Aktualitet

Bujar Nishani: Basha të dorëhiqet, dështoi të sjellë ndryshimin

Ndryshe nga lideri i demokratëve Lulzim Basha që foli për arritje të demokratëve në 25 Prill, ish-Presidenti Bujar Nishani, që mban njëherazi edhe postin e Kryetarit të Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike e cilëson disfatë humbjen e opozitës në zgjedhje.

“Shqipëria humbi, Shqipëria nuk fitoi, për fatin e keq”.

Për këtë arsye thotë se nevojitet një analizë e thellë, duke e cilësuar të dështuar projektin politik të Lulzim Bashës.

“Fakti që ne nuk arritëm që të bindnim 1 milion shqiptarë të vinin në kutitë e votimit, që ta përmbysnin manipulimin e organizuar nga Edi Rama, tregoi që deri më tani nuk ka qenë një profil real, i vërtetë, por ka qenë një fasadë”, thotë Nishani për tv Klan.

Përgjegjësinë kryesore për hu mbjen ia faturon liderit të demokratëve, të cilit prej ditësh i kërkon të japë dorëheqjen.

“Refuzimi për ta bërë një gjë të tillë tregon që nuk e ka kulturën demokratike, nuk e ka modelin dhe civilizimin europian, përpiqet të imponojë modelin e Edi Ramës. Do të shkojmë drejt një k atastrofe tjetër, sepse mund të kemi një opozitë formale, por nuk do të kemi një alternativë qeverisje. Dhe kjo është një fatke qësi e madhe për të gjithë vendin, jo vetëm për demokratët”.

Nuk ka ambicie politike për t’u ulur në karrigen e Lulzim Bashës, por këtij të fundit i kujton që të lejojë hapjen e një procesi e gare të ndershme brenda selisë blu.

“Nuk jam unë që po ngre një kauzë, kam një ëndërr për një karrierë personale. Unë kam një ëndërr për PD. Ajo që është e pandryshueshme dhe që nuk do të ndryshojë asnjëherë, është që unë jam dhe do të mbetem një anëtar i PD. I vetmi mekanizëm për ta zgjidhur këtë krizë është reformimi dhe krijimi i një modeli krejt të ndryshëm i PD. I një modeli të një partie të hapur.

Me Lulzim Bashën bashkohen në një pikë, 25 Prillin e cilësojnë masa kër elektorale, por ndryshe nga kryetari i partisë thotë se dështoi në parandalimin e një fenomeni të ripërsëritur nga Kryeministri Rama.

“Jam i bindur që ka qenë një ma sakër elektorale, por masakër që nuk ndodhi më 25 Prill, masakër që ka ndodhur shumë më përpara se 25 Prilli. Dhe ti ke qenë i pazoti për ta deno ncuar këtë masa kër, ke qenë i pazoti për ta stopuar këtë masakër”.

Lulzim Bashën e akuzon për qëndrime kaotike ditët e fundit, që sipas Nishanit reflektojnë pasiguri dhe mungesën e guximit tek një lider.

“Ka një qëndrim për të gënjyer anëtarësinë. Nëse ti flet për një mas akër elektorale, ti nuk mund ta njohësh masakrën elektorale dhe nuk mund të bëhesh fasadë e ma sakrës elektorale”.

Be tejën e opozitës e sheh brenda institucioneve, por Nishani i druhet një loje të kryedemokratit që i shërben Kryeministrit Rama.

“Në radhë të parë duhet të bëhesh i besueshëm, duhet të marrësh përgjegjësitë politike dhe duhet të krijosh ekipin që be tejën institucionale mundet ta realizojë dhe mund ta përdorë këtë betejë institucionale në funksion të qëllimit kryesor, të qëllimit të rrëzimit të Edi Ramës”.

Bujar Nishani nuk është i vetmi zë brenda radhëve të demokratëve që kërkon dorëheqjen e Lulzim Bashës. Mes emrave të shumtë është edhe ai i njërit prej themeluesve të PD-së, Arben Imami dhe ish-Sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani.

Bujar Nishani: Basha të dorëhiqet, dështoi të sjellë ndryshimin Read More »

Spiropali: Nuk jemi kundër zgjedhjeve të parakohshme nëse e vendos Gjykata Kushtetuese

Deputetja Elisa Spiropali, deklaroi se nuk janë kundër zgjedhjeve të parakohshme nëse vendoset nga Gjykata Kushtetuese.

Në një intervistë për ABC news ajo foli për zgjedhjet e 25 prillit, deklaratat e PD-së për shit-blerjen e votës si edhe kërkesës për hetim të këtij procesit të numërimit.

“Nuk jemi kundër zgjedhjeve të parakohshme nëse e vendos Gjykata Kushtetuese”, tha Spiropali.

Spiropali nuk hodhi akuza ndaj opozitës sikundër jemi mësuar ta dëgjojmë, por vlerësoi fushatën e bërë nga kjo forcë politike për zgjedhjet e 25 prillit.

“PD ka bërë një fushatë të mirë. Bash për hir të vërtetës ka qenë i arsyeshëm. PD është rritur ka marrë maksimumin që mund të merrte. Edhe ne do të bëjmë analizë edhe ata duhet të bëjnë analizë, por që PD të vrapojë drejt mosnjohjes së zgjedhjeve është rruga e sigurt e hu mbjes”, u shpreh Spiropali.

Ndërsa u pyet për deklaratat e Kreut të Partisë Demokratike i cili i konsideroi zgjedhjet e 25 prillit, k rim zgjedhor, Spiropali u shpreh se duhet të ndiqen procedurat dhe se në asnjë moment qeveria nuk ka penguar autoritetet të h etojnë.

Sa i përket kërkesës së kryeministrit Edi Rama për bashkëpunim e me liderin e opozitës, ajo theksoi se tashmë në këtë mandat të tretë ka ardhur koha që partitë politike t’i lënë pas “llogoret” e së shkuarës, por për të ardhmen e vendit dhe për rrugën drejt Bashkimit Europian

Përsa i përket nismës për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta, Spiropali u shpreh se, nuk e meriton besimin e shqiptarëve ndërsa shtoi se ai është vetëshkarkuar dhe se në mënyrë të hapur ka marrë pjesë në fushatë duke krijuar përçarje.

“Presidenti është vetëshkarkuar ka marrë pjesë hapur në fushatë, ka shkaktuar përçarje. Ne duhet t’i japim vendin një President dinjitoz. Ky ka br aktisur detyrën nuk ka përfaqësuar asnjë moment unitetin e popullit, por është i anshëm, i dhu nshëm. Ne kemi nevojë për një President që të jetë i të gjithëve dhe jo që sheh vetëm interesin e familjes së tij politike”, tha Spiropali./NOA.al

Spiropali: Nuk jemi kundër zgjedhjeve të parakohshme nëse e vendos Gjykata Kushtetuese Read More »

Komiteti Teknik i Ekspertëve publikon vendimet e fundit, ja cfarë u vendos…

Komiteti Teknik i Ekspertëve është mbledhur sërish sot, për të publikuar vendimet e radhës mbi situatën më të fundit në vendin tonë.

Në konferencën për shtyp doli ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila bëri të ditur vendimet e fundit.

Ministrja bëri fillimisht një bilanc të ecurisë epidemiologjike në vendin tonë.

Ajo fillimisht foli për rënien e dukshme të rasteve të reja si dhe të fataliteteve.

Kjo ka bërë që edhe në spitale, – tha Manastirliu, – të ketë më pak të shtruar gjatë ditëve të fundit, si dhe situata të jetë e stabilizuar.

“Situata është nën kontroll”, tha Manastirliu, duke publikuar edhe masat e reja pas rivlerësimit nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Lidhur me karantinën që u aplikua në dy javët e fundit për dy vendet fqinje, Manastirliu tha: Kemi vendosur të heqim masën karantinore me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut, pasi situata në dy vendet fqinje vlerësohet më pozitive”.

Një vendim tjetër është lehtësimi i masave në universitete.

“Lejohet hapja e auditoreve në universitete për provime dhe konsultime”, tha Manastirliu.

Kufizimet e orarit do të mbeten të pandryshuara: 22:00 deri në 6:00. Po ashtu edhe masat e tjera mbeten në fuqi, si grumbullimet etj.

Komiteti Teknik i Ekspertëve publikon vendimet e fundit, ja cfarë u vendos… Read More »

Sot 5 maji, nostalgjikët nuk ‘dorëzohen’: Lavdi shqiptarit të madh, Enver Hoxha!

Si çdo vit tjetër, sot në Ditën e Dëshmorëve, nuk mund të mungonin as nostalgjikët e Enver Hoxhës

Ata sipas “rregullores” së tyre kanë zhvilluar homazhe në Va rrezat e Dëshmorëve, duek mbajtur në duar portrete të ish-dik tatorit Enver Hoxha, grushtin lart, si dhe parullat, ku shkruhej: “Lavdi shqiptarit të madh, Enver Hoxha”.

Nostalgjikët e re gjimit di ktatorial kanë vendosur kurora me lule në Var rezat e Dëshmorëve.

Në va rrezat e Dëshmorëve zhvilluan edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe kreu i PD, Lulzim Basha, kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj, si dhe deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.
/NOA.al

Sot 5 maji, nostalgjikët nuk ‘dorëzohen’: Lavdi shqiptarit të madh, Enver Hoxha! Read More »

Rama konferencë me komisionerin Varhelyi: Ishte zëri i arsyes për të sjellë vaksinat Shqipëri e rajon

Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në Rinas Komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi, ku pas takimit kanë mbajtur dhe një konferencë për media.

Në fjalën e tij nga Rinasi, Rama e falënderoi komisionerin Varhelyi, teksa e cilësoi atë si zërin e arsyes në Komisionin Evropian për të mos lënë jashtë Ballkanin Perëndimor në skemën e shpërndarjes së vaksinave anti-Covid.

“Sapo kemi përfunduar një takim shumë miqësor me komisionerin Varhelyi, i cili edhe njëherë tjetër ka provuar përkushtimin dhe mbështetjen jo vetëm për vendin tonë, por për të gjitha vendet e rajonit, duke qenë qysh në krye të herës zëri i arsyes në KE për të mos e lënë jashtë Ballkanin Perëndimor nga skema e shpërndarjes së vaksinave dhe ka arritur ta materializojë një punë të tij disa mujore, duke përcaktuar 651 mijë doza të vaksinës Pfizer të shpërndara proporcionalisht për vendet e rajonit. Prandaj, unë dua t’i shpreh mirënjohjen dhe dua ta falënderoj publikisht për këtë kontribut të jashtëzakonshëm në këtë kohë absolutisht të jashtëzakonshme. Nga ana tjetër, dua të nënvizoj faktin se falë komisionerit, në radhë të parë, Komision i Evropian u rikthye si motor i solidaritetit, jo vetëm për planet e rimëkëmbjes, por edhe për vaksinimin e vendeve evropiane, përfshirë në këtë rast 6 vendet e rajonit tonë.

Nga ana tjetër, më vjen natyrshëm që të kujtoj këtu se Komisioni ka mundësuar njëkohësisht kualifikimin e vendeve të rajonit, ku në këtë rast flas për Shqipërinë, për fondet për përballimin e pasojave shëndetësore të pandemisë, përmes fondit të solidaritetit të BE. Janë afro 1 milion euro që i takojnë Shqipërisë. PO ashtu, Komisioni ka miratuar edhe propozimin e paketës së asistencës makro-financiare në mbështetje të Ballkanit Perëndimore, duke dislokuar një shumë të parë prej 90 milionë eurosh. Shuma totale prej 2.2 miliardë euro e BE do të kontribuojë edhe për lëvrimin e vaksinave për rajonin, ndërkohë që tanimë kanë mbërritur në Shqipëri dozat e para dhe deri në gusht Shqipëria do të marrë të gjithë pjesën e saj të akorduar të vaksinave. Me komisionerin kemi diskutuar edhe për vazhdimësinë e planit të madh të investimeve, për Ballkanin Perëndimor, ku Shqipëria bën pjesë si aktore në këtë proces dhe jemi shumë optimistë që tanimë shumë gjëra janë vënë në vijë dhe projektet e mëdha do fillojnë të lëvizin në drejtimin e duhur me financimet e para”, tha Rama. /NOA.al

Rama konferencë me komisionerin Varhelyi: Ishte zëri i arsyes për të sjellë vaksinat Shqipëri e rajon Read More »

Meta jep mesazh nga Va rrezat e Dëshmorëve të Atdheut për ditën e 5 majit: ‘Kjo ëshëtë dita të angazhohemi për të bërë shumë më tepër, që qytetarët shqiptarë të gëzojnë liritë që u takojnë në atdheun e tyre’

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka dhënjë mesazh nga Va rrezat e Dëshmorëve të Atdheut për ditën e 5 majit.

Meta kërkon që të gjithë të angazhohen më tepër që të gjithë qytetarët shqiptarë të gëzojnë të gjitha liritë në atdheun e tyre

Ai shton se të rinjtë e të rejat duhet të kenë të ardhme europiane këtu në Shqipëri.

“Sot në këtë ditë kaq të rëndësishme, në ditën e dëshmorëve dhe të heronjve, në ditën kur udhëheqësi Qemal Stafa, Vojo Kushin, Perlat Rexhepin, egjithë e gjithë, ato bijë dhe bija më të mirët e kësaj toke, që bënë sakrificat më sublime për lirinë e pavarësinë e Shqipërisë. Dhe kjo ëshëtë dita të angazhohemi për të bërë shumë më tepër, që qytetarët shqiptarë të gëzojnë liritë që u takojnë në atdheun e tyre, që Shqipëria të ketë vendin që meriton në BE, e sidomos që të rinjtë e të rejat të kenë një të ardhme europiane në vendin e tyre”, tha Meta./NOA.al

Meta jep mesazh nga Va rrezat e Dëshmorëve të Atdheut për ditën e 5 majit: ‘Kjo ëshëtë dita të angazhohemi për të bërë shumë më tepër, që qytetarët shqiptarë të gëzojnë liritë që u takojnë në atdheun e tyre’ Read More »

Kreu i PD, Lulzim Basha nderon Dëshmorët e Atdheut

Kreu i PD, Lulzim Basha ka kryer ho mazhe tek V arrezat e Dëshmorëve për ‘5 Majin’. Basha ka vendosur kurorë me lule tek monumenti përkujtimor për vi ktimat e te rrorit ko munist.

Po ashtu ai përkul edhe para Heroit të Demokracisë, Azem Hajdarit.

Më tej ai vendosi një kurorë me lule edhe në nderim të kapitenit Feti Vogli, që ra në krye të detyrës me NATO-n në Afganistan.

Lule lideri demokrat vendosi edhe tek Dëshmori i Atdheut, Skerdilajd Llagami që ra në lu ftën për çlirimin e Kosovës.

Ra në sy se Basha ishte i shoqëruar nga 5 përfaqësues të PD, Edmond Spaho, Flamur Noka, Gazment Bardhi, Belind Këlliçi dhe Jorida Tabaku./NOA.al

Kreu i PD, Lulzim Basha nderon Dëshmorët e Atdheut Read More »

Deputeti i PS-së: ‘Rama më ka telefonuar disa ditë përpara dhe më tha që do jem deputet në…’

Deputeti i PS-së, Lefter Koka beson se kryeministri Edi Rama do të mbajë mandatin e deputetit të Durrësit.

Kryesocialisti ka dalë fitues në dy qarqet, në Vlorë dhe në Durrës, e për këtë Koka beson se ai do të jetë tashmë deputet i këtij qyteti.
“Rama më ka telefonuar disa ditë përpara dhe më tha që do jem deputet në Durrës”, tha Koka.

Deputeti i PS-së: ‘Rama më ka telefonuar disa ditë përpara dhe më tha që do jem deputet në…’ Read More »