Aktualitet

Partia Socialiste ka nisur analizën e rezultatit të zgjedhjeve të 25 Prillit nga Vlora/ Gjiknuri: Do të bëjmë riorganizim të strukturave

Partia Socialiste ka nisur analizën e rezultatit të zgjedhjeve të 25 Prillit nga Vlora.
Drejtuesi politik i PS-së në këtë qark Damian Gjiknuri gjatë një takimi me strukturat është shprehur se pas çdo be teje elektorale ka vend për analizë dhe reflektim, ndërsa Kongresi do t’i hapë gjithashtu rrugë riorganizimit.
“Me ekipin drejtues të fushatës së Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës çelëm sot procesin e analizës mbi rezultatin e zgjedhjeve të 25 Prillit. Shpreha falenderimin tim për realizimin e objektivit, duke garantuar fitoren për herë të dytë të rekordit prej 8 mandatesh si dhe konfirmimin si qarku me mbështetjen më të madhe për PS.

Pas çdo be teje elektorale, në familjen tonë politike ka vend për analizë dhe reflektim në çdo njësi vendore të Qarkut, ndërsa Kongresi do ti hapë gjithashtu rrugë riorganizimit të strukturave.

Duke vlerësuar atë çka bëmë mirë dhe duke mësuar e reflektuar për ato që mund ti bënim edhe më mirë, do mund të jemi më të fuqishëm dhe të suksesshëm në be tejën e ardhshme për zgjedhjet e pushtetit lokal” shkruan Gjiknuri. PS në Vlorë mori 8 mandate, ndërsa PD 4 të tjerët PD.

Partia Socialiste ka nisur analizën e rezultatit të zgjedhjeve të 25 Prillit nga Vlora/ Gjiknuri: Do të bëjmë riorganizim të strukturave Read More »

Gjekmarkaj: ‘PD nuk është Call-center’/ Agron Shehaj: ‘Nuk më habit dhe e injoroj. I ftoj të gjithë ata që mund të ndihen të fyer ta injorojnë gjithashtu’

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ironizoi mbrëmë kandidatin për kryetar të PD-së Agron Shehaj, teksa tha se PD nuk është “call-center” dhe s’mund të kandidojnë figura të vogla me ambicie komike.

I pyetur mbi këtë deklaratë Shehaj e injoroi Gjekmarkajn, teksa tha se nuk është habitur aspak nga kjo deklaratë e tij.

“Nuk më habit dhe e injoroj. I ftoj të gjithë ata që mund të ndihen të fyer ta injorojnë gjithashtu”, deklaroi shkurtimisht demokkrati në emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit. Gjekmarkaj e ironizoi Shehajn duke u shprehur se PD nuk është ”call-center” dhe s’mund të kandidojnë figura të vogla me ambicie komike.

“Në PD nuk mund të përsëritet skema e Edi Ramës me sondazhe të trukuara e të tjera mekanizma. Ose të ketë figura të vogla me ambicie komike. PD nuk është call-center”, tha deputeti Gjekmarkaj.

Gjekmarkaj: ‘PD nuk është Call-center’/ Agron Shehaj: ‘Nuk më habit dhe e injoroj. I ftoj të gjithë ata që mund të ndihen të fyer ta injorojnë gjithashtu’ Read More »

Kënga dhe muzika ndezin Lungomaren në Vlorë me protagonist u shtarët e NATO-s

“Defender Europe 21”,jo vetëm stërvitje usht arake por dhe argëtim.
Kënga dhe muzika nd ezin Lungomaren në Vlorë me protagonist u shtarët e NATO-s, të pranishëm në këtë qytet për stërvitjen str ategjikem që po mbahet në vendin tonë.

Ush tarakë nga Shqipëria,Kosova, Mali i Zi, Kroacia, Greqia, Kosova, Britania e Madhe, Çekia, Hungaria dhe Rumania ishin pjesë e kësaj mbrëmje festive, si për të dalë pak edhe konturet e “Defender Europe 21” dhe për të treguar më shumë anën e tyre njerezore. Megjithatë më shumë se gjithcka festën e nde zen këngët patriotike shqiptare që vunë në lëvizje ushtarët nga Shqipëria dhe Kosova.

Kënga dhe muzika ndezin Lungomaren në Vlorë me protagonist u shtarët e NATO-s Read More »

A duhet të jepte dorëh eqjen Basha? Ja si përgjigjet Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha, i pyetur nëse duhet të jepte dorëh eqjen Lulzim Basha pas h umbjes së zgjedhjeve të 25 prillit, “ia ka lënë topin” në dorë kreut të PD. Sipas Berishës, ai vetë e ka dhënë kur hu mbi në 2013.

“Kjo është çështja e individit, por kjo pyetje nuk mund t’i bëhet dikujt që e ka dhënë dorëhe qjen. Për mua shekullin e shqiptarëve e përmbys dr oga, kr imi dhe p azaret me te rritoret. Kur e shndërron vendin në delen e zezë duke e quajtur Shqipërinë na rko-shtet dhe qendër të kr imit Evropian, aq sa kërkojnë heqjen e vizave. Koha ecën pas dhe para”, është shprehur Berisha dje në “PolitikOn”.
Ndërkohë, për garën në PD ai tha se nuk mbështet asnjë kandidat.

“Unë nuk preferoj asnjë kandidat dhe u bëj thirrje demokratëve që të bëjnë gjithçka për dinjitetin e kësaj gare sepse është në interesin më të mirë të PD-së që të dalë faqebardhë. Unë nuk ndërhyj për asnjë kandidat”,shtoi ish-kryeministri.

A duhet të jepte dorëh eqjen Basha? Ja si përgjigjet Sali Berisha Read More »

Rama: Ne duhet të hapim menjëherë procesin dhe BE duhet të zbatojë vendimin që ka marrë, duke miratuar kornizën negociuese

Kryeministri Rama e gjen “fajin” te punët e brendshme të Bashkimit Europian që Shqipëria nuk po avancon me procesin integrues.

Në konferencë me ministrin gjerman për Europën, Michael Roth, kreu i Qeverisë tha se një tjetër pr oblem ka dalë në horizont, ngërçi mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

“Konferenca e parë ndërqeveritare është çështje e brendshme e Këshillit Europian, në një moment kur duket se ka një prirje më pozitive se asnjëherë tjetër, të brendshme, BE ndeshet me një surprizë të radhës nga bota ballkanike dhe përreth, që lidhet me ngë rçin mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Nuk mundem veçse të përsërisja të njëjtën gjë që ne duhet të hapim menjëherë procesin dhe BE duhet të zbatojë vendimin që ka marrë, duke miratuar kornizën negociuese”, tha Rama.

Duke e konsideruar Ballkanin Perëndimor si oborrin e brendshëm të Europës, ministri Roth tha se ka ardhur koha për të ecur përpara me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut./noa.al/

Rama: Ne duhet të hapim menjëherë procesin dhe BE duhet të zbatojë vendimin që ka marrë, duke miratuar kornizën negociuese Read More »

Futen në Parlament dy deputete të reja (emrat)

Parlamenti i krijuar nga zgjedhjet e vitit 2017 vazhdon të pësojë ndryshime ndonëse mandati i tij përfundon pas pak javësh, në muajin korrik.

Sot është zhvilluar një seancë plenare për të zëvendësuar biznesmenin Tom Doshi që dha dorëheqjen, me Jetmira Raboshta, një emër që vjen nga Partia Socialdemokrate, raporton noa.al.

Po ashtu u betua edhe një deputete tjetër, Gentiana Cakrani, e cila ka zënë vendin në Kuvend të ish-deputetit Bashkim Fino, që ndërroi jetë nga COVID-19 rreth një muaj më parë.

Vendimet ishin marrë nga KQZ, e cila ka vendosur ti japë mandatin e Bashkim Finos Gentiana Cakrani dhe mandatin e Tom Doshit, Jetmira Rraboshta.

Deputetja Klotilda Bushka tha se KQZ ka respektuar kërkesat e parashikuara. ‘Në vendimet e KQZ janë respektuar kërkesat e parashikuara. Për sa i përket procedurës së dhënies së mandatit janë respektuar procedurat. Në konkluzion të sa më sipër është vlerësuar se nuk rezultoi asnjë paligjshmëri në zgjedhje të bëjnë betimin në seancë plenare. Dy deputetet që kanë fituar mandatin ftohen ne seancën plenare për të bërë betimin si kusht për të ushtruar mandatin e deputetit”, tha Bushka.

Ndërkohë Parlamenti vazhdon të jetë i cunguar. Atje gjenden vetëm 123 deputetë, pasi 18 të tjerët nuk u zëvendësuan pas largimit të opozitës. /noa.al

Futen në Parlament dy deputete të reja (emrat) Read More »

Yuri Kim këmbëkryq në Bajram Curr: ‘Është e vërtetë ajo që thonë për veriun: malet janë madhështore, por njerëzit janë vërtet fisnikë’

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka eksploruar këtë të mërkurë veriun, ku është ndalur në qytetin e Bajram Currit, bashkë me disa studentë valltarë.

Mirpritja atje i ka lënë mbresa të veçanta zyrtares së SHBA, e cila shprehet se veriorët janë njerëz fisnikë. Kim falenderon banorët për mikpritjen, duke thënë se do të kthehet sërish për të vizituar këtë qytet.

“Është e vërtetë ajo që thonë për veriun: malet janë madhështore, por njerëzit janë vërtet fisnikë. Kam vizituar me studentë Bajram Currin, të cilët po marrin pjesë në “English Empowers All Tropojans”, organizuar nga “Shoqata Alpin” me ndihmën e ish-Vullnetarëve të @peacecorpsalbania PJ dhe Neda Jahangiri. Provuam raki me Catherine Boehn dhe miqtë e tjerë që po promovojnë turizmin miqësor në vendet malore të Shqipërisë. Mbarova vizitën time me një performancë nga Ansambli Dardania, i cili kërceu me një pasion të paharrueshëm. Faleminderit njerëzve të Bajram Currit për pritjen tuaj të ngrohtë në udhëtimin tim të parë – përfundimisht nuk do të jetë e fundit. Shihemi së shpejti!”, shkruan ambasadorja Kim.

Yuri Kim këmbëkryq në Bajram Curr: ‘Është e vërtetë ajo që thonë për veriun: malet janë madhështore, por njerëzit janë vërtet fisnikë’ Read More »

Deputeti i PS: Ja me kë do të zëvendësohet Meta

Në një kohë kur mazhoranca ka nisur procedurat për shkarkimin e Ilir Meta, kryetari i PS Tiranë Ervin Bushati dha sinjale të qarta se postin e presidentit ta marrë një grua. Në një intervistë për Vizion Plus, Bushati deklaroi se ka ardhur koha të vendoset një precedent për të përfaqësuar sipas tij denjësisht shqiptarët.

“Ne jemi të qartë dhe kemi një komision të dytë për të shkarkuar presidentin. Në këtë proces, Shqipëria është një Amerikë e vogël, po t´i referohemi “impeachment-it” atje. Duhet të vendosur një precedent, që ai që do jetë në krye të shtetit, që unë mendoj se duhet të jetë një femër, duhet të përfaqësojë denjësisht shqiptarët. Presidenca ka qenë be nzina politike e këtyre zgjedhjeve”, tha Bushati.

Socialisti ritheksoi se fitorja e mandatit të tretë është dhe një fitore personale për të, pavarësisht se ai vetë nuk do të jetë në pjesë e parlamentit të ri. Sipas Bushatit, votat e pavlefshme penalizuan disi kampin e majtë në njësinë 8.

Deputeti i PS: Ja me kë do të zëvendësohet Meta Read More »