet dhe një aparat celular. Sakaq, është shpallur në kërkim një person tjetër, i cili dyshohet të jetë bashkëpunëtor i autorit.
Policia informon se ‘shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një rast vjedhjeje me armë, në zyrën e një firme ndërtimi, në fshatin Dukat i Ri, kanë organizuar punën në kuadër të operacionit policor të koduar “Outsider”, me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorëve të këtij rasti.

Si rezultat i veprimeve të shpejta proceduralo-hetimore, me mbështetjen e inteligjencës informative, është zbardhur ky rast vjedhjeje, si dhe në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, u kap dhe u vu në pranga shtetasi S. C., 32 vjeç, banues në Fier. 32-vjeçari, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi S. C., në bashkëpunim me një shtetas tjetër, në orët e para të mëngjesit të djeshëm, të maskuar dhe duke kërcënuar me një arme zjarri kallashnikov, kanë marrë një shumë parash, në zyrën e një firme private ndërtimi, në fshatin Dukat i Ri dhe më pas janë larguar me automjet.
Vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e bashkëpuntorit të shtetasit S. C. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti që dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së këtij krimi, si dhe një celular. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme’.

Grabitje me arme ne Dukat! Arrestohet nje prej autoreve Read More »

Meta zotohet: Në mandatin e parë do të dyfishojmë penisonet

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, është takuar paraditen e sotme me pensionistët në Tiranë për të dëgjuar problematikat me të cilat ata hasen në jetën e përditshme.

Në fjalën e tij Meta u shpreh se kjo kategori është shpërfillur gjithmonë nga partia në pushtet, duke theksuar se kryeministri Edi Rama i ka parë ata si njerëz që veprojnë në mënyrë të verbër për socialistët.
Mes të tjerash ai premtoi mbështetje për këtë kategori duke thënë se në mandatin e parë do të 2-fishohen pensionet, për shkak të rritjes së ndjeshme të çmimeve.

Meta: Jemi gjeneratë e pashpërblyer por kjo edhe na motivon shumë për të rritur bashkëpunimin me ju për të bërë më të mirë. Në vitet e fundit çmimet janë rritur ndërkohë që pensionet kanë ngelur në vend. Do të mjaftonte një krahasim i thjeshtë për të parë një shpërfillje nga qeveria ndaj kësaj kategorie. Rama gjithmonë pensionistët i ka parë si njerëz që thjesht në mënyrë të verbër mund të votojnë për partinë e tij. Lëshoi gati zero përkujdesje për pensionistët ama zemërgjerësi pafund për oligarkët.

Shohim si mblidhen qindra milionë euro nga rritja e çmimeve dhe gati ¾ e tyre shkon në interes të oligarkëve dhe klientëve të lidhur me qeverinë. Shumë prej jush detyrohen të sforcohen dhe të blejnë vetë barnat dhe shumë të tjerë nuk kanë mundësi e mbeten pa u kuruar. Për të mos folur për shërbime të tjera që janë të rëndësishme në mbështetje të shtresës suaj si transporti dhe shërbime të tjera. Ndaj dua të shpreh edhe njëherë tjetër solidaritetin më të madh ët Partisë së Lirisë me të gjithë ju dhe të siguroj se mbështetja për ju do të jetë prioritet i jashtëzakonshëm nga ne. Do të luftojmë qindra milionë euro të Bashkisë së Tiranës të shkojnë në mbështetje tuaj dhe jo për inceneratorët.

Do bëjmë gjithçka që në mandatin e parë të 2-fishohen pensionet. Do bëjmë gjithçka për të ndalur largimin e të rinjve dhe të rejave nga vendi ynë. Kjo është një dramë kombëtare por edhe një dramë shoqërore. Kjo bëhet duke i krijuar mundësi të rinjve që të punësohen këtu me vende pune dhe paga dinjitoze. Nuk ka më shumë mundësi financiare Kosova në krahasim me ne. Ne i kemi mundësitë shumë herë më të mëdha por këtu nuk janë prioritet të rinjtë dhe pensionistët.

Meta zotohet: Në mandatin e parë do të dyfishojmë penisonet Read More »

Berisha bën premtimin e madh: Nëse më votoni mua do rris…

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se Edi Rama po tenton që të rrisë pagat për propagandë përpara zgjedhjeve lokale të 14 Majit. Ai tha sot se nëse qytetarët do i besojnë pushtetin do të dyfishojë rrogat e ulëta me ligj.

“Thirrja e tij për rritjen e rrogave të ulëta është thjeshtë një demagogji. Edi Rama është një kr iminel elektoral.

PD do të depozitojë në parlament ligjin për dyfishimin e rrogave të ulëta si akt i parë dhe do të jetë i detyrueshëm për cdo institucion të këtij vendi dhe sipërmarrje” tha ai.

“Jam sot para jush për t’u bërë thirrje të gjithë punonjësve të administratës, të mos bëhen pjesë e mega-kri mti elektoral të përdorimit të Aktivistit për qëllime të mbështetjes së pushtetit të kr imit.

Aktivisti është një aplikacion i dën ueshëm në ligjin kombëtar dhe ndërkombëtar. Ai është i dën ueshëm në ligjin kombëtar, sepse është dë shmi flagrante e shndërrimit të narko shtetit të Edi Ramës në një na rkoshtet elektoral.

Pra, shndërrimin në një makineri të dhunimit masiv të votës nëpërmjet ndikimeve të pali gjshme. Ai është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar sepse shkel rregullat themelore të rrjeteve sociale, sepse po përdoret si një mjet terrori mbi qytetarët shqiptarë, mbi zgjedhësit shqiptarë.

Duke de noncuar përpara jush, njoftoj gjithashtu se PD do të ndërmarrë të gjithë hapat ligjore ndaj këtij instrumenti t errori, si brenda vendit, ashtu edhe në institucionet respektove, pranë rrjeteve sociale ku përdoret ky aplikacion antiligjor” tha ai.

Berisha bën premtimin e madh: Nëse më votoni mua do rris… Read More »