Aktualitet

Shpallet rezultatit përfundimtar, PS merr një tjetër bashki të vendit

Përfundon procesi i numërimit të votave në bashkinë e parë në vend. Janë numëruar kutitë në 7 qendrat e votimit në bashkinë Pustec.

Në këtë bashki kanë votuar gjithej 1606 qytetarë nga 4366 gjithsej. PS ka marrë në total 868 vota, ndjekur nga PD me 473 vota kurse LSI me 168.
Në qendrën e parë, përkatësisht në Kallamas, rezultati është: PS me 118 vota, PD me 114 dhe LSI me 13 vota; në qendrën e dytë PS ka siguruar 159 vota, kundrejt PD me 68 vota dhe LSI me 9 vota, ndërsa në qendrën e tretë rezultati është: PS me 245 vota, PD me 109 vota dhe LSI me 61.

Në fshatin Goricë e Vogël, PS kryeson me 88 vota, PD me 43 kurse LSI me 8 vota. Kurse në Diellas, PS fiton me 94 vota, PD me 47 dhe LSI me 22.

Ndërkohë PD ka arritur të fitojë në qendrën e gjashtë, atë të fshatit Gollomboç me 40 vota, PS ndjek me 34 kurse LSI ka marrë vetëm 7 vota. Edhe në qendrën e shtatë, Lajthizë-Zaroshkë, PS fitoi me 130 vota, PD ndjek me 473 kurse LSI me 168.

Shpallet rezultatit përfundimtar, PS merr një tjetër bashki të vendit Read More »

Përmbyset rezultati në këtë bashki, kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ kalon në avantazh

Kanë dalë rezultatet e para të zgjedhjeve lokale në Memaliaj, ku gara duket e ngushtë mes kandidatit të PS-së, Gjolek Myslym Guci dhe atij të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Albert Abedin Malaj.

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” po udhëheq me 51.1 % të votave, kundrejt kundërshtarit të PS-së.

Ndërkohë vijon procesi i numerimit edhe në kutitë e tjera të votimit.

Përmbyset rezultati në këtë bashki, kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ kalon në avantazh Read More »

Vijon procesi i votimit në të gjithë vendin, ja sa është pjesëmarrja

Sot mbahen zgjedhjet vendore në vendin tonë, ku pritet të zgjidhen 61 kryebashkiakët e rinj.

Të dhëna nga KQZ deri në orën 10:00, tri orë nga hapja e procesit të votimit tregojnë që pjesëmarrja është 8.08%. Pjesëmarrjen më të lartë e shënon Pusteci me 15.65 për qind. Ndërsa pjesëmarrjen më të ulët Vlora me 5.42 për qind.
Nga 61 bashki, tri prej tyre, Vorë, Kamzë dhe Elbasan do të ketë votim dhe numërim elektronik dhe rezultati pritet të dalë 30 minuta pas përfundimit të votimit të qytetarëve.
Janë 3.650.550 zgjedhës me të drejtë vote, ndërsa 122.545 janë votues për herë të parë. Sipas informacioneve janë 5211 qendra votimi të ngritura në të gjithë vendin.
44 parti janë regjistruar në zgjedhje nga të cilat 38 janë jashtë koalicioneve. Dy koalicione janë në zgjedhje, “Bashkë Fitojmë” me kryetar Ilir Metën dhe “Aleanca Liberale e Djathtë” me kryetar Artur Roshin.
Këtë të diel garojnë 144 kandidatë për kryetar bashkie, kurse për këshilla bashkiakë garojnë 23.762 kandidatë. Votimi dhe numërimi elektronik do të zbatohet në tre bashki me 401 qendra votimi.
Në Elbasan janë 224 qendra votimi dhe pritet të votojnë 171.225 qytetarë. Në Kamëz janë 133 qendra votimi dhe pritet të votojnë 108.799 qytetarë. Në Vorë janë 44 qendra votimi dhe pritet të votojnë 30.822 qytetarë.

Vijon procesi i votimit në të gjithë vendin, ja sa është pjesëmarrja Read More »

Zgjedhjet në Shqipëri, fluks emigrantësh në pikën kufitare të Kakavijës

Një pjesë jo të vogël të votuesve ditën e sotme në zgjedhjet vendore, e përbëjnë edhe emigrantët që kanë ardhur nga jashtë për të votuar.

Burime bëjnë me dije se vetëm në pikën kufitare të Kakavijës ka pasur 4452 hyrje nga jashtë dhe 1400 dalje nga vendi ynë.
Pjesëmarrja në votime nuk ka qenë shumë e lartë gjatë paradites, por pritet që deri në orën 19:00 të rritet numri i personave që ushtrojnë të drejtën e votës.

Zgjedhjet në Shqipëri, fluks emigrantësh në pikën kufitare të Kakavijës Read More »

Arrestimet në Dibër pas dyshimeve për blerje votash, reagon Meta

Ilir Meta ka reaguar pas publikimit të pamjeve, ku në Dibër dyshohet se disa punonjës të administratës kanë paguar para në këmbim të votave për kandidatin e PS.

Meta u shpreh se për fat të mirë ka ndërhyrë policia në kohë duke i arrestuar, pasi situata mund të kishte agravuar.

“Për blerje votash ka ndodh arre stimi tani i qytetarëve të Dibrës dhe përshëndes kandatin tonë zotin Ismail. Dhe për fat ka vajtur prokuroria dhe po licia sepse situata mund të shkonte ndryshe. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që të arrestohet një kandidat dy ditë para zgjedhje.

Para 10 ditësh Edi Rama ishte në Himarë, hungërinte dhe gjoja imitonte këtë kandidatin tonë sepse nuk i ishte përgjigjur komuniteti. Pak ditë më pas u krijua një zhurmë e madhe mediatike, ishte gjithçka e sponsorizuar nga Edi Rama”, tha ai në një intervistë për Euronews.

Arrestimet në Dibër pas dyshimeve për blerje votash, reagon Meta Read More »

Fevziu e priti me dajre në emision, Edi Rama ‘ia kthen’ dhe vizaton portretin e tij 

Kryeministri Edi Rama është mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin “Opinion”, ku është pritur nga drejtuesi Blendi Fevizu me dajre, një simbol i fushatës së tij dhe Partisë Socialiste.

Fevziu i kishte rezervuar kreut të qeverisë një pritje të pazakontë, duke i rënë dajres në prezencën e Ramës në studio dhe më pas ja dha në dorë këtij të fundit. Rama nuk mund ta linte me kaq, duke vizatuar në pjesën e pasme një imazh, shoqëruar me tekstin “Opinion”, “Tv Klan”, “11 Maj 2023”.

Pas kësaj, kreu i qeverisë i ktheu reston duke i rënë edhe ai dajres.

Blendi Fevziu: Është fushata e 19 elektorale në Shqipëri prej vitit 1991. Është tallavaja më e madhe që kanë parë ndonjëherë fushatat elektrale. Më shumë se sa për forcat politike po diskutohet kush i bën të kërcejnë më shumë qytetarët. Zoti Rama si shpjegohet ky transformim i madh? Këtë dajren do ua lë dhuratë kur të mos jeni më në politikë, mund të shkoni në dasma dhe të fitoni ndonjë lek më shumë.

Edi Rama: Ma jep tani dajren mua ta mbaj në dorë. Ma jep dhe vazhdo.

Fevziu e priti me dajre në emision, Edi Rama ‘ia kthen’ dhe vizaton portretin e tij  Read More »

E ftoi në debat, Rama i përgjigjet kërkesës së Berishës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për kërkesën e vazhdueshme të ish-kryeministrit Sali Berisha për një debat publik në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit.

Ai tha në emisionin “Opinion” se Berisha nuk e meriton një debat me të, pasi nuk e njeh për kryetar të opozitës.

“Kam 1 mijë arsye pse ky njeri nuk meriton debat se ky është një sharlatan që tallet ditën dhe natën me popullin shqiptar. Nëse shumica e popullit shqiptar ia jep përgjigjen rregullisht, atëherë detyrimi i këtij njeriu është me ata që e votojnë.

Nuk e njoh për kryetar opozite dhe e konsideroj një të vdekur mes të gjallëve. Ai është një turp sot, për shtetin dhe popullin shqiptar. Është një person që na ulë kokën të gjithëve para atyre që ne pa ata nuk bëjmë dot”, tha Rama.

E ftoi në debat, Rama i përgjigjet kërkesës së Berishës Read More »