Aktualitet

‘Europa nuk është thjesht një qasje strategjike, është një fe, të cilën shqiptarët nuk do e tradhtonin kurrë’

“Europa nuk është thjesht një qasje strategjike, është një fe, të cilën shqiptarët nuk do e tradhtonin kurrë”- thotë Kryeministri Edi Rama.

Në një intervistë për EuroNews Europe, në emisionin “Global Conversation” Rama ka folur sot në lidhje me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Kreu i qeverisë tha se Europa nuk është thjesht një qasje politike dhe strategjike, por është sipas tij një “fe” që kurrë nuk do tradhtohej nga shqiptarët.

Duke folur për ecurinë e ngadaltë të Shqipërisë drejt integrimit europian, Rama tha se kjo vjen si rezultat i mosmbajtjes së premtimeve nga ana e Europës, duke theksuar se Ballkani mbetet një zonë gri, që është një tërheqje e vazhdueshme për aktorë të jashtëm.

“Shqiptarët nuk lodhen kurrë së luftuari për të qenë pjesë e Europës. Sigurisht zhgënjimet kanë qenë vijuese dhe Europa nuk ka qenë e mirë në mbajtjen e premtimeve. Ne i kemi bërë detyrat e shtëpisë dhe do të vazhdojmë t’i bëjmë sepse siç e thashë Europa për ne mbetet ajo që ka qenë gjithmonë që nga dita e parë”.

Ndërsa lidhur me vonesën e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE, “ky rajon mbetet një zonë gri dhe një tërheqje që ofron shanse për aktorë të tjerë të jashtëm“- tha Rama.

I pyetur mbi mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, Rama tha se “është shumë e vështirë ta thuash sepse këtë hap duhej ta ndërmerrnim disa vjet më parë dhe përsëri e përsëri”.

“Por nuk ndodhi… për shkak të dinamikës së brendshme në Këshillin Europian dhe… shpresojmë se ky do të jetë rasti. Po nuk është e lehtë”, tha ai.

Pyetjes se çfarë do të bëjë Shqipëria nëse bisedimet ngecin sërish, Rama tha se “ne nuk planifikojmë asgjë tjetër përveçse të vazhdojmë të punojmë, sepse për ne Europa nuk është destinacion politik apo një objektiv, Europa është një fe”.

“E askush nuk mund ta tradhtojë këtë fe në Shqipëri, për shkak të faktit të thjeshtë se Europa është një amanet dhe është në të njëjtën kohë një detyrim ndaj fëmijëve tanë. Kjo është arsyeja se përse ne do të punojmë gjithnjë e më fort, më fort, më fort, për ta bërë Shqipërinë një shtet europian që funksionon plotësisht”, tha ai.

I pyetur lidhur me domethënien që ka anëtarësimi në BE për Shqipërinë sot, Rama tha se “ka gjithmonë po aq shumë domethënie sa kishte ditën e parë”.

“Shqiptarët nuk lodhen kurrë së luf tuari për të qenë pjesë e Europës. Sigurisht, zhgënjimet kanë qenë vijuese dhe Europa nuk ka qenë e mirë në mbajtjen e premtimeve të saj. Ne i kemi bërë detyrat e shtëpisë dhe do të vazhdojmë t’i bëjmë sepse, siç thashë, për ne Europa është ajo që ka qenë që nga dita e parë, kur kemi dalë nga kom unizmi dhe kjo është hera jonë e parë në histori që ne mund të zgjedhim. Asnjëherë nuk e kemi pasur mundësinë e zgjedhjes, të tjerët vendosnin për ne dhe vendi ynë ishte në hapësira të tjera, por jo në hapësirën që dëshironim gjithmonë e që është Europa, Bashkimi Europian”, shtoi ai.

Rama tha se “duke mos qenë plotësisht i integruar në Bashkimin Europian, Ballkani Perëndimor mbetet një zonë gri që i ofron tërheqje dhe shanse aktorëve të tjerë… aktorë të tretë që nuk kanë të njëjtën qasje beninje dhe të njëjtat vlera dhe parime që Bashkimi Europian ofron”.

“Sa për Shqipërinë, nuk shoh ndonjë rrezik të afërt sepse shqiptarët janë shumë fanatikë për perëndimin dhe për Bashkimin Europian. Vendet e tjera pak a shumë kanë shumë më shumë lidhje me këto ndikime nga aktorë të tjerë”, tha ai.

Lidhur me ecurinë e reformave në Shqipëri, Rama tha se “ka një ndryshim të madh midis anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe hyrjes në rrugën e plotë të negociatave”.

“Siç jemi sot nuk jemi gati të jemi anëtarë, pa dyshim. Por siç jemi sot, ne jemi më se gati për të hyrë në rrugën e plotë të negociatave dhe këtu qëndron pika kontradiktore, ku Evropa po tregohet dritëshkurtër dhe disi edhe hipokrite, sepse Shqipëria meriton të hyjë në rrugën e plotë të negociatave”, shtoi ai.

Pyetjes nëse është ky progres që e ndihmoi PS-në të zgjidhej sërish për një mandat të tretë, Rama iu përgjigj: “Mendoj se njerëzit në Shqipëri kanë ndjesinë e qartë se puna nuk ka mbaruar. Mandati i tretë është një mandat i qartë për të mbaruar punën, jo shpërblimi për një punë të përfunduar”.

I pyetur mbi dokumentin jozyrtar që është qarkulluar në Bruksel, që mbron idenë e ri-përcaktimit të kufijve të Ballkanit Perëndimor, Rama tha se “qëndrimi im është shumë i thjeshtë. Për sa kohë ne, dhe kur them ‘ne’ e kam fjalën për gjithë aktorët, lojtarët – Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara, lojtarët në rajon – nuk do të përmb ysim status quo-në me një qasje shumë të hapur dhe të qartë, frustrimet do të jenë të pranishme dhe do të shfaqen nga idetë më qesharake deri te idetë më të çuditshme”.

“Sepse status-quo-ja nuk është një opsion. Po teksa kemi mosmarrëveshje të thella për të zgjidhur ne duhet të biem dakord që të mos biem dakord për to, po ama në të njëjtën kohë duhet të shtyjmë bashkarisht për të forcuar bashkëpunimin tonë, që të krijojmë në rajon një zonë Shengen funksionale me të gjitha liritë e Europës”, tha ai.

/NOA.al

‘Europa nuk është thjesht një qasje strategjike, është një fe, të cilën shqiptarët nuk do e tradhtonin kurrë’ Read More »

Monika Kryemadhi, i kushtohet pasionit të saj

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është fotografuar ditën e sotme teksa kishte dalë për të blerë disa lule.

Ajo njihet për pasionin e saj që ka për kopshtarinë, dhe mesaduket ka vendosur që të relaksohet këto ditë duke ju rikthyer pasionit të saj të vjetër.

Në fotot që ka siguruar Kryefjala.com, ajo shihet teksa ka blerë disa lule dhe po shikon për të marrë edhe fa ra perimesh.

Monika Kryemadhi, i kushtohet pasionit të saj Read More »

Partia Demokratike refuzon ftesën e Ramës për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit

Partia Demokratike ka refuzuar të japë konsensusin për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, si frut i ndonjë negociate në tryezë mes PS dhe PD.

Në një deklaratë për shtyp, PD e cilëson kryeministrin Edi Rama si autorin e ma sakrës elektorale dhe tjetërsimit të vullnetit të shqiptarëve për ndryshim. Në reagimin e PD, thuhet se me qëllim që të largojë vëmendjen ai vazhdon gënjeshtrat, mani pulimet dhe diversionet.

“Edi Rama është autori i masakrës elektorale dhe tjetërsimit të vullnetit të shqiptarëve për ndryshim. Me qëllim që të largojë vëmendjen ai vazhdon gënjeshtrat, manipulimet dhe diversionet.

Vjedhja e zgjedhjeve nga Rama-Doshi-Rakipi e çuan vendin tonë drejt një mas akre masive elektorale, ku viktimat janë qytetarët shqiptarë dhe e ardhmja e tyre. Detyra jonë ndaj shqiptarëve është të qëndrojmë të vendosur dhe të lu ftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend.

Asnjë diversion nuk do të na ndalë në këtë be tejë, duke filluar me shpalosjen e fakteve, provave dhe të dhënave që dëshmojnë pëmasën e plotë të masakrës zgjedhore nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi”, – përfundon deklarata e PD.

Kryeministri Edi Rama tha sot gjatë një takimi me deputetët e PS se me PD do të konsultohet për emrin e ri të Presidentit, pas shkarkim të presidenti Ilir Meta por theksoi se me LSI nuk do të ketë kurrë bashkëpunim.

Ndërkohë PD dhe LSI kanë një koalicion pas zgjedhor të lidhur para zgjedhjeve të 25 prillit, ku janë angazhuar për arritjen e disa objektivave.

Partia Demokratike refuzon ftesën e Ramës për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit Read More »

Tragjas – Prefekti i Vlorës dhe Z/Ministri i Mbrojtjes shkojnë në Tragjas në datë 8 Maj për të…

Në 8 Maj 2021, kryesia e Shoqatës Atdhetare kulturore Tragjasi, kryesia e Fshatit Tragjas, organizata e veteranëve dhe pasardhësve të l.a.n.cl. të Tragjasit me familjarët e familjes Xhemil Cakërri ,në bashkëpunim me prefekturën dhe Prefektin e qarkut Vlorës, në kuadër të 78 vjetorit të rënies së Xhemil Cakërrit (9maj 1943), në Izvor Tragjas, organizuam veprimtarinë për dhënien e certifikates DËSHMOR I ATDHEUT për XHEMIL AZEM CAKËRRI si dhe FAMILJES CAKËRRI simbolin “FAMILJE E DËSHMORIT TË ATDHEUT”.

Ne këtë veprimtari nderuan me pjesëmarrjen e tyre: Zoti Petro Koçi, ,z/v ministër i mbrojtjes, dhe z/v kryetari i komisionit të vlerësimit të titullit të dëshmor i atdheut, , Prefekti i Qarkut Vlorë, Z Flamur Mamaj, Sekretari i Komitetit veteranëve l.a.ncl. Vlorë Balil banushi, kryetarja e organizatës dhe Familjeve të dëshmorëve Vlorë, Znj Resmie Ruci, përfaqësues të bashkisë Vlorë, Znj Vojsava Shkurtaj, kryetari i shoqatës Labëria dega Vlorë , Zoti Ahmet Demaj, përfaqësues i shoqatës Tërbaçi, Zoti Bexhet Rrapoj si dhe përfaqësues e të afërm të familjes CAKËRRI. Ne kete aktivitet moren pjese gjithashtu bashkë fshatarë të tjerë të Tragjasit.

Tragjas – Prefekti i Vlorës dhe Z/Ministri i Mbrojtjes shkojnë në Tragjas në datë 8 Maj për të… Read More »

‘Dikur akuzonin njëri-tjetrin për kr ime mo nstruoze’/ Analisti: Cfarë i ka bërë bashkë Sali Berishën e Ilir Metën?

“Sali Berisha e nisi aktivitetin e tij me tra gjedinë e ’97-ës.
U bë dr amatik dhe pak tr agjik, me ato që bëri në qeverisjen e tij të dytë, në vitet 2005-2013. Prodhoi “Gërdecin”, ngjarjet në bulevard.

Tani është kthyer në personazh komik, ato që rendit ai.
Fjala “thesar”, që ai përdor nuk merret vesh.
E ka për Ilir Metën apo e ka për Edi Ramën. Ligjërimi i tij nuk është normal, është një përzierje emocionale fjalësh. Është përroi i ndërgjegjes, ku rreshtohen fjalë, që kanë ngarkesë negative dhe i vishen të gjitha një njeriu. Jo se ai është i tillë, por ashtu e shikon Sali Berisha. Për fat të keq, e shikon ashtu siç sheh të gjithë ata që i quan kri minelë. Prandaj, fjalët që i thoshte dikur Ilir Metës, që e quante gra bitësi i thesarit, ia thotë sot Edi Ramës.

Ka kaq kohë që kë rcënon dhe nuk bën dot asgjë Berisha me këtë narrativë. Të dy çfarë nuk i kanë bërë njëri-tjetrit dhe tani ndërgjegjja jo e qetë i ka bashkuar:

“Sali Berisha nuk bën gjë tjetër, veçse rreshtohet me Ilir Metën, që janë dy politikanët që i kanë shkaktuar gjithë këto tra gjedi dhe dhi mbje këtij vendi.Këta të dy i kanë bërë njëri-tjetrit atë që nuk ka bërë asnjë tjetër, Ilir Meta e ka futur në bu rg, Sali Berisha e ka akuzuar për k rime m onstruoze, tani gjenden bashkë.

Ajo që i ka bërë bashkë këto dy personazhe, që nuk kanë lënë gjë pa i bërë njëri-tjetrit, është vetëm kr imi i fshehur politik që këta të dy kanë në nënvetëdije. I ka bërë miq. Të dy gjenden në të njëjtën “qe li” të ndërgjegjes”, tha ai për Top Channel.

‘Dikur akuzonin njëri-tjetrin për kr ime mo nstruoze’/ Analisti: Cfarë i ka bërë bashkë Sali Berishën e Ilir Metën? Read More »

Kryeministri Rama poston video nga rrugët e Tiranës: Kënaqësi kur kujtoj se kur i mbollëm ishin pak më të lartë se unë edhe pse i shkurtër nuk isha

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në “Facebook” nga Tirana, ku shihet se rrugët kryesore janë të mbjella anash tyre me pemë.

Rama shprehet se kur pemët janë mbjellë, ishin pak më të larta se ai dhe se tashmë, pemët janë bërë të larta e të gjelbëruara.

“MIRËMËNGJES

Kënaqësi kur kujtoj se kur i mbollëm ishin pak më të lartë se unë edhe pse i shkurtër nuk isha”, shkruan Rama. //NOA.al

Kryeministri Rama poston video nga rrugët e Tiranës: Kënaqësi kur kujtoj se kur i mbollëm ishin pak më të lartë se unë edhe pse i shkurtër nuk isha Read More »

Fatmir Xhafaj në Ditën e Drejtësisë: Pandëshkueshmëria duhet të marrë përgjigjen e merituar!

Ish-ministri i Brendshëm dhe ish-kreu i Komisionit të Posaçëm të reformës në drejtësi Fatmir Xhafaj, ka reaguar me një mesazh në Ditën e Drejtësisë.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Xhafaj shkruan se Dita e Drejtësisë veç të tjerash është një moment reflektimi për çfarë kemi bërë dhe çfarë duhet të bëhet më mirë e më shpejt me ngritjen, fuqizimin dhe veprimin e institucioneve të drejtësisë së RE.

Ish-Ministri i Brendshëm nënvizon se gjyqtarët dhe prokurorët janë të mbështetur fuqishmisht si kurrë më parë andaj duhet të flasin veç me rezultate konkrete.

Mesazhi i plote:

Dita e Drejtësisë veç të tjerash është një moment reflektimi për çfarë kemi bërë dhe çfarë duhet të bëhet më mirë e më shpejt me ngritjen, fuqizimin dhe veprimin e institucioneve të drejtësisë së RE.

Reforma tashmë është një realitet konkret i prekshëm, me rezultate inkurajuese në disa aspekte, me një proces sa të vështirë po aq edhe sfidues, sa me kundërshtarë të ashpër, po aq edhe me mbështetje të fortë e të shtuar të qytetarëve, të njerëzve të përgjegjshëm që e duan të ardhmen e Shqipërisë🇦🇱 dhe me garancinë e partnerëve ndërkombëtarë.

Institucionet e reja të drejtësisë dhe veçanërisht drejtuesit e tyre, gjenden në momentin e sprovës së madhe për të dëshmuar përgjegjësi, integritet, transparencë dhe kryesorja rezultate konkrete si kusht për të rikthyer besimin e madh të qytetarëve te drejtësia. ATA janë tashmë përgjegjësit e vetëm përballë qytetarëve shqiptarë, partnerëve ndërkombëtarë dhe të ardhmes së vendit tonë. Koha të tregojnë përgjegjshmëri dhe pavarësi në vendimmarrje.

Drejtësia e re ka kusht bazë pavarësinë e plotë të institucioneve të saj, të magjistratëve në zbatimin e kushtetutës dhe ligjit, në dhënien e drejtësisë. I papajtueshëm dhe i dënueshëm çdo lloj ndikim i brendshëm e i jashtëm në vendimmarrjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve në dhënien e drejtësisë. Gjyqtarët dhe prokurorët janë të mbështetur fort si kurrë më parë me gjithçka. Janë taksat e qytetarëve. Me shpresën e madhe për t’ju kthyer qytetarëve drejtësinë e munguar, ata kanë përgjegjësinë ta dëshmojnë dhe të flasin veç me REZULTAT.

Be teja për ta çuar deri fund reformën e madhe vijon. Ta mbrojmë nga çdo ndikim i paligjshëm, nga përpjekjet për deformim e ndikim, apo edhe nga mentaliteti e praktikat e vjetra në institucionet e saj drejtuese dhe kryesorja në dhënien e drejtësisë, në reagimin dhe sjelljen e politikës apo qasjen e institucioneve të tjera ndaj saj.

Koha për drejtësi, barazi para ligjit, ndëshkim të fortë ndaj krimit të organizuar dhe vecanërisht luftë frontale ndaj korrupsionit. Pandëshkueshmëria duhet të marrë përgjigjen e merituar!/NOA.al

Fatmir Xhafaj në Ditën e Drejtësisë: Pandëshkueshmëria duhet të marrë përgjigjen e merituar! Read More »

PD dhe partitë e vogla kërkojnë përsëritjen e zgjedhjeve në 9 qarqe

Me anë të shortit, Komisioni i Qendror i Zgjedhjeve ka përcaktuar ditën e sotme relatorët për kërkesat ankimore në lidhje me zgjedhjet e 25 Prillit.
Relatorë janë caktuar Elvin Lako, Elvin Çefa, Ilir Rusmajli, Koli Bele dhe Ledio Braho.

Sekretari i Përgjithshëm i KQZ Ylli Merkaj dha detaje në lidhje me shortin.
“Pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë paraqitur 15 kërkesa duke filluar nga kërkesa ankimore nr. 32 deri në kërkesën ankimore nr. 46.

Fletët janë futur në gogla dhe do të përzgjidhen në mënyrë transparente”, u shpreh Merkaj.

Janë 9 kërkesa ankimore nga ana e Partisë Demokratike për përsëritjen e zgjedhjeve në 9 qarqe, 4 kërkesa janë nga LSI dhe 2 nga koalicioni ABEOK./NOA.al

PD dhe partitë e vogla kërkojnë përsëritjen e zgjedhjeve në 9 qarqe Read More »