Aktualitet

Alfred Peza: Pse kjo javë përcakton të ardhmen politike të Shqipërisë

Java që kemi nisur, pritet të shënojë hapin e parë të një udhëtimi të gjatë, drejt epokës së re politike në Shqipëri. Periudha e 30 viteve të postkomunizmit mbaroi më 19 maj, kur SHBA shpalli Sali Berishën e familjen e tij “non grata”, për akte korrupsioni që minojnë demokracinë. Ishte dita kur nisi të shembet muri i pandëshkueshmërisë, që i hapi rrugën drejtësisë së re të hetojë, gjykojë e dënojë mëkatet e elitës së vjetër, duke mundësuar arritjen e një horizonti të ri për historinë e vendit.

Tri janë aktorët dhe faktorët kryesorë politikë në lojë, prej nga varet, starti i një rrugëtimi të ri në të ardhmen. E në shtatë ditët e ardhëshme, secili prej tyre do të kalojë nga një provë të rëndësishme zjarri, që do të shënojë edhe kahjen që pritet të marë vendi. Është java e luftës finale, mes të shkuarës dhe të ardhmes. Mes zvarritjes dhe vrapimit. Mes të djeshmes neotomane dhe të nesërmes europiane të shqiptarëve.

I.

Të mërkurën më 9 qershor, për herë të parë, një Kryetar Shteti pritet të shkarkohet nga Parlamenti. Ilir Meta është gjithashtu i vetmi President që hetohet dy herë brenda një mandati, nga komisionet he timore parlamentare, të ngritura enkas për të. Pas kësaj, mediat pretendojnë se dosja e tij do ti referohet për he time të mëtejshme SPAK-ut. Megjithatë, për tu larguar nga zyra e qytetarin Nr. 1 të vendit, duhet pritur vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që ka edhe të drejtën për të thënë fjalën e fundit.

Nëse Ilir Meta zhvishet nga kostumi i Presidentit, ky moment do shëntonte pikën më të ulët në karrierën e tij politike. Në tri dekada, ai është njeriu i vetëm në pluralizëm, që i ka provuar të gjitha funksionet më të larta politike në vend. Duke mos qenë pas kësaj deputet, me një parti familjare si LSI me 4 deputetë, deri në 2025 pritet të jenë vitet më të zeza për të ardhmen e tij. Pas shpalljes së Sali Berishës “non grata” nga SHBA, janë shtuar zërat se menjëherë pas shkarkimit si President, edhe Ilir Meta mund të shpallet pjesë e kësaj liste të zezë.

II.

Të shtunën më 12 qershor, në 30 vjetorin e themelimit, PS do të mbajë Kongresin. Më shumë sesa një organizim vendimarrës, ky duhet të jetë një momen i jashtëzakonshëm, për partinë e vetme që ia ka dalë të fitojë 3 mandate qeverisëse radhazi në historinë e demokracisë së re të vendit. Është dita kur Kryeministri Edi Rama pritet që të shpalosë për herë të parë publikisht, në mënyrë më të detajuar, projektin për Shqipërinë e vitit 2030.

Kjo dekadë e re që sapo ka nisur, pas zgjedhjeve të përgjithëshme parlamentare të 25 prillit, pritet të jetë periudha e re e zhvillimeve sasiore dhe cilësore në jetën e vendit. Ajo synohet të krijojë shtratin e duhur, që Shqipëria të nisë ngjitjen e pandalshme drejt progresit, zhvillimit, modernizimit, forcimit dhe bërjes një vend që lë pas të kaluarën, drejt realizimit të ëndrrës për tiu bashkuar denjësisht familjes europiane.

III.

Një ditë pas PS edhe PD do të mblidhet, por jo në ndonjë Kongres, por për të realizuar një proces të brendshëm zgjedhor për mandatin e Kryetarit të partisë. Është një garë e paracaktuar, në mungesë të plotë të transparencës, listave të votuesve dhe në kulmin e një pabarazie totale në garë. Në këto kushte Lulzim Basha pritet të rikonfirmohet përballë sfidantëve Agron Shehaj, Fatbardh Kadilli dhe Edith Harxhi, por do jetë një “fitore” pa lavdi. Sepse nga themelimi, ai është i vetmi kryetar i PD, që e ka lënë atë për 12 vite me radhë në opozitë.

Por kjo duket të jetë e k eqja më e vogël, përballë sfidës reale që ka sot PD, kur i duhet të zgjedhë mes Sali Berishës dhe SHBA. Mes “liderit historik” të ak uzuar për minimin e sistemit demokratik dhe shfrytëzimin e pushtetit për pasurimin e familjes e bashkëpunëtorëve të afërt dhe p engimin e drejtësisë. Sali Berisha nuk ka ndërmend të largohet vetë, por duket i vendosur që ta përdori PD si bunker për tu mbrojtur. Duke vënë kësisoj në provë, ndoshta edhe vetë ekzistencën e saj.

Përpara kemi vetëm 7 ditët e një jave të re, por në varësi të zhvillimeve që do të ndodhin, ato mund të jenë vendimtare për muaj, vitet e ndoshta edhe dekadat e ardhëshme.

Alfred Peza: Pse kjo javë përcakton të ardhmen politike të Shqipërisë Read More »

Ndryshe nga bashkëmoshatarët e tij, i riu zgjedh të shkoj në mbrëmjen e maturës me nënën e tij 69-vjeçare: ‘Tek e fundit oj nanë, shoqja ime e përhershme je ti’

Është e zakontë që ata t’i shohim të shoqëruar me bashkëmoshatarët e tij.

Por, një i ri nga Kukësi shkoi në mbrëmje të maturës, i shoqëruar nga nëna e tij.

Ai për ATV thotë se donte që atë mbrëmje të veçantë ta ndante me nënën e tij.

“I thashë oj nanë më mirë të shkoj me ty se me ndonjë shoqe të klasës, për shkak se tek e fundit shoqja ime e përhershme je ti”, rrëfen ai bisedën me nënën.

Ndryshe nga bashkëmoshatarët e tij, i riu zgjedh të shkoj në mbrëmjen e maturës me nënën e tij 69-vjeçare: ‘Tek e fundit oj nanë, shoqja ime e përhershme je ti’ Read More »

Vjen lajmi i shumëpritur për të gjithë shqiptarët, nga sot…

Vjen lajmi i shumëpritur për të gjithë personat që duan të udhëtojnë drejt Shqipërisë. Nga sot hapen plotësisht kufijtë me Shqipërinë, hiqen testet covid dhe dokumentet specifike.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka dhënë pak më parë lajmin se Shqipëria heq të jitha kufizimet për shtetasit shqiptarë dhe të huaj që duan të vizitojnë, dhe nuk do kërkohet testi C OVID dhe asnjë dokument tjetër i veçantë.

“Nuk ka asnjë kuf izim në hyrje, nuk kërkohet as Testi Covid-19 dhe asnjë dokument tjetër i veçantë” njoftoi sot Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Nuk ka asnjë kufizim në hyrje , qoftë test Covid-19 apo dokument i veçantë.Për të gjithë individët që hyjnë në Shqipëri në rrugë tokësore :

Nuk aplikohet det yrimi i karantinimit 14 ditor përvec rasteve të veçanta me urdhër të autoriteteve shëndetësore;

Në pikat kufitare nuk kërkohen dokumenta specifikë, për të hyrë në territorin shqiptar;

Në rast hyrjeje në Shqipëri nga kufijtë tokësorë, informohuni mbi rregulloret e shteteve të tjera ku do kalohet gjatë udhëtimit, pasi ndryshojnë nga shteti në shtet.

Shtetasit që udhëtojnë në rrugë tokësore për në Shqipëri duhet të marrin informacion paraprak në Ambasadat e shteteve përmes të cilave do të kryejnë tranzit, për të qenë të qartë mbi rregullat e vendosura nga këto shtete në kuadër të pandemisë.

Individët që udhëtojnë në rrugë detare:

Duhet të komunikojnë me Përfaqësitë Shqiptare në vendet nga do të nisen me mjete lundruese ose të kontaktojnë me Ambasadat përkatëse.

Për udhëtarët që udhëtojnë nga vendet e treta me avion dhe përdorin si tranzit një nga aeroportet ndërkombëtare, të mbahet parasysh se:

Nuk do të lejohen të dalin nga zona e tranzitit të aeroportit dhe se nuk do të lejohen të vijojnë udhëtimin e tyre nëse destinacioni pasues është një vend tjetër i hapësirës Schengen, pasi kjo lëvizje nuk konsiderohet tranzit, por hyrje në hapësirën Schengen, prandaj autoritetet aeroportuale do t’i kthejnë në vendet nga kanë mbërritur.

Të gjithë udhëtarët të cilët lejohen të hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë, përveç respektimit të protokollëve të standardeve ndërkombëtare që kompanitë ajrore aplikojnë kudo në botë, duhet të zbatojnë këto rregulla:

Nëse pasagjeri shfaq simptoma të CO VID-19 të specifikuara më parë, ai/ajo nuk do të

lejohet të vazhdojë udhëtimin dhe të hyjë në Shqipëri;

Aeroporti ka vendosur pika të automatizuara ku udhëtarët mund të pajisen me maskë (e detyrueshme për ambientet e brendshme) si dhe dezinfektantë

Në momentin e check-in do të nënshkuhet një deklaratë mbi statusin e tyre në lidhje me COVID-19 përpara se të pajisen me boarding pass;

Pasagjerët gjatë qëndrimit në aeroport duhet të respektojnë distancën sociale 1.5 metra gjatë gjithë kohës së qëndrimit në aeroport.

Prioritet kanë personat e moshuar, personat në nevojë dhe familjet me fëmijë të mitur;

Inkurajohet kryerja e check-in online për të shma ngur radhët dhe kontaktet fizike.

Kërkohet që në rast se pasagjerët shfaqin simptoma, atëherë të mos ndërmarrin udhëtime por të zbatojnë rregullat e vendosura nga shtetet përkatëse.

Mbani në vëmendjen tuaj, rregullat aktuale që janë në fuqi në Shqipëri. Duke filluar nga 1 qershori, 2021:

Kufizim i lëvizjes në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, nga ora 23:00 deri në orën 06:00. Lejohet lëvizja vetëm për arsye shëndetësore ose emergjencë. Përdorni aplikacionin E-Albania për leje specifike.

Hiqet detyrimi për mbajtjen e barrierës mbrojtëse në ambientet e jashtme. Do vijojë të mbetet detyrimi i mbajtjes së maskës në ambientet e mbyllura si dhe në mjetet e transportit publik. Rekomandohet mbajtja e maskës kudo ku nuk mund të ruhet distancimi social, si edhe për ata që ende nuk kanë bërë dy dozat e vaksinës dhe që konsiderohen persona në risk.

Klubet e natës, diskot, vijojnë të mbeten të mbyllura. Muzika lejohet deri në orën 22:00.

Baret, restorantet janë të mbyllura nga ora 23:00 deri në orën 06:00, me përjashtim të shërbimit “delivery”.

Duke filluar nga 15 qershori, 2021:

Grumbullimet në ambientet e jashtme nga 10 persona bëhen 50 persona, duke respektuar rregullat e distancës sociale në zbatim të protokolleve të Institutit të Shëndetit Publik.

Duke filluar nga 1 korriku, 2021:

Ora pol icore shtyhet në orën 24.00 – 06:00.

Orari për muzikën nuk ndryshon, do mbetet ora 22:00.

Lejohen kampionatet sportive me prezencë të tifozëve me kapacitete të reduktuara deri në 30% sipas protokollit të ISHP.

Lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike, kulturore, konferencave, me kapacitet të reduktuar deri ne 30% të spektatoreve/ pjesëmarrësve, sipas protokolleve të ISHP.

Vjen lajmi i shumëpritur për të gjithë shqiptarët, nga sot… Read More »

Meta: K rimi po merr revansh, p olicia e paaftë për ta parandaluar

Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me ngjarjet e fundit kri minale në vend, të cilat kanë prodhuar jo pak vi ktima.

Kreu i shtetit përcjell me shqe tësim faktin që ngjarje të tilla po ndodhin edhe pranë institucioneve të si gurisë së lartë, apo ambienteve publike.

Thotë se kjo situatë tregon paaftësinë e Po licisë së Shtetit për t’i parandaluar.

“Ngjarjet shumë të rënda kri minale, me pasojë dhjetëra hu mbje jetësh dhe dë mtimin e shëndetit dhe të pronës së qytetarëve, që po ndodhin në mes të ditës, në ambientet publike, në zemër të qendrave urbane, deri edhe pranë institucioneve të larta të sigurisë, janë thellësisht tr onditëse dhe një dëshmi e qartë jo vetëm e revanshit të kr imit, por edhe e paaftësisë së Po licisë së Shtetit dhe të strukturave të tjera të sigurisë dhe të zbatimit të ligjit, për parandalimin e tyre”, shkruan Meta në Facebook.

Thirrja shkon pikërisht për Po licinë e Shtetit që të përmbushë detyrat e saj.

“Në këtë situatë kaq shq etësuese, që ka krijuar një pasiguri të madhe publike, i bëj thirrje Po licisë së Shtetit, që në veçanti, ka për mision dhe përgjegjësi thelbësore ruajtjen e r endit dhe të sigurisë, garantimin e zbatimit të ligjit dhe mbro jtjes së jetës dhe pronës së qytetarëve, që të shk undet nga apatia dhe të përmbushë me rigorozitet të gjitha detyrimet e saj ligjore, duke l uftuar kr imin në çdo qelizë të shoqërisë dhe larguar prej saj çdo nëpunës të korr uptuar dhe të li dhur me “botën e err ët”, vijon Meta.

Sipas tij, për këto ngjarje autorët duhet të nxirren përpara dre jtësisë, dhe të ketë bashkëpunim të ngushtë mes Po licisë së Shtetit dhe SHISH-it.

“Është tepër e domosdoshme, që të tilla vepra të rënda pe nale të parandalohen në kohë, të zb ulohen, të he tohen dhe autorët e tyre të marrin ndë shkimin e merituar li gjor!

Ndaj ju bëj thirrje të gjitha institucioneve të sigurisë kombëtare, në veçanti Shërbimit Informativ të Shtetit, Po licisë së Shtetit dhe Pr okurorisë të vendosin një bashkëpunim më të gjerë, më dinamik dhe efiçient mes tyre”, përfundon Meta. /noa.al/

Meta: K rimi po merr revansh, p olicia e paaftë për ta parandaluar Read More »

Meta: Zoti t’i falë ata që nuk dinë se çfarë bëjnë

Presidenti Meta ishte në Shijon, Elbasan, me ftesë të komunitetit ortodoks dhe të Mitropolitit të Elbasanit Imzot Andonit, ku mori pjesë në festës fetare të Shën Joan Vladimirit.

Kreu i shtetit u pyet nëse po lutet që të mos shkarkohet nga Komisioni Hetimor. Meta theksoi se lutja e tij është që Zoti të falë ata që nuk dinë se çfarë bëjnë.
“Ky manastir edhe pas kaq shumë shekujsh mbledh kaq shumë njerëz, që luten për paqe. Nuk ekztion asnjë elutjee e tillë, lutjas është Zotit i falen të gjithë ata që nuk dinë se çfarë bëjnd he udhëheq të gjitihë në rrugën e të mirës së përbashkët.

Besoj se është përgjigje shumë e qartë. Kam ardhur këtu për t’ju bashkuar këtij mesazhi, të një bashkëjetese”, deklaroi Meta.

Meta: Zoti t’i falë ata që nuk dinë se çfarë bëjnë Read More »

Deklaratë e fortë e analistit të njohur: Brenda muajit qershor SHBA do të shpallë ‘non-grata’ disa…

Analisti i njohur Arjan Curri ka bërë sot në “Open” një parashikim të fortë, teksa ishin duke folur për shpalljen “non-grata” të Sali Berishës.

Curri tha se brenda muajit qershor SHBA do të shpallë “non-grata” disa zyrtarë, ish-ministra të PS dhe ndonjë pronar mediaje.

“Ata e dinë këtë se iu është refuzuar viza për në Amerikë”, tha Curri.

Arjan Curri: Unë po e bëj këtu parashikimin, se zakonisht i bëj te emisioni im, por po e bëj këtu. Në fillim e kisha si bindje, tani e kam me informacion. Brenda muajit qershor DASH do të shpallë “non-grata” në vendin tonë disa zyrtarë, ish-ministra të PS dhe ndonjë pronar mediaje. Personat në fjalë e dinë të gjithë që do të shpallen “non-grata” sepse kanë kërkuar vizë dhe nuk u është dhënë. Para pak ditësh u shpallën në Bullgari 4 zyrtarë “non-grata”, vjen si analogji kjo. Dhe bie teza që po shpall “non-grata” vetëm zyrtarë të opozitës për të “zb ythur” opozitën.

Deklaratë e fortë e analistit të njohur: Brenda muajit qershor SHBA do të shpallë ‘non-grata’ disa… Read More »

Rama bën ndryshimin e radhës, ja lëvizja e re në qeveri

Në mbledhjen e sotme të qeverisë është vendosur lirimi nga detyra i zëvendësministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë Hantin Bonati.

VENDIMI I PLOTE

LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Hantin Bonati, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë

Rama bën ndryshimin e radhës, ja lëvizja e re në qeveri Read More »

Balla nga Asambleja: Votat e pavlefshme na pe nalizuan

Partia Socialiste mblodhi pasditen e kësaj të marte Asamblenë e Përgjithshme, e cila u drejtua nga Taulant Balla, në mungesë të kryesocialistit Edi Rama.

Në këtë takim u vendos që në 12 qershor të thërritet Kongresi i Jashtëzakonshëm.

Edhe pse rezultoi fituese në zgjedhjet e 25 prillit, PS duket e pakë naqur me rezultatin. Balla u shpreh se PS do kishte marrë 78 mandate, por u pen alizua nga votat e pavlefshme.

Për këtë rezultat, ai paralajmëroi se do të bëhet një analizë e thellë.

Fjala e plotë e Ballës:

Të dashur anëtarë të Asamblesë Kombëtare, kjo është mbledhja jonë e parë pas fitores së Zgjedhjeve të 25 Prillit

Dhe natyrshëm një urim për gjithë anëtarësinë, patronazhistët dhe kontributorët tanë në fitoren historike të mandatit të tretë, të cilën, të gjithë së bashku e arritëm me një rezultat të qartë, bindës, kuptimplotë.

Duke mos harruar se kemi përmbyllur një mandate të dytë, më të vështirin në këto 30 vite, për shkak të tërmetit të 26 Nëntorit dhe të pandemisë.

Si anëtarë të Organizmit më të lartë përfaqësues të Partisë Socialiste, kemi të gjithë nderin e të qenit pjesë e kësaj skuadre fituese dhe është përgjegjësia jonë ta lexojmë rezultatin me përgjegjësinë e të qenit Partia më e madhe në Shqipëri, duke e vlerësuan rezultatin e 25 Prillit si një mundësi të madhe për Shqipërinë.

Ne do të bëjmë një analizë të plotë të rezultatit të zgjedhjeve në çdo qark në muajt në vijim, por dua të ri-nënvizoj faktin se kryeministri Edi Rama deklaroi se ne do të kishim 78 mandate natyrshëm, pra edhe katër mandate më shumë, nëse nuk do të ishte numri i madh i votave të pavlefshme, të atyre që zgjodhën PS-12-n në Dibër, në Shkodër, Tiranë dhe Elbasan, por që votën preferenciale për kandidatin e vendosën gabim.

Ky është një rezultat shumë i pastër dhe domethënës. Jemi në kohën e duhur për të të filluar një analizë të thellë të rezultatit në çdo qendër votimi, pranë çdo organizate socialiste, në çdo Këshill Socialiste, në çdo bashki dhe në çdo qark.

Nga kjo analizë dhe ripërtëritje e fuqisë sonë organizative ne duhet të bëhemi tërësisht gati për fitoren e zgjedhjeve vendore të vitit 2023, dhe ato parlamentare në vitin 2025.

Në të gjitha qarqet ne duhet të përmirësojmë përbërjen e strukturës sonë organizative dhe forcimin e organizatave tona socialiste, të cilat jo në të gjithë territorin kanë dhe kishin efektivitetin e duhur si pas targetit të vendosur.

Prandaj Asambleja Kombëtare, me kërkesë të Kryetarit të Partisë, do të thërrasë Kongresin e Jashtëzakonshëm, për fillimin e një fushatë hapjeje të re, më të madhe dhe reale të Partisë Socialiste, duke iu ofruar një mundësi të besueshme përfshirjeje të të gjithë atyre që duan të bëhen pjesë e strukturave tona vendore.

Kongresi do të autorizojë Kryetarin dhe Kryesinë e Partisë për ngritjen e menjëhershme të një Komisioni i Posaçëm Riorganizimi.

Natyrshëm për bërja e Komisionit të Posaçëm të Riorganizmit, do të synojë mbulimin e të gjithë territorit të vendit me qëllim zhvillimin e një analize të njëtrajtshëm edhe efektive në çdo cep të Shqipërisë.

Në 12 qershor, Partia Socialiste mbush 30 vjeç dhe 12 qershori është dita e duhur për të thirrur kongresin e jashtëzakonshëm, ku jo vetëm të kremtojmë si duhet këtë përvjetor kaq të rëndësishëm me gjithë brezat, por dhe të paraqesim vizionin Shqipëria 2030, si dhe angazhimet kryesore të programit të ri qeverisës. /noa.al/

Balla nga Asambleja: Votat e pavlefshme na pe nalizuan Read More »