Aktualitet

Ambasadorja gjermane i bën një paralajmërim të qartë Edi Ramës: Ka para vetes…

Çështja e Teatrit Kombëtar tashmë po merr dhe vëmendjen e ndërkombëtarëve. Një prej tyre që ka folur hapur për këtë gjë është ambasadorja e Gjermanisë në Shqipëri, Susanne Schütz. Ajo shprehet se, investitorët kanë besim tek procesi i Vettingut, por paralelisht duhet të merren masa edhe për sa i përket prokurimeve publike. Sipas saj, ka nevojë për më shumë transparencë sa u përket procedurave të prokurimeve publike, apo edhe për raporte të paqarta pronësie në objekte potenciale investimi.

Rastin e prokurimeve Schütz, në një intervistë për “Monitor”,e lidh edhe me ambicien e Shqipërisë drejt BE-së, duke theksuar se reagimi i Komisionit për ligjin “Për Teatrin”, tregon standardet që duhet të aplikojë sot Shqipëria. Nga ana tjetër, ambasadorja nënvizon se ka vend për të parë edhe mangësitë në moralin e pagesave të detyrimeve në rastin e kontratave publike, të cilat nuk ndikojnë pozitivisht në imazhin e Shqipërisë si vend investimesh.

A mund të kemi një koment mbi momentin ku ndodhet sot Shqipëria në aspektin ekonomik, ambicies drejt Bashkimit Europian, progresi dhe sfidat?

Anëtarësimi në Bashkimin Europian nënkupton që secili prej vendeve kandidate të marrë përsipër të gjithë inventarin normativ dhe ligjor të unionit – të ashtuquajturin acquis communautaire. Këtu bëjnë pjesë krahas standardeve ligjore dhe juridike, edhe kapitujt e rëndësishëm për ekonominë, sikundër janë ato mbi prokurimet publike, të drejtën e konkurrencës apo mbrojtjen e konsumatorit. Shqipëria ka bërë ndërkohë hapa përpara në këta sektorë – kjo edhe me mbështetjen gjermane dhe europiane. Megjithatë Shqipëria ka përpara vetes ende detyra të mëdha për të përmbushur. Pozicionimi i Komisionit të Bashkimit Europian lidhur me ligjin për Teatrin Kombëtar, për shembull, ilustron standardet që duhet të aplikohen që sot në sektorin e prokurimeve publike në Shqipëri.

Cilët janë disa nga sektorët që kanë më shumë potencial në këndvështrimin tuaj dhe që mund të tërheqin investitorët e huaj? Çfarë përshtypjesh merrni nga investitorët gjermanë për Shqipërinë lidhur klimën e biznesit në vend, çfarë aspektesh kërkojnë përmirësim?

Shqipëria ka një potencial të madh zhvillimi në shumë fusha – këtu bëjnë pjesë turizmi, energjia e gjelbër, por edhe bujqësia dhe sektori i shërbimeve. Por në të gjithë këta sektorë është njësoj e rëndësishme që të krijohen kushtet e duhura të përgjithshme për investitorë potencialë – qofshin këta vendas apo të huaj. Dhe pjesë e këtyre kushteve janë para së gjithash siguria ligjore, transparenca dhe një administratë funksionale, eficiente dhe e pakorruptuar. Në komunikimin tim me investitorë gjermanë procesi i Vetting-ut në drejtësi, i cili ka nisur tanimë në mënyrë të suksesshme, ka gjetur vlerësimin e tyre. Ai forcon besimin në shtetin ligjor, duke kontribuuar kësisoj në një masë të konsiderueshme në rritjen e atraktivitetit të Shqipërisë si vend investimesh. Në këndvështrimin e komunitetit gjerman të biznesit, këto reforma duhet domosdoshmërisht të vijojnë të zbatohen. Sepse kemi ende sipërmarrje nga Gjermania, pra investitorë potencialë për Shqipërinë, që ankohen për mangësi në politikën e informimit dhe në transparencë sa u përket procedurave të prokurimeve publike, apo edhe për raporte të paqarta pronësie në objekte potenciale investimi. Nga ana tjetër, edhe mangësitë në moralin e pagesave të detyrimeve në rastin e kontratave publike nuk ndikojnë pozitivisht në imazhin e Shqipërisë si vend investimesh.

Shqipëria ka ndryshuar fokusin e saj nga turizmi masiv drejt atij elitar, pra të pasurve, duke aplikuar edhe një paketë lehtësuese për hotele të kësaj kategorie. A mendoni se jemi gati për këtë profil turisti dhe a është ky një turizëm i qëndrueshëm?

Në sektorin e turizmit, Shqipëria ka sigurisht një potencial të madh. Por është gjithashtu e qartë që ajo gjendet në një treg global me konkurrencë të fortë. Atraktiviteti i Shqipërisë si destinacion turistik mund të rritet nëse përmirësohen infrastruktura në tërësi – dhe këtu përmend rrugët dhe autostradat, menaxhimin e mbetjeve, ndërtimet pa leje, kanalizimet – dhe cilësia e shërbimeve. Gjermania e mbështet Shqipërinë në këtë kontekst me projekte të shumta – si për shembull me zhvillimin e koncepteve për turizmin e qëndrueshëm në zonat malore./Monitor

Ambasadorja gjermane i bën një paralajmërim të qartë Edi Ramës: Ka para vetes… Read More »

Gazetarja plas bombën, tregon ku ndodhen tre personat e kërkuar për ngjarjen në Bllok

Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala ka treguar se tre personat e shpallur në kërkim për ngjarjen në Ish Bllok, ku mbeten të vrarë një person dhe dy të tjerë u plagosën ndodhen në Shqipëri dhe nuk janë larguar jashtë vendit.

Sipas gazetares Klodiana Lala të tre personat në kërkim,Ervin Mata, i dashuri i Elvana Gjatës, Fabian Allushi dhe Mevjol Bilo, (të tre të shpallur në kërkim) sipas sistemit TIMS, nuk rezultojnë të jenë larguar nga Shqipëria.

”Në rrugë zyrtare, 3 të shpallurit në kërkim nuk kanë dalë jashtë vendit, këtë e konfirmon edhe sistemi TIMS, por mund të kenë përdorur forma të tjera. Nesër janë seancat për masën e sigurisë. Mund të ndodhë që të ketë dëshmitarë dhe prova të tjera.”

Kujtojmë se personi i dyshuar për vrasjen e Fabiol Gaxhës dhe plagosjes së Ervis Martinajt dheEljon Hatos thuhet se është truproja dhe kushëriri i këngëtares Gjata, njëherësh edhe pjesë e Forcave Komando ushtarake Mevjol Bilo-tha Lala.

Gazetarja plas bombën, tregon ku ndodhen tre personat e kërkuar për ngjarjen në Bllok Read More »

Jetojnë në terr se s’mund të paguajnë dritat, lotët e çiftit të moshuar të këpusin shpirtin

Një çift të moshuarish në fshatin Qyrkan në Cërrik jetojnë në terr, pasi nuk kanë para të paguajnë energjinë elektrike dhe për pasojë, OSHEE u ka ndërprerë lidhjen. 66-vjecari Xhevit Qafa thotë se është mbifaturuar nga OSHEE, ndaj borxhi që i detyrohet është i madh dhe ai nuk mund ta shlyej dot. Ai qan me dënesë, pasi i frikësohet një rikthimi në burg.

Ai bashkë me gruan e  sëmurë, jetojnë në një ndërtesë, ku varfëria është ulur këmbëkryq. Xhaviti thotë se ka bërë burg pasi ka rilidhur energjinë elektrike sa për të parë, ndërsa cështja në ngarkim të tij ende nuk është mbyllur.

Ai i lutet shtetit që të mos e dënojnë për një dritë, për të cilën banesa e tij e zymtë ka aq shumë nevojë.

‘I thashë që unë jam në pikë të hallit. Nuk kam çfarë të bëj më. Kam vënë dritë sa për të ngrënë bukë’- ka thënë Xhevit Qafa.

Jetojnë në terr se s’mund të paguajnë dritat, lotët e çiftit të moshuar të këpusin shpirtin Read More »

Ndërtimi i gazsjellësit TAP nxjerr në dritë dhjetëra zona arkeologjike në Shqipëri

Punëtorët që po punojnë në ndërtimin e një gazsjellësi nga Shqipëria për në Itali kanë mbetur të habitur përballë dhjetëra zonave antike që kanë zbuluar ku ndodhen thesare që nga koha e Neolitit, raporton “euronews”.

Ky zbulim, që mendohet se është një prej më të mëdhenjve ndonjëherë në Shqipëri, nxit autoritetet që të ftojnë dhjetëra arkeologë për të bërë kërkime.

“Kemi zbuluar shumë objekte, argjendurina, armë… shumë artikuj qeramike”, thotë Iris Pojani, kryearkeologia e “Abkons”, në një prej ngulimeve në Turan, që ndodhet 180 kilometra në juglindje të kryeqytetit, Tirana.

“Aty ka armë, heshta, shigjeta, thika dhe ndoshta edhe shpata. Kemi gjetur shumë argjendurina si unaza, vathë, qelibar dhe rruaza qelqi, shumë prej tyre”, tregon Pojani.

Ekipi i përbërë nga 50 arkeologë zbuloi qindra skelete, varre dhe objekte që nga epoka e hekurit (1100 para erës sonë) deri në epokën e vonët romake (200-600 pas erës sonë) madje edhe varre që i përkasin epokës mesjetare, deri më 28 shtator që vazhduan punimet.

Por ata mbetën të habitur që gjetën prova për ekzistencën e këtij ngulimi në një epokë të largët të historisë.

“Nën shtresën e epokës së hekurit, u gjend një ngulim i epokës së neolitit si dhe kemi zbuluar një fshat dhe shumë, shumë objekte që lidhen me këtë periudhë”, thotë Pojani.

Epoka e neolitit është periudha e fundit e epokës së gurit dhe i paraprin epokës së broxit.

Kjo zonë është një nga 30 që janë zbuluar gjatë punimeve për të ndërtuar gazsjellësin që lidh Shqipërinë me Azerbaxhanin, Turqinë, Greqinë dhe Italinë nëprëmjet detit Adriatik.

Ndërtimi i gazsjellësit TAP nxjerr në dritë dhjetëra zona arkeologjike në Shqipëri Read More »

Katër vajza si yje, por ajo që fshihet pas syve të bukur është vetëm dhimbja

Një histori si shumë të tjera në Shqipërinë tonë të dashur.

Deputetja Oriola Pampuri ishte në familjen 6 anëtarëshe të Arben Hysenajt në Babrru të Tiranës, e cila jeton pa asnjë të ardhur dhe është në gjendje të mjeruar.

Kësaj familjeje i është hequr ndihma ekonomike, megjithëse dy prindërit janë pa punë dhe kanë 4 vajza të mitura për të ushqyer.

Njëra prej katër vajzave të mitura, vuan nga distrofia, por prindërit i treguan deputetes Pampuri se iu është hequr KEMP-i pa asnjë shpjegim.

Vajza tjetër familjes vuan nga sëmundja e epilepsisë dhe kërkon kujdes të vazhdueshën, i cili u mungon fëmijëve. Për shkak të kushteve të mjerueshme ekonomike, heqjes nga lista e ndihmës ekonomike dhe mungesës së shpresës, kryefamiljari Arben Hyseni vuan nga depresioni, ndërsa nëna e familjes është e pamundur të punojë.

Fëmijët të cilët shkojnë në shkollë, udhëtojnë rreth 35 minuta në një rrugë të keqe.
Deputetja Pampuri thotë se kjo familje jeton me borxhe dhe sipas skemës kriminale të qeverisë, me largimin nga skema ekonomike, kjo familje e varfër duhet të presë edhe gjashtë muaj të tjerë për të aplikuar sërish.

“Kjo është e vërteta”, tha Pamuri, “jo ajo që propagandon kryeministri Rama”.

DEPUTETJA ORIOLA PAMPURI NË FAMILJEN GJASHTË ANËTARËSHE
Jemi në familjen e zonjës Azize, e cila jeton me katër vajza, më e vogla është katër vjeçe më e madhja është 12 vjeç.

Vajza ka përfituar KEMP, por tani nuk e përfiton më KEMP-in për shkak të një patologjie që ka, Azizja është pa punë, bashkëshorti del çdo ditë për të kërkuar punë dhe jo gjithmonë e gjen atë. Është hequr nga ndihma ekonomike dhe nuk janë më përfitues të skemës ekonomike ndërkohë që nuk plotësojnë asnjë kusht jetese për të jetuar normalisht.

Dhe i plotësojnë të gjitha kushtet për të qenë pjesë e ndihmës ekonomike, ashtu sikurse vajza i plotëson të gjitha kushtet për të përfituar KEMP.

Megjithatë ne shpesh dëgjojmë nga qeveria që janë hequr nga ndihma ekonomike ato familje të cilat përfitojnë padrejtësish. Ju e shihni që kjo familje nuk ka asnjë arsye për të kërkuar padrejtësisht ndihmën ekonomike por ka të gjitha të drejtat për të përfituar ndihmën ekonomike dhe për ta marrë atë sepse pa të nuk munden të jetojnë.

Listat e përfituesve të ndihmës ekonomike, sot nuk janë transparente. Personat të cilët kanë dalë nga ndihma ekonomike dhe nuk kanë gjetur ende punë, janë të shumtë.

Janë hequr 20 mijë familje nga ndihma ekonomike dhe sot janë shumë të paktë ata që i janë rikthyer skemës. Janë të shumtë në numër si zonja e cila ndodhet në gjendje të mjerueshme, e cila nuk përfiton ndihmën ekonomike. Gjithçka që paraqitet si show, është e pavërtetë përballë këtij realiteti të dhimbshëm në të cilën jeton kjo familje dhe shumë familje të tjera si zonja Azize.

Azize Hyseni: Jetojmë në kushte shumë të vështira për momentin. KEMP-in e vajzës ma kanë hequr dhe nuk e di përse. Doli në komision, nuk më kanë kthyer përgjigje, e merr apo nuk e merr. Ndihmën ekonomike ma kanë hequr. Më thanë se nuk jam paraqitur tek zyrat e punës.

Tek zyrat e punës nuk jam paraqitur sepse burri më vuan nga depresioni. Edhe sikur ta fusin ai nuk e mban dot. Unë jam me katër fëmijë të vegjël. Në shkolla janë dy paradite, dy pasdite. Vetë jam e sëmurë siç e shikoni. Për në shkollë duhet gjysëm ore.

Jetojmë me çfarë mbledh burri gjatë ditës, kanaçe, hekura. Ndonjëherë kur sjell tela i pastroj, para tre javësh preva dorën duke i pastruar. Është shumë vështirë për t’ia dalë. Shkojnë dritat dhe uji më shumë. Jetojmë vetë i gjashtë vetëm në këtë dhomë 3 me 3.

Katër vajza si yje, por ajo që fshihet pas syve të bukur është vetëm dhimbja Read More »

Një komando hero, përballë kriminelëve!

Nga Flamur Vezaj

Meviol Bilo, apo siç e thërrasin kolegët e tij Joli, i dekoruar dhe vlerësuar me nota maksimale disa herë nga shteti shqiptar e aleatët si dhe nga SHBA-ja për një mision sekret në vitin 1998 në zonën mes Malit të Zi dhe Kosovës për marrjen e CD-ve të avionit vëzhgues të rënë në këtë zone malore! Është njëri nga 30 themeluesit e Forcave Speciale Shqiptare, i cili ka marrë pjesë në misione paqeruajtëse në Republiken e Çadit në Afrikë, Irak e Afganistan!

I stërvitur nga forcat speciale amerikane “Green Berrets” dhe më pas pjesë e kompanisë luftarake shqiptare “Eagle” 1,2,3 e në vazhdim krah forcave speciale amerikane e britanike në zona të nxehta të luftimeve në Afganistan, ku në një nga këto misione humbi jetën edhe oficeri Feti Vogli! Sipas burimeve nga ushtria, Meviol Bilo është specialist xhenio, zhytje, qitje, etj dhe ka qenë pjesëtar i kompanisë së parë antiterror në Forcat e Armatosura! Përshkruhet si djalë punëtor, i përkushtuar, i drejtë dhe shume i qetë! I paskeduar ndonjëherë nga Policia!

Ervin Mata, biznesmen për shkak se familja disponon disa prona, ka një biznes hotelerie familjar dhe ka investuar në ndërtim në Tiranë! Frekuentues i jetës së natës dhe i fejuar i këngëtares Elvana Gjata dhe i paskeduar nga policia për ndonjë vepër në Shqipëri!

Fabiol Alushi, është përfshirë në sherr vetëm se ka pasur qëllim qetësimin e situatës, që me pas doli nga kontrolli dhe është larguar nga lokali bashkë me të dyshurit!

Geldo Hoti, dyshohet se ka ndihmuar të dyshuarit si autorë të largohen nga vendi i ngjarjes! I padënuar më parë!

Të shpallurit në kërkim përballë tre të “dëmtuarve” me një CV të pasur kriminale!

Ervis Martinaj, i dënuar nga drejtësia për organizim të lojërave të fatit të palicensuara, i dyshuar për disa ngjarje kriminale, si vrasja e Elvis Doçit, Enton Nikaj, gjobëvënie e kanosje të efektivëve të policisë, i skeduar si person me precedentë të theksuar kriminal dhe i dhunshëm!

Fabiol Gaxha, i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë dhe i referuar në raportet e policisë si person me rrezikshmëri shoqërore për shkak të prirjeve kriminale!

Esmerald alias Eljon Hato, i dënuar disa herë nga gjykatat dhe i hetuar për vrasje e porositje të vrasjes nga burgu! Disa herë i skeduar nga policia dhe i cilësuar si person me rrezikshmëri shoqërore!

Më lart rendita disa FAKTE për të kaluaren e personave të përfshirë në ngjarjen e zonës së ish-Bllokut ku mbeti i vrarë një person dhe dy të tjerë u plagosen! Vetëm nga leximi i CV-së e kuptoni se me çfarë personash kemi të bejme dhe si mua edhe juve besoj ju shkon në mendje pyetja, se çfarë e shtyu të dyshuarin “hero” të ushtrisë të qëllojë ndaj ketyre tre personave me CV të pasur kriminale dhe që bartin mbi supe minimumi nga një dyshim per vrasje!

A thua aq ngushtë ia kishin sjellë E.Matës dhe M.Bilos sa të kundërpërgjigjet ky i fundit në mënyrën më ektreme, atë të shkrepjes së armës! Ndoshta është herët, por kam përshtypjen se “heroi” ushtarak ka reaguar në kushtet e vetëmbrojtjes pasi të dhënat paraprake thonë se ka qenë Fabiol Gaxha që ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar i pari në drejtim të personave tashmë të shpallur në kërkim! Por të presim deri në fund të hetimeve!

Është e disata herë që ushtarakë të forcave komando përfshihen në ngjarje kriminale apo janë në krah të personave edhe me rrezikshmëri shoqërore apo detyrohen të bëjnë punë të “shoqëruesve” për shkak të pagave qesharake që marrin! Kjo pagë, mendoj që e ka shtyrë edhe M.Bilon që të mos rrijë pas punës në ushtri me dy fëmijët e tij, por të dalë t’i dëgjojë po… e E.Gjatës e të përfshihet në një ngjarje që jo vetëm i shkatërroi karrierën, por i rrezikohet edhe jeta atij e pjesëtarve të familjes së tij! E për çfarë, sepse shteti nuk është në gjendje t’i japë një vlerësim të kënaqshëm financiar qe ai dhe shumë kolegë të tij, që jane aset kombëtar, të mos përfshihen në ngjarje të tilla!

Një komando hero, përballë kriminelëve! Read More »

Me video/ Ambasada e SHBA: Si të bëni aplikimin për lotarinë amerikane

Tre ditë pas nisjes së aplikimit për lotarinë amerikane, Ambasada Amerikane në Tiranë ka publikuar sot një tjetër video në profilin e saj në facebook. Përmes videos, Ambasada Amerikane këshillon të gjithë aplikantët se si të kryejnë në mënyrë të saktë procedurën.

“E dini si të plotësoni në mënyrë të saktë aplikimin për Lotarinë Amerikane? Shihni këtë video që ju tregon hap pas hapi si të plotësoni formularin tuaj.” – thuhet në postimin e Ambasadës Amerikanë në Tiranë, bashkëngjitur videos.

https://www.facebook.com/usembassytirana/videos/288831241722955/?t=1

Me video/ Ambasada e SHBA: Si të bëni aplikimin për lotarinë amerikane Read More »