Kryeministri Edi Rama ka folur sot për herë të parë mbi vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit që e shpalli Sali Berishën dhe familjen e tij, të padëshirueshëm në SHBA.
Rama tha se nuk do të donte të komentonte këtë vendim të DASH, duke thënë se është shumë i zënë me punë.
“Unë jam 100 për qind i fokusuar tek punët. Nuk e kemi ndalur asnjë ditë, gjatë dhe pas fushatës. Kjo sepse nuk ka kohë për pushim. Jam shumë i vendosur që ne të çelim një rrugë të re në aspektin e komunikimit publik, të shmangim të gjitha aspektet që kanë kthyer jetën politike të vendit në telenovelë rra spakitëse.
Për mua ka shumë më rëndësi kjo gjë sesa të përparojnë kantierët gjatë ditës. Ne po punojmë intensivisht për mandatin e tretë dhe së shpejti do dalim para shqiptarëve me programin e angazhimeve konkrete”, deklaroi Rama.
Më herët, disa muaj para se të dilte vendimi, Rama e kishte paralajmëruar Berishën se ai nuk lejohej më të hynte në Shtetet e Bashkuara. /noa.al
Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte sot në Korçë dhe Pogradec për të folur me mbështetësit e opozitës për drejtimin e ardhshëm të kësaj force politike.
Basha tha nga Korça se PD është garancia për ta bërë realitet aspiratën e shqiptarëve për ndryshim dhe shtoi se “kush mendon se ne do rëzohemi, nuk na njeh mirë”.
Kreu demokrat pohoi se opozita ka një barrë të rëndë në supe: “Përgjegjësia që kemi marrë mbi supe kur kërkuam dhe primë bet ejën për ndryshim, është një mision të cilin nuk mund ta realizojë askush përveç nesh, përveç jush. E vërteta është që e vetmja forcë politike që mund ta vazhdojë këtë bet ejë deri aty ku e duan shqiptarët, deri aty ku e deshën më 25 prill dhe sot e duan edhe më shumë, edhe ata që kanë parë me sytë e tyre se çfarë po i kushton familjeve të tyre, komunitetit dhe mbarë Shqipërisë, pengimi i dhu nshëm i ndryshimit më 25 prill”.
Ndërsa në Pogradec, Basha tha se shqiptarët duhet të jenë të duruar dhe mos të nxitohen: “Nxitimi dhe paqartësia që mund të ssundojë në zemrën e dikujt, nuk mund të kthehet në arsye për të hedhur poshtë atë që kemi ndërtuar me sakrificë, me djersë, më vu ajtje dhe me gj ak, së bashku këto vite. Unë e dua Partinë Demokratike kështu siç e doni ju, të fortë e të pandarë e të bashkuar. Ndaj, dhe synimi kryesor i çdo demokrati është që nga kjo garë të dalim po kaq të bashkuar, madje edhe më të bashkuar sesa futemi në këtë garë. Vetëm kështu mund të vazhdojmë be tejën tonë të luf tojmë dhe të mu ndim ar mikun e Shqipërisë dhe shqiptarëve, re gjimin dhe njeriun që kryeson këtë regjim Edi Ramën”. /noa.al
Kandidati për kryetar i PD, Agron Shehaj i ftuar në emisionin “Frontline” në News24 ka zbuluar mesazhin që do i çojë Ramës në qoftë se fiton zgjedhjet në PD më 13 qershor.
Shehaj thotë se Shqipëria s’ka nevojë për bashkëqeverisje, dhe kjo s’ka për të ndodhur në asnjë mënyrë.
Madje ai thotë se integrimi i Shqipërisë bëhet edhe pa bashkëqeverisje, teksa garanton se PD me të në krye do të jetë një opozitë e fortë që nuk ka për të pranuar asnjë marrëveshje me mazhorancën aktuale.
PYETJA: Mund të na i shpjegoni partia më e madhe se kryetari?
AGRON SHEHAJ: Do e keni bërë gabim. E ka ndonjë kandidat tjetër. Nuk e kam thënë.
PYETJA: Cila është pika në platformë që do të jetë kryesorja?
AGRON SHEHAJ: 3 janë. E para është siç thashë përgjegjësia e liderit, kjo është shumë e rëndësishme. Ndikimi i lidershipit në fitore e h umbje është shumë i rëndësishëm. Edhe përgjegjësia, raporti i liderit me hu mbjen dhe fitoren është i rëndësishëm. Nëse lideri i PD hu mb zgjedhjet, jep dorëheqjen. Elementi i parë kjo.
Elementi i dytë është votimi dhe vota brenda PD. Lista e kandidatëve për deputet e PD duhet të vendoset nga anëtarët, me një anëtar një votë, jo me votë përjashtuese, por si votohet në përgjithësi, secili kandidatin e preferuar. Kush merr më shumë, përfaqëson shqiptarët në parlament.
E treta, përfshirja e anëtarëve me platformë elektronike, do ishte përfshirje më e shpejtë e anëtarësisë, duke futur dhe referendumin e brendshëm me vendimet e PD qofshin kombëtare e apo lokale. Këto janë tre elementet kryesore që do e forconin PD. PD bëhet e fortë nëse tërheq njerëzit më të mirë dhe më të aftë, këtë e kuptojnë nëpërmjet votës e garës, ne mund të bëjmë që PD të bëhet e fortë.
PYETJA: Shqipëria bëhet?
AGRON SHEHAJ: Jam absolutisht i indur. Duhet të bëjmë njëherë PD, pastaj Shqipërinë.
PYETJA: Cili do të jetë raporti me qeverinë Rama lll?
AGRON SHEHAJ: Raporti do të jetë një raport si mund të jetë opozitë e fortë ndaj qeverisë. Do thosha më shumë konkret me deno ncime që duhen çuar deri në fund, troç, me prova. Një opozitë e fortë që nuk pranon marrëveshje, bashkëqeverisje s’bëhet fjalë.
PYETJA: Ftesën e Ramës nëse pas 14 qershorit jeni kryetar i PD, çfarë mesazhi do i jepni?
AGRON SHEHAJ: Në asnjë mënyrë, Shqipëria nuk ka nevojë për bashkëqeverisje PD-PS. Integrimi bëhet dhe pa të. Absolutisht jo.
PYETJA: Po me LSI?
AGRON SHEHAJ: Sot po kandidoj si kryetar i PD. Duhet të forcojmë PD. Aq më shumë mundësi kemi të mundim Ramën, këtë mazhorancë. Raportet me aleatët do të kemi kohë.
PYETJA: Shantazhime në vendimet e Bashës nga Berisha?
AGRON SHEHAJ: Duhet të pyesni Bashën. S’mund të jem në dijeni për diçka të tillë. Pyetni Bashën.
PYETJA: Kandidatët e tjerë në garë, janë të fortë mjaftueshëm, janë zëra kritikë ndaj Bashës?
AGRON SHEHAJ: Kam respekt maksimal për gjithë kandidatët. Kjo është konsiderata që kam.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mandatin e mbetur bosh pas nda rjes nga jeta të Bashkim Finos, për qarkun e Fierit, ia dha kandidates për deputete, Gentiana Cakrani.
Në listat fituese të PS-së, sipas vendimit të KQZ, vendin e Finos do ta zërë Cakrani.
Gentiana Cakrani renditej e 11-ta në listën e Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit.
I dhjeti në listë, Gramoz Ruçi fitoi direkt edhe me votat individuale.
Nga vakanca e krijuar për shkak të ndarjes nga jeta të Bashkim Finos, KQZ vendosi sot në seancë publike që mandatin ta marrë kandidatja Cakrani.
Deputeti socialist Bashkim Fino u nda nga jeta më 29 mars 2021, gjatë muajit të fushatës, pas betejës me Covid1-9.
Fino ishte pjesë e listës fituese nga PS, ndërsa Kryeministri Edi Rama e shpalli atë datë, ditë zie kombëtare.
Pas përmirësimit të situatës epidemiologjike në vend, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që të mbyllë pavijonet Covid në spitalet Rajonale.
Lajmin e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë një vizite në spitalin e Elbasanit, ku ishte e shoqëruar nga Taulant Balla.
Sipas Manastirliut prej 2 javësh situata në vend është e qëndrueshme, ndërsa sfidë tashmë mbetet shërbimi shëndetësor post-covid për pacientët të cilët shfaqin patologji të ndryshme.
Ndërsa rastet që do të kenë nevojë për hospitalizim nga rrethet, sipas ministres do të dërgohen në spitalin Covid 1 në kryeqytet.
Më tej ajo është shprehur se ulja e rasteve të reja me Covid-19 do të sjellë lehtësim të masave kufizuese. Manastirliu tha se së shpejti masat e reja do të komunikohen nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.
Kandidat për kryetar i PD-së, Fatbardh Kadilli, u shpreh sot se ai do të jetë kryetari i rii Partisë Demokratike më 13 qershor. Sipas tij asnjë prej kandidatëve të tjerë nuk ka asgjë të re.
“Më 13 qershor fitoj unë. Askush prej kandidatëve të tjerë nuk ka asgjë të re. Jemi brenda të njëjtës k ënetë”, tha Kadilli.
Mungesa e një shqiptari në jurinë profesionale të maqedonisë për festivalin më të madh evropian, “Eurovision”, ka shkaktuar reagime shumë të mëdha brenda kufijve.
Redaktori i Televizionit Publik në gjuhën Shqipe, Avni Qaili në një prononcim ekskluziv për News33 fajsoj politikën për të gjitha ngjarjet e mbrëmshme. Ai tha se punojnjësit shqiptar të servisit në gjuhën shqipe anashkalohen gjithmonë në kësi lloj organizimesh dhe se zgjedhjet bëhen direkt nga politika.
“Kjo nuk është hera e parë që mani pulojnë. Këtë vit ndodhi për shkak të Darko Dimitrovit, kompozitorit maqedonas i cili kompozoi këngën serbe”, tha fillimiht Qaili për News33. Ai akuzoi Dimitrovin për kontroll të plotë mbi jurinë profesionale. “Në cilësinë e kompozitorit, nëpërmes ndikimit të drejtorit të servisit publik, i cili është politik, e kanë kontrolluar jurinë.”deklaroi Qaili.
Sipas tij, shqiptarët nuk janë marrë asnjëher parasysh dhe nuk u është lejuar që ta prezantojnë maqedoninë në kësi lloj eventesh edhe kur maqedonasit nuk kanë pasur përfaqësues të denjë, po edhe për këtë ai, fajësoj politikën, rrespektivisht Qeverinë. “Është mani puluar edhe televotingu, si lejon Evropa që një shtet “Maqedonia”, të votojë për këngë të kompozuar pikërisht nga një maqedonas” përfundoi Qaili.
Agron Shehaj
Vendosa të kandidoj për kryetar të Partisë Demokratike, sepse u binda që udhëheqja e tanishme nuk mund ta çojë Partinë Demokratike në fitore.
Po kandidoj sepse udhëheqja aktuale po përpiqet ta kalojë hu mbjen e 25 prillit, si një gjë të zakonshme, si një gjë normale, pa reflektuar dhe pa ndryshuar asgjë.
Kandidimi im nuk është përpjekje për të marrë një post, por fillimi i një projekti ndryshimi të Partisë Demokratike sot, për ta ndryshuar Shqipërinë nesër.
Më 13 qershor anëtarët e Partisë Demokratike nuk do të zgjedhin thjesht kryetarin e ri, por do të vendosin nëse duan të fitojnë apo të hu mbasin prapë edhe në zgjedhjet e 2025-ës.
Mosndryshimi i udhëheqjes së tanishme të Partisë Demokratike është rruga e sigurtë për të hum bur përsëri.
Unë kam ndershmërinë, përvojën dhe aftësinë e duhur për ta çuar Partinë Demokratike në rrugën e fitores.
Edi Rama është politikan i korr uptuar dhe antidemokratik. Për ta mundur re gjimin e tij, Partia Demokratike dhe Shqipëria ka nevojë për një udhëheqës krejt ndryshe nga ai: të pakorr uptuar, të pakorr uptueshëm, me kurajë dhe gjithëpërfshirës.
Me këto vlera ne do të rikthejmë besimin e qytetarëve te Partia Demokratike dhe ta çojmë atë drejt fitores.
Partia jonë ka nevojë për reformë të thellë e të menjëhershme, në mënyrë që ajo të jetë moderne, demokratike, meritokratike.
Të qënurit kryetar i Partisë Demokratike nuk duhet të jetë vetëm privilegj, por duhet të jetë edhe përgjegjësi.
Prandaj propozoj se në Statut të sanksionohet se kryetari i Partisë Demokratike duhet të ketë vetëm një mundësi për të ardhur në pushtet dhe të japë dorëheqjen kur humbet zgjedhjet parlamentare duke mos kandiduar më, pa asnjë justifikim, pa asnjë përjashtim.
Partia Demokratike duhet të bëhet partia e konkurrencës dhe e mundësive për të gjithë.
Për këtë propozoj se në Statutin e Partisë Demokratike të sanksionohet parimi i zgjedhjes së kandidatëve për deputetë nga anëtarësia me parimin “një anëtar, një votë”.
Kështu do të fuqizojmë anëtarët dhe do të sjellim në drejtim njerëzit më të zotë.
Vetëm në këtë mënyrë ne do tërheqim më shumë njerëz të zotë dhe të ndershëm, që duan të japin kontributin e tyre në politikë.