Aktualitet

Besnik Mustafa: Gara në PD jo demokratike

Një nga eksponentët e PD, ish ministri i jashtëm në qeverinë “Berisha 2”, Besnik Mustafai vlerëson si jo domokratike garën për drejtimin e selisë blu.

Nga Korça ai ka deklaruar se koha e shkurtër nuk do t’i lejojë kandidatët të shpalosin alternativat e tyre.

Mustafaj nuk ka pranuar të komentojë vendimin e Berishës për tu përballur në Gjykatë me sekretarin e shtetit.

Po kështu ka refuzuar të shprehet nëse Basha do të duhet të jepte dorëheqjen. /noa.al

Besnik Mustafa: Gara në PD jo demokratike Read More »

Ish-ambasadori letër publike Metës: ‘Unë nuk dëshiroj që në krye të Republikës së Shqipërisë të jetë një politikan si ju, një president, i cili është nën dinjitetin e popullit tim’

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Uashington, Fatos Tarifa nuk kurseu su lmet ndaj presidentit Ilir Meta, pasi i doli në mbrojtje ish-kryeministrit Sali Berisha, që u shpall “non grata” në SHBA.

Përmes një letre të hapur, Tarifa u shpreh i zhgënjyer nga ky qëndrim i kreut të shtetit dhe tha se Shqipëria nuk mund të përfaqësohet më nga ai si president.
“Unë nuk dëshiroj që në krye të Republikës së Shqipërisë të jetë një politikan si ju, një president, i cili është nën dinjitetin e popullit tim. Unë nuk dëshiroj që në marrëdhëniet e saj me Shtetet e Bashkuara dhe me shoqërinë ndërkombëtare Republika jonë të përfaqësohet nga një president si ju.

Unë nuk dëshiroj që roli i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, i cili realizohet përmes ambasadës amerikane dhe ambasadorëve amerikanë në Tiranë, të përçmohet e të anatemohet në këtë mënyrë siç bëni ju.”

Sipas tij, Meta tregoi një sjellje prej bajraktari dhe shtoi se në këtë mënyrë, vetëm sa i ka shpallur luftë Shteteve të Bashkuara. Fatos Tarifa parashikoi për Metën të njëjtin fat si të Berishës, shpalljen të padëshiruar në SHBA.
“Mua më duket krejt e palogjikshme, e turpshme dhe e dënueshme që ta cilësosh këtë vendim të administratës amerikane si “një akt të shëmtuar, të pabesë dhe të poshtër” të saj ndaj Sali Berishës dhe ndaj Shqipërisë, siç bëni ju. Me këtë deklaratë absurde, ju jo vetëm keni dëshmuar një mungesë të plotë prudence dhe sentimentet tuaja të theksuara antiamerikane, por edhe e keni vënë veten në të njëjtën transhe me një Berishë të padëshiruar nga aleati ynë më i madh, duke përcaktuar për veten tuaj, të njëjtin fat si ai.

Ish-ambasadori letër publike Metës: ‘Unë nuk dëshiroj që në krye të Republikës së Shqipërisë të jetë një politikan si ju, një president, i cili është nën dinjitetin e popullit tim’ Read More »

Profesionet ku gratë u paguan më shumë se burrat në 2020-n/ Ja si ndikoi pandemia tek të ardhurat e tyre

Ndonëse në një vit të vështirë ekonomik, për shkak të pandemisë, gratë ia kanë dalë që të kenë rritje page më të lartë sesa meshkujt, duke ngushtuar hendekun mes tyre në pagesa.

Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se paga mesatare për femrat në vitin 2020 arriti në 51.7 mijë lekë, duke shënuar një rritje prej 4.6% në raport me vitin e mëparshëm.
Paga mesatare e meshkujve ishte 55.3 mijë lekë, duke shënuar një rritje minimale prej vetëm 0.7% nëraport me vitin e mparshëm.

Si rrjedhojë e rritjes me ritme më të shpejta të pagave të grave në raport me atë të burrave është ngushtuar ndjeshëm hendeku në paga mes tyre. Në 2020-n, gratë paguheshin 6.6% më pak sesa burrat, në krahasim me 10.1% që ishte diferenca mes tyre një vit më parë, duke shënuar nivelin më të ulët që prej vitit 2014, kur raportohen të dhënat.
Profesionet ku femrat gratë më shumë sesa meshkujt, ia kalojnë në drejtim
Nga 36 grup-profesione që raporton INSTAT, vetëm në 4 prej tyre (Drejtues administrativë dhe komercialë; Punonjës në profesionet e elektro-teknologjisë; Punonjës të shërbimeve personale dhe të mbrojtjes; Punëtor të punimit të metaleve dhe montimit të makinerive), gratë paguhen më shumë sesa burrat dhe në tre të tjera shpërblimet mujore janë pothuajse të pabarabarta (Punonjës të ndërtimit; Punëtorë shërbimi dhe ndihmës; Ndihmës në përgatitjen e ushqimit).

Edhe në 2020-n, “drejtueset administrative dhe komerciale” femra kanë vijuar që të jenë më të mirëpaguara sesa meshkujt në të njëjtën pozicion. Drejtueset femra marrin pagat më të larta nga të gjitha grup-aktivitetet për të dyja gjinitë. Në 2020-n, ato u paguan mesatarisht bruto në muaj me 166.4 mijë lekë (mbi 1,300 euro), ose 17% më shumë se meshkujt në pozicionet e drejtuesit administrativ dhe komercial. Megjithatë, në raport me vitin e mëparshëm, pagat e femrave drejtuese janë ulur lehtë me 2.2%.

“Drejtues prodhimi dhe shërbimesh të specializuara” është grup-profesioni i dytë më i paguar për fermat, me 102.7 mijë lekë në muaj, por në këtë kategori meshkujt paguhen 15% më shumë.
Pas nivelit drejtues, më shumë paguhen “Specialistë të teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit”, me 96 mijë lekë në muaj, ose 4.5% më pak sesa meshkujt. Ky është dhe grup aktiviteti që ka shënuar rritjen më të lartë të pagave në 2020-n (me 6.7%) i ndikuar nga kërkesa e lartë për shërbime të teknologjisë së informacionit në vitin pandemik. Edhe për “Teknikë të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK)”, paga u rrit me 7.2% në 2020-n, duke arritur në 55 mijë lekë.

Në kategorinë e “Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë”, i katërti më i shpërblyer, paga mesatare për femrat ishte rreth 87 mijë lekë, pothuajse në nivele të njëjta me meshkujt e po kësaj kategorie.

Krahas teknologjisë së informacionit, grup-profesionet që panë rritje më të lartë të pagave, si për meshkujt dhe për femrat ishin në sektorin e shëndetësisë.

“Specialistë të shëndetësisë” femra u paguan mesatarisht me rreth 59 mijë lekë, me rritje prej 6%. Meshkujt në të njëjtën kategori marrin 20% më shumë sesa femrat, ose mesatarisht 73.7 mijë lekë.
“Asistentë të specializuar të shëndetësisë”, femra u paguan me 48.7 mijë lekë, me rritje 6.7%. Meshkujt në po të njëjtën kategori paguhen 115% më shumë.
Për grup-profesionet e tjera, paga ka ndryshuar mesatarisht me +/- 2%.

Diferenca më e lartë në paga mes meshkujve dhe femrave është në sektorin e industrisë (27%) dhe atë të shëndetësisë (20%). Për pagat e detajuara sipas grup-profesioneve dhe gjinisë shiko grafikun: Paga mesatare mujore bruto sipas grup profesioneve dhe gjinisë, 2020.

Profesionet ku gratë u paguan më shumë se burrat në 2020-n/ Ja si ndikoi pandemia tek të ardhurat e tyre Read More »

Gruaja pr oteston e zh veshur në sheshin ‘Skenderbej’ (foto)

Dh una se ksuale ndaj grave dhe vajzave po de nohet ash per nga shoqeria shqiptare.

Diten e sotme eshte mbajtur edhe nje pr oteste ne sheshin Skenderbej ne Tirane per keto raste.

Aktivistë e qytetarë të shumtë marshuan sot në shenjë pr otestë kundër ab uzimit ndaj fëmijëve.

Pr otesta e nxitur nga shoqëria civile pak ditë pas ab uzimit të rëndë të një 15-vjeçareje nga 5 persona në Mirditë, ka sjellë mesazhe të forta.
Përmes këtij marshimi që nisi nga Sheshi Skënderbej dhe vijoi në disa rrugë të kryeqytetit ku mbanin në duar pankarta ku dënonin abu zimin me fëmijët.

“Mos ma v ri fëmijërinë, eduko dalin”; “Ne jemi me ty”; “Ti s’je vetëm” e parulla të tjera të ngjashme janë ngritur në protestë nga pjesëmarrësit.
Me daulle e thirrje marshimi ka vijuar për disa metra, për t’i thënë jo dh unës.

Gruaja pr oteston e zh veshur në sheshin ‘Skenderbej’ (foto) Read More »

Miratohen nga Kryesia e Partisë Demokratike, 4 kandidatët që do të garojnë për kreun e partisë në zgjedhjet e 13 qershorit

Miratohen nga Kryesia e Partisë Demokratike, 4 kandidatët që do të garojnë për kreun e partisë në zgjedhjet e 13 qershorit.

Nga ana e Kryesisë u votua në mënyrë unanime që gara për kryetar partie të ketë 4 kandidatë: Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli, Edit Harxhi dhe Agron Shehaj.

Në kryesi u prezantuan nëntë kandidatë, por pesë prej tyre u përjashtuan nga vijimi i procesit.

Ibsen Elezi, Admir Mulaj, Edmond Vrapi, Mirjan Jashanllari dhe Sabri Hoxha nuk gjetën konsensus për të qenë kandidatë.

Kryesia votoi në unanimitet që të përjashtoheshin nga gara me arsyetimin se nuk janë anëtarë partie, nuk janë të regjistruar në regjistrin e simpatizantëve të Partisë Demokratike dhe nuk kanë profil publik.

Në rendin e ditës së sotme ishte edhe një status, ku thuhet se çdo kandidat do ketë vëzhguesin e tij.

Lulzim Basha nuk ndodhet në seli, për shkak të konfliktit të interesit, sepse është gjithashtu kandidat për kryetar.

Disa kandidatë është kërkuar që të eliminohen, sepse sipas statusit nuk përmbushin kriteret për të garuar si kryetarë të partisë.

Miratohen nga Kryesia e Partisë Demokratike, 4 kandidatët që do të garojnë për kreun e partisë në zgjedhjet e 13 qershorit Read More »

Adoleshenti shqiptar u kërkon helikopterin ushtarëve amerikanë, ja cfarv u ofroi në këmbim…

Një adoleshent në Tiranë u ka “rrëmbyer zemrat” ushtarëve amerikane që ndodhen në Shqipëri në kuadër të misionit “Defender 21”.

Një video e regjistruar në Tiranë e tregon këtë gjë.

Teksa ushtarët ishin grubulluar në sheshin “Nënë Tereza”, gjatë ditës së djeshme, djaloshi u është afruar ushtarëve me një skateboard në dorë dhe u ka kërkuar që ta ndërronin me helikopterin e tyre.

Kjo kërkesë shkakoi të qeshura nga ana e ushtarëve.

BISEDA MES TYRE

Djali: Më falni, a mund ta shkëmbejmë helikopterin me skatebord? Është shumë i mirë.

Ushtari: A ke më shumë se një?

Djali: Mund të të gjej më shumë.

Ushtari: Do të të duhen shumë skateborde.

Djali:Po sikur të të jap bluzen time?

Adoleshenti shqiptar u kërkon helikopterin ushtarëve amerikanë, ja cfarv u ofroi në këmbim… Read More »

Rama dhe Meta, në shesh me ambasadoren Kim

Tek Sheshi “Nënë Tereza” është duke u zhvilluar Dita e hapur e Forcave të Armatosura Shqiptare në kuadër të stërvitjes së përbashkët me trupat amerikane, “Defender Europe 21”.

Në këtë aktivitet janë të pranishëm presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama.

Po ashtu ndodhet aty ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, raporton noa.al.

Meta tha se operacionet tona ka qenë të suksesshme dhe shtoi se kjo stërvitje është tepër e rëndësishme për vendin tonë.

“Shkëmbimi i eksperiencës nga Forcat tona të Armatosura dhe trupave Amerikane do i shërbejë rritjes së aftësive të trupave tona. Ne kemi shpalosur mikpritjen dhe besnikërinë tonë tradicionale. Kjo stërvitje do të vijojë të jetë e suksesshme. Shpreh falënderimet për kontributin e SHBA-ve dhe vendeve të tjera aleate, që zgjodhën vendin tonë si vendi pritës. Si vend anëtarë i NATO-s jemi krenarë.

NATO është aleancë e madhe, për popullin shqiptar. Në përfundim dua të përgëzoj Forcat tona të Armatosura, për profesionalizmin e treguar, e kanë shërbyer me gatishmëri, për t’u përgjigjur situatave dhe detyrave që burojnë nga Kushtetuta, por edhe aleanca jonë e NATO-s, faleminderit”, tha Meta.

Ndërsa Rama i tha përfaqësueses së qeverisë së SHBA-ve në Shqipëri, ambasadores Yuri Kim se ajo, “me përkushtimin e saj mbresëlënës i ka dhënë një cilësi të re marrëdhënieve mes dy shteteve duke u përfshirë në vetë të parë në mbështetjen e kërkesave dhe të nevojave të vendit tonë qoftë në forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes, qoftë të kapaciteteve tona të drejtësisë”.

Rama theksoi se besimi që SHBA-të kanë treguar në vijim tek ky partneritet dhe tek kjo aleancë e madhe strategjike me Shqipërinë e vogël kulmon me këtë stërvitje ushtarake e cila jo rastësisht është stërvitja më e madhe me përfshirjen më domethënëse që ka ndodhur ndonjëherë në historinë e rajonit tonë”.

Zonja Kim tha edhe një herë se Shqipëria është mike dhe aleate e SHBA-ve, pasi shpjegoi se kjo stërvitje e përbashkët bëhet për të forcuar gatishmërinë e trupave ushtarake.

“Gjëja që më bën të lumtur ësstë që shqiptarë dhe amerikanët që po njihen me njëri tjetrin. Ato do të faorcjnë lidhjat tona në të ardhmen. Ato ndihen njësoj siç ndihemi ne diplomatët të veshur me kostume, ato vlersojnë mikpritjen popullit shqiptar dhe janë krenar që SHBA e quan Shqipërinë si mik dhe aleat.

Ne vijmë nga ato përvoja që Amerika kanë një mike të vërtet dhe të guximshme, një aleate si Shiqipëria, Defender 21 hap një rrugë të vërtetë për bashkëpunimin tonë strategjik. Unë besoj se suksesi i Defender 21, pasqyron angazhimin e popullit të Shqipërisë. Të gjithë ju e pranoni që gjendemi në një moment të rëndësishëm në histori dhe të gjithë ju jeni të bashkuar në marrëdhënien tone.

Ne qëndrojmë me ju sot në mbështetje të fortë për një Shqipëri demokratike, të pavarur dhe të fortë ne do të vazhdojmë të qendorjmë me ju”, – tha Kim.

Rama dhe Meta, në shesh me ambasadoren Kim Read More »

‘Edukoni djalin’, ‘Mos ma vri fëmijërinë’/ Protestë paqësore në Tiranë, për fëmijët e ab uzuar

Ditën e sotme po organizohet një pro testë paqësore në Tiranë, për fëmijët e abuzuar.

Me sloganin “Edukoni djalin”, qindra njerëz kërkojnë drejtësi dhe ndërgjegjësim të popullit.
Po ashtu pjesë në pr otestë ishin edhe slogane “Mos ma v ri fëmijërinë”, “Ne jemi me ty”; “Ti s’je vetëm”

Protesta nisi pas përdh unimit të 15-vjeçares në Mërditë, nga 4 të rritur.

‘Edukoni djalin’, ‘Mos ma vri fëmijërinë’/ Protestë paqësore në Tiranë, për fëmijët e ab uzuar Read More »