Aktualitet

Tensione në Kuvend

Tensione në Kuvend.
Debati u krijua pas fjalës së deputetit të opozitës, Ralf Gjoni, i cili ka kërkuar fjalën e tij pas prezantimit të nismës për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, ndërsa nuk i kurseu kritikat për rregulloren e Kuvendit. Kaq mjaftoi, që të ndërhynte drejtuesja e seancës, Vasilika Hysi.

“Këtë rend diskutuesish e kam respektuar. Taulant Balla duhet të prezantonte nismën. Po m mohohet e drejta që të mbaj diskutimin tim brenda minutazhin. Respektoni radhën dhe detyrën tuaj, pastaj ne deputetë të opozitës të bëjmë opozitën tonë këtu në parlament. Ndaj kërkoj mirëkuptimin tuaj.”, tha Gjoni.

Deputeti Kujtim Gjuzi i kërkoi nënkryetares së Kuvendit, drejtueses së seancës Vasilika Hysi të lejojë deputetët e opozitës të flasin.

“Sot është ditë e rëndësishme dhe ne po merremi me një dok që kërko nshkarkimin e pres. Mirë minutazhin që e kemi të reduktuar por nuk është mirë t’iu hiqni fjalën kolegëve tanë. Një bon sens do ishte mirë për opozitën”, tha Gjuzi

DEBATI

Vasilika Hysi: S’kam ndërmend të të mësoj ty rregulloren. Zoti Gjoni, ju jap vërejtje. Mos dëgjoni. I kam lexuar emrat që në fillim. Ndaj të nderuar kolegë, s’keni pse rrini në kafe për një çështje të rëndësishme, por respektoni shqiptarët pasi paguheni me taksat e shqiptarëve

Gjoni: Nuk ishte emri i im aty. Ishte i katërti

Vasilika Hysi: Emri juaj është i pari dhe i vetmi tek lista e të pavarurve

Gjoni: Mua më takon

Vasilika Hysi: Mos rrije në kafe, por rrije këtu

Gjoni: Isha në banjo, urgjencë!

Vasilika Hysi: Unë e di që ka vetëm covid, s’ka pandemi të tjera./NOA.al

Tensione në Kuvend Read More »

Ja kush e drejton Komisionin për shk arkimin e Metës, pjesëtarë edhe 3 deputetë të opozitës (emrat)

Alket Hyseni do të jetë kryetari i Komisionit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, i cili pritet të ngrihet në ditët në vazhdim.

Burime për media bëjnë me dije se pjesëtarë në komision do të jenë edhe 3 deputetët e opozitës: Myslim Murrizi, Halil Jakimi dhe Arlind Çaçani.

Komisioni Hetimor pritetë që të shqyrtojë gjatë një muaji argumentet e ngritura nga Partia Socialistepër shk arkimin e Metës.
Janë 50 deputetë socialsitë ata që kanë firmosur nismën për shka rkimin e presidentit me arsyetimin se Meta ka shkelur Kuhstetutën gjatë fushatës elektroale të 25 prillit.

Ja kush e drejton Komisionin për shk arkimin e Metës, pjesëtarë edhe 3 deputetë të opozitës (emrat) Read More »

Rama flet nga Italia: Pjesë ose jo e BE-së ne do të bëhemi shtet evropian

Kryeministri Edi Rama ndërsa ndodhet për një vizitë në Firence është shprehur se Shqipëria do të bëhet do të bëhet shtet evropian edhe nëse nuk futet në BE.

Ai gjithashtu tha se vendi ynë dhe gjithë Ballkani i duhen Evropës, ashtu sic Ballkanit i duhet Evropa, duke theksuar se janë vende që duhet të kenë bashkëpunim me njëra-tjetrën.

“Ne kemi një raport shumë të mirë me Turqinë dhe Erdoganin. E pavërtetë që Erdogani dhe Turqia kanë influencë në Shqipëri. Është shumë e qartë që për ne Europa është si një besim. Europës i duhemi ne, jo vetëm ne por i gjithë Ballkani, siç Ballkanit i duhet Europa. Pjesë ose jo e BE-së ne do të bëhemi shtet europian. Ndërkohë Turqia është fondamentale në sigurinë e BE”, tha Rama.

Rama flet nga Italia: Pjesë ose jo e BE-së ne do të bëhemi shtet evropian Read More »

Formohet ‘Grupi për PD’: Nevojitet reformim, Basha të dorëhiqet’

“Grupi për PD”, do të quhet grupimi i ri, brenda Partisë Demokratike i cili kërkon dorëheqjen e kryedemokratit Lulzim Basha, pas rezultatit në zgjedhjet e 25 prillit. Në një konferencë për mediat mesditën e sotme, Grupi për PD u shpreh se nuk bëhet fjalë vetëm për garën për kryetarin, por nevojitet një reformim në parti.

“Partia Demokratike në këto zgjedhje nuk frymëzoi dhe votuesi tradicional i kësaj force nuk u kthye në kutitë e votimit. Ne jemi të vetëdijshëm që përgjegjësia e zgjedhjeve i takon drejtuesve të Partisë. Ata duhet të marrin përgjegjësi për humbjen, pasi kanë shembullin e zotit Berisha. Dorëheqja e parevokueshme e Lulzim Bashës nga partia nuk është fundi i PD-së por fillimi i ringritjes së saj.” – thuhet në deklaratë.

“Shqipëria u përball me zgjedhjet e përgjithshme të 25 Prillit, pas një qeverisje të korruptuar prej 8 vitesh, që e ka çuar vendin në va rfëri. Ne jemi të vetëdijshëm që shitblerja e votës, përdorimi i administratës, përdorimi i të dhënave personale, ishin vetëm një pjesë e elementëve që përcaktuan rezultatin zgjedhor, por ne jemi po ashtu të vetëdijshëm që PD nuk arriti që të mundësonte mbështetje më të madhe.

PD ka pasur rezultat të njëjtë me 4 vite më parë, PD nuk po garonte për vend të dytë, pjesëmarrja me 46% në zgjedhje është tregues domethënës që PD nuk frymëzoi, dhe as nuk siguroi mbështetje për fitore.

Ne jemi të vetëdijshëm që përgjegjësia e zgjedhjeve i takon drejtuesve të Partisë. Ata duhet të marrin përgjegjësi për humbjen, pasi kanë shembullin e zotit Berisha. Dorëheqja e parevokueshme e Lulzim Bashës nga partia nuk është fundi i PD-së por fillimi i ringritjes së saj.

Mospjesëmarrja në Reformën territoriale, në zgjedhjet lokale, dalja nga parlamenti, ishin gabime të PD-së. Marrëveshja e 5 Majit, megjithë pasojat e saj, dëmtoi në mënyrë të pakthyeshme PD-në dhe aleatët, brenda partisë kryetari nuk mbajti përgjegjësi për humbjen e 2017. Në 2019 u përjashtuan nga Kuvendi të gjithë ata që kishin kundërshtuar vendimmarrjen, sërish lista ishte ajo e kryetarit.

Kryetari nuk kishte mësuar asgjë nga hu mbja e 2017-tës, aktualisht Shqipëria është në duart e atyre që vendosin shumëçka.” shprehet ‘Grupit për PD’.

Propozimet u prezantuan nga Edit Harxhi, që sipas saj kanë në thelb, pikërisht reformimin në mënyrë që PD-së ti kthehet dinjiteti.

1-Modelin hapjes dhe bashkimit të forcave brenda dhe jashtë vendit të atyre që janë larguar nga PD apo që duan të vijnë në PD

2-Kthimin në program të qartë të të djathtës konservatore moderne

3-Ndryshimet statuore duke përfshirë zgjedhjen e kryetarit.

4-Debatit të lirë dhe sistemin e primareve me programe të qarta politike për çdo kandidat çdo demokrat brenda dhe jashtë vendit.

Pjesë e grupit janë ish presidenti Bujar Nishani, Arben Imami, Edith Harxhi, Arben Ristani, Edvin Kulluri, Ibsen Elezi, Endira Bushati, Bislim Ahmetaj dhe Indrit Hoxha./NOA.al

Formohet ‘Grupi për PD’: Nevojitet reformim, Basha të dorëhiqet’ Read More »

I riu që neutralizoi 32-vjeçarin që hyri me makinë mes përmes sheshit ‘Skënderbej’, nderohet me titullin ‘Mirënjohja e Qytetit’

Klodian Elqeni, i riu që neutralizoi një 32-vjeçar që hyri me makinë mes përmes sheshit “Skënderbej” duke rrezikuar jetën e qytetarëve më 25 prill nga sot do të jetë mirënjohja e Tiranës.

I riu është nderuar sot nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, me titullin “Mirënjohja e Qytetit”. Duke i shprehur mirënjohjen e thellë për gjestin e tij prej një heroi modern, duke shpëtuar disa dhjetëra qytetarë mes të cilëve edhe mjaft fëmijë që ndodheshin në shesh, Veliaj tha se të tillë heronj na bëjnë krenarë dhe meritojnë vlerësim prej të gjithëve ne.

“Do të doja shumë që edhe në emër të qytetit të të falënderoja! Mund të kishte ndodhur edhe hataja me aq shumë qytetarë e fëmijë që po loznin, por na shpëtoi Zoti, se ndonjëherë Zoti çon një njeri të mirë që të shpëtojë të tjerët. Ndaj të falenderoj shumë dhe dua që në emër të qytetit të të jap këtë medalje të mirënjohjes, me shpresë që të kthehet në shembull edhe për të tjerët. Unë besoj që asnjë prej nesh nuk e merr me përshkrim pune gjënë e mirë që duhet të bëjë. Disa njerëzve iu vjen nga brenda dhe instiktive, ndaj shpesh them, mos prisni që të jetë shteti kudo.

Çdo njeri që sheh një nevojë, mund të jetë në një lagje, në komunitet, mund të jetë në një shkollë, apo në një shesh, mos prit të të vijë urdhri nga shteti të reagosh, shihe atë nevojë dhe plotësoje. Pastaj mirënjohja dhe falenderimi sigurisht që do të vijnë. Shpresoj shumë që djem dhe vajza të rinj e kanë marrë këtë mesazh dhe të kanë parë si frymëzim”, tha ndër të tjera Veliaj.

“Nuk e kisha menduar kurrë! Është diçka vërtet e çuditshme në një kohë kaq të shkurtër për mua, por ndjehem shumë mirë dhe shumë i vlerësuar nga shqiptarët anembanë dhe posaçërisht nga Lali Eri, kryetari ynë dhe nga të gjithë absolutisht. Ju falenderoj shumë të gjithëve”, u shpreh Klodiani gjatë marrjes së titullit.

Ngjarja e ndodhur mesditën e së dielës në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ku një automjet tip “Citroen” vuri në rrezik jetën e njerëzve, u mbyll pa persona të lë nduar, vetëm se në atë moment të shesh ndodhej i riu Klodian Elqeni, vetëm 22 vjec, i cili, me një veprim tejet të guximshëm, duke u future nga dritarja e makinës, arriti të neutralizonte drejtuesin e makinës që ishte nën efektin e lëndëve narkotike./NOA.al

I riu që neutralizoi 32-vjeçarin që hyri me makinë mes përmes sheshit ‘Skënderbej’, nderohet me titullin ‘Mirënjohja e Qytetit’ Read More »

Kryeministri Edi Rama vizitë në Firence, i shoqëruar nga bashkëshortja Linda dhe kardinali shqiptar, Ernest Troshani

Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Firence të Italisë ku ka vizituar edhe muzeun Uffizzi.

Kreun e qeverisë e shoqëron bashkëshortja Linda dhe kardinali shqiptar, Ernest Troshani. Siç shkruan Rama në një postim në Twitter, në Firence ndodhen me ftesë të kryebashkiakut Dario Nardella.

“Firenze, Itali – Në muzeun e famshëm Uffizzi, së bashku me kardinalin shqiptar, Ernest Troshani, me ftesë të kryebashkiakut Dario Nardella”, shkruan Rama. /NOA.al

Kryeministri Edi Rama vizitë në Firence, i shoqëruar nga bashkëshortja Linda dhe kardinali shqiptar, Ernest Troshani Read More »

Celibashi: Do hetojmë kush ka vendosur gishtin më shumë se një herë

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi në një deklaratë për mediat ditën e sotme ka reaguar lidhur me pretendimet e ngritura për votim të pa rregullt për sa i përket votimit elektronik që u aplikua në njësinë nr.10 në kryeqytet.

Sipas tij KQZ do të hetojë të gjithë rastet kur një person ka shënjuar gishtin më shumë se një herë në aparatin e indetifikimit elektronik. Celibashi ka thënë se kush kapet në këtë shkelje do të merren masa dhe do të nisin hetimet nga organet kompetente.

Celibashi shton se përjashtuar operatorëve, për të cilët e cilësoi si një problem teknik, përsa i përket rasteve të tjera, personat të cilët kanë vendosur shenjën e gishtit më shumë se një herë do të jenë të detyruar të japin shpjegime.

“Qëllimi i pajisjes ishte të regjistronte gjurmët e gishtave të votuesve, ata të cilët kanë dashur ta provojnë për sport e kanë vendosur gishtin disa herë në pajisje do të evidentohen qartësisht dhe do të japin llogari para organeve. Ata të cilët kanë thënë që pajisja nuk ka funksionuar pajisja ka funksionuar shumë mirë. Qëllimi ka qenë të evidentonte shenjat e gishtit të votuesve.

Duhet të shohim numrin total të personave që kanë shënuar më shumë se një herë në këto pajisje, ky numër në raport me raport me rezultatin do të ketë një shqyrtim nga KQZ.

Ata persona do të duhet të japin shpjegime, do hetohet dhe verifikohet. Ka pasur raste dhe shumica e rasteve i përket gjurmës së gishtave të operatorëve, ndoshta jo mirë të trajnuar kanë menduar se nuk do ishte problem nëse e vendosin gishtin disa herë. Nëse do të jetë kështu do të jemi të rastit të janë problem teknik, por me siguri absolute mundet të themi se në rastet kur dikush tjetër e ka vendosur gishtin në më shumë se 1 herë është i detyruar të japi shpjegime, sa më shumë video të tilla të shfaqen aq më shumë do të ndihmojnë hetimin”, tha Celibashi./NOA.al

Celibashi: Do hetojmë kush ka vendosur gishtin më shumë se një herë Read More »

Ndryshime në kabinetin e qeverisë Rama, ja kush janë dy lëvizjet e fundit

Bora Muzhaqi është emëruar zv.ministre e Arsimit. Vendimi është marr sot nga Këshilli i Ministrave, ndërsa po ashtu i është besuar detyra e zv.ministres së Mbrojtjes, Dallandyshe Bicit.
Ndërkohë është liruar nga detyra e zv.ministres së Arsimit Aspajana Kongo.

Kujtojmë se Bora Muzhaqi ishte kandidate për deputete e PS në Tiranë, e renditur e 31-ta, ku nuk mundi të sigurojë vota të mjaftueshme për t’u zgjedhur, ndërsa po ashtu, gjatë fushatës Muzhaqit iu besua edhe pozicioni i zëdhënëses.

Po ashtu edhe Bici ishte kandidate për deputete në Qarkun e Tiranës, e cila, sikurse Muzhaqi, nuk siguroi vota të mjaftueshme për të marrë mandatin. Këto ndryshime në qeveri vijnë 10 ditë pas zgjedhjeve, ku PS fitoi duke marrë 74 mandate.

Ndryshime në kabinetin e qeverisë Rama, ja kush janë dy lëvizjet e fundit Read More »