Aktualitet

Shqipëria regjistron uljen më të madhe të konsumit të alkoolit gjatë pandemisë

Britania e Madhe është i vetmi vend evropian ku qytetarët konsumuan më shumë alkool gjatë sëmundjes pandemike Covid- 19 ndërsa Shqipëria ka regjistruar uljen më të madhe të konsumit të alkoolit, sipas një studimi të botuar nga gazeta «Daily Mail».

Studimi u përqendrua në konsumin e alkoolit në 21 vende të Kontinentit të Vjetër gjatë bllokimit dhe masave kufizuese të vendosura nga qeveritë për të ndaluar përhapjen e sëmundjes Covid-19, raporton noa.al.

Mbretëria e Bashkuar ishte i vetmi vend ku njerëzit filluan të pinin më shumë pasi filloi pandemia. Në të njëjtën kohë, Irlandezët dhe Gjermanët vazhduan të konsumonin të njëjtën sasi alkooli si para pandemisë.

Sondazhi i ekspertëve u krye në një mostër prej 32 mijë qytetarësh nga 21 vende evropiane. Pjesëmarrësve iu kërkua të përgjigjen në sasinë e alkoolit, të tilla si verë, birrë dhe pije të tjera alkoolike të konsumuara gjatë periudhës pandemike.

Shkencëtarët i dhanë secilit vend një rezultat që varion nga minus një në plus një, bazuar në mesataren për sa i përket konsumit të alkoolit. Sipas sondazhit, në Britani, konsumi mesatar i alkoolit gjatë pandemisë ishte 0,1 ndërsa për pjesën tjetër të Evropës, mesatarja ishte minus 0,14.

Shqiptarët dhe grekët konsumuan më pak alkool sesa pjesa tjetër e Evropës. Konkretisht, shqiptarët konsumuan mesatarisht më pak alkool me një rezultat prej -0,37, grekët shënuan minus 0,2 dhe finlandezët minus 0,19.

Studimi gjithashtu arriti në përfundimin se çmimi i përballueshëm i alkoolit nuk konsiderohet një faktor i rëndësishëm sepse të rriturit me të ardhura më të larta konsumuan më pak alkool sesa ata që nuk kishin një portofol më të mbushur.

Studimi Evropian mbi Alkoolin dhe sëmundjen Covid-19 u krye nga shkencëtarët në Universitetin e Teknologjisë në Dresden, Gjermani. /noa.al

Shqipëria regjistron uljen më të madhe të konsumit të alkoolit gjatë pandemisë Read More »

Shehaj tregon gabimet që ka bërë Basha të cilat i kushtuan PD-së h umbjen e zgjedhjeve të 25 prillit

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka treguar se cilat janë sipas tij 3 gabimet që ka bërë Lulzim Basha, të cilat i kushtuan PD-së h umbjen e zgjedhjeve të 25 prillit.

Ai tha se dj egia e mandateve i lejoi Ramës ndryshimin e sistemit zgjedhor, ndërsa mos-hyrja në zgjedhjet lokale i ka kushtuar PD-së dhjetra mijëra vota në Shqipëri.
“Dj egia e mandateve, i lejoi Ramës ndryshimin e sistemit. Mos-hyrja në zgjedhjet lokale na ka kushtuar me dhjetra mijëra vota në Shqipëri. Në fushatë, çështja kryesore duhej të ishte lu fta kundër korr upsionit dhe jo me dhjetëra çështje duke i dhënë të gjithëve nga pak”, tha Shehaj.

Shehaj tregon gabimet që ka bërë Basha të cilat i kushtuan PD-së h umbjen e zgjedhjeve të 25 prillit Read More »

Një ditë pas shkarkimit Meta dekreton 4 ligje të Kuvendit

Presidenti Ilir Meta, ka dekretuar hyrjen në fuqi të katër marrëveshjeve ndërkombëtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Gjermaninë.

Mes dekretimeve është edhe ligji që ratifikon marrëveshjen e ekstradimit të nënshkruar mes dy vendeve, që zëvendëson një traktat eks tradimi që datonte që nga koha e Ahmet Zogut.

Dekretim ka marrë edhe marrëveshja me Gjermaninë për programin e menaxhimit të qendrueshëm dhe miqësor me klimën në sektorin e mb etjeve.

Po me Gjermaninë ka de kretuar edhe ratifikimin e marrëveshjes për bashkëpunimin financiar 2019, mbi bazën e të cilës u rehabilitua hidrocentrali i Fierzës.

Marrëveshja e fundit e dekretuar nga Presidenti është një tjetër pakt me Qeverinë gjermane për programin e investimeve për zhvillimin e integruar rajonal.

Dekretet e Presidentit vijnë një ditë pasi ai u shkarkua nga detyra me një votim masiv nga Parlamenti. /noa.al

Një ditë pas shkarkimit Meta dekreton 4 ligje të Kuvendit Read More »

Lajm i mirë/ Arrihet marëveshja, një doganë e vetme në kufijtë mes Shqipërisë dhe Maqedonisë

Firmosja e marrëveshjes me Maqedoninë e Veriut mbi ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar është realizuar pasditen e sotme në Tiranë, duke shënuar një pikë kthese në marrëdhëniet me Shqipërinë, raporton noa.al.

Marrëveshja kishte shumë vite që rrinte nëpër sirtarët e qeverisë maqedonase, por as nga Gruevski dhe as nga Zaev nuk kishte

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, firmosi marrëveshjen me Ramën, sot në Tiranë pasi mori pjesë në Samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor të organizuar nga Kryeministri i Shqipërisë.

Marrëveshja për Vendosjen e Kontrolleve të Përbashkëta të Kufirit dhe Doganave në Vendkalimet Kufitare midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë Veriore shihet si lajm i mirë për shtetasit e dy vendeve sepse tani e tutje kalimi do të bëhet me një kontroll të vetëm doganor duke shmangur burokracitë dhe vonesat e derisotme.

Në një deklaratë për media, Kryeministri Zaev tha se marrëveshja synon lehtësimin e rrjedhës ndërkufitare në interes të qytetarëve dhe bizneseve të të dy vendeve.

“Kemi punuar për të hapur terminalin “one stop shop” ku qytetarët do të përgjysmojnë pritjen për kalimin e kufijve tanë, por mbi të gjitha, krijojmë kushte për realizimin e katër lirive evropiane, për qarkullim të lirë të mallrave, njerëzve, kapitalit dhe shërbimeve”, tha Zaev pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Ekspertët thonë se vendosja e kontrolleve të përbashkëta kufitare dhe doganore në pikat kufitare midis Shqipërisë dhe Maqedonisë do të kontribuojë në rritjen e fluksit të kalimit kufitar si dhe do të shtojë qarkullimin e mallrave nxitur nga zvogëlimi i kohës për formalitetet kufitare.

Marrëveshja po ashtu flet edhe për përmirësimin e infrastrukturës së përpunimit të udhëtarëve, mjeteve dhe mallrave duke përfshirë edhe mjete moderne kontrolli.

Kryeministri Edi Rama, nga ana e tij theksoi po ashtu se kjo marrëveshje do të lehtësojë ndjeshëm lëvizjen e qytetarëve të të dy vendeve. /noa.al

Lajm i mirë/ Arrihet marëveshja, një doganë e vetme në kufijtë mes Shqipërisë dhe Maqedonisë Read More »

Nga një re fugjate l ufte në një nga pilotet kryesore të aviacionit amerikan/ Historia frymëzuese e shqiptares,pilote e ‘Defender 21’

Ambasada Amerikane në Shqipëri ka publikuar një shkrim që tregon historinë e pilotes Valdeta Mehanja e cila për herë të parë vizitoi Shqipërinë me stërvitjen e përbashkët të Defender 21, nën uniformën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Shkrimi flet rreth historisë frymëzuese të saj e cila nga një re fugjate lu fte u shndërrua në një nga pilotet kryesore të aviacionit amerikan, ndërsa shprehet se nuk e kishte menduar kurrë se do të vizitonte Shqipërinë.

“Nëse ka njeri që e njeh punën e palodhur dhe vendosmërinë, ajo është Togerja e 2-të Valdeta Mehanja, pilote me Regjimentin e Aviacionit 1-131. Mehanja, shqiptare e lindur në Kosovë dhe shtetase amerikane, nuk e mendonte kurrë se do mund të shihte Shqipërinë.” Kështu nis artikulli i publikuar nga Ambasada Amerikane, ndërsa citon Mehanajn teksa thotë se për të është një ndjenjë e jashtëzakonshme të jetë në Shqipëri.

“Unë nuk e kisha vizituar kurrë Shqipërinë më parë. Është një ndjenjë e jashtëzakonshme të jem këtu, si pilote, në uniformë dhe me Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara”, tha ajo.
“Unë nuk do t’a kisha patur kurrë këtë mundësi për të fluturuar rreth Shqipërisë nëse nuk do të ishte për U shtrinë. Mundësia për t’a përjetuar këtë, më bëri shumë të lumtur”.

Nga një re fugjate l ufte në një nga pilotet kryesore të aviacionit amerikan/ Historia frymëzuese e shqiptares,pilote e ‘Defender 21’ Read More »

Kjo është superpajisja që Britania i dhuron Shqipërisë

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, priti në një takim autoritetet e “Border Force International”, të Britanisë së Madhe, në kuadër të bashkëpunimit që kanë autoritetet doganore me Border Force International.

Në kuadër të kësaj vizite Autoritetet e Border Force International i d huruan Administratës Doganore Shqiptare tre pajisje kontrolli “Agilent”, në funksion të l uftës kundër t rafiqeve të p aligjshme. Agilent Technologies udhëheq industrinë me instrumente të fuqishëm që ofrojnë aftësinë për të konfirmuar dhe vlerësuar mijëra s ubstanca n ark otike.

Kjo është superpajisja që Britania i dhuron Shqipërisë Read More »

Meta përgjigjet me këngë patriotike shkarkimit të tij: ‘Çohuni burra’

Presidenti Ilir Meta me anë të një postimi në rrjetet sociale ka publikuar këngën “Hymni i Djelmnis Dibrane”, për të cilën thotë se ka përjetuar një kënaqësi të madhe kur e dëgjoi sot në Presidencë.

Meta ka uruar një natë të qetë për qytetarët ndërsa i fton të shijojnë këngën.

“Në çdo hymn, këngë, elegji dhe rapsodi, në vallet, në lojrat e larmishme dhe në kostumet popullore të Dibrës gjendet një thesar unik dhe i jashtëzakonshëm kulturor, ngjyrat e jetës dhe bukuritë natyrore të kësaj treve, me shpirt atdhetar dhe artistik të fuqishëm.

Nuk mund të mos ndaj me të gjithë ju, kënaqësinë që përjetova sot, prezantimin për herë të parë dhe pikërisht në Institucionin e Presidentit të Republikës, të një krijimi artistik tepër të arrirë, “Hymni i Djelmnis Dibrane”, të interpretuar mjeshtërisht nga dy prej korifejve të këngës shqiptare, Kastriot Tusha dhe Arif Vladi, që prezanton denjësisht gjithçka Dibra simbolizon për kombin shqiptar. Duke ju uruar një natë të qetë ju ftoj ta shijoni këtë këngë kaq të bukur! ” shkruan Meta.

Kujtojmë se Kuvendi votoi me 104 vota pro shkarkimit të Metës. Ndërsa tashmë “topi” do të kalojë në fushën e Gjykatës Kushtetuese e cila do të vendos nëse Presidenti ka kryer shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe nëse meriton të shkarkohet.

Meta përgjigjet me këngë patriotike shkarkimit të tij: ‘Çohuni burra’ Read More »

Malaj: Kujdes me Bitcoin, nuk është monedhë, por bast

Arben Malaj, ish-ministër i Financave, foli në A2 Business për kriptomonedhat, nga ku u shpreh se ato nuk janë monedha, madje ai shkoi edhe më tej duke e quajtur investimin aty si një bast.

Malaj theksoi se për kriptomonedhat nuk ka një bazë ligjore dhe rre ziku është i madh. Investimi, tha ai, duhet të bëhet aty ku ka një garanci për kthim.

“Duhet të qartësojmë dhe të ndihmojmë investitorët e vegjël dhe të paarsimuar që të mos bien vi ktima të investimeve që kanë shkallë të lartë risku. Është njësoj siç bëmë me depozituesit e vegjël në banka që pas kr izës së piramidave ne ndërtuam sistemin e mbrojtjes së tyre dhe skemat e asistencës si shërbim publik.

Ajo që është shqe tësuese dhe unë e kam mësuar nga eksperienca e mbylljes së piramidave është që në këtë rast vepron psikologjia e tu rmës. Dikush aty tha se shqiptarët investojnë aty 50 dollarë, por sa është vlera e një Bitcoin sot? Që të investosh duhet të kesh një garanci për kthimin.

Kriptomonedha nuk është monedhë. Kjo do të thotë që të sqarojmë ata që nuk kanë njohuri, që nuk ka një bazë ligjore si monedhë, por është një bast, një aset ku ti ke disa para. Tani kanë rënë interesat në bankë dhe ka rre zikshmëri për investime, prandaj është rritur në kohë pandemie dhe ti vendos t’i vendosësh paratë e tua në një bast”, u shpreh Malaj.

Malaj: Kujdes me Bitcoin, nuk është monedhë, por bast Read More »