Aktualitet

Kryeministri Edi Rama fton të rinjtë nga 16 vjeç deri më 26 vjeç që të regjistrohen në akademinë e re të lidershipit: Kur do flasim!

Kryeministri Edi Rama ka ftuar të rinjtë nga 16 vjeç deri më 26 vjeç që të regjistrohen në akademinë e re të lidershipit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri i ka bërë thirrje atyre që besojnë se nuk kanë miq dhe nuk e fitojnë dot të drejtën që duan të zhvillojnë aftësitë e tyre të komunikimit dhe vendimmarrjes, të aplikojnë.

Por, ka edhe një paralajmërim, se “kush aplikon duhet ta mbajë parasysh se ka më shumë gjasë të humbasë, se sa të fitojë”, shkruan Rama.

Kujtojmë se Rama gjatë protestave të studentëve, iu drejtua për disa ditë të rinjve me të njëjtën shprehje.

Postimi i plotë: KUR DO FLASIM

Në korrik do të hapim regjistrimet e Akademisë së Re të Lidershipit për vajza e djem ambiciozë, sfidues, kokëfortë. Të rinj që duan të lexojnë e që dinë të flasin, po dhe të dëgjojnë. Të pakënaqur me si shkojnë gjërat përreth, po edhe me veten e tyre. Individë që dëshirojnë të stërviten në grup, për të zhvilluar aftësitë e tyre të komunikimit dhe vendimmarrjes.

Për këdo që e gjen veten në këta rreshta, që nuk është më pak se 16 vjeç e më shumë se 26 vjeç, e që dëshiron ta provojë mundësinë e vet për një vend në Akademinë e Re të Lidershipit, kjo është adresa: https://liderakademi.al/

Kërkesa mund të ketë shumë, po vende janë pak. Prandaj kush aplikon duhet ta mbajë parasysh se ka më shumë gjasë të humbasë, se sa të fitojë! Por kush dëshiron dhe njëherësh ngurron, le të lexojë këto fjalë të Michael Jordan:

“Kam humbur më shumë se 9000 gjuajtje dhe thuajse 300 ndeshje. E kam humbur gjuajtjen e fitores 26 nga herët që ma besuan. Në jetën time kam dështuar herë pas here dhe përsëri. Dhe prandaj i’a kam dalë të kem sukses”.
/NOA.al

Kryeministri Edi Rama fton të rinjtë nga 16 vjeç deri më 26 vjeç që të regjistrohen në akademinë e re të lidershipit: Kur do flasim! Read More »

Meta ia merr valles në Presidencë (foto)

Në kulmin e zhvillimeve me ish kryeministrin Sali Berisha që u shpall person non grata nga qeveria amerikane, Presidenti i Republikës, Ilir Meta u shfaq sot në Presidencë duke ia marrë valles me një grup minoritarëve.

Në uadër të Ditës Ndërkombëtare të Diversitetit Kulturor, Dialogut dhe Zhvillimit, Ilir Meta zhvilloi në Presidencë një veprimtari me anëtarë dhe përfaqësues të disa prej pakicave kombëtare në Shqipëri.

Në këtë ceremoni, pas fjalës së tij përshëndetëse, Meta iu bashkua përfaqësuesve të minoriteteve duke kërcyer me ta.

Kur kanë kaluar tri ditë nga vendimi që shpalli Departamenti Amerikan i Shtetit për Sali Berishën dhe familjen e tij, Presidenti Meta ka zgjedhur të heshtë ndonëse daljet publike nuk i ka kufizuar. /noa.al

Meta ia merr valles në Presidencë (foto) Read More »

Merr ar mën Yuri Kim, që llon me mi traloz dhe pi stoletë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim, ka marrë pjesë sot në një prej seancave stër vitore në kuadër të DefenderEurope 21, në Zonën e trajnimit në Bizë.

Në foto duket ambasadorja Kim që ka bërë qi tje me a rmë aut omatike dhe pis toletë.
“DEFENDER-Europe 21 është stë rvitja më e madhe e bërë në Ballkan. Ushtrimi i udhëhequr nga SHBA dhe forcat e NATO-s do të mbledhë gjithsej 28, 000 forca shumëkombëshe nga 26 kombe. Po kryhen operacione gati të njëkohshme në më shumë se 30 zona trajnimi.

Merr ar mën Yuri Kim, që llon me mi traloz dhe pi stoletë Read More »

A është Berisha i pari nga ‘peshqit e mëdhenj’? Ambasadorja Yuri Kim flet nga Vlora

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka folur nga Pashalimani ku po ndjek stërvitjen ushtarake në kuadër të “Defender Europe 2021” edhe për akuzat e ngritura nga DASH dhe shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha në SHBA.

E pyetur a ka rol në këtë vendim, ambasadorja Kim tha se “nuk kam asgjë për të shtuar përveçse asaj që ka thënë sekretari i shtetit”.
Ndërkohë pyetjes nëse është Berisha i pari nga peshqit e mëdhenj, ajo iu përgjigj: “Mesazhi është ky Shqipëria po ndryshon, Shqipëria është anëtare NATO-s Shqipëria do të jetë në BE, është mike dhe aleate e SHBA-ve. Shteti ligjor duhet të prevalojë. Duhet të jetë një vend i pastër dhe që të vijë kjo, askush nuk mund të jetë mbi ligjin. Ditët e pandëshkueshmërisë duhet të përfundojnë dhe të gjithë duhet të punojmë për këtë”.

A është Berisha i pari nga ‘peshqit e mëdhenj’? Ambasadorja Yuri Kim flet nga Vlora Read More »

‘Defender Europe 21’, Rama publikon pamjet

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale ka shpërndarë një video ku shihen momente nga stërvitja “Defender Europe 21”, ku janë të përfshirë trupat e NATO-s dhe ato shqiptare.

Stërvitja në fjalë po kryhet në bazën e Bizës, mbrapa Malit të Dajtit, ndërkohë që Rama njofton se këto stërvitje do kryhen në të gjithë Shqipërinë.
““Defender Europe 21” Disa momente nga stërvitja më e madhe ushtarake në 3 dekadat e fundit në rajon, që po zhvillohet në disa baza të ndryshme në të gjithë Shqipërinë #defendereurope21”, shkruan Rama.

‘Defender Europe 21’, Rama publikon pamjet Read More »

Berisha: ‘Unë nuk e pranoj Shqipërinë me guvernator’

Ish-kryeministri Sali Berisha shpalli sonte se ka vendosur të rikthehet aktivisht në jetën politike shqiptare.

Në një intervistë në TV Klan, z.Berisha njoftoi se jo vetëm që nuk ka ndërmend të braktisë mandatin e deputetit që sapo ka rifituar, por do të jetë shumë më aktiv.

Berisha theksoi se tani e tutje do të jetë shumë më i pranishëm në jetën politike shqiptare, por nuk dha hollësi të mëtejshme për strategjinë e tij të re.

Lëvizjet e fundit të Berishës vijnë një ditë pasi Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se e ka futur familjarisht në listën e zezë duke ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në intervistën e drejtpërdrejtë që noa.al po monitoron, Berisha tha se Shqipëria nuk është shteti i 51-të i SHBA. “Unë nuk e pranoj Shqipërinë me guvernator. Shqipëria nuk është shteti i 51-të i SHBA, se nuk e pranojnë Shtetet e Bashkuara edhe sikur të duan shqiptarët”.

Berisha: ‘Unë nuk e pranoj Shqipërinë me guvernator’ Read More »

A do ta lërë mandatin? Sali Berisha jep përgjigjen e prerë

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një konferencë për shtyp një ditë pasi u shpall “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u pyet nëse është i gatshëm që të lërë mandatin e deputetit.
Nëse Sekretari i Shtetit do të paraqiste prova, do të konsideroja çdo gjë. Por, jo prova të montuara në Tiranë, në zyrat e Edi Ramës. Le të nxjerrin provat nëse kanë. Unë kam hapur gjyq dhe le t’i paraqesin provat para gjykatësit”, deklaroi Berisha.

Sipas tij, “për shkak të kundërshtimit që i bëra projektit të ndarjes së Kosovës apo ndryshimit të kufijve, ka pasur përpjekje që qëndrimi im të kualifikohej si konspiracion ndaj politikës së jashtme të SHBA-së”.

Autoritetet gjeten mbetjet e disa grave te zhdukura ne shtepine e Mendoza

A do ta lërë mandatin? Sali Berisha jep përgjigjen e prerë Read More »

Sali Berisha drejt dorëheqjes? Zbulohet se kush është emri që shkon në Kuvend më pas

Vendimi për të shpallur “non grata” ish-kryeministrin Sali Berisha, i njoftuar dje nga Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken, i kapi në befasi të gjithë. Shumë zëra publikë kanë artikuluar se Berisha do të japë dorëheqjen dhe nuk do të shkojë në Parlamentin e ri në shtator.

Nëse ndodh kështu, ish-kryeministri dhe lideri historik i PD “hap” krahun dhe i lë vendin e tij në Parlament demokrates Oriela Nebiaj. Një kandidate e preferuar e Tiranës por që nuk arriti të dilte deputete pasi renditej e 19 në listë, ndërsa PD fitoi 15 mandate.

Tironësit hapën një peticion dhe kërkonin që Vangjel Dule të mos shkonte në Parlament dhe vendin e tij ta merrte Oriela Nebiaj. Mesa duket, të djathtët “ia ndollën” mandatin moderatores dhe gazetares së njohur.

Për ironi të fatit, nëse Sali Berisha jep dorëheqjen dhe nuk merr mandatin, karriera e tij në politikën aktive si një nga politikanët më të vjetër mbyllet aty, dhe vendin e tij e zë një vajzë e re, gjithashtu prurje e re e PD në këto zgjedhje.

Nëse ligji nuk do të kishte ndryshuar, mandatin do ta merrte Aldo Bumçi, ose dhe nëse ai do të hiqte dorë, mandati i shkonte Ivi Kasos. Por në kushtet e ligjit të ri, një kandidate femër ka prioritet dhe përparësi ndaj kandidatëve meshkuj.

Sali Berisha drejt dorëheqjes? Zbulohet se kush është emri që shkon në Kuvend më pas Read More »