Aktualitet

Kryeministri Edi Rama paralajmëron spastrime në administratën publike: ‘Do largojmë ata që janë turp i shtetit’

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar spastrime në administratën publike, për të gjitha ato raste abuzive ku ka ndikim politika por edhe interesat personale.

Gjatë fjalës së tij në një takim me deputetët e zgjedhur të PS-së në zgjedhjet e 25 prillit, kreu i shtetit tha se të gjithë duhet të pedalojnë në një drejtim.

“Ulja e taksës mbi pagat mes 1.2-2 mln leke nga viti i ardhshëm. Rritja e pagës minimale, deri në 400 mijë lekë brenda mandatit të tretë. Duke vazhduar me ndërtimin e porteve dhe aeroporteve të reja. Do kenë nisur të tëra brenda qershorit të vitit të ardhshëm.

Na duhet forco e re për të realizuar revolucionin. Do pastrojmë administratën nga ata që janë turpi i shtetit, i joni, i vendit. do hapet rrugë e mundësi për çdo vajzë e djalë që do punësim. Dëshiroj shumë që të gjithë ju së bashku me mua të pedalojmë në të njëjtin drejtim, pa u lodhur dhe pa humbur durimin se askush mos të pengojë, por të kontribuojë e vullnet të mirë që administrata të çlirohet nga kthetrat e interesave politike dhe që fytyra jonë mos të njolloset në vazhdimësi, për shkak të atyre që përfitojnë nga interesat e këtyre kthetrave politike dhe s’bëjnë asgjë tjetër, veçse shohin xhepin e tyre.

Dua tu shpreh me gjithë zemër mirënjohjen time, për besimin e palëkundur dhe mbështetjen e pa rezervë që më dhatë për të vazhduar këtë objektiv historik. Është arritje fantastike por ndryshe nga sporti ku futorja e një kompeticioni, por fitorja në politikë është fillimi i një pune të re. Kemi qenë dhe jemi sot e gjithë ditën forca e ndryshimit. Kush do ndryshim të mëtejshëm është PS. Kjo nuk ka ardhur për inerci, por qysh në lindje të kësaj force politike ne kemi bekimin e një shtyse të ndryshimit në ADN”, tha Rama./NOA.al

Kryeministri Edi Rama paralajmëron spastrime në administratën publike: ‘Do largojmë ata që janë turp i shtetit’ Read More »

‘Me Ilir Metën dhe partinë e tij nuk ka e s’do ketë asnjë bashkëpunim. Do shkarkohet nga detyra’/ Rama i mbyll përfundimisht derën Ilir Metës

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot deputetët aktualë dhe të zgjedhur të PS në Pallatin e brigadave ku ka folur për atë çfarë e pret Partinë Socialiste në mandatin e tretë.

Rama i ka mbyllur derën Presidentit të Republikës Ilir Meta dhe LSI-së, duke theksuar se nuk do të ketë asnjë bashkëpunim, teksa nuk i ka kursyer dhe akuzat ndaj tij.

“Këtë mandat do të kushtohemi për ta qytetëruar sa më shumë të mundemi mjedisin politik dhe për të afruar talente politikë. Do iu kushtojmë rëndësi të rinjve. Tre prioritet kyçe për qeverinë. PS duhet dhe do të fuqizohet dhe në një krah të munguar deri sot një akademi politike të menaxhimit dhe lidershipit për të rinjtë.

Mesazhi i mi tretë për gjithë opinionin publik. Me Ilir Metën dhe partinë e tij nuk ka e s’do ketë asnjë bashkëpunim. Do shkarkohet nga detyra. Një personazh grotesk që e turpëron shoqërinë, Shqipërinë me praninë e tij në krye të shtetit. Shkarkimi i Ilir Metës nuk është i gjithi në dorën tonë, por do bëjmë gjithçka kemi në dorë për ta çmi nuar institucionin e Presidentit duke e votuar në bllok shkarkimin”, deklaroi Rama.

Ai tha se s’ka asnjë qëllim tjetër, përveç pozicionim në krah të shoqërisë. Për emrin e Presidentit të ri, ai tha se ndonëse është shumë herët PS do të konsultohet me PD për këtë çështje. “Është shumë herët për të folur për zëvendësimin e tij por në çdo rast qoftë para kohe, qoftë në kohë ne do konsultohemi me PD për emrin e presidentit të ri. PS ka mundësinë historike që në mandatin e tretë ta çojë Shqipërinë në një nivel tjetër”, deklaroi Rama./NOA.al

‘Me Ilir Metën dhe partinë e tij nuk ka e s’do ketë asnjë bashkëpunim. Do shkarkohet nga detyra’/ Rama i mbyll përfundimisht derën Ilir Metës Read More »

Ja cfarë dhurate merr Kryeminstri Rama, nga klubi i Juventusit për fitimin e mandatit të tretë (foto)

Kryeminstri Rama ka marrë një dhuratë nga klubi i Juventusit për fitimin e mandatit të tretë.

Këtë fakt e ka bërë publik vetë kreu i Qeverisë, përmes një statusi në Facebook.

Klubi i ka dhuruar një bluzë që mban emrin e tij dhe numrin 3.

Në status Kryeministri Rama thumbon edhe tifozët e Interit.

“Ja edhe urimi nga Juvja për Mandatin e Tretë. Ju interistat silluni mirë se jeni kampionë tani, merrni shembull nga unë, kini respekt për të mundurit. /noa.al/

Ja cfarë dhurate merr Kryeminstri Rama, nga klubi i Juventusit për fitimin e mandatit të tretë (foto) Read More »

Meta: Shqipëria do anëtarësohet në BE kur politika të mendojë për qytetarët

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka bërë një postim në Facebook për ditën e Europës, ku ka folur për përpjekjet e Shqipërisë për tu bërë pjesë e këtij unioni. Gjithashtu, Meta ‘su lmoi’ edhe politikën, si fajtore që vendi ende nuk është pjesë e BE.

“Vokacioni dhe identiteti europian i popullit shqiptar është përcaktuar nga Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.
Shekuj më vonë, Shqipëria u bë vi ktima e parë e nazifashizmit në Europë, por u rreshtua në anën e duhur të historisë, për të dhënë një kontribut të rëndësishëm, duke filluar nga vetja dhe vijuar me çlirimin e popujve të tjerë, në mënyrë që të vinte 9 maji i 1945.

E izoluar dhe e harruar për dekada nën reg jimin më të egër dik tatorial të kontinentit, Shqipëria e përqafoi fuqimisht mesazhin e 9 Majit me përmb ysjen e atij reg jimi sht ypës të lirive dhe të drejtave të njeriut, për t’ju përkushtuar në emër të tyre dhe të dinjitetit njerëzor, të paqes dhe progresit shoqëror, të vetmit objektiv dhe projekti gjithëpërfshirës për të cilin vendi ynë dhe i gjithë rajoni ka nevojë, anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Në të gjithë këto vite tranzicioni kemi patur mundësi të jashtëzakonshme jo vetëm për ta realizuar aspiratën e Studentëve të Dhjetorit ’90 “E duam Shqipërinë, si gjithë Europa”, por për ta bërë Shqipërinë, si gjithë Europa.

Kjo do të ndodhë kur të gjithë përfaqësuesit e partive politike të mendojnë dhe të veprojnë për t’i dhënë forcë zërit të rinisë, duke iu garantuar mundësi dhe shanse të barabarta për të ndërtuar të ardhmen e sigurt europiane në Atdheun e tyre, për të ndalur njëherë e përgjithmonë atë që me të drejtë Papa Françesku e ka cilësuar si “dimri demografik”, dramën më të madhe të vendit.

Është koha të ndihmojmë qytetarët tanë dhe Shqipërinë të çlirohet nga çdo formë e re gjimeve hibride, për të ecur më shpejt, pa pengesa artificiale, drejt çeljes së negociatave dhe anëtarësimit në Bashkimin Europian.

GËZUAR DITËN E EUROPËS! ”, shkruan presidenti.

Meta: Shqipëria do anëtarësohet në BE kur politika të mendojë për qytetarët Read More »

Sonte ‘Nata e Kadrit’/ Më e begata për çdo besimtar mysliman, ja çfarë simbolizon kjo natë e bekuar

Çfarë është ‘Nata e Kadrit’

Nata e Kadrit, është nata më e bekuar dhe më e begatë për çdo besimtar musliman. Sipas fesë islame, nata e Kadrit është nata në të cilën kanë zbritur ajetet e para të Kuranit.

Kur’ani filloi të shpallet në këtë natë, prandaj edhe quhet natë e bekuar. Në këtë natë zgjidhet çdo çështje dhe caktohet fati i çdo krijese për vitin që vjen.

E cilësuar si nata më e vlefshme se një mijë muaj, kjo natë fal gjynahet dhe mbulon të këqijat, pra është nata e faljes dhe mëshirës.

Prej madhështisë së kësaj nate është edhe hapja e dyerve të qiejve për të pranuar lutjet e atyre që i drejtohen Zotit, për t’u zgjidhur hallet, larguar vështirësitë dhe për t’u sjellë gëzimin.

Duke ditur se jeta mesatare e njeriut nuk i kalon 75 vitet, do të thotë se kjo natë është më me vlerë se e gjithë jeta e njeriut. Por, është një pyetje e cila na lind natyrshëm:

Kur është Nata e Kadrit dhe si kuptohet ajo?

Një numër jo i vogël dijetarësh myslimanë kanë konluduar se Nata e Kadrit bie në natën e njëzet e shtatë të Ramazanit.

Përgjigja e saktë rreth kësaj pyetje është se kjo natë bie në dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit. Fshehja e saj është bërë me qëllim që besimtarët myslimanë të fitojnë sa më shumë shpërblime, duke e kërkuar atë gjatë kësaj periudhe.

Prandaj, për ata që duan të fitojnë mirësitë e Zotit, del si nevojë e natyrshme që dhjetë ditë-netët e fundit të muajit Ramazan: – të gjallërojnë natën me adhurime, pra të falin namaz vullnetar; – të pendohen për mëkatet dhe të kërkojnë mëshirë nga i madhi Zot.

Shenjat e natës së Kadrit

Kjo natë kaq e madhe, ka shenjat e saj, të cilat nuk vihen re, vetëm pasi të ketë lindur dita e re. Ndër këto shenja është se dielli i ditës që pason natën e Kadrit, lind pa rreze, ose është i kuq dhe ndriçim të zbehtë. Një shenjë tjetër që thuhet, është dhe shiu i lehtë që mund të bjerë natën e Kadrit, era dhe se ajo natë, është e hapur, as e nxehtë dhe as e ftohtë.

Të gjitha këto shenja, nuk janë të prera dhe nuk arrijnë në gradën e sigurisë së plotë. Ato mund të gjenden ose jo, sipas vendit dhe stinës. Ka vende myslimane ku shiu bie pa pushim, të tjera ku ka vite që nuk bie shi, të tjera që vuajnë nga të ftohtit dhe të tjera që vuajnë nga i nxehti.

Sonte ‘Nata e Kadrit’/ Më e begata për çdo besimtar mysliman, ja çfarë simbolizon kjo natë e bekuar Read More »

Kryeministri Rama dhe Presidenti Meta urojnë këtë natë të bekuar: Zoti jua pranoftë lutjet

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kryeministri Rama dhe Presidenti Ilir Meta kanë zgjedhur të urojnë të gjithë besimtarët myslimanë për Natën e Kadrit e cila kremtohet sonte.

“U uroj sot Natën e Madhe të Kadrit – nata e zbritjes së Kuranit të Shenjtë – të gjithë besimtarëve myslimanë” shkruan Edi Rama në postimin e tij në Facebook. Ditën e enjte është Fiter Bajrami, kurorëzimi i muajt të Ramazanit për të gjithë myslimanët.

“Nata e Kadrit është më e mirë se një mijë muaj”. Gëzuar Natën e Bekuar të paqes së madhe dhe të zbritjes së Kuranit, që na kujton mësimet e mençura të Profetit Muhamed se besimi më i mirë është tek durimi.Zoti jua pranoftë lutjet dhe agjerimin të gjithë besimtarëve!Bekimet e Tij, mirësia dhe paqja mbizotëroftë në familjet Tuaja! “, shkruan Presidenti.

Çfarë është ‘Nata e Kadrit’

Nata e Kadrit, është nata më e bekuar dhe më e begatë për çdo besimtar musliman. Sipas fesë islame, nata e Kadrit është nata në të cilën kanë zbritur ajetet e para të Kuranit.

Kur’ani filloi të shpallet në këtë natë, prandaj edhe quhet natë e bekuar. Në këtë natë zgjidhet çdo çështje dhe caktohet fati i çdo krijese për vitin që vjen.

E cilësuar si nata më e vlefshme se një mijë muaj, kjo natë fal gjynahet dhe mbulon të këqijat, pra është nata e faljes dhe mëshirës.

Prej madhështisë së kësaj nate është edhe hapja e dyerve të qiejve për të pranuar lutjet e atyre që i drejtohen Zotit, për t’u zgjidhur hallet, larguar vështirësitë dhe për t’u sjellë gëzimin.

Duke ditur se jeta mesatare e njeriut nuk i kalon 75 vitet, do të thotë se kjo natë është më me vlerë se e gjithë jeta e njeriut. Por, është një pyetje e cila na lind natyrshëm:

Kur është Nata e Kadrit dhe si kuptohet ajo?

Një numër jo i vogël dijetarësh myslimanë kanë konluduar se Nata e Kadrit bie në natën e njëzet e shtatë të Ramazanit.

Përgjigja e saktë rreth kësaj pyetje është se kjo natë bie në dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit. Fshehja e saj është bërë me qëllim që besimtarët myslimanë të fitojnë sa më shumë shpërblime, duke e kërkuar atë gjatë kësaj periudhe.

Prandaj, për ata që duan të fitojnë mirësitë e Zotit, del si nevojë e natyrshme që dhjetë ditë-netët e fundit të muajit Ramazan: – të gjallërojnë natën me adhurime, pra të falin namaz vullnetar; – të pendohen për mëkatet dhe të kërkojnë mëshirë nga i madhi Zot.

Shenjat e natës së Kadrit

Kjo natë kaq e madhe, ka shenjat e saj, të cilat nuk vihen re, vetëm pasi të ketë lindur dita e re. Ndër këto shenja është se dielli i ditës që pason natën e Kadrit, lind pa rreze, ose është i kuq dhe ndriçim të zbehtë. Një shenjë tjetër që thuhet, është dhe shiu i lehtë që mund të bjerë natën e Kadrit, era dhe se ajo natë, është e hapur, as e nxehtë dhe as e ftohtë.

Të gjitha këto shenja, nuk janë të prera dhe nuk arrijnë në gradën e sigurisë së plotë. Ato mund të gjenden ose jo, sipas vendit dhe stinës. Ka vende myslimane ku shiu bie pa pushim, të tjera ku ka vite që nuk bie shi, të tjera që vuajnë nga të ftohtit dhe të tjera që vuajnë nga i nxehti.

Kryeministri Rama dhe Presidenti Meta urojnë këtë natë të bekuar: Zoti jua pranoftë lutjet Read More »

A do pranojë post nga Rama në qeveri? Halim Kosova e thotë troç përgjigjen: Sistemi shëndetësor nuk njeh parti

Ish-deputeti demokrat, mjeku Halim Kosova, tregoi në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, në News24, nëse do të pranonte një post nga kryeministri Edi Rama. Kosova tha se sistemi shëndetësor nuk njeh parti, por do konsensus të përgjithshëm politik, që të ndërtohet afatgjatë.

Mes të tjerash, mjeku e tha qartë se nuk lufton për poste, teksa zbuloi një bisedë me kryedemokratin Lulzim Basha, ku ky i fundit i kishte thënë se do të jetë sekretar i grupit parlamentar të PD, por që ai i ishte përgjigjur se nuk do poste, por vetëm të jetë anëtar i thjeshtë i partisë.

“Kur zoti Basha më ka thënë do të jesh sekretar i grupit parlamentar, përgjigja ime ka qenë kjo, s’dua post në PD, dua të jem anëtar i thjeshtë vetëm të kem mundësi që ato që kam të bëhen realitet. Unë s’kam shkuar në PD me idenë që të bëj këtë. Rama më tha e ke derën hap për idetë që ke. Këtë kam kërkuar edhe nga Basha. Sistemi shëndetësor nuk njeh parti, e nuk duhet të njohë. Këtë kohë që i thoja seksioneve të PD më gjeni njerëz në nevojë që t’i ndihmoj, i thoja mos shihni PD, PS, vetëm t’i ndihmoj. Edhe sistemi shëndetësor do konsensus të përgjithshëm politik që të ndërtohet afatgjatë, minimumi 10 vite”, tha Kosova.

A do pranojë post nga Rama në qeveri? Halim Kosova e thotë troç përgjigjen: Sistemi shëndetësor nuk njeh parti Read More »

Lefter Maliqi ‘plas bo mbën’: Ja çfarë fshihet pas nismës për shkarkimin e Ilir Metës

Deputeti Lefter Maliqi ka folur sot për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, duke u shprehur se është një diversion politik për të shmangur vëmendjen nga vj edhja e votave me patronazhistë.
Ai tha në “Ora News” se shteti kishte në dorë pr okurorinë dhe po licinë, duke bërë një batërdi zgjedhore. Sipas tij, ajo që fshihet nga kjo lëvizje është një diversion politik për të shmangur vëmendjen nga vje dhja e votave me patronazhistë.

“Nisma për shkarkimi ne Metës, është një diversion politik për të shmangur vëmendjen nga vje dhja e votave me patronazhistë. Kjo është një sha shkë e radhës sepse nuk ka një shke lje sepse presidenti largohet vetëm kur bën ndonjë kr im të madh kri minal. Dora kr iminale bëri batërdi në zgjedhje nën thundrën e pol icisë dhe pr okurorisë që i kanë dhënë krah kr imit për të kërc ënuar dhe për të ndarë para mes tyre. SPAK-u dhe pr okuroritë nuk kanë vepruar aspak lidhur me kr imin elektoral. Vepra e blerja e votës ka ndodhur para votimeve”, u shpreh Maliqi për Ora News.

Lefter Maliqi ‘plas bo mbën’: Ja çfarë fshihet pas nismës për shkarkimin e Ilir Metës Read More »