Aktualitet

Rama falënderon Nanon: Ka qenë babai im politik që në fillim e desha, pastaj e vrava e më pas …

Kongresin e PS-së Edi Rama e nisi me urimin për 30-vjetorin e themelimit të partisë Socialiste të Shqipërisë.

Kjo ditëlindje, tha më tej kryetari i PS-së, është e veçantë, pasi ka shijen e fitores së tretë radhazi
“Gëzuar 30 vjetorin e Partisë Socialiste të Shqipërisë.

Kjo është një ditëlindje e bukur, çdo ditëlindje është një ditë e bukur, por kjo e sotmja ka jo vetëm veçantinë e përvjetorit të 30-të, por edhe shijen e veçantë të fitores që sapo arritëm, e treta radhazi për herë të parë.

Faleminderit edhe njëherë të gjithë atyre që punon fort për këtë arritje” tha ai.

Në listën e gjatë, një falënderim të veçantë Edi Rama kishte për Fatos Nanon.

“Faleminderit liderit të parë, babait tim politik, në fillim e desha pastaj e “vrava” dhe më pas e rigjeta të rilindur në respektin e ndërsjellë ndaj njëri tjetrit” tha ai.

Rama falënderon Nanon: Ka qenë babai im politik që në fillim e desha, pastaj e vrava e më pas … Read More »

Surpriza në kongresin e PS, rishfaqet ish-kryeministri Nano: Gëzuar Përvjetorin Historik!

Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe lideri historik i PS-së Fatos Nano, në fjalën e tij në Kongresin e Partisë Socialiste, deklaroi ka uruar të gjithë socialistët, për 30-vjetorin e lindjes së partisë më të madhe në vend.

Nano theksoi se fitorja e mandatit të tretë nga PS, është frymëmarrje për Shqipërinë.

Nano vlerësoi se PS tashmë e ka si objektiv madhor për vendin, integrimin në BE të Shqipërisë.

“Kam drejtuar Shqipërinë, kur PS e bëmë parti të parë në vend. Ky është përvjetor që na jep krenari të gjithëve. Në 30 vjet kemi ruajtur traditat më të mira, duke ecur me hapin e kohës. Jemi sot e vetmja forcë politike, duke formuar lidershipe të reja. Përshëndetje Edi, ta kalojmë stafetën, duke pasur breza që europianizojnë Shqipërinë.

Fitorja e mandatit të tretë të PS frymëmarrje për shqiptarët. Ju uroj të gjithëve suksese. Të vazhdojmë reformat, që të bëjmë Shqipërinë pjesë të BE-së. Do të vazhdojmë punën me korrektësi dhe kam besim se me Ramën dhe me bekimin e Zotit do të përmbushim objektivat. Të vazhdojnë ditët e bardha për Shqipërinë. Gëzuar Përvjetorin Historik”, deklaroi Nano.

Surpriza në kongresin e PS, rishfaqet ish-kryeministri Nano: Gëzuar Përvjetorin Historik! Read More »

Basha feston sot ditëlindjen, ja me cfarë e presin të rinjtë e FRPD (foto)

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha feston sot ditëlindjen e 47-të, një ditë para zgjedhjeve për drejtues në selinë blu.
Ndonëse jo kohë për festime, Basha është surprizuar nga të rinjtë e FRPD, të cilët i kanë sjellë një tortë jashtë selisë së PD, për ta uruar dhe i kanë kënduar gjithë këngën e ditëlindjes.
Të rinjtë kanë zgjedhur një tortë të veçantë, me fushën e shahut, ku shkruhej “Edhe 100 kryetar” që nuk ka kaluar pa u vënë re nga Basha, i cili është i apasionuar pas shahut. Kreu i PD shihet teksa pret një copë, që qëllon të jetë koka e mbretit të shah.

“Me lojë shahu e paskemi, shumë e bukur….Duke ia p re k okën mbretit të zi”, thotë me batutë Basha, duke falënderuar të rinjtë për surprizën.

Basha feston sot ditëlindjen, ja me cfarë e presin të rinjtë e FRPD (foto) Read More »

Pelegrinazhi në Kishën e Shna Ndout, po licia thirrje qytetarëve, ja masat që duhet zbatuar

Po licia e Lezhës ka marrë një sërë masash për sigurimin e rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas pelegrinazhit në Kishën e Shna Ndout në Laç më datë 12-13 Qershor 2021.

Blutë kërkojnë bashkëpunimin e qytetarëve si dhe pelegrinëve përdorues të rrugëve për tek Kisha, drejtues mjetesh apo këmbësorë, që të respektojnë dhe të ndjekin komunikimet e punonjësve të policisë në lidhje me drejtimet e lëvizjeve apo parkimet e mjeteve.

Masat e marra si më poshtë:

– Nga ora 08:00 datë 12.06.2021– ora 24:00 datë 13.06.2021, do të kufizohen disa segmente rrugore mbi lëvizjen dhe parkimin e mjeteve të cilët janë:
“Nga Kryqëzimi i Gjykatës – Kisha e Shna Ndout ”
“Nga Kryqëzimi i Poliklinikës – Kisha e Shna Ndout”
“Nga Kryqëzimi i Gjimnazit – Kisha e Shna Ndout”
“Nga Pallati 113 – Kisha e Shna Ndout”

Në këto segmente rrugore do të qarkullojnë vetëm mjete të transportit publik ( autobus/ taxi) të liçensuara dhe të përcaktuara nga Bashkia Laç, mjetet e Kishës, mjetet e personaliteteve të larta shtetërore ,mjetet e emergjencave civile , zja rrëfiksja, ambulanca dhe po licia.

Drejtoria Vendore e Po licisë Lezhë kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve, të përdorin akse dhe drejtime të tjera lëvizjeje, pasi, do të vlerësohej si një ndihmë mjaft e çmuar në mbarëvajtjen dhe garantimin e masave të sigurisë rrugore.

– Nga Kryqëzimi i Gjimnazit deri te Kryqëzimi i Va rrezave do jetë rrugë vetëm për këmbësorët.

– Nga Mbikalimi i Patokut për në qytet Laç nuk do të lejohen të hyjnë mjete të tonazhit të lartë pasi bëhen shkak të bllokimit të qarkullimit rrugor.
– Mjetet do të parkohen në vend parkingje të përcaktuara nga Bashkia Laç. Nuk do të lejohen parkime në vende që bëhen pengesë për qarkullimin e lirë të mjeteve .

Pelegrinazhi në Kishën e Shna Ndout, po licia thirrje qytetarëve, ja masat që duhet zbatuar Read More »

Siç nuk e keni parë kurrë, Damian Gjiknuri bën palestër

Deputeti i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri, me sa duket e ka marrë seriozisht stërvitjen dhe të qenit në formë.

Pas mbarimit të fushatës, Gjiknuri i është përkushtuar palestrës, ndërsa boksi duket se është disiplina që e tërheq më shumë.
Në një video të publikuar së fundmi, Gjiknuri shihet teksa grushton një thes boksi, shumë i përqendruar në atë që po bën.

Siç nuk e keni parë kurrë, Damian Gjiknuri bën palestër Read More »

Urimi i vecantë i Edi Ramës për 30-vjetorin e Partisë Socialiste

Partia Socialiste ka sot 30 vjetorin e saj dhe kryeministri Edi Rama ka zgjedhur nje trendafil simbolik roze per te uruar kete ditelindje te familjes politike.
përplaset keq me të ftuarin në studio

MIRËMËNGJES????
dhe me urimin gëzuar ditëlindjen e Partisë Socialiste për të gjithë ata që kanë dhënë e i japin PS????diçka sado të vogël, si edhe me zotimin se do të vazhdojmë përpjekjen që PS????të bëhet më e mirë për të gjithë të tjerët, ju uroj një fundjavë të qetë????-shkruan Rama ne fqen e tij zyrtare.

Ne aktivitetin e PS diten e sotme, eshte parashikuar edhe prezantimi i programit qeversises per 4 vjecarin ne vazhdim pas fitores ne zgjedhjet e 25 prillit.

Urimi i vecantë i Edi Ramës për 30-vjetorin e Partisë Socialiste Read More »

Nis operacioni për pastrimin e bregdetit nga objektet e paligjshme

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit prej të hënës ka nisur operacionin për pastrimin e bregdetit nga objektet e paligjshme.

Operacioni ka nisur në Ksamil dhe Velipojë, për të vijuar më pas në zonat e tjera.

Në Velipojë, janë prishur 10 objekte të paligjshme, ndërkohë që po punohet intensivisht me mjetet e IKMT dhe ushtrisë për pastrimin e inerteve.

Në Ksamil janë prishur 18 objekte pa leje si dhe po bëhet largimi i inerteve. Gjatë punës së IKMT në të dy zonat nuk ka pasur incidente me banorët.

Shifrat nuk përfshijnë objektet e prishura nga vetë banorët. /noa.al

Nis operacioni për pastrimin e bregdetit nga objektet e paligjshme Read More »

A do të kthehet në drejtim të PD? Befason Sali Berisha jep një përgjigje surprizë

Sali Berisha mund të rikthehet në krye të Partisë Demokratike.
Ish-kryeministri, lideri historik i së djathtës shqiptare i pyetur mbrëmjen e sotme nëse vazhdon me qëndrimin për të mos iu kthyer angazhimit në drejtim të PD dha një përgjigje surprizë “Kurrë, mos thuaj kurrë” duke hapur debatin.

I pyetur nëse kjo deklaratë që nuk përjashton asgjë, përfshinë edhe përpjekjen për të marrë drejtimin e PD-së, Sali Berisha ishte akoma më i qartë “Nuk përjashtoj asnjë të drejtë time kushtetuese, kategorikisht” tha ai te SyriTv.

Por cfarë e ndryshoi qëndrimin e Berishës?

Pak ditë më parë, ai tha se do të jepte dorëheqjen si deputet nëse Partia Demokratike do të fitonte zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

Por një gjë e tillë nuk ndodhi dhe ish-kryeministri hoqi dorë nga ideja dhe tashmë jo vetëm që nga karrigia e deputetit do të vijojë be tejën kundër sekretarit amerikan Blinken, që e shpalli “non grata”, por la të hapur rikthimin në krye të PD-së, nga ku u dorëhoq në 2013.

Pjesa ku Sali Berisha flet për rikthimin e mundshëm në krye të PD-së

Keni thënë, Sali Berisha kurrë nuk rikthehet më në funksione drejtuese… Kurrë mos thuaj kurrë! Never say never.

Këtë shprehje e keni përdorur me Ramiz Alinë… E kam përdor atëherë, e përdor sot prapë. Unë po ecja në një drejtim, kam rrugë…

Nuk përjashtoni as drejtimin e PD-së në të ardhmen? Nuk përjashtoj asnjë të drejtë timen kushtetuese më, kategorikisht.

A do të kthehet në drejtim të PD? Befason Sali Berisha jep një përgjigje surprizë Read More »