Aktualitet

Artan Hoxha ironizon dhe ‘ng ushëllon’ Metën: Shkëlqesia e tij u shkarkua nga Kuvendi, jeta vazhdon!

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar dy foto në rrjetin e tij social facebook, pas vendimit të Kuvendit të Shqipërisë, për të shkarkuar nga detyra me 104 vota pro, Presidentin e Republikës, Ilir Meta.

Hoxha ka postuar një foto ku shihet Meta me Sali Berishën dhe një tjetër ku është po Meta, duke nd ezur qirinj me Baba Mondin. Mesa duket, Kreut të Shtetit nuk i ka bërë derman as Berisha dhe as vetë Baba Mondi apo vendi i shenjtë ku është lutur.

Më herët në Kuvend një deputet tha, se “Zoti të fal mëkatet shpirtërore, por jo ato ligjore”.

Dy foto të publikuara me ironi nga Artan Hoxha, teksa me “shp ërfillje” dhe thjeshtësi, sikur të sihte një procedurë e shpeshtë dhe e zakonshme në një vend demokratik, “ngu shëllon” Kreun e Shtetit pas vendimit të marrë kundër tij. “Jeta vazhdon”, shkruan Hoxha në facebook.

Artan Hoxha ironizon dhe ‘ng ushëllon’ Metën: Shkëlqesia e tij u shkarkua nga Kuvendi, jeta vazhdon! Read More »

Sh karkimi i presidentit Ilir Meta, ja kush janë 7 d eputetët që votuan kundër

Kuvendi ka votuar sot shk arkimin e Presidentit Ilir Meta me 104 vota pro, ndërsa 7 deputetë kanë votuar kundër.

“BalkanWeb” mëson se deputetët që kanë votuar kundër shka rkimit të Metës janë Lefter Maliqi, Adriatik Alimadhi, Artur Roshi, Elda Hoti, Fatjona Dhimitri, Suzana Topi dhe Gjetan Gjetani.

Ndërkohë, kanë qenë 104 deputetë, të cilët kanë votuar pro shk arkimit të Presidentit. Tashmë pritet Gjykata Kushtetuese për të marrë vendimin final mbi fatin e Presidentit të Republikës.

Sh karkimi i presidentit Ilir Meta, ja kush janë 7 d eputetët që votuan kundër Read More »

Rudina Hajdari pas h umbjes në zgjedhje, lë Shqipërinë për Amerikën

Zgjedhjet e 25 prillit ishin një tregues domethënës për një hu mbje bindëse që Rudina Hajdari korri si fryt të fushatës së saj.

Ky rezultat duket se e ka nxitur të largohet të paktën momentalisht nga Shqipëria duke shkuar në Amerikë.

Pak ditë pasi u njoftua se Berisha u shpall non grata, Rudina Hajdari ka takuar drejtorin për çështjet e Europës qëndrore dhe jugore Dave Konstelancik.

Për këtë takim ajo tha se kanë ndarë shq etësimet për situatën në Shqipëri, veçanërisht pro blemet që vendi ka me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Sakaq, shihet se kohët e fundit Rudina ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale për fansat dhe ndjekësit e saj.

Ajo po ashtu ka shkuar dhe në studion e fotografit shqiptarë me famë ndërkombëtare, Fadil Berisha. /noa.al

Rudina Hajdari pas h umbjes në zgjedhje, lë Shqipërinë për Amerikën Read More »

Në Presidencë gjemon kënga dhe vallja, në parlament votohet për shkarkimin e Metës

Artisti i njohur, Bujar Kapexhiu ishte sot në aktivitetin kulturor në Presidencë dhe tërhoqi paralele mes sallës së Kuvendit ku po shkarkohet Meta dhe ambientit festiv të krijuar nga kryetari i shtetit.

“Në një sallë të mbyllur thuren intriga, ndërsa në këtë ambient të hapur, në këtë ditë kaq të bukur këndohet dhe hidhen valle.

Kur flasim për ata nuk mund të mos qeshim dhe të urojmë që ky aktivitet kulturor t’ju shërbejë edhe atyre që të reflektojnë dhe t’i bashkohen festes sonë”, tha mjeshtri i humorit dhe karikaturës. /elda/noa.al

Në Presidencë gjemon kënga dhe vallja, në parlament votohet për shkarkimin e Metës Read More »

Parlamenti shkarkon Presidentin Meta, ja me sa vota pro…

Parlamenti votoi para pak çastesh edhe nominalisht për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta duke u bazuar në një raport që vlerësonte se janë kryer shkelje të rënda të Kushtetutës. Shkarkimi mori 105 vota pro ose një më shumë se raporti. Ndër 114 deputetë të pranishëm, 7 votuan kundër.

Votimi ka zgjatur për mëse një orë, raporton noa.al që monitoroi procesin e votimit përmes kameramanit që ndodhet në sallë. Vihet re një ekzaltim nga disa deputetë të cilët shfaqen të gëzuar teksa votojnë përballë Alket Hysenit që drejtoi grupin he timor për shkarkimin e Metës.

Më herët 104 deputetë votuan pro, 7 votuan kundër dhe dy të tjerë abstenuan. Pas votimit ka rezultuar se një fletë votimi ka rezultuar e pavlefshme.

Në seancë ishin të pranishëm gjithsej 114 deputetë, përfshirë kryeministrin Edi Rama i cili erdhi në Tiranë pas mesdite nga Sofia e Bullgarisë.

Që nga shkurti 2019 ky parlament në ikje ka vetëm 122 ndër 140 deputetë që duhet të ketë.

Vendimi i Parlamentit gjithsesi nuk ka fuqi ekzekutuese, pasi do të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese e cila ka në radhë edhe 180 çështje të tjera.

Edhe nëse kalohet me përshpejtim Vendimi për Metën, ka shumë mundësi që në aspektin proc edural, Vendimi të bjerë. Kjo ndodh nëse Kushtetuesja konsideron të drejtë vlerësimin e Presidentit se komisioni hetimor kundër tij është mbledhur jashtë afateve ligjore.

Në rast se kjo pranohet, Vendimi zhbëhet dhe për të dytën herë, kryetari i shtetit i shpëton tentativave të Parlamentit për ta shkarkuar. /noa.al

Parlamenti shkarkon Presidentin Meta, ja me sa vota pro… Read More »

Rama, deputetëve: Shkarkoni Metën, 90% e shqiptarëve kërkon ikjen e tij

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje parlamentit të votojë pro shkarkimit të presidentit Ilir Meta. Gjatë fjalës së tij zoti Rama akuzoi presidentin se ka poshtëruar Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe bëri thirrje që të 122 deputetët ta shkarkojnë pasi sipas tij 90 për qind e shqiptarëve e duan këtë.

“Ilir Meta ka tradhtuar misionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Ilir Meta ka poshtëruar Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Ilir Meta ka shembur institucionin e garantit të unitetit kombëtar.

Ilir Meta ka dhunuar kufirin jetik të ndarjes së pushteteve në demokracinë tonë parlamentare. Ilir Meta ka turpëruar Shqipërinë dhe popullin shqiptar në marrëdhënien krejt speciale me SHBA.

Ilir Meta ka shkarravitur fytyrën e shtetit shqiptar në marrëdhënie me përfaqësitë e bashkësisë demokratike ndërkombëtare në Shqipëri.

Ilir Meta i ka h umbur plotësisht dhe përfundimisht të gjitha shanset që i janë dhënë bujarisht në mënyrë të përsëritur për t’u kthyer në binarët e arsyes m orale dhe ligjore” tha zoti Rama.

Ai shtoi se Shqipëria nuk mund ta mbajë më në kurriz Ilir Metën duke u bërë gazi i botës në sytë e miqve të saj dhe të vetë qytetarëve të saj, ndaj tani ështe koha të flasë parlamenti me votë.

“Shqipëria nuk mund ta mbajë më në kurriz Ilir Metën duke u bërë gazi i botës në sy të miqve të saj dhe vetë qytetarëve të saj. Prandaj ky parlament duhet të ushtrojë pa ngurrim vullnetin e më shumë se 90% të popullit shqiptar për ta shkarkuar Ilir Metën nga detyra.

Ke qardhje për mikun tonë të dikurshëm Ilir, por Meta i sotëm nuk mund të ketë kurrsesi më statusin e lartë që i ka dhënë parlamenti. Ilir Meta ka mbaruar punë me rolin që mori nga parlamenti dhe fjalët për të si president kanë mbaruar. Tani të flasë parlamenti me votë”, tha kryeministri Rama.

Rama, deputetëve: Shkarkoni Metën, 90% e shqiptarëve kërkon ikjen e tij Read More »

Agron Shehaj: ‘Me Bashën jam shumë i zhgënjyer,duhej të ikte pas d ështimeve, por ka hallin e karriges’

Një nga kandidatët për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka ash përsuar to net duke “su lmuar” drejtpërdrejt liderin aktual të PD-së, Lulzim Basha.

Pas takimit me demokratët në Pogradec, Shehaj ka publikuar një video dhe citimin e një qytetari i cili shprehet i zhgë njyer nga Lulzim Basha. Vetë Shehaj thotë se vendimet e tij ishin të gabuara dhe ka uzat e lëna përgjysmë.

Ai mendon se Basha duhet të largohet pas dë shtimeve të shumta, por njëkohësisht konstaton dhe vendosmërinë e kryetarit aktual për të mbajtur me zor karrigen, duke mos pasur interes që të ndryshojë asgjë.

Shënimi i Agron Shehajt

“Me Bashën jam shumë i zhgënjyer. Unë kam qenë në çdo pro testë në Tiranë, në çadër dhe kudo. Nuk kam përfituar asnjëherë punë nga PD, e dinë të gjithë. Unë mendoj se ka ardhur koha që lideri të ndryshojë.”

Demokratët e thjeshtë do bëjnë bilancin e energjive dhe sakrificave të çuara dëm nga vendimet e gabuara dhe ka uzat e lëna përgjysëm nga lidershipi aktual i PD-së. Çdo lider që ka prioritet Partinë Demokratike dhe demokratët do të largohej pas kaq dës htimesh. Por lideri i tanishëm do që ta ruajë karrigen përjetësisht dhe nuk do që të ndryshohet asgjë. Është koha që ndryshimin të vendosin demokratët e thjeshtë me votën e tyre më 13 qershor. Partia është e tyre, liderat duhet të vinë dhe të ikin sapo dë shtojnë.

Agron Shehaj: ‘Me Bashën jam shumë i zhgënjyer,duhej të ikte pas d ështimeve, por ka hallin e karriges’ Read More »

Artan Hoxha thirrje Ramës për kr imet në vend: ‘Kokat h ëngshin’ the, taksirat e ke, dil dhe njëherë, se ‘ata’ vetëm ty të dëgjojnë,thuaju që ta mbajnë pak dorën

Gazetari i kro nikës Artan Hoxha ka risjellë në vëmendje të publikut de batin që pati me kryeministrin Edi Rama në 13 nëntor 2018, lidhur me situatën e kr imit në vend, dhe jo vetëm.

Rama bëri bujë të madhe me deklaratën e tij në emisionin “Repolitix”, ku tha “le të h anë kokat e tyre”, për kr iminelët që vr iteshin me njeri-tjetrin për larje he sapesh.

Mirëpo së fundmi shumë ngjarje të tilla kanë ndodhur, përfshirë dhe vr asje ordinere apo kr ime në familje. Me ironi dhe thumba gazetari i kërkon kryeministrit që të dalë e t’ju bëjë thirrje të ndalin pak dorën, duke kërkuar kështu që shteti të reagojë pasi që nga janari deri më sot janë bërë 35 vr asje, për motive të ndryshme.

Shënimi i plotë i Artan Hoxhës

13 nentor 2018….

Dh emb per dh emb, por ti prape “kokat h engshin” the…

Ja ta degjuan keshillen o komandant.

Por meqe u the:

“Ta hanë k okën e njeri-tjetrit, dhe sa herë te h anë kokën e njëri-tjetrit, unë nuk ndjej absolutisht asnjë gjë tjetër, përveç se marrim frymë thellë. Kështu që kur të hanë ko kën e njëri-tjetrit, hën gshin kokat e njëri-tjetrit, dhe mos u ngo pshin duke ngrënë ko kat e njeri-tjetrit”…

Taksirat e ke, dil dhe njehere, se “ata” vetem ty te degjojne.

Thuaju qe ta mbajne pak doren.

Ta levizin sig uresen, nga varianti me bre sheri, te kalojne ne tek e tek, se na moren fr ymen…

U keputen ne mes var rmihesit e agjensive fun erale, duke hapur gro pa çdo dite, sikur te kishin hapur ka nal deri tani, Tirana do te kishte 24 ore uje panderprerje.

Artan Hoxha thirrje Ramës për kr imet në vend: ‘Kokat h ëngshin’ the, taksirat e ke, dil dhe njëherë, se ‘ata’ vetëm ty të dëgjojnë,thuaju që ta mbajnë pak dorën Read More »