Aktualitet

Nëndetsja 105, një pjesë e rëndësishme e historisë shqiptare, tashmë 60 vjet

Nendetsja 105,nje pjese e rendesishme e historise shqiptare,tashme 60 vjet. Ishte tetori i vitit 1958, kur nendtesja 105,ne ate kohe me emer edhe Tufani, nisi lundrimin e pare se bashku me tre nendetset e tjera qe perbenin ne total kater nendeteset e marines shqiptare. Lundrimi i pare qe perkon edhe me krijimin e 60 vjetorit te brigades se pare te nendeteseve ne bazen e Pashalimanit ne Vlore.
Nje histori qe tek shqiptaret vijon te shquhet me emrin e nendeteses 105, ndersa tashme 60 vjet me vone, baza e Pashalimanit ka mirepritur edhe nje here ata, te cilet u bene pjese e brigades se pare dhe te vetme te nendetesve ne marinen luftarake shqiptare.

Ish nenujesa e kuadro qe kane sherbyer ne nedeteset shqiptare, por edhe ishin pjese e rendesishme e tyre u bene pjese pas 60 vitesh seris ne bazen e Pashalimanit ne Vlore. Petrit Myftiu ish komandant dhe pjestar i lundrimit te pare te nendetseve nga baza e Pashalimanit percolli edhe nje here me emocion dhe para ish ushtarakave emocionet e 60 viteve me pare.

Nuk ka munguar edhe prania e drejtuesve te marines shqiptare dhe komandanti i forces detare shqiptare gjeneral major Ylber Dogjani, qe i ka cilesuar ish ushtaraket si pjesa me e rendesishme e historise se marines shqiptare. Sot nendetsja 105 qendron serish aty ne bazen e Pashalimanit, e rikthyer prej vitit 2015 ne vendin ku i takon ne baze. Por tashme thjesht si nje monument kuklture, pas restaurimit qendron aty ku edhe nisi lundrimin e pare te saj ne vitin 1958, por qe tre vite me vone nga lundrimi i pare mbeti me emrin e saj 105 pjese e historise shqiptare dhe jo vetem te marines.

Nëndetsja 105, një pjesë e rëndësishme e historisë shqiptare, tashmë 60 vjet Read More »

Vlorë/Një premtim i mbajtur i kryeministrit Edi Rama për familjen Ahmeti me tetë anëtarë…

Një premtim i mbajtur i kryeministrit Edi Rama për familjen Ahmeti me tetë anëtarë, ku jeta nga një makth i vërtetë në gjendje të mjeruar kthehet në një jetë normale, falë përkujdesjes së vetë kryeministrit.

Pas vizitës së Kryeministrit në fillim të shtatorit në familjen Ahmeti në fshatin Vajzë të Vlorës ku tetë anëtarët e saj jetonin në kushte të vështira, pa shtëpi, pa energji elektrike dhe fëmijët të paarsimuar, sot familja ka nisur një jetë krejt tjetër.

Kryeministri Rama ka vizituar shtëpinë e Niko Ahmeti në fshatin Vajzë në Vlorë më 5 shtator ku banonte familja me tetë anëtarët e saj.

Kryeministri u interesua për kushtet, nevojat, dhe shkollimin e fëmijëve.

Më tej, kryeministri pasi dëgjoi familjarët, premtoi një zgjidhje; së pari, furnizim me energji elektrike, më pas rindërtimi i shtëpisë dhe arsimimi profesional i fëmijëve.

Rikthimi në shtëpinë e Niko Ahmetit, fshati Vajzë, Vlorë  u krye nga shtabi i punës më 10 shtator kur shtëpia mori furnizim me energji elektrike.

Me 1 tetor, vazhdonte puna për ndërtimin e shtëpisë, ndërkohë që tre fëmijët vazhdojnë arsimimin profesional.

Fëmijët e familjes Ahmeti u paraqitën në drejtorinë e Arsimit Profesional Vlorë. “Jemi njohur me problematikën e familjes tuaj dhe ne mundësuam që ju të tre të ndiqni një nga kurset profesionale”, shprehet drejtuesi i Arsimit Profesional Vlorë. Njëri prej tre djemve do të vazhdojë kursin e instalimeve elektrike.

Për Aleksandrin është menduar të ndjekë kursin e servisit, apo të berberit dhe kjo mbetet në zgjedhjen e tij, ndërkohë që për Arsenin u mendua të ndjekë kursin e hidraulikut.

Djali i madh thotë se e sheh veten elektricist, ndërsa Aleksandrit i pëlqen kursi për hidraulik. Arseni ka zgjedhur profesionin e berberit sepse e ka me dëshirë.

Një jetë nga e para, nga makthi i familjes pa shpresë në një jetë normale dhe të integruar tashmë.

Vlorë/Një premtim i mbajtur i kryeministrit Edi Rama për familjen Ahmeti me tetë anëtarë… Read More »

Me restorant luksoz, vilë e para, Entela Priftit “i dridhen gjunjët”, ja çfarë e pret nesër

Kryetarja e Apelit të Korçës, Entela Prifti do të përballet më 8 tetor me procesin e vetingut. Si është rritur pasuria e saj familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Kryetarja e Apelit të Korçës, Entela Prifti do të përballet më 8 tetor me procesin e vetingut. Si është rritur pasuria e saj familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Entela Prifti, kryetare e Gjykatës së Apelit të Korçës do të përballet me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit më 8 tetor. Trupa gjykuese që ka kryer hetimin administrativ ndaj gjyqtares Prifti drejtohet nga Firdes Shuli dhe ka si anëtarë Roland Ilian dhe Etleda Çiftjen.

Entela Prifti ushtron prej 10 vitesh detyrën e kryetares së Gjykatës së Apelit të Korçës, që pas emërimit të saj në vitin 2008. Më parë, ajo ka ushtruar detyrën e gjyqtares pranë së njëjtës gjykatë. Në vitin 2011, Entela Prifti ka qenë anëtare e Kolegjit Zgjedhor. Paralelisht me detyrën, ajo ka ushtruar gjithashtu mësimdhënie në degën e universitetit “Kristal” në Korçë për një periudhë disavjeçare.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtares Entela Prifti nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Skeda e pasurisë së deklaruar e kryetares së Gjykatës së Apelit të Korçës, Entela Prifti për vitet 2003-2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se gjyqtarja Entela Prifti deklaronte pasuri familjare  me vlerë 8 milionë lekë në vitin 2003-viti i parë i deklarimit të pasurisë për zyrtarët publikë. Duke iu referuar deklaratës së saj të parë të dorëzuar në ILDKPKI, Prifti zotëronte 1/3 pjesë takuese në dy apartamente si dhe një sipërfaqe toke prej 1 mijë metrash në Voskopojë. Ajo deklaronte gjithashtu se bashkëshorti zotëronte 8% të aksioneve me vlerë rreth 6.5 milionë lekë në kompaninë e ndërtimit Beton Plus si dhe hua në vlerën e 6 milionë lekëve.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e gjyqtares Prifti kap shumën e deklaruar të 26 milionë lekëve, ku pjesën kryesore e përbëjnë pasuritë e paluajtshme. Përgjatë 15 viteve të deklarimit, familja e gjyqtares rezulton të ketë blerë dy apartamente të tjera si dhe ka përfituar një njësi me sipërfaqe ndërtimi 519 metra katrorë në Korçë.

Kjo pasuri rezulton të jetë fituar në vitin 2012 nga kompania Beton Plus, në këmbim të 8 për qind të aksioneve që bashkëshorti i gjyqtares zotëronte në këtë kompani dhe ka shërbyer në vitet e mëpasme si një burim i rëndësishëm të ardhurash përmes qerasë.

Vlera monetare e deklaruar për pasuritë e paluajtshme familjare të gjyqtares Entela Prifti është 17.8 milionë lekë. Në fund të vitit 2017, ajo zotëron familjarisht edhe 6.9 milionë lekë likujditete në bankë dhe 1.1 milionë lekë kursime në cash.

Për periudhën deklaruese 2003-2017, gjyqtarja Entela Prifti ka realizuar të ardhura familjare  në vlerën e 59.6 milionë lekëve. Paga e saj dhe e bashkëshortit, i cili ka mbajtur postin e drejtorit të ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve në Korçë zënë 68 për qind të të ardhurave. 25 për qind e të ardhurave janë siguruar nga dhënia me qira e pronave të patundshme, ndërsa 5.5 për qind e totalit të të ardhurave e zënë fitimet nga shit-blerja e pronave.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 14 vitet e deklarimit të gjyqtares Entela Prifti, nga të cilat dy prej deklaratave rezultojnë me mungesë burimesh të deklaruara në vlerën e rreth 1.98 milionë lekëve.

BIRN ka identifikuar gjithashtu si “flamur të kuq” transaksionin financiar që solli krijimin e pasurisë  “godinë me sipërfaqe ndërtimi prej 519 metrash katrorë”, e përfituar përmes shkëmbimit të aksioneve me vlerë rreth 6.5 milionë lekë.

BIRN identifikoi gjithashtu se gjyqtarja Entela Prifti ka marrë një kredi bankare prej 70 mijë eurosh në vitin 2011, por nuk është deklaruar qëllimi i marrjes së kësaj kredie apo destinacioni i parave.

Borxhet e deklaruara në vitin 2003 me vlerë 6 milionë lekë janë një tjetër “flamur i kuq” i identifikuar në këtë analizë, pasi në fund të vitit 2017, familja e gjyqtares rezulton të ketë ende pa shlyer 2 milionë lekë.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik./BIRN

Me restorant luksoz, vilë e para, Entela Priftit “i dridhen gjunjët”, ja çfarë e pret nesër Read More »

“Nëse e keni orë më të shtrenjë se makina ime jeni të korruptuar”. Po kur gjyqtarja zotëron këtë super biznes-vilë, në ç’masë është e korruptuar?

Sa herë flitet pë pasuritë e gjyqtarëve, mendja të shkon fillimisht te orët e shtrenjta, bizhuteritë apo makinat e luksit. Në fakt, në rastin e një gjyqtareje  në Korçë nuk bëhet fjalë për këto, por për vilë trekatëshe, lokal dhe një pikë karburantesh.

“Nëse ulni kokën dhe shihni kyçin e dorës dhe nëse mbani në dorë një orë më të shtrenjtë se makina ime, atëherë jeni gjyqtarë të korruptuar. Nëse jeni i tillë, duhet ta lini këtë profesion menjëherë, pasi mund të futeni në burg”, tha diplomati Donald Lu.

Por kur vila e një gjyqtareje ia kalon jo vlerës së makinës së Donald Lu, e sa e sa makinave: Në çfarë mase është e korruptuar gjyqtarja?

Kjo super-vilë e rikonstruktuar në qytetin e Korçës, sipas disa mediave e publikuar që në 2015-ën, është në pronësi të Kryetares së Gjykatës së Apelit në Korçë, Entela Prifti dhe e bashkëshortit të saj, Drejtorit të Ujësjellësit në Korçë, Petrit Tare.

Rikonstruksioni i vilës thuhet se ka kapur vlerën e rreth 500 mijë eurove. Ndërsa në katin e parë të godinës ndodhet një restorant ndërsa taraca shërben si lokal.

Përgjigjia do të vijë shpejt. Entela Prifti do të kalojë në sitën e Vetting-ut më 8 tetor, ora 10:30. Entela Prifti, do të dalë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit me një trupë gjykuese që përbëhet nga Firdes Shuli, Roland Ilia, Etleda Çiftja.

“Nëse e keni orë më të shtrenjë se makina ime jeni të korruptuar”. Po kur gjyqtarja zotëron këtë super biznes-vilë, në ç’masë është e korruptuar? Read More »

Vuçiç nuk heq dorë: Ne do ta blejmë në një mënyrë tjetër “Telekom Albanian”

Telekom Serbia duket se vendosur për të blerë T Mobile në Shqipëri pavarësisht se qeveria shqiptare po bën ç’është e mundur për ta ndaluar një gjë të tillë. Të paktën këtë ka lënë të kuptohet vetë presidenti serb.

“Në Serbi, do të ishte e pamundur që politikanët të ndalonin investimet në ekonomi, vetëm për shkak se paratë vijnë nga Shqipëria. Dhe ajo që kam dëgjuar nga përfaqësuesit tanë, kjo është ajo që ka ndodhur me “Telekom Serbia”. Ne patëm dhënë ofertën më të mirë për blerjen e “Telekomit të Shqipërisë”. Ata po thonë se paratë e Serbisë nuk janë mjaft të mira, gjë që do të ishte e frikshme”.

Kështu është shprehur presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, duke komentuar refuzimin sipas tij që autoritetet shqiptare i kanë bërë kërkesës së kompanisë serbe për të blerë kompaninë e telefonisë mobile, “Telekom Albania”.  Sipas Vuçiç, Shqipëria u ka dërguar mesazhin e gabuar në këtë mënyrë investitorëve, duke iu thënë se nuk janë të mirëpritur dhe se investimet serbe nuk duhet të vijnë. Megjithatë kreu i shtetit serb është shprehur i bindur se Serbia do ta blejë “Telekom Albanian” përmes një mënyrë tjetër.

“Kur shteti ka rritje të të ardhurave, papunësia është dy herë më e ulët se në Shqipëri, kur kemi reduktuar borxhin publik mes 47-48% deri në fund të janarit, këto janë tregues pozitivë. Ne do ta blejmë në një mënyrë tjetër “Telekom Albanian””, tha Vuccicc. Komentet presidenti serb i bëri gjatë inagurimit të fabrikës “Labor srb”, në Sremska Mitrovica. Mësohet se Telekom Serbia ka bërë ofertën më të favorshme për blerjen e Telekom Albania duke ofruar 60 mln euro.

Vuçiç nuk heq dorë: Ne do ta blejmë në një mënyrë tjetër “Telekom Albanian” Read More »

Udhëtime e hotele, deputetët e kryetarët e partive të pamëshirshëm në kurriz të popullit, ja emrat

Deputetët e Shqipërisë i kanë shfrytëzuar maksimalisht përcaktimet ligjore, të cilat u japin atyre të drejtë të rimbursohen për karburant, telefon dhe dieta. Pikërisht dietat e deputetëve janë edhe ato që i kushtojnë më shumë buxhetit të shtetit. Nëse vëzhgohet lista e siguruar nga “Sot”për shpenzimet e përfaqësuesve të popullit gjatë një viti, vihet re se deputetët kanë bërë batërdi me rimbursimet për udhëtimet, hotelet dhe restorantet, të cilat përfshihen tek dietat.

Nëse bëjmë një krahasim mes benfiteve që kanë përfituar, rimbursimet më të shumta janë te dietat. Ka shumë deputetë që kanë përfituar mbi 5 milionë lekë nga dietat. Pra udhëtimet, darkat e drekat e deputetëve paguhen me lekët e taksapaguesve. Përveç kësaj, ka emra që janë shumë të pasur dhe kanë rekorde me dietat. Agron Çela është ndër më të pasurit në Parlament, por ka përfituar 526.750 lekë dieta në periudhën janar-gusht 2018. Emër tjetër është Fate Velaj. Ai ka miliona euro pasuri, por ka marrë 583.187 lekë dieta dhe rezulton si deputeti që ka marr më shumë. Në të njëjtën linjë janë dhe Vangjel Tavo apo Fadil Nasufi.

Përfitimet e deputetëve

Disa nga emrat me bonuset me të larta nga rimbursimet vijojnë si më poshtë: Antoneta Dhima- 280.000 lekë karburant, 136.000 lekë telefon, 526.750 lekë dieta;

Anduel Xhindi- 280.00 lekë karburant, 136.000 lekë telefon, 526.750 lekë dieta; Almira Xhembulla- 280.000 lekë karburant, 136.000 lekë telefon, 520.481 lekë dieta;

Andrea Marto- 280.000 lekë karburant, 136.000 lekë telefon, 526.750 lekë dieta; Arben Kamami- 235.914 lekë karburant, 136.000 lekë telefon, 526.750 lekë dieta;

Fadil Nasufi- 280.000 lekë karburant, 136.000 lekë telefon, 526.750 lekë dieta, etj. Ajo që bie në sy është fakti se në listë ka edhe shumë deputetë të cilët janë mjaft të njohur për publikun dhe kanë pasuri marramendëse. Por pavarësisht se zotërojnë shuma të mëdha parash vetë dhe biznese të shumta, kjo nuk i pengon aspak që të përfitojnë edhe nga benefitet e postit të deputetit.

Midis këtyre emrave mund të përmendim:

Oerd Bylykbashi- 218.498 lekë karburant, 136.000 lekë telefon, 526.750 lekë dieta; Dritan Bici- 205.561 lekë karburant, 121.194 lekë telefon, 451.500 lekë dieta; Enkelejd Alibeaj- 280.000 lekë karburant, 136.000 lekë telefon, 526.750 lekë dieta;

Ervin Salianji- 280.000 lekë karburant, 136.000 lekë telefon, 263.375 lekë dieta; Fadil Nasufi- 280.000 lekë karburant, 136.000 lekë telefon, 526.750 lekë dieta;

Elena Xhina- 235.914 lekë karburant, 136.000 lekë telefon, 451.500 lekë dieta; Edlira Bode- 280.000 lekë karburant, 136.000 lekë telefon, 438.958 lekë dieta;

Edmond Panariti- 280.000 lekë karburant, 136.000 lekë telefon, 263.375 lekë dieta; Bashkim Fino- 280.000 lekë karburant, 136.000 lekë telefon, 301.000 lekë dieta, etj.

Në listë qëndrojnë edhe kryetarët e partive të LSI dhe PBDNJ, Monika Kryemadhi dhe Vangjel Dule.

Monika Kryemadhi përfiton 235.914 lekë karburant, 136.000 lekë telefon, 263.375 lekë dieta, ndërsa Vangjel Dule përfiton 280.000 lekë karburant, 136.000 lekë telefon, 526.750 lekë dieta.

Duhet theksuar fakti se midis shpenzimeve të 127 deputetëve, socialisti Fate Velaj është ai që ka përfituar rimbursimet më të larta për dieta. Bonuset e tij janë: 280.000 lekë karburant, 136.000 lekë telefon, 583.187 lekë dieta.

Udhëtime e hotele, deputetët e kryetarët e partive të pamëshirshëm në kurriz të popullit, ja emrat Read More »

‘Hap dyert’ burgu i Reçit, ja kush po transferohet aty

Mberrijne ne burgun e Reçit 100 te denuarit e pare. Drejtoria e pergjithshme e burgjeve ka kryer zhvendosjen e pare te te denuarve prej mesdites se te shtunes dhe te dielen. Proçesi eshte vetem faza e pare dhe te denuarit e pare jane sjelle ne kushte te larta sigurie, me furgonet e kesaj drejtorie.

Efektive te shumte te policise se burgjeve garantuan sigurine e kesaj zhvendosje. Nga informacionet zyrtare thuhet se transferimi i te denuarve do te vijoje deri ne permbylljen e plote te te gjithe vendeve te lira qe ka kjo IEVP.

Nuk behen te ditura detaje se nga cili burg jane sjelle dhe kush jane te denuarit e pare qe “shijuan” burgun e ri te sigurise se larte. Tashme Reçi afro 2 vite pas perfundimit perjeteton popullimin e pare dhe qe i jep zyrtarisht jete funksionimit te kesaj IEVP te pare ne qarkun Shkoder./ShkodraNews

‘Hap dyert’ burgu i Reçit, ja kush po transferohet aty Read More »

Elvana Gjata heq dorë nga të gjitha, nga fundjavat me kosto 20 mijë euro te shitja e biznesit,

Elvana Gjata pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Bllok ka vendosur që të largohet nga Shqipëria. Këtë vendim ajo e ka marrë fill pas marrjes në pyetje nga policia. Në përplasjen me armë, që pati si shkak ngacmimin e saj, pati një të vdekur dhe dy të plagosur ndërsa i dashuri i saj Ervin Mata është në kërkim.

Burimet thonë se këngëtarja është tronditur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në zonën e ish-Bllokut dhe ka vendosur që të largohet për disa kohë nga vendi. Ajo ka dhënë dëshminë e saj në Drejtorinë e Policisë Tiranë për ngjarjen, fill pasi ajo ndodhi dhe më pas ka vendosur të largohet në një vend të Bashkimit Europian. Deri më tani, këngëtarja nuk ka bërë asnjë reagim për ngjarjen në fjalë.

Pak kohë më parë, këngëtarja Elvana Gjata pranoi publikisht se ishte fejuar me një biznesmen, pa zbuluar emrin e tij. Për Matën dihej vetëm se kishte një hotel dhe se ishte i gatshëm të mbulonte shpenzimet e këngëtares. Elvana foli për fejesën për herë të parë kur ishte në SHBA, teksa mundohej të realizonte disa projekte të reja muzikore. Elvana njihej dhe ishte në një lidhje me biznesmenin Mata që prej vitit 2015 dhe zyrtarizmi i fejesës erdhi në vitin 2017

Elvana shijonte lidhjen e saj me udhëtime të shumta dhe shpenzime marramendëse, sepse partneri i saj nuk kursente asgjë për të plotësuar këngëtaren në çdo aspekt. Dhe kështu, Elvanës nuk i mungonte asnjë gjë për të jetuar si në përrallë. Ishte pikërisht partneri i saj, i cili investoi në biznesin e fustaneve “Altar”, që shumë shpejt këngëtarja e shiti. Ndërkohë, ishte ai, që shpenzonte shuma të mëdha parash për fillimin e karrierës së Elvanës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kujtojmë që ajo festoi një 30-vjetor përrallor me shpenzime që kapën 20 mijë euro vetëm për udhëtimet e fundjavave. Pas klipit “Lelja” dhe mbylljes së epokës dashuri & muzikë me Flori Mumajesin, këngëtarja e njohur, Elvana Gjata, hyri në një fazë të re të jetës, që nga rrëfimet e miqve të afërt është vërtet si në përralla. Mirëpo, edhe kjo fazë nuk zgjati shumë, teksa i dashuri i këngëtares tashmë është në kërkim nga Policia.

Elvana Gjata heq dorë nga të gjitha, nga fundjavat me kosto 20 mijë euro te shitja e biznesit, Read More »