Aktualitet

“Fshini fotot se na çat k*rin”, Zbulohen sms-të e kërcënimit të nipit të deputetit të PS

Ngjarja e Xhisela Malokut dhe djalit të deputetit Rrahman Rraja ka qenë kryefjala e komenteve në rrjetet sociale, veçanërisht deklarata e vajzës se “kur bënin sherr digjnin njëri-tjetrin me cigare”.

Por këto deklarata kanë nxitur dhe “fantazinë”e faqeve të ndryshme të rrjeteve sociale, duke bërë humor dhe satirë me këtë ngjarje.

Një prej faqeve më të vizituara në Facebook është “Brryli Broadway”, e cila ka si burim frymzimi kreun e LZHK-së, Dashamir Shehi.

Por një nga fotot satirike të kësaj faqe ka ngjallur reagimin e nipit të deputetit të PS-së, Rrahman Rraja i cili i ka kërkuar që ti fshinë fotografitë për xhaxhajin e tij.

Flori Rraja ka përdorur tone fyesë ndaj administratorëve të “Brryli Broadway”, ç’ka ka i ka bërë që ti publikojnë bisedën kërcënuese në faqen e tyre të Facebook.

“Do e pesoni për të gjitha këto që bëni”, shkruan Flori Rraja.

Flori_Rraja_Kercenimi

Flori_Rraja_Kercenimi1

Flori_Rraja_Kercenimi2

Flori_Rraja_Kercenimi3

“Fshini fotot se na çat k*rin”, Zbulohen sms-të e kërcënimit të nipit të deputetit të PS Read More »

Vlorë /Nis operacioni “Forca e ligjit”, shoqërohen disa persona në komisariat

Policia e Shtetit dhe FNSH kanë “zbritur” në Vlorë, për të vijuar në këtë qytet operacionin e koduar “Forca e ligjit”. Nga uniformat blu është duke u kërkuar për të arrestuar shtetas që janë në kërkim.

Efektivët policorë kanë ngritur disa post-blloqe në hyrje daljet e qytetit.

Gjithashtu, ata kanë ngritur post blloqe edhe në pika kyçe të Vlorës. Aksioni u përqendrua në zona kryesore të qytetit jugor.

Edhe hyrjet e daljet e qytetit po mbahen nën kontroll të rreptë. Policia kontrolloi disa makina, kurse ka shoqëruar në komisariat disa persona./shekulli

Vlorë /Nis operacioni “Forca e ligjit”, shoqërohen disa persona në komisariat Read More »

“Tregu telefonisë në krizë”, Malaj: Qeveria mban përgjegjëis për largimin e Deutch Telecome

Largimi i investitorit gjerman, atij që ka në pronësi Telekom Albania, për ish-ministrin e Financave, Arben Malaj na thotë qartë se tregu i telefonisë në vend është në krizë. Teksa ishte i ftuar në studion e “Fax News për Malaj në vendin tonë 1-2 kompani mund të mbijetojnë. Ndërkaq për mundësinë e blerjes nga një Telekom Serbia, Malaj e analizon në shumë aspekte, nga ana e sigurisë kombëtare, te e drejta e kompanisë gjermane për ta zgjedhur vetë ofertuesin.

“ Në Shqipëri 1-2 kompani mund të mbijetojnë. Tregu është i ndarë me kompaninë Vodafone që ka pjesën më të madhe. Para se kompania të blihej nga Deutch Telecome, që është gjigand botëror, kompania shqiptare ra. Duhet parë nga ana e sigurisë kombëtare. A është Serbia partner strategjik i ynë. A po punon për paqen në rajon? E vetmja gjë që ka lidhje me shkallën kombëtare ka të bëjë me informacionin. Qeveria ka përgjegjësinë që çdo investitator duhet të vëzhgohet. Konkurrenca do jetë mundësia do jetë nga të gjitha vendet. Përjashtohen të gjitha ato kompani që në historikun e tyre kanë patur probleme me respektimin e vendeve ku kanë qenë. Nëse shikohet si koncept patriotik do të krijojë mure.

Si mund të ndihmojë Shqipëria. Kemi raste që Autoriteti i Shtetit shqiptar ka bërë hetime për konkurrencën dhe që synojnë marrëdhënie të fshehta dhe të mbrojnë konsumatorin. Sfidat në një kompani që zgjerohen janë të vështira.
Besoj që ligjet janë të qarta edhe në këtë rast kemi rast që qeveria ka përgjegjësinë e saj. Qeveria nëse ka hetime të thelluara mund të ndërhyjë për këtë rast. Nuk duhet të harrojmë që kompania gjermane ajo që po e shet, ajo ka të drejtën ta shesë në treg. Kompania Gjermane nga ana e saj do të ketë pretendime nëse qeveria shqiptare ndërhyn në zgjedhjet që bëjnë”, shprehet Malaj.

“Tregu telefonisë në krizë”, Malaj: Qeveria mban përgjegjëis për largimin e Deutch Telecome Read More »

Truproja i Elvana Gjatës, nga misionet paqeruajtëse te ngjarja në Bllok

Meviol Bilo 41-vjeçari i shpallur në kërkim si autori i ngjarjes kriminale, ku gjeti vdekjen një person dhe dy të tjerë u plagosën, eshte pjesë e forcave të armatosura. Ai është rreshter specialist i Xhenios në Batalionin e Forcave Speciale.

Ndërkohë Bilo ishte i punësuar edhe si truprojë i këngëtares Elvana Gjata. Sipas ligjit, të punësuarve në shtet, nuk iu ndalohet një punë e dytë, të cilën prej disa kohësh e bënte edhe 41 vjecari. Nuk dihet saktë në c’rrethana ka shkrepur armën, por sipas burimeve nga ministria e mbrojtjes ai ishte një ushtarak me kredite shumë te mira dhe rezultate po shumë të mira në testime.

Skedën e vet e ka shumë të pastër dhe sipas atyre që e njohin ishte një njeri i qetë dhe joproblematik. Burimet thonë gjithashtu se mbrëmjen e vrasjes nuk ka pasur armën e shërbimit me vete, pasi atë e kishte lënë në garnizon. Meviol Bilo ka qene pjesë e Forcave Speciale të ushtrisë shqiptare, që kanë shërbyer në mision paqeruajtës në Kandahar.

Në dhjetor të vitit 2011, Bilo është dekoruar me “medaljen e shërbimit”, pas kthimit të atdhe nga misioni në Afganistan.

Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes në atë kohë, thuhej se në kuadër të festimeve me rastin e 99 vjetorit të pavarësisë, 8 oficerë të ushtrisë u certifikuan me “Medaljen e Shërbimit” për performancë të jashtëzakonshme dhe ekzekutim të sukseshëm të detyrave gjatë misionit “Eagle 3”. Meviol Bilo është i martuar me 2 fëmijë.

Truproja i Elvana Gjatës, nga misionet paqeruajtëse te ngjarja në Bllok Read More »

Denoncimi, në Sarandë nëse nuk je socialist nuk të legalizohet prona

Qytetarë nga Saranda kanë denoncuar sot padrejtësitë që po ndodh me legalizimin e pronës. Sipas tyre në këtë qytet trajtimi i njerëzve bëhet ‘ca të nënës e ca të njerkës’. Sipas tyre prona u është legalizuar vetëm militantëve socialistë, ndërsa të tjerët nuk shihen me sy. Denoncimi është bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri: Legalizimet ne Ksamil vetëm militanteve siçilist! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. Sb Pershendetje zoti BERISHA une qe po ju shkruaj jam nje qitetar banor i KSAMILIT dhe kam nje shqetesim qe doja ta ndaja me dhe kam shprese se mund te na ndihmoni. Une jetoj te lagjia e 26 Marsit kam nje banes te cilen legalizimi me ka dal qe ne 2013 dhe per arsie ekonomike nuk munda ti perfundoj. Me ardhjen ne pushtet te rilindjes nuk arita ti beja ata duke justifikuar se do vinin vete neper objekte beren te militanteve ne duke qene te djathte na lan pa i bere dhe na kane bllokuar si lagje me pretendimim se na ze pjesa e parkut.

Nderko keta rilindasit kane legalizuar objekte te cilat ishin proceduar dhe prishur objekte te cilat i kane cuar te fortet e pushtetit keto kohet e fundit dhe ksne dhene dhe dhume leje ndertimi shu prane bregut te detit duke favorizuar militantet e tire te fuqishem dhe gjithe pushteti lokal eshte ne dispozicjon te tire duke i lejuar per hedhjen e inerteve ne vende jo te lejuara duke i dhen te gjitha punet firmave te militantve ju lutem te te na ndihmoni abuzimet jane te dukshme.Ju faleminderit do doja te ngelesha anonim.

Denoncimi, në Sarandë nëse nuk je socialist nuk të legalizohet prona Read More »

Efektivët e Drejtorisë së Policisë së Tiranës i ankohen Ardi Veliu: Po marrim gjysmë page

Një ankesë ka mbërritur në zyrën e drejtorit të Policisë së Shtetit Ardi Veliu nga rreth 160 studentë të vitit të tretë Bachelor, në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit të Akademisë së Sigurisë, të cilët prej 6 muajsh po paguhet vetëm me gjysmën e pagës. Madje, jo vetëm kaq, disa prej tyre, edhe pse kanë gradën “nënkomisar”, marrin gjysmën e pagës së gradës inspektor, pra 50 për qind të vlerës 50 mijë lekë të rinj që paguhen efektivët me këtë gradë. Efektivët që po trajtohen në këtë mënyrë, kryesisht i përkasin Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Ndërsa pjesa tjetër e studentëve, që vijnë nga Drejtoritë Vendore të disa qyteteve të tjera, paguhen me pagë të plotë. Sipas tyre, të paktën nisur edhe nga një vendim gjykate, i shprehur në favor të efektivëve nga Gjirokastra, pagesa me dy standarde vjen nga keqinterpretimi i paragrafit 12 të VKM-së nr.200.

Të paktën kështu është shprehur gjykata në një rast, ku është shprehur në favor të efektivëve, duke i kërkuar Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë që ata të paguhen me pagë të plotë, pasi VKM-ja është kuptuar gabim nga Njësia Buxhetore. Në një kërkesë që i drejtohet drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Sigurisë, Bilbil Memaj, dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, studentët kërkojnë zgjidhjen e problemit të pagave.

ANKESA / Në ankesën e tyre, studentët shprehen se kanë filluar studimet në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit, në Akademinë e Sigurisë, me anë të një konkurrimi transparent e ligjor, bazuar në proceduarat e përcaktuara në Ligjin e Policisë së Shtetit. Studime kanë nisur më 16.10.2016 deri më 16.07.2017, ku gjatë kësaj periudhe është aplikuar programi 3 ditë në javë studime dhe 3 ditët e tjera të javës punë, në vendet dhe funksionet përkatëse të gjithsecilit. Ata pretendojnë se gjatë kësaj periudhe janë trajtuar me pagën e plotë.

Ndërsa në vitin e dytë të studimeve, të nisur më datë 03.01.2018 deri më 07.07.2018, në disa Drejtori Vendore janë aplikuar pagesa të ndryshme për studentët e vitit të dytë. Studentët pretendojnë se ky fenomen është absurd dhe i papranueshëm nga ana ligjore dhe logjike. Në Drejtorinë e Policisë Tiranë, Shkodër, Gjirokastër etj., studentët janë njoftuar nga strukturat e financës se për vitin e dytë do të mbahet një sasi parash, si kompensim për pagën e marrë në muajt vijues pas plotësimit të periudhës së 6- mujorit. Ky njoftim, ata pretendojnë se është bërë në bazë të një e-maili të ardhur nga një specialiste në Drejtorinë e Financave, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

MBAJTJA E PAGËS / “Ky arsyetim është bazuar në interpretimin jo të saktë të pikës b, paragrafi 12, i VKM-së nr 200, datë 15.03.2017. Në vazhdën e logjikës së gabuar është komunikuar nga strukturat e financës se periudha e studimeve prej datës 17.09.2018 deri më 17.02.2019 do të paguhet sipas pikës së përmendur më sipër”, shprehen studentët në kërkesën e tyre. Nga një llogaritje e bërë, atyre u rezulton se një punonjës policie me gradën “inspektor” do të marrë rreth 16 mijë lekë të rinj në qoftë se paga do t’i llogaritet me 40 % dhe një punonjës policie me gradën “nënkomisar” do të marrë 22 mijë lekë.

Ndërsa me 50% të pagës, një inspektor do të marrë 21 mijë lekë të rinj dhe një nënkomisar do të marrë 28 mijë lekë të rinj. “Me këtë pagë, asnjë student nuk do mund të paguante as rrugën vajtje-ardhje për në Akademi dhe fotokopjet e librat që duhen për vitin akademik. Si do mund të jetojë 6 muaj, jo vetëm punonjësi i Policisë, por edhe familjet e tyre?”, shprehen studentët. Gjithashtu, ata pretendojnë se nga paga është hequr vjetërsia në punë, duke i dëmtuar akoma më shumë ekonomikisht.

PJESË E VKM PËR PAGAT/ Paragrafi 12 i VKM 200 / Punonjësit e Policisë së Shtetit mund të trajnohen brenda ose jashtë vendit, në kuadër të programeve të trajnimeve, të parashikuara e të organizuara nga institucioni. Gjatë kohës që kryejnë kurse shkollimi apo trajnimi, brenda apo jashtë vendit, me iniciativën e institucionit, përfitojnë trajtim me pagesë, sipas përcaktimeve të mëposhtme: a) Për periudhat e shkollimit/trajnimit që zgjasin nga një deri në gjashtë muaj, gjatë periudhës së shkollimit/trajnimit, punonjësi përfiton pagën bazë mujore për gradë që përfitonte përpara fillimit të kursit të shkollimit/trajnimit; b) Për periudhat e shkollimit/trajnimit që zgjasin më shumë se gjashtë muaj, gjatë periudhës së shkollimit/ trajnimit, duke filluar nga muaji i shtatë e në vazhdim, punonjësit i ndërpritet paga dhe i jepet një kompensim, në varësi të pjesëtarëve të familjes që ka në ngarkim:

punonjësi pa ose me një pjesëtar të familjes në ngarkim, përfiton 40% të pagës bazë mujore për gradë, që përfitonte përpara fillimit të kursit të shkollimit/trajnimit; punonjësi me më shumë se një pjesëtar të familjes në ngarkim, përfiton 50% të pagës bazë mujore për gradë, që përfitonte përpara fillimit të kursit të shkollimit/trajnimit. Në të gjitha rastet e përmendura më sipër, pagesat apo kompensimet e punonjësit kryhen nga Njësia Buxhetore ku është efektiv punonjësi, përpara fillimit të kursit të shkollimit/trajnimit.

Efektivët e Drejtorisë së Policisë së Tiranës i ankohen Ardi Veliu: Po marrim gjysmë page Read More »

Xhisiela Maloku transportohet me urgjencë në spital

Xhisiela Maloku shkaktoi mjaft bujë, sidomos pas deklaratave të saj në televizione, ku ndër të tjera tha se nga kjo ngjarje ka humbur 12 kilogram. Së fundmi, Xhisiela Maloku ka postuar një fotografi në Instastory ku ndodhet në një spital privat.

Është e paqartë se për çfarë arsye ka shkuar Xhisiela në një prej spitaleve private në vend, ndërsa sot flitet se do të shfaqet sërish në një emision televiziv.

Xhisiela u shpreh gjatë intervistave të saj se ngjarja i ka shkaktuar stress dhe depresion

Xhisiela Maloku transportohet me urgjencë në spital Read More »

Ngjarja e rëndë në Bllok, publikohen fakte të reja: Ervis Martinaj ishte duke…

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka publikuar disa fakte të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmë në zonën e ish-bllokut, ku mbeti i vrarë Fabjol Gaxha, truproja i biznesmenit Ervis Martinaj, i cili u plagos bashkë me mikun e tij Eljon Hato.

Sipas Hoxhës ngjarja mund të cilësohet ende misterioze sa i përkët konfliktit që mund të kenë pasur dy grupet me njëri-tjetrin. Ai thotë se  grupi i komandos Marvjol Bilo që qëlloi për vdekje Fabjol Gaxhën u thirr që të vinte në lokal, në një kohë që grupi i Ervis Martinajt ishte aty. Një detaj tjetër i zbuluar nga Hoxha është fakti që komandoja Bilo nuk ka përdorur armën e tij të shërbimit për të kryer vrasjen.

Hoxha sqaron gjithashtu se në ambientet e lokalit që frekuentohej nga VIP-a e biznesmenë ishte e pranishme edhe këngëtarja Elvana Gjata e cila është shoqëruar në polici për të dhënë dëshminë. Sipas tij, pistat e hetimit janë disa dhe grupi hetimor nuk mund t;i përjashtojë ato për ta fokusuar ngjarjen vetëm tek një motiv banal siç mund të jetë ai i ngacmimit të këngëtares nga viktima.

Për ngjarjen dimë që një Komando ka vrarë truprojën e Ervis Martinajt, çfarë mund të na thoni më shumë?

Mund të them se grupet më të forta në kryeqytet prej kohësh kishin rënë në një lloj heshtjeje, kuptohej që në qytet ishin të ndara zonat e influencës. Ishte krijuar një lloj qetësie dhe s’kishte ngjarje. Kjo vrasje ndodh në një moment kur Tirana duhet të ishte më e sigurt se kurrë për shkak të Ministerialit. Ngjarja a ndodhur në zonën e ish-Bllokut, ku 100 metra larg lokalit kemi Presidencën, kemi seli partish të rëndësishme. Kemi një territor të frekuentuar

Edhe biznesmeni tjetër Memli Begalla u vra në mes të Bllokut…

Po jo vetëm ai. Kemi po ashtu vrasjen e të ndjerit Artan Santo në një distancë fare të afërt. Presupozohet se është një nga zonat më të sigurta, por rrinë edhe persona me precedent penal. Në lokalin ku ka ndodhur ngjarja është një lokal i vogël. Aty kanë ndenjur gjithë deputetët e ministrat e qeverisë. Lokali ku ka ndodhur ngjarja ka një tavolinë të madhe në mes, një banak në krah të djathtë dhe ca tavolina të vogla. Është ambient për takime intime. Aty rrinin persona VIP, politikanë e biznesmenë. Kam hyrë për herë të parë se s’doja të isha tek lokali ku rrinin deputetët, aty shikoja kolegë, analistë që rrinin me deputetë. Në një lokal që është edhe pak i rezervuar tregon se edhe klientela nuk është e zakonshme. Kamerat e jashtme i ka cilësore por të brendshmet nuk është se janë dhe aq të forta. Megjtiahtë nga një kqyrje e parë e tyre duket se fillimisht ka ardhur biznesmeni Vis Martinaj, shumë i fuqishëm në lojërat e fatit, lëviz i shoqëruar e kam parë edhe në raste të tjera ka ardhur me rrjet shoqëror persona besnikë që i qëndrojnë afër.

Janë ulur tek tavolina e madhe iu është shërbyer verë, gotat janë të paprekura. Pra ngjarja ka ndodhur sapo është servirur vera. Në momentin që 4 persona janë ulur në tavolinë, Ervis Martini mendohet të ketë qenë në banak me pronarin. Kamerat e sigurisë dëshmojnë se kanë hyrë katër persona të tjerë në lokal. Është fakt që janë thirrur të vinin në atë lokal. Në momentin që kanë hyrë ka pasur konflikt në lokal, njeri nga viktimat Fabjol Gaxha ka pasur konflikt me personat e hyrë në lokal.

Nga informacionet që kam unë ka një sërë pistash dhe asnjëra prej tyre nuk përjashtohet. Është fakt që personat që kanë hyrë në lokal janë thirrur, i ka thirrur dikush për të shkuar aty. Ka pasur konflikt fizik mes Marjol Bilos dhe viktimës. Komandoja mësohet se është pjesë e Beretave të kuqe. Kemi komando me Bereta blu, të kuqe dhe të zeza. Në bazë të uniformës kanë edhe përgatitjen dhe detyrat. Pjesëtari që ka ndërhyrë është pjesëtar i komandove. Menjëherë sapo ka nxjerrë armën viktima, edhe komandoja ka nxjerrë armën. Aty është gjetur një pistoletë, dyshohet se është e Fabjan Gaxhës dhe me të ka qëlluar vetëm një herë, plumbi i dytë i ka mbetur në gojë. Gjatë këqyrjes.

Personat janë larguar menjëherë pas ngjarjes?Është gjetur një motor pas ngjarjes. Kam parë policinë të sekuestrojë kamera e sigurisë gjithandej. Dyshohet se njëri nga autorët është larguar në këmbë, një tjetër me taksi dhe një tjetër me motor. Arma e krimit nuk është gjetur në vendngjarje.

Emri i Elvana Gjatës është përmenduar, pra mendohet se njëri nga personat e përfshirë në konflikt ka ngacmuar atë? Është e vërtetë që është shoqëruar për të dhënë deklarime. Ajo është parë në ambientet e lokalit. Edhe pronari i lokalit u shoqërua dhe dha deklarime. Por tek motivi i ngjarjes nuk shkojmë dot direkt. Nuk mendoj që konflikti mund të ketë qenë i gjithi banal. Mund të të rendis 10 pista, konflikte, borxhe, fajde. Ka shumë arsye që duhet të kem prova që ti përjashtoj. Nuk janë bërë 24 orë që kur ka ndodhur ngjarja. Është shoqëruar çdo person që ishte brenda, kanë qënë VIP dhe me imunitet. Ka elementë që thonë edhe për një të plagosur tjetër dhe që ne nuk e dimë.

Ngjarja e rëndë në Bllok, publikohen fakte të reja: Ervis Martinaj ishte duke… Read More »