Ka reaguar për herët të parë pas lajmeve të publikuara në media, ku shfaqet në video “prov okuese” në ambientet e gjykatës, kryetarja e gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani.
Në një prononcim për A2, Kapedani është shprehur se nuk ka asnjë përgjigje lidhur me nisjen e het imeve nga ILD, ndërsa theksoi se nuk e di se kush i ka shpërndarë videot. “Unë nuk kam TikTok”, tha Enkeleda Kapedanit.
Ndërkohë Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, ka urdhëruar nisjen e he timit disiplinor ndaj kryetares së Gjykatës së Elbasanit, pas disa videove të postuara në rrjetin social “TikTok”.
“Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë u njoh me materialet filmike të shpërndara në media mbi magjistraten E.K, kryetare e Gjykatës Elbasan. Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani ka urdhëruar nisjen e he timit di siplinor ndaj magjistrates për rastin”, thuhet në njoftimin e ILD.
Shpesh më pyesin si do të ndryshojnë raportet mes sekseve kur do të jenë të rritur të rinjtë që sot janë 12-13 vjeçarë. Çfarë efekti do të kenë liria s eksuale, po rnografia e e gër, përdorimi i dro gave, shumëfishimi i raporteve ueb? E përgjigjem gjithmonë se e ardhmja nuk është e njohshme dhe se gabojnë ata që e imagjinojnë si një ekspansion të së ta shmes
Nga Francesco Alberoni
Francesco Alberoni
Ndryshimi është përherë kaotik. Shpesh pikë e nisjes është një inovacion teknologjik. Ka qenë mi tralozi ai që ka e ka krijuar lu ftën e istikameve, e pastaj t anket dhe aeroplanët për t’i tejkaluar. Kanë qenë ant ibiotikët që e kanë shkaktuar rritjen enorme të popullsisë në Azi dhe Afrikë.
Janë kontraceptivët që i kanë lejuar gruas t’i planifikojë lindjet, të ketë një jetë se ksuale të lirë, të studiojë, të bëjë karrierë. Në të ardhmen e afërt, kam përshtypjen se relacionet mes sekseve do të jenë të kushtëzuara nga shumëfishimi gjithnjë e më i madh i raporteve përmes ëebit, nga manipulimet farmakologjike të sistemit nervor dhe nga inxhinieria gjenetike.
Qysh sot shumë persona përdorin substanca kimike për t’u eksituar, për t’u qetësuar, për të fjetur, për të pasur raporte seksuale, për të kujtuar apo për të harruar.
Po bëhen studime për të mundësuar modifikimin e memories dhe për ta manipuluar pasionin dashuror. Edhe më impresionuese aplikimet e gjenetikës, me të cilën do të mund të programojmë karakteristikat fizike dhe mendore të fëmijëve duke iu drejtuar bankave të spermës apo manipulimit të gjenomës.
Është sikur qenia njerëzore të mund të vetëndërtohej si të dojë, duke rrez ikuar megjithatë të bëhet artificioze, inautentike. Shkrimtarët e mëdhenj shpesh kanë nuhatur dilemat fondamentale të shekullit të tyre.
George Orwell në librin «1984» na e ka treguar aftësinë e habitshme e falsifikimit të totalitarizmit. Aldous Huxley në «Bota e re» ka paralajmëruar ndarjen mes seksit dhe riprodhimit, shterjes emotive dhe përhapjes së dro gave.
E kam provuar veten edhe unë në «Dialogët e të dashuruarve», ku imagjinoj një botë që është duke iu nënshtruar manipulimit gjenetik dhe neurofarmakologjik, e protagonistët rigjejnë njerëzoren dhe të vërtetën e tyre vetëm përmes një dashurie shumë të madhe erotike të lumtur, të sinqertë, besnike.
Ngase, na e konfirmon edhe suksesi i filmit “Avatar”, të gjithë ne duam të jetojmë sa më gjatë, të jemi të bukur, të shëndoshë, të lumtur, por edhe të jemi gjithmonë më shumë vetvetja, autentikë, të vërtetë dhe të ndihemi thellësisht të kuptuar dhe dashur. /Corriere della Sera/
Zv/kryeministri Erion Braçe ka de noncuar çmimet e kripura në restorant duke publikuar edhe një faturë.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Braçe kërkon që të mos abu zohet me çmimet, pasi kështu humbet klientela dhe krijohen edhe pro blemet me ligjin.
Postimi i Erion Braçes
“MOS E NISNI ME KEMBEN E GABUAR;DOMETHENE ME FATUREN E GABUAR!
1. Dateri eshte e ndaluar te tregtohet ne kete vend;
2. Nje levrek nuk kushton kerkund 50.000 leke;
3. Ky TIGANI nuk ka kater kilogram levrek, as 200 mije leke shije;
4. Kjo fatura nuk njihet nga legjislacioni fiskal ne kete vend, por trajtohet nga ligji si e paligjshme. E thjeshte; Mos i perzini njerezit! Ja fitove sot 200 mije leke nga kjo fature! Neser nuk te vjen me kush!”– shkruan Braçe.
Lejtnant Eldi Ormeni i Forcës Detare, oficer ekzekutiv dhe oficer ndërlidhje (LNO), krenohet shumë me punën e tij e cila bashkon trupat e SHBA-së dhe ato shqiptare në mënyrë që, jo vetëm të punojnë me efikasitet së bashku, por gjithashtu të angazhohen në marrëdhënie domethënëse që formojnë lidhje të gjata miqësie dhe bashkëpunimi, gjatë Operacioneve të Përbashkëta Logjistike Përtej-Bregut që u zhvilluan në kuadër të stërvitjeve DEFENDER-Europe në Durrës, Shqipëri.
Si ndërlidhës, është detyra e Ormenit të ‘mbajë anijen në këmbë’ duke siguruar unitetin e përpjekjeve, ndërsa siguron një lidhje midis personelit shumëkombësh ushtarak dhe civil të përfshirë në stërvitjet DEFENDER-Europe 21.
Ormeni ka punuar edhe jashtë orarit të punës për të ndihmuar në lehtësimin e operacioneve logjistike në Portin e Durrësit, organizimin, koordinimin, drejtimin dhe përkthimin për personelin shqiptar, SHBA-së dhe MB në mënyrë që të sigurojë unitetin e përpjekjeve midis ekipeve shumëkombëshe ndërsa ato punuan së bashku gjatë operacioneve të mëdha që sollën mijëra pajisje dhe furnizime në Shqipëri.
Megjithëse pjesa më e madhe e punës së tij është rëndësia që operacionet e përbashkëta të zhvillohen normalisht në port dhe në zonën e mbështetjes logjistike, ku ushtarët dhe marinarët e SHBA-së janë vendosur së bashku me personelin e marinës shqiptare, ai gjithashtu është siguruar që të ketë mjaft aktivitete të përbashkëta rekreative pas punës, për të sjellë të dy kombet së bashku, si ndeshje volejbolli dhe turne shahu.
Ormeni tha se në bordin e anijes mësoi rëndësinë e gjendjes morale dhe përpiqet të nxisë një frymë miqësie midis trupave amerikane dhe shqiptare që jetojnë dhe punojnë së bashku këtu.
“Ne jemi përpjekur të krijojmë aktivitete të ndryshme midis forcave shqiptare dhe atyre amerikane që ata të mund të krijojnë atë marrëdhënie me njëri-tjetrin,” tha ai.
Ai shtoi se këto marrëdhënie janë të rëndësishme sepse përveç stërvitjes ku ata po fitojnë profesionalizëm, gatishmëri dhe aftësi drejtuese, si dhe zgjerojnë ndërveprimin midis kombeve partnere, ata gjithashtu po njihen me njëri-tjetrin dhe ndërtojnë miqësi dhe besim që do të lejojë të punojnë së bashku pa probleme në misionet e ardhshme.
Ormeni gjithashtu ndihmoi në koordinimin e trajnimit të fundit gjatë së cilës zhytësit e ushtrisë amerikane eksploruan bukurinë nënujore të Vlorës, së bashku me zhytësit e Forcës Detare shqiptare nga Baza Detare e Pashalimanit.
“Ne kemi ekipin e zhytjes së Shqipërisë i cili ka bashkëpunuar me ekipin e zhytjes së ushtrisë, duke punuar së bashku dhe duke u stërvitur në ujërat tona,” tha Ormeni. “Ata po eksplorojnë ujërat tona dhe po ndajnë përvoja me njëri-tjetrin … dhe duke mësuar nga njëri-tjetri”.
Sipas Ormenit, komandantët shqiptarë dhe amerikanë kanë qenë shumë dakord në këto misione të përbashkëta stërvitore.
“Për mua, të bëj një nga trajnimet e mia të zhytjes me zhytës të SHBA është shumë e rëndësishme,” tha ai. “Kjo më bën më të sigurt dhe e di se ai do të bëjë një punë të shkëlqyer në det.”
“Së bashku nuk na mundin dot,” shtoi Ormeni. “Ne jemi më të fortë së bashku.”
DEFENDER-Europe 21 është një stërvitje në shkallë të gjerë e udhëhequr nga ushtria Amerikane, e krijuar për të ndërtuar gatishmërinë dhe ndërveprimin midis SHBA, aleatëve të NATO-s dhe ushtrive partnere.
Këtë vit, më shumë se 28,000 forca shumëkombëshe nga 26 kombe do të kryejnë operacione në të njëjtën kohë në më shumë se 30 zona stërvitjeje, në më shumë se një duzinë vendesh Balltike, në rajonin e rëndësishëm strategjik të Ballkanit dhe Detit të Zi.
Aktori i humorit,parodisti Muhamet Liko bën sot dy vite që është larguar nga kjo jetë.I mrekullueshmi artist dhe njeri me vlera është larguar vetëm fizikisht se humori i tij ndër vite do të jetë gjithmonë aty me publikun ,për publikun qe ai aq shumë e deshi. Sot në këtë ditë vajza e tij Alkida e kujton të atin me të cilin ka patur një lidhje të vecante, me fjalë pre këse:’Sa shumë më mungon prezenca jote, sa shumë’ shkruan vajza ne rrjetet sociale
Statusi i plotë:
Sa mall për ty o engjëlli im, ikën 2 vjet pa te degjuar zërin, pa të parë buzëqeshjen, pa degjuar batutat e bukura plot humor. Sa shume më ka marre malli Muhameti im i madhërishëm. Sa shumë më mungon prezenca jote, sa shumë. Qofsh i paharruar shpirti im në jetë të jetëve. BUSHO je forca e shpirtit tim ,Krenaria ime.😭😭😭🥺🥺🥺 /orikuminews
Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte sot me demokratët e Matit dhe Bulqizës ku tha se m asakra zgjedhore, sipas tij ishte një padrejtësi që nuk iu është bërë vetëm demokratëve por Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Ai tha se ishte gati të jepte menjëherë dorëheqjen nëse pranon ndokush se ajo që ndodhi nuk ishte një ma sakër e mirëfilltë elektorale dhe theksoi se opozita tani ka një disavantazh që po shfr ytëzohet edhe nga mazhoranca.
“Disavantazhi është që pas kësaj qëndrese të gjatë, ku kemi faktuar vendosmërinë tonë, dor ëzimi përballë atyre që e konsiderojnë 25 prillin, fitore të Ramës dhe jo një ma sakër zgjedhore, mund të japë shkak një përça rjeje të re në gjirin tonë dhe këtë ne nuk mund ta lejojmë.
Kjo është arsyeja se pse në Këshilli Kombëtar, siç e dinë anëtarët e Këshillit Kombëtar ishin këtu, para se të niste ky proces, i bëra një thirrje: “Ndani mendjen, është ma sakër zgjedhore apo është fitore e Edi Ramës, se në qoftë se nuk është mas akër zgjedhore, por është fitore e Edi Ramës, kjo punë nuk bëhet kështu.” Atëherë, unë e jap dorëheqjen këtu, në këtë moment”, tha Basha dhe shtoi:
“Por në qoftë se jemi të gjithë, siç jemi dëshmitarë se kjo është ma sakër zgjedhore e nje regjimi, atëherë ejani të vazhdojmë be tejën deri në fund drejt një stacioni final që është rë zimi regjimit që është fitorja e demokracisë dhe e Partisë Demokratike”. /noa.al
“Nga nje aeroport ne tjetrin. Gabarone – Lubumbashi – Adis Abeba” – ka qene statusi me i fundit ne facebook i moderatorit te mirenjohur Blendi Fevziu, e shoqeruar kjo me nje foto kembe mbi kembe, e te hedhura mbi valixhet personale. Kaq ka mjaftuar per gazetaren e mirenjohur nga Dukati Laureta Petoshati per te bere nje reagim ndaj gazetarit Blendi Fevziu.
Nga Laureta Petoshati:
Për Blendi Fevziun e kam: Blendi i nderuar, botës i ke rënë aq shumë kryq e tërthor sa ke dalë shumë dhe jashtë orbite. Njerëzit u trembën shumë kur dhe lajmin se kishe shpëtuar paq nga krokodili. Unë nuk u tremba se e dija që krokodilët nuk i hanë të ngjajshmit e vet.
Kujdes nga ndonjë mizë kali se ti rri shumë afër kalorësve. Bëj dhe ndonjë bamirësi se ka shumë të varfër ky vend, por më të varfër janë ata që janë zbrazur nga ndjenjat. Have a nice trip Blendi!
Kandidati për kryetar partie i PD-së, Agron Shehaj ka qenë i ftuar sot në “Zonë e Lirë” ku ka folur për këtë mision të radhës që ka ndërmarrë.
Mirëpo duke e marrë të mirëqenë se mund të bëhet kryetar partie, ai është pyetur nga Çani i cili citoi qytetarët, se “si mund ta mun di Ramën kaq i vogël sa është”?
“Po të ishte nde shje fizike do e kisha të vështirë, në politikë e mu nd”, tha Shehaj.
Gjithashtu ai pohoi zërat që dolën nga PD, se mes tij dhe kreut aktual Lulzim Basha ka pasur një ftohje para dhe pas 25 prillit 2021.
Çani: Ka disa njerëz në politikë, ata që e shohin politikën si spektakël dhe argëtohen, që nuk e shohin si diçka serioze, ata thotë ore Rama është 2 metra, si mund ta mundi një si Agron Shehaj që është i vogël, i imët, elegant, si i përgjigjesh këtyre zërave?
Shehaj: Po të ishte një ndeshje mundjeje do e kisha të vështirë, po në politikë nuk shoh asgjë të vështirë apo të pamundur. Besoj se mund ta mund, kam ide, vullnet dhe vizionin. Kam besueshmërinë dhe dëshirën për ta ndryshuar PD-në.
Çani: E kuptoj. E ke pasur këtë ambicie dhe si ka mundësi që nuk e kemi kuptuar?
Shehaj: S’kishe nga ta kuptoje se nuk e kam pasur ambicien deri para disa ditësh.
Çani: Është e vërtetë që mes teje dhe Bashës ka pasur një ftohje para, por dhe pas 25 prillit?