Aktualitet

Cfarë ndodhi sot në mbledhjen e Komisionit he timor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta

Komisioni hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta zhvilloi këtë të premte seancën e radhës.

Anëtarët e komisionit në këtë mbledhje kanë miratuar planin për het imin dhe shkarkimin e presidentit Meta.

Kryetari i Komisionit, Alket Hyseni teksa tha se kanë ardhur shkresa nga SPAK nga AMA, nga pol icia dhe nga Bashkia e Tiranës në lidhje me procesin e het imit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

“Kanë ardhur shkresat nga Bashkia Tiranë dhe SPAK. Kanë ardhur shkresat nga AMA she nga Policia e Shtetit. Erind Mërkuri emërohet si ekspert ligjor. Artan Spahiu emërohet si ekspert ligjor“, ka thë Hyseni.

Pjesë nga diskutimet në Komision:

Bushka: Ekspertët duhet të ndihmojnë komisionin, që ka si qëllim shkeljet e Presidentit. Pyetjet që ne gjykojmë se duhet të kenë përgjigje nga ekspertët ligjorë: Cili është roli i Presidentit në një republikë parlamentare si Shqipëria? Cilat janë kompetenca te tij sipas Kushtetutës? Cila është mënyra e ushtrimit të këtyre kompetencave?

Cilat janë, sipas praktikës së Gjykatës sonë Kushtetuese raste të ngjashme, që japin standarde ndërkombëtare, ato kritere që vlerësojnë rëndësinë e një shkeljeje kushtetuese?

Cilat janë përgjegjësitë e Presidentit të Republikës në kuadër të marrëdhënieve me jashtë të shtetit shqiptar?

Duhet të kemi dhe një përmbledhje të rasteve të ngjashme në Evropë apo më gjerë për çështje me natyra të njëjta. Çdo hulumtim i mëtejshëm, çdo kërkim që i shërben veprimtarisë së këtij komisioni, është i rëndësishëm.

Hyseni: Duhet të jemi shumë të kujdesshëm për të mos paragjykuar qëndrimin tonë dhe të këtij komisioni.

Murrizi: Kisha një kërkesë dhe një sugjerim për administratën e Kuvendit. Unë besoj se të gjithë ne jemi deputetë deri më 9 shtator, pavarësisht nëse i pëlqejmë apo jo ndonjë funksionari të këtij shteti. Në të kundërt mua s’ma ndjen hiç. Unë edhe atë që s’e kam qejf, jam i detyruar ta respektoj. Ne nuk bëjmë gjyqe, që the jemi gjykatë, ne do të shprehemi me votë. Është hera e parë që një komision hetimor ka dhe një organ tjetër që do të gjykojë vendimin tonë.

E para, do të ketë një votim në seancë dhe, e dyta, vendimi i atij Kuvendi, me çfarëdo numrash, do t’i kalojë Gjykatës Kushtetuese. Pra, ne nuk kem pse rrimë kaq hermetikë, sikur çfarë po bëjmë. Kam kërkuar edhe herën tjetër, po nuk më ka ardhur, praktikën e shkarkimit të presidentit italian në 1993. Do doja ta merrnim në model. Të na vihet në dispozicion praktika dhe hapat e ndjekur nga Italia në atë vit. Shoh nga përgjigjet e institucioneve, pa dashur t’iu japë zë, ne nuk shoqërojmë njeri me forcë për të ardhur këtu, dhe në fakt as Presidentin, por unë do doja që të kishim këtu në një seancë dëgjimore edhe shefin e SHISH dhe të Policisë së Shtetit. Të mos bëjmë atë lojën e kungulleshkave.

Hyseni: Sa i takon kërkesës për thirrjen në seancë të kreut të Policisë së Shtetit dhe të SHISH, nuk duhet të nxitohemi, ne ju jemi drejtuar me shkresa. Ju ftoj të gjithë anëtarëve se çdo shqetësim që keni, mund ta thoni dhe ju nisim shkresë këtyre institucioneve. Nëse në përgjigje, shohim që informacioni nuk është i plotë, mund të shohim qëndrimin.

Braho: Unë kam një çështje që kërkon njohuri speciale, por jo të fushës së ekspertimit ligjor. Duke përfituar se ne kemi anëtarë dy mjekë, Stojkun e Bojaxhin, dua të vë në dukje këtë gjë: në sensin e problematikës që unë shoh në leximin e materialeve, kam thjesht merak sqarues. Çështja është kjo: në materialet audio dhe vizive që komisioni disponon në lidhje me deklarimet e presidentit, të krijohet përshtypja se ai shfaqet në gjendje psikologjike dhe karakteriale aspak normale, madje ka formuluar dhe akuza për persona të veçantë, drejtues kryesorë të shtetit, të cilët trajtojnë dhe shfaqen si kapërcime logjike të tija.

Më 24 prill, presidenti deklaron publikisht “të dashur prokurorë e gjyqtarë, dëgjojeni mirë presidentin, boll dëgjuar përfaqësuesit e Ndraghetas. Nëse jo, një pikë gjak të derdhet nesër, në mos një pik lot, mjerë ju”. “Cfurqet do jenë të dielën, nëse preket vota. Kjo histori ka marrë fund”. “Bablok, shqiptarët e vinë shumë mirë se kush është kurdisur, me qetësi e vendosmëri do të marrësh përgjigjen më 25 prill. Unë do shkoj në shtëpi, ti në psikiatri”. Pyetja është kjo për dy kolegët mjekë: Këto janë çështje shumë specifike për t’i vlerësuar ne si juristë, prandaj shtroj problemin se si e vlerësoni ju gjendjen psiqike të Presidentit?

Hyseni: Nuk është objekt i veprimtarisë së këtij komisioni kjo.

Stojku: Ky është një problem krejt profesional mjekësor, historia na tregon që në prononcimet publike të individëve të pushtetshëm ka pasur prononcime të gabuara, që kanë qenë gafat më të mëdha në histori. Këto kanë ndodhur në gjithë botën demokratike e më gjerë. Këtu shihet një luhatje emocionale e stresit, që çon në shpërthime dhe vendimmarrje të gabuara të individëve me pushtet. Kjo vjen nga moskontrolli i emocioneve.

Nuk do të ishte keq, një këqyrje më e thellë profesionale, që mund të nxjerrë konkluzione më të detajuara. Këta njihen jo vetëm për njerëzit e pushtetshëm, por edhe për njerëzit e zakonshëm, që stresi emocional, luhatjet e caktuara, ndodhin, por nuk duhet të ndodhin për një periudhë të gjatë kohe. Në këtë rast, kur kemi disa shpërthime të herë pas hershme, për një kohë të gjatë, mendoj se mund të jenë objekt për t’u marrë në konsideratë.

Braho: Ne duhet të hetojmë edhe shkaqet, kjo është logjike. Pra, nëse këto janë veprime të një njeriu të çmendur, se populli ashtu e quan atë, apo janë veprime të një njeriu që është mbërthyer nga emocionet dhe kapërcen. Ne nuk duhet të shmangemi nga analiza e shkaqeve, që e kanë çuar presidentin në këto veprime./NOA.al

Cfarë ndodhi sot në mbledhjen e Komisionit he timor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta Read More »

Flet moderatorja Oriela Nebijaj/ A do të shkojë në Kuvend Oriela Nebiaj nëse ikën Vangjel Dule

Moderatorja Oriela Nebijaj arriti një rezultat të kënaqshëm në zgjedhjet e 25 prillit.

Ajo kandidonte nën siglën e PD për qarkun e Tiranës, por nuk mundi dot të futet në Kuvend, kjo për shkak të pozicionit të pafavorshëm në listat e partisë.

E ftuar në “Breaking” në Top Neës, moderatorja u shpreh e kënaqur dhe falënderuese për këdo që e mbështeti në nisjen e këtij rrugëtimi politik.

Ajo mori rreth 5 mijë vota dhe foli edhe në lidhje me peticionit që po qarkullon në rrjet, ku kërkohet që ajo të futet në Kuvend në vend të Vangjel Dules, i cili kishte vetëm 848 vota.

“Peticioni online për të më çuar në parlament ishte ‘qershia mbi tortë’. Të gjithë më përgëzuan, ishte një ndjesi kontradiktore se teksa humbëm, të gjithë gjenin kohën dhe energjinë për të më uruar mua për rezultatin e mirë që kisha në kandidimin tim të parë”.

“Unë hyj në parlament vetëm nëse heq dorë një femër. Besoj se e kanë vënë re të gjithë paqartësinë e madhe për këto zgjedhje”.

Edhe nëse Dule ikën, nuk hyj unë. Nuk ka faj Vangjel Dule për mandatin tim dhe nuk ka përse t’i shkojë atij përgjegjësia morale.

“Një gjë është e vërtetë, qytetarët, ata që votojnë dhe duan të flasin me votën e tyre janë më shumë se ata që manipulojmë votën.

“Por, është diçka që të bën të ndihesh mirë. Është një rrugë e gjatë për t’u parë deri në fund, por pa diskutim ishte e kënaqshme”, u shpreh Oriela Nebijaj.

/NOA.al

Flet moderatorja Oriela Nebijaj/ A do të shkojë në Kuvend Oriela Nebiaj nëse ikën Vangjel Dule Read More »

Rama: Për Shqipërinë, BE-ja dritëshkurtër dhe hipokrite!

Në konferencën e Shtetit të Bashkimit në Firence u takuam me Kryeministrin shqiptar Edi Rama, i cili sapo ka fituar mandatin e tij të tretë radhazi, një arritje historike në këtë shtet të Ballkanit Perëndimor. Në zemër të fushatës për zgjedhjet e fundit, ishte kandidatura e Shqipërisë për Bashkimin Evropian.

Kandidatura e Shqipërisë në Bashkimin Evropian mund të bëjë një hap përpara me konferencën e parë për të çelur negociatat midis Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Bashkimit Evropian që do të propozohet së shpejti. Sa i rëndësishëm është ky hap?

Është shumë e vështirë të thuash. Është shumë e vështirë sepse u desh ta ndërmerrnim këtë hap disa vjet më parë, pastaj pritje pa pushim, pa pushim. Nuk ka ndodhur për shkak të dinamikës së brendshme të Këshillit Evropian. Tani le të shpresojmë që të ndodhë … Kështu që nuk është e lehtë të përgjigjesh.

Çfarë jeni të gatshëm të bëni nëse bisedimet pushojnë përsëri?

Ne nuk kemi ndërmend të bëjmë asgjë tjetër përveçse të vazhdojmë të punojmë në atë drejtim, sepse për ne Evropa nuk është një destinacion apo një objektiv politik, Evropa është një fe dhe askush nuk mund ta tradhtojë këtë fe në Shqipëri për faktin e thjeshtë se Evropa për ne është diçka e shenjtë dhe në të njëjtën kohë është diçka që u detyrohemi fëmijëve tanë. Dhe kjo është arsyeja pse nuk do të bëjmë asgjë përveçse të punojmë shumë, dhe gjithnjë e më shumë, për ta bërë Shqipërinë një shtet plotësisht funksional evropian.

BE për Shqipërinë fillon të duket gjithnjë e më shumë si Godot …

Sjellja e Shqipërisë në Evropë ka qenë premtimi kryesor politik që nga fillimi. Duke pasur parasysh të gjitha vitet që kanë kaluar, çfarë do të thotë anëtarësimi në BE për Shqipërinë sot?

Kjo do të thotë gjithmonë aq sa është kuptuar që nga dita e parë. Shqiptarët nuk lodhen kurrë që të luftojnë, për të qenë pjesë e Evropës. Sigurisht që ka pasur disa zhgënjime, Evropa nuk ka qenë në gjendje të mbajë premtimet e saj. Ne kemi bërë detyrën tonë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë, sepse, siç thashë, për ne Evropa është ajo që ka qenë që nga dita e parë kur kemi dalë nga komunizmi dhe është hera e parë në histori që mund të zgjedhim. Asnjëherë nuk kemi pasur zgjedhje, të tjerët vendosën për ne dhe vendi ynë ishte në hapësira të ndryshme, por jo në hapësirën që kemi dashur gjithmonë, e që është Bashkimi Evropian.

Vitet e fundit, Shqipëria ka realizuar ndryshime kushtetuese në shkallë të gjerë në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe zbatimin e reformave. Situata është përmirësuar por nuk shihet e mjaftueshme. Sa përparim mendoni se ka bërë Shqipëria, veçanërisht në lidhje me sundimin e ligjit?

Ekziston një ndryshim i madh midis anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe hyrjes në negociata të plota, sepse siç jemi sot, nuk jemi gati për anëtarësim, nuk ka dyshim. Por siç jemi sot, ne jemi më se të gatshëm për të hyrë në negociata të plota, dhe këtu qëndron kontradikta dhe ku Evropa tregon veten dritëshkurtër dhe në një farë mënyre edhe hipokrite, sepse Shqipëria e meriton plotësisht fillimin e negociatave.

A mendoni se këto përparime që përmendët ju ndihmuan që të rizgjidheni?

Unë mendoj se populli shqiptar ka ndjenjën e qartë se puna nuk ka mbaruar. Mandati i tretë është një mandat i qartë për të përfunduar punën, jo shpërblimi për një punë që është bërë tashmë.

Me procesin e pranimit në BE që zgjat më shumë se sa pritej, Ballkani Perëndimor duket se është bërë një fushë beteje për fuqitë e jashtme. Çfarë mendoni dhe si përshtatet Shqipëria me të gjitha këto?

Fakti që ata nuk janë plotësisht të integruar në Bashkimin Evropian e bën Ballkanin Perëndimor një zonë gri që tërheq aktorë të tjerë që shohin mundësi, palë të treta që nuk kanë të njëjtin qëndrim dashamirës dhe të njëjtat vlera dhe parime me Bashkimin Evropian. Për Shqipërinë nuk shoh rreziqe të menjëhershme, sepse shqiptarët janë shumë fanatikë ndaj Perëndimit dhe ndaj Bashkimit Evropian, janë vendet e tjera që pak a shumë duhet të menaxhojnë këto ndikime nga aktorët e tjerë. Ne nuk jemi të gatshëm për pranim, por jemi më shumë se të gatshëm për negociata.

Cili është qëndrimi juaj në lidhje me dokumentin jozyrtar që qarkulloi në Bruksel në lidhje me një ripërcaktim të kufijve të Ballkanit Perëndimor? Presidenti i Maqedonisë së Veriut na tha se pasojat do të ishin katastrofike.

Pozicioni im është shumë i thjeshtë. Për sa kohë që ne – dhe kur them ‘ne’ dua të them të gjithë aktorët e përfshirë: Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara, aktorët e rajonit – nuk i qasemi çështjes së status quo-së me një qasje shumë të hapur dhe të qartë , do të ketë zhgënjime dhe do të lindin ide, nga më qesharaket te më të çuditshmet, sepse status quo nuk është një opsion i zbatueshëm. Megjithëse kemi mosmarrëveshje të thella për të zgjidhur, duhet të pranojmë që nuk jemi dakord, dhe në të njëjtën kohë të shtyjmë të gjithë së bashku për të forcuar bashkëpunimin tonë me qëllim krijimin e një zone funksionuese plotësisht Shengen në rajon.

Intervistoi Giorgia Orlandi https://it.euronews.com/
/NOA.al

Rama: Për Shqipërinë, BE-ja dritëshkurtër dhe hipokrite! Read More »

Urimi i Kryebashkiakut Dritan Leli: Gëzojuni sot tryezës së bashku! Gëzuar Fitër Bajramin!

Zoti t’ju ketë pranuar sak rificën dhe lutjet, të gjithë atyre që agjëruan në muajin e shenjtë të Ramazanit. E mira, durimi dhe mbrojtja e Zotit qofshin në zemrën e çdo besimtari mysliman.

Siç bëtë në agimet e perëndimet e një muaji, gëzojuni sot tryezës së bashku! Gëzuar Fitër Bajramin!

Nga Xhamia e Plumbit, me përfaqësuesit e Myftinisë, Gëzuar Fitër Bajramin!

Urimi i Kryebashkiakut Dritan Leli: Gëzojuni sot tryezës së bashku! Gëzuar Fitër Bajramin! Read More »

Braçe: ‘Ka po licë të ko rruptuar që tradhëtojnë ligjin,vijon me prokurorë dhe gjykatës të ko rruptuar ende në sistem. Ky treg duhet shk atërruar’

Përmes një statusi në rrjetet sociale duke iu referuar lajmeve për arre stimin e personave që ka pen me ar më në brez apo në makinë, Braçe shprehet se ky treg nis me po licë të ko rruptuar që tr adhtojnë ligjin dhe kolegët e deri te pr okurorët dhe gjyk atësit që janë ende në sistem.

Braçe shprehet se ky treg duhet shka tërruar me ndëshkim gjithëpërfshirës dhe monitorim dhe kallëzim të çdo rasti që kapet me ar më pa leje dhe nuk dë nohet me 5 vite bu rg.

“Ar ma në brez ka dy shime 5 vite në b urg. Asnjë ditë më pak. Ligji është shumë i qartë. Kush mban ar më pa leje dë nohet deri në 7 vite b urg. Shoh çdo ditë njoftime të po licisë që ka pen me ar më pa leje. Në makinë, me vete, në publik! Sa janë dë nuar nga këta?

Sa janë në bu rg nga këta? Ka një arsye që armët qarkullojnë lirisht. Pan dëshkueshmëria. Nuk ka trim që bën 5 vite b urg për ar mën në brez pa një garanci që nuk mbyllet 5 vite brenda. Ka një treg të viteve të bu rgut për ar mëmbajtjen pa leje ta themi siç është.

Nis me po licë të kor ruptuar që tra dhëtojnë ligjin dhe kolegët, vijon me pro kurorë dhe gjy katës të korr uptuar ende në sistem. Ky treg duhet shka tërruar. Me nd ëshkim gjithëpërfshirës. Patjetër edhe me monitorim e kallëzim të çdo rasti të ar mëmbajtjes pa leje që kapet nga p olicia e nuk dë nohet me 5 vite bu rg”, shkruan Braçe./NOA.al

Braçe: ‘Ka po licë të ko rruptuar që tradhëtojnë ligjin,vijon me prokurorë dhe gjykatës të ko rruptuar ende në sistem. Ky treg duhet shk atërruar’ Read More »

Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë uron të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë për festën e Fitër Bajramit, ja mesazhi qe jëp

Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë për festën e Fitër Bajramit.

Spahiu, në mesazhin e tij shprehet se sakrifica dhe devotshmëria e muajit të Ramazanit duhet të jetë shembull i angazhimit për adhurimin e Zotit, ndërsa solidariteti dhe dashuria që e karakterizojnë festën e Fitër Bajramin të jenë vlera të përhershme të shoqërisë dhe mbarë njerëzimit.

Të enjten e 13 majit besimtarët myslimanë kremtojnë nesër festën e Fiter Bajramit pas 30 ditëve të agjërimit në muajin e Ramazanit.

Mesazhi i plotë:

Të dashur besimtarë myslimanë dhe shqiptarë kudo që ndodheni, më lejoni t’ju uroj nga zemra gëzuar Fitër Bajramin.

Pas muajit të Ramazanit, muaj ku ndërlidhen përkushtimi e sakrifica, muaj në të cilin qenia jonë u shkëput nga përditshmëria materiale e muajve të tjerë, nesër, të gjithë besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin, festën që kurorëzon sakrificën 30 ditore, dhe siç na ka premtuar Zoti (xh.sh.) në Kuranin Famëlartë, pas vështirësisë vjen lehtësimi.

Bajrami është festë, është gëzim që përjetohet në çdo zemër e në çdo vatër.

Urojmë që sikurse në këtë ditë kur ata që kanë më shumë japin për nevojtarët (ZEKATIN), t’i gjendemi përherë pranë të varfërve dhe të angazhohemi vazhdimisht për një shoqëri të drejtë e solidare.

Sakrifica dhe devotshmëria e muajit të Ramazanit duhet të jetë shembull i angazhimit tonë për adhurimin e Zotit të Gjithësisë, ndërsa solidariteti dhe dashuria që e karakterizojnë festën e Fitër Bajramin të jenë vlera të përhershme të shoqërisë dhe mbarë njerëzimit.

Gjatë këtij muaji kam patur fatin të njoh shumë njerëz që agjëronin për herë të parë, të gjithë më kanë pohuar se ndienin një gjendje shpirtërore, morale e fizike të pa përshkrueshme me fjalë.

Ky është ramazani, ky është agjërimi për hir të Zotit tonë!

Motra dhe vëllezër, i lutem Zotit të na e ketë pranuar këtë sakrificë, të na ketë falur gjy nahet, të ketë shtuar begatinë, paqen dhe mëshirën e Tij të pakufishme mbi çdo zemër e cila ka sakrifikuar në emër të Zotit!

I lutem Zotit të mëshirojë të gjithë të dashurit tanë që nuk jetojnë më!

T’u japë shërim dhe ti lehtësojë dhi mbjen çdo të sëmuri!

Për më të varfë rit dhe nevojtarët e shoqërisë tonë, O Zot largojua barrën e rëndë dhe shtrëngimin që sjell ska mja.

I lutemi Zotit për kombin tonë, për rininë, për mësuesit, mjekët, po licët, usht arakët dhe gjithsecilin që punon për sigurinë, mirëqenien dhe prosperitetin e vendit tonë.

Edhe njëherë ju uroj Gëzuar Fitër Bajramin me urimet më të përzemërta, në emrin tim personal, dhe të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë!

Paçim të gjithë sëbashku sa më shumë mbarësi e begati në familjet tona dhe në vendin tonë të dashur, Shqipërinë.

Shëndet e mirësi për secilin!

Gëzuar!

/NOA.al

Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë uron të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë për festën e Fitër Bajramit, ja mesazhi qe jëp Read More »

Befason analisti: Basha dhe Kryemadhi nuk i hapin telefonin njëri-tjetrit, ja arsyeja

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim bën marrëveshje zyrtare para zgjedhjeve parlamentare, edhe pse garuan në lista më vete në 25 prill.

Pas rezultatit të zgjedhjeve, që i la sërish në opozitë të dyja partitë, përveçse kanë ak uzuar partinë Socialiste për vje dhje votash, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi nuk kanë dhënë asnjë deklaratë konkrete për bashkëpunimin mes tyre. Por, në fjalim e saj, Kryemadhi foli për tradhti. Sipas analistit, Arjan Curri, “marrëdhëniet janë goxha pro blematike”.

“Ka ftohje reale mes Ilir Metës dhe Lulzim Bashës. I dyti nuk i hap telefonit të parit. Tani po fajësojnë njëra-tjetrën edhe për hum bjen. Përveç mazhorancës, ia hedhin fajin njëri-tjetrit. Monika foli për tradhti dhe kjo është serioze. Nuk të tra dhton kundërshtari, kështu që për PD-në e ka. Të dyja partitë tashmë janë mbyllur në vetvete, janë në një fazë metamorfoze ku kanë futur vetën. Të shohim si do të dalin prej aty”, shprehet Curri në “Open”.

Ndërsa, analisti, Andi Bushati është i mendimit se të dyja partitë “janë më keq se kurrë”.

Befason analisti: Basha dhe Kryemadhi nuk i hapin telefonin njëri-tjetrit, ja arsyeja Read More »

Nëna punon në ndërtim për të shëruar djalin me sëmundjen e rrallë

Sot në emisionin “’Ftesë në 5” me Bieta Sulon, në Top Channel, u trajtua historia e Alonsos, 15 vjeçarit shqiptar që vu an nga një sëmundje e rrallë me zorrët jashtë trupit.

E ëma e tij rrëfeu gjithë historinë përmes një lidhje Skype nga Londra, aty ku ata kanë ndërtuar jetën e ku Alonso po i nënshtrohet çdo ditë operacioneve dhe trajtimeve për të lu ftuar sëmundjen.

I operuar mbi 46 herë dhe tre javë në gjendje kome, Alonso po vazhdon të lu ftojë edhe pse mjekët nuk i kanë dhënë shpresë.

Mamaja e tij pranoi se nuk ka qenë aspak e lehtë, as financiarisht, ndaj është detyruar të punojë edhe në ndërtim.

“Kur u ndava nga ish-bashkëshorti, djali më kërkonte patate të skuqura dhe unë s’ kisha as një paund për t’ia blerë. Ajo histori ka ngel me mua gjithë jetën, pr ekem sa herë që e kujtoj”, tha ajo.

Sa i përket punëve që i është dashur të bëjë për të siguruar të ardhura, u shpreh:

“Shkollën e kam mbaruar për ndërtim këtu. Duke qenë nënë e vetme e shihja sesa kishin nevojë femrat për një ndihmë, një lyerje shtëpie apo një gjë që s’e bëjnë dot. Unë fatmirësisht e kisha atë forcë. Kisha 3 vjet kurs, e mbarova për 6 muaj”.

Nëna punon në ndërtim për të shëruar djalin me sëmundjen e rrallë Read More »