Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Turqi.
Në Facebook ka publikuar një foto teksa zbret nga aeroporti në Ankara. Kreu i Qeverisë zbulon edhe qëllimin e vizitës.
“Vizitë dyditore për ecurinë e projekteve të bashkëpunimit dypalësh mes ministrive dhe kontaktet e organizuara me investitorë në teknologji digjitale, turizëm, farmaceutikë, energji, transport”, shkruan Rama.
Turqia është një ndër investitorët e huaj më të mëdhenj në Shqipëri, sidomos vitet e fundit.
Kujtojmë ndihmën që i dha Shqipërisë në procesin e rindërtimit pas tërmetit të vitit 2019, apo edhe ndërtimin e Spitalit Rajonal të Fierit. /noa.al/
Sikur të mos mjaftonte përpl asja me Kryeministrin Edi Rama, ku ndër kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, janë pozicionuar edhe shumica e këshilltarëve ba shkiakë.
Këta të fundit, kanë kërkuar një ba llafaqim publik me Lelin, pasi sipas tyre punët publike në Bashkinë Vlorë nuk po ecin si duhet.
Dhe në këtë takim kë rkojnë që i pranishëm të jetë edhe Kryeministri Rama.
Kërkesa e këshilltarëve:
Nisur nga shqe tësimi i rritur i komunitetit vlonjat për gjendjen e pashpjegueshme të shërbimeve vendore, kërkohet sa më parë një ball afaqim publik me kryetarin e Bashkisë.
Gjithashtu vlerësojmë se duhet ngritur menjëherë një komision monitorimi i këshillit për shërbimet publike të Bashkisë Vlorë.
Situata alarmante me shërbimet bazike të pastrimit, mirëmbajtjes, ndriçimit dhe me trajtimin e ankesave dhe të problemeve të qytetarëve, kërkon reagim të menjëhershëm.
Ne po e ndeshim çdo ditë në kontaktet me qytetarët dukurinë e rënies së nivelit të shërbimeve dhe ndjejmë përgjegjësi t’i përfaqësojmë shqe tësimet e tyre.
Aq më tepër sot kur qeveria dhe shteti kanë bërë gjithçka për të lehtësuar sezonin turistik, Bashkia Vlorë nuk mund të kthehet në delen e zezë të turizmit shqiptar për ple hra, gr opa dhe indiferentizëm f yes nga pushteti vendor.
Në mbledhje duhet të ftohen edhe deputetët e Vlorës, përshirë edhe kryeministrin dhe deputetin tonë Edi Rama.
Kujtojmë po ashtu që pasi refuzoi kandidimin për deputet, Dritan Leli u përjashtua nga radhët e Partisë Socialiste. /noa.al/
Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zbuluar në takimet e së martës me demokratët, planin e tij për të ardhur në pushtet brenda një viti, përmes zgjedhjeve të parakohshme.
Basha ishte në Lushnjë, Divjakë dhe Patos ku bëri deklaratën dhe shpjegoi skemën që ai ka përgatitur, duke pranuar se kjo është e njëjta me atë që ndodhi në vitet 1991-1992.
Lideri opozitar pohoi se as ai dhe as demokratët nuk mund të presin vitin 2025 kur mbaron mandati de jure i Edi Ramës.
Nga Lushnja, Bash tha se do të përdorin çdo instrument për të kthyer demokracinë dhe zgjedhjet e ndershme. Ashtu si në takimet para zgjedhjeve, edhe të martën ai i mëshoi historisë duke vënë në dukje se çfarë ndodhi në 1991.
“Dikujt prej jush mund t’i kujtohet në takimet e tjera ku kam paralajmëruar dhe u jam drejtuar qytetarëve për këtë rre zik dhe sot përsëri njësoj si në vitin 1991 zgjedhje bëhen, por zgjidhje nuk ka. Pra nuk ka zgjidhje përmes zgjedhjeve, ashtu siç ndodhi në ’91-shin. Sikundër themeluesit dhe qëndrestarët këtu mes jush e dinë që ’91-i ishte sipari i ’92-shit”.
Basha tha se “askush nuk duhet të dëgjojë mendjelehtët dhe shpirt-turb ulluarit deri në 2025 sepse as demokracia e as Shqipëria nuk mund të presin deri në 2025-ën për një arsye të thjeshtë që e dimë të gjithë. Ju e dini që njësoj si në 1991-shin themeluesit mes jush, qëndrestarët mes jush jemi një moment ku ka zgjedhje por nuk ka zgjidhje dhe këtë e dimë ne dhe këtë e di edhe kundërshtari. Kjo është arsyeja që nuk i qesh buza sepse e di që me 25 prill ai ka vj edhur shpresën shqiptarëve, ka tjetërsuar vullnetin e shqiptarëve për ndryshim”.
Por si do ti provokojë Basha zgjedhjet e parakohshme? Ai e ka një shpjegim: “Në radhë të parë do të refuzojmë me përb uzje dy prej manovrave të Edi Ramës për t’i dhënë oksigjen ku fomës politike të mandatit të tretë që është një foshnje e lindur e vdekur, përç arjen që po fut Rama me disa emra në PD dhe ofertat për bashkëpunim.
Pasi pohoi se disa emra në PD kanë rënë vi ktima të Ramës, Basha tha se nuk do të ketë më kurrë bashkëpunim me kreun aktual socialist: “Dora e shtrirë për bashkëpunim pasi ke vj edhur zgjedhjet, do të thotë të bëhesh ortak në vje dhje. Pretendimet për reformë zgjedhore pasi ke vj edhur zgj edhjet, tregojnë jo thjesht t merr dhe a nkth, po dhe analfab etizmin politik të atyre që i kemi përballë. Modeli ynë ka triumfuar”, tha Basha.
Me këtë skemë që Basha zbardhi nga qarku Fier, synohet që Shqipëria të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe lokale e po ashtu të zgjedhë edhe Presidentin e ri. /noa.al
Në mbledhjen e fundit të Komitetit Teknik të Ekspertëve, të cilët vlerësojnë ecurinë e COVID-19 në vend, u vendosën masa të reja lehtësuese.
Duke nisur nga dita e sotme, datë 1 qershor, hiqet detyrimi për mbajtjen e barrierës mbrojtëse në ambientet e jashtme.
Por, mbajtja e saj do të jetë ende e detyrueshme në ambientet e mbyllura si dhe në mjetet e transportit publik.
Gjithashtu, ora po licore shtyhet me një orë. Pra, nga sot, ora po licore do të nisë në orën 23:00 deri në orën 06:00. Ndërsa duke nisur nga 1 korriku, një muaj më vonë, ora policore do të nisë në orën 00:00 e do të përfundojë në orën 06:00.
Masat që lehtësohen:
Nga 1 Qershori:
• Hiqet detyrimi per mbajtjen e barrieres mbrojtese ne ambientet e jashtme. Do vijoje te mbetet detyrimi i mbajtjes se maskes ne ambjentet e mbyllura si dhe ne mjetet e transportit publik. Rekomandohet mbajtja e maskes kudo ku nuk mund te ruhet distancimi sociale si edhe per ata qe ende nuk kane bere dy dozat e vaksines qe konsiderohen persona ne risk.
• ora po licore shtyhet ne oren 23:00 -06:00.
Klubet e nates, diskot, vijojne te mbeten te mbyllura. Muzika do lejohet deri ne oren 22:00.
Nga 15 Qershor:
• Grumbullimet ne ambjentet e jashtme nga 10 persona behen 50 persona, duke respektuar rregullat e distances sociale ne zbatim te protokolleve te IShP.
Nga 1 Korriku:
• Ora p olicore shtyhet ne oren 24.00 -06:00.
Orari per muziken nuk ndryshon, pra do mbetet ora 22:00.
• Lejohen kampionatet sportive me prezence te tifozeve me kapacitete te reduktuara deri ne 30% sipas protokollit te IShP.
•Lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet te reduktuar deri ne 30% te spektatoreve apo pjesemarresve, sipas protokolleve te IShP.
Lehtësimi i këtyre masave u bë pas uljes së shifrave të koronavirusit në vend. Kujtojmë se ditën e djeshme, pas 244 ditësh, nuk u shënua asnjë vi ktimë nga Covid-19, ndërsa është ulur ndjeshëm edhe numri i infektimeve.
Karriera e nënkryetares së Gjykatës së Elbasanit është në rr ezik për shkak të videove te publikuara në “tik tok”, të cilat Enkeleda Kapedani i ka realizuar në zyrën e punës dhe ambientet e institucionit të drejtësisë.
Inspektori i Lartë i Dre jtësisë urdhëroi nisjen e një he timi di siplinor për kryegjy qtaren në detyrë, e cila do të vijojë të firmosë vendime në emër të Republikës, derisa ky h etim të përfu ndojë. Po, kush është Enkeleda Kapedani?
Si mund ajo të ngjitej brenda një kohe të shkurtër në majat më të larta të karrierës? E shpallur “Miss Shqipëria” në konkursin e bukurisë në vitin 2003, Enkeleda Kapedani vendosi të studionte për drejtësi.
Më pas përfundoi Shkollën e Magjistraturës, profil gjy qtar dhe pasi përfundoi stazhin nisi rrugëtimin e saj në sistemin e drejtësisë. Në vitin 2015, ajo u dekretua nga presidenti Bujar Nishani në detyrën e gjy qtares në gjy katën e Elbasanit ku punon edhe aktualisht. Përgjatë këtyre viteve, emri i Kapedanit bëri bujë në media kur firmosi li rimin me kusht të Viktor Imerit, e ba ndës së Gaxhait, por asokohe nuk pati rea gime të forta institucionale.
Por ndërsa pritej të kontrollohej vendimmarrja e saj, zonja Kapedani u ngrit në detyrë. Në shtator 2020, mbledhja e gjy qtareve e zgjodhi nënkr yetare në detyrë. Ajo pret të kalojë në filtrin e trefishtë të kontrollit, ndryshe testin e V ettingut, ku do ti nënshtrohet ko ntrollit të pasurisë, figurës mo rale dhe af tësive profesionale.
Ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla ka bërë një deklaratë të fo rtë mbrëmjen e sotme, ku deklaroi se ish-ambasadorja e BE-së në Shqiëprui, Romana Vlahutin, i ka kërkuar që të arr estojë Sali Berishën.
Ai tregoi se Vlahutin i kishte shkuar ën zyrë dhe i kishte kërkuuar arr estimine Berishës si mënyrën e vetme që Shqipëria të int egrohej në Bahskimin Europian.
“Për Sali Berishën më është kërkuar që ta arr estoj, kurse Ilir Meta doli vetë publikisht. Në zyrën time erdhi ambasadorja e BE-së, Vlahutin, dhe kërkonte arre stimin e Berishës për të ndjekur modelin e Kroacisë. Diçka jo normale, pasi më dukej absurd. “Për int egrimin e Shqipërisë në BE, ju duhet të fusni Berishën në bu rg. Kjo është mënyra e vetme dhe ti ke rastin të tregosh fo rcën tënde dhe të ndihmosh në integrimin e Shqipërisë”, më tha Vlahutin.
Vlahutin sapo doli nga zyra ime shkoi menjëherë në zyrën e Metës, i cili nga ana e tij kon taktoi me mua. Për Berishën nuk ka patur asnjë rast he timi. Për Berishën më kërkoi arre stim vetëm Vlahutin dhe jo ambasadorja amerikane”, tha Llalla në Syri Tv.
Përsa i përket SPAK, ai tha se ky institucion është nën ndikimin e ambasadës amerikane, pasi edhe në procesin ndaj tij në seancat gjy qësore shkonin përfaqësues të ambasadës. SPAK është nën ndikimin e ambasadës amerikane. Seancat e mia gjy qëësore ndiqeshin nga përfaqësues të ambasadës. Gj yqtarja e mbante gjithmonë kontaktin e saj vizual nga një çift, nga të cilët dukej se merrte aprovimet.
Xhafer Idrizi nga Kosova kishte 29 vite që nuk ishte kthyer në Atdhe, por më në fund u kthye nga Nju Jorku për të takuar familjen.
Të gjithë familjarët e tij e prisnin në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, teksa të gjithë shpë rthyen në lot kur Xhaferi u takua me familjarët.
Sipas tyre, ai nuk kishte mundur të kthehej në Kosovë për një kohë të gjatë pasi kishte probleme me dokumentet.