Aktualitet

Shkolla ‘Lef Sallata’ organizon aktivitetin ‘Miqtë e trashëgimnisë’.

Ne sheshin “Tre racat” perballe Teatrit “Petro Marko” eshte zhvilluar sot aktiviteti ‘Miqte e Trashegimnise’. Ky eshte nje aktivitet i organizuar nga senati i shkolles ‘Lef Sallata’ ne bashkpunim me qendren e komunitetit!

Fjalen e rastit e mbajti Kryetari i bashkise i cili ndau edhe certifikata vlersimi per nxenesit e shkolles.

Ta trasmetojme trashegimnine ne breza – ishte motoja dhe qellimi i ketij aktiviteti.

Shkolla ‘Lef Sallata’ organizon aktivitetin ‘Miqtë e trashëgimnisë’. Read More »

Jetëgjatësia e shqiptarëve do të thyej rekord, por ja sëmundjet që duhet të keni kujdes

Jetëgjatësia e shqiptarëve pritet të shënojë një rekord brenda dy dekadash parashikon revista prestigjioze mjekësore “The Lancet”. Sipas këtij studimi, rritja do të jetë ndër më të lartat në nivel global. Në vitin 2040, shqiptarët projektohet të jetojnë mesatarisht deri në 80.2 vite, pra një rritje me 2.7 vite në krahasim me aktualisht.

Në projeksionin më pesimist ndërkohë, rritja do të jetë vetëm në 0.2 vite, pra në një moshë mesatare në 77.7 vite, ndërsa në projeksionin më optimist, mosha mesatare do të jetë në 84 vjeç, në rritje me 6.5 vite. Me një jetëgjatësi mesatare në 77.5 vite, shqiptarët zënë vendin e 50-të ndër 195 shtete të botës në këtë drejtim. Të dhënat e studimit ngrenë alarmin edhe sa i përket shkakut të vdekjeve.

Sëmundjet e zemrës do të vijojnë të jenë në vend të parë në vitin 2040 ndër shkaqet kryesore, por një rritje të ndjeshme do të ketë edhe Alzhaimer dhe sëmundjet e tjera të demencës, duke u bërë një ndër tre shkaqet kryesore të vdekjes së shqiptarëve pas dy dekadash. Në nivel global, studimi tregon se, japonezët janë populli me jetëgjatësinë më të madhe në botë, ndërkohë që në vitin 2040 projektohet që vendin e parë ta `rrëmbejnë` spanjollët, të cilët mund të jetojnë mesatarisht 87.4 vite.

Jetëgjatësia e shqiptarëve do të thyej rekord, por ja sëmundjet që duhet të keni kujdes Read More »

Prodhimet e fermerëve të dyshimta, specialistët kërkojnë ligje për kontrolle

Jo shumë kohë më parë, një ngarkesë me rreth 5 tonë perime u kthye mbrapsht nga Greqia. Aalizat dolën me përmbajtje të lartë të pesticideve. ABC News u interesua në një nga pikat e eksporteve, për llojin e analizave që u kryen ngarkesave.
Drejtuesi i tyre pranon se gjithçka u besohet fermerëve.

Alban Vince, drejtues eksporti Lushnje:“Ne vetë kontrollohemi këtu, i bëjmë vetë kontrollimet, ndërsa nga shteti nuk ka kontrolle. Sheti duhet ti bëjë kontrollet tek serat e fermerëve, ndërsa këtu i bëjmë vetë privatisht.”

Në një maune për eksport, prodhimet përzihen. Berat, Elbasan, Fier e Lushnje e ndaj është e vështirë të gjenden abuzuesit. Analizat fito-sanitare duhet të bëhen që në origjinën e mallit, por aktualisht nuk ndodh kështu. Sot, serat me domate janë më të përfolura për pjekjen e tyre nëpërmjet hormonit. Nëse do të shkojmë në një serë me domate, gjëja e parë që të bie në sy, janë ambalazhet e përdorura për trajtimin e bimëve. Prodhuesit i kanë hedhur pasi ka përfunduar trajtimi në sipërfaqjet e mbjella. Në fshatin Goriçaj të Divjakës, fermerët e thonë hapur se në serat e tyre nuk ushtrohet asnjë kontroll për cilësinë e produktit.

Prodhuesja 1:“Nuk kemi përdorur plhera kimikë, domatja është pjekur vetë. Analiza nga AKU s’janë bërë këtë vit, nga vite të tjera po.”

Prodhuesi 2:“Vjet erdhën, por sivjet nuk ka ardhur njeri. Ne kemi dëshirën që ta çojmë në eksport. Është mall cilësor pa ngjyrosje, ështe taman bio.”

Mënyra e përdorimit të plehrave kimike dhe hormoneve, u lihet në dorë fermerëve. Pasi blihen në farmacitë bujqësore, shitësit u shpjegojnë përdorimin. Sasia që u hidhet perimeve është në ndërgjegjen e prodhuesve. Ligji shqiptar nuk detyron specialistët të ushtrojnë kontrolle në çdo serë.

Liburnit Zaka, shef i Përdorimit të Teknologjive në Lushnje:“Ka ligj në Shqipëri që ta detyrojë prodhuesin që ta kontaktojë një specialist ose një njeri të ekstensionit. Kjo lihet në dëshirën e tij. Kjo përgjithësisht ka lidhje me fitimet, kërkon të nxjerri fermeri nga ferma e tij se sa me sigurinë ushqimore.”

Mbi 400 ha sera diellore, janë vetëm në Lushnje, ç’ka e bën këtë zonën më të madhe të prodhimeve perimore në vend. Pjesa më e madhe shkon për eksport, ku mbi 30 pika grumbullimi marrin prodhime nga Lushnja, Divjaka, Berati, Elbasani, Kavaja dhe Fieri. Ky është sezoni intensiv i eksporteve, ç’ka ka sjell hapjen e shumë pikave të tjera të grumbullimit, pjesa më e madhe e të cilave nuk kontrollohen mbi aktivitetin e tyre. /ABC News

Prodhimet e fermerëve të dyshimta, specialistët kërkojnë ligje për kontrolle Read More »

Bashkimi Europian : Kush i përzgjodhi 44 Portalet ?

Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Desir ka shprehur sot shqetësimin për lajmërimin për një sistem të ri regjistrimi për 44 faqe interneti në Shqipëri dhe mbylljen e mundshme të tyre.

Më 15 tetor, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare në Shqipëri publikoi një listë me 44 faqe interneti mediatike, që duhet të regjistrohet pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe të pajisen me NIPT brenda 72 orësh, të cilin duhet ta publikojnë pastaj online.

Mosrespektimi i këtij urdhri rezulton në mbyllje të faqeve të internetit. Kjo nismë, e mbështetur nga qeveria, raportohet se është bërë për t’u dhënë zgjidhje shpifjeve online.

‘Shtetet nuk duhet të imponojnë regjistrimin e detyrueshëm për mediat online si parakusht për punën e tyre, gjë që mund të ketë efekt shumë negativ në lirinë e medias. Kjo praktikë, kur vihet në zbatim, mund të kufizojë ndjeshëm aksesin e publikut në burime të larmishme informacioni dhe pluralizmin e zërave, si edhe gërryen të drejtën e lirisë së shprehjes dhe të informimit online’, deklaroi Desir.

Përfaqësuesi u bëri thirrje autoriteteve shqiptare t’i rishikojnë këto masa, të shqyrtojnë të gjitha alternativat e mundshme për trajtimin e çështjes së shpifjes dhe të fillojnë një debat gjithëpërfshirës me aktorët relevantë të shoqërisë civile dhe medias.

‘Është tejet e rëndësishme që të sigurohet më shumë informacion rreth objektivave të saktë të masave të shpallura, si edhe për kriteret mbi bazën e të cilave janë përzgjedhur këto 44 faqe interneti“, shtoi Desir.

Më tej, ai kërkoi sqarime për bazën ligjore të kërkesës për publikimin e NIPT-it nga ana e këtyre faqeve interneti, si edhe për bazën ligjore për mbylljen e faqeve të internetit.

Në një letër drejtuar Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për këtë çështje, Përfaqësuesi ofroi edhe asistencën e tij ligjore.

Desir solli në vëmendje rekomandimet e Zyrës së tij për mbrojtjen e lirisë së medias dhe lirisë së shprehjes në rregullimin e përmbajtjes online në Evropën Juglindore, duke theksuar se çdo rregullim i përmbajtjes online duhet të mbajë parasysh detyrimet ndërkombëtare, përfshirë angazhimet në kuadrin e OSBE-së./korrieri

Bashkimi Europian : Kush i përzgjodhi 44 Portalet ? Read More »

Prefekti i Qarkut Vlorë ka zhvilluar takime me Drejtuesen e Shërbimit Social Shtetëror

Respektimi i afateve ligjore është domosdoshmëri, por edhe nevojshmëri nëse i referohemi familjeve në nevojë.

Prefekti i Qarkut Vlorë Flamur Mamaj ka zhvilluar sot takime me Drejtuesen e Shërbimit Social Shtetëror dhe me Nënkryetarin e Bashkisë Selenicë, duke vendosur mbledhjen e Këshillit Bashkiak brenda datës 20 të cdo muaji, si detyrim ligjor për vendimmarrje të drejtë për përfitimin e Ndihmës Ekonomike për familjet në nevojë. ✔️👍#e #gjithe#vemendja #per #qytetaret

Prefekti i Qarkut Vlorë ka zhvilluar takime me Drejtuesen e Shërbimit Social Shtetëror Read More »

Ambasada e SHBA i sqaron sot ‘Live’ qytetarët për Lotarinë Amerikane

Në një kohë kur ende vijojnë aplikimet për lotarinë amerikane, Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka një njoftim të rëndësishëm.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ ambasada bën me dije se sot në orën 15:00 personeli i Konsullatës do t’u përgjigjet në kohë reale të gjitha pikëpyetjeve të atyre që kanë paqartësi për procesin.

“🇦🇱️ | Bëhuni gati të postoni pyetjet tuaja mbi Lotarinë Amerikane, sot në orën 15:00. Personeli i Konsullatës do t’ju përgjigjet në kohë reale mbi çdo gjë që duhet të dini mbi aplikimin e Lotarisë Amerikane”, shkruan në ‘Facebook’ ambasada. Kujtojmë se aplikimet për lotari do të mbyllen më 6 nëntor, në orën 18:00.

Ambasada e SHBA i sqaron sot ‘Live’ qytetarët për Lotarinë Amerikane Read More »

Psikologu shqiptar që kultivon kërmij: I shes 4-5 euro kilogramin

Për shumëkënd në vendin tonë mund të duket një ushqim i neveritshëm, mirëpo kërmijtë janë ushqim shumë i pëlqyer në vendet fqinje.
Për këtë arsye një 32-vjeçar nga Sukthi i Durrësit ka kthyer në biznes rritjen e kërmillit dhe eksportimin e tij.

Ervini, i cili me profesion është psikolog, ka kthyer pasionin e tij në punë dhe ndonëse tentative e parë dështoi, pas konsultimit me disa specialistë italianë duket se gjithçka shkon më së miri.

Këto ditë ai po përgatitet që në fermën e tij të nisë vjeljen e këtij lloji butakësh.

Një kërmill do të paktën një vit e 4 muaj të dalë në treg. Në një sezon Ervini nxjerr deri në 8 ton prodhim, me një çmim prej 4.5 eurosh për kilogram, shkruan TCH.

Gjatë viteve në vijim 32-vjeçari kërkon që të marrë edhe nënprodukte të kërmillit. Puna në këto parcela sapo ka nisur, ndërsa Ervini sheh të mundur edhe krijimin e një kompanie.

Rritja e kërmillit ka nisur të zgjerohet në shumë zona të vendit. I gjithë prodhimi eksportohet. Fermerë si Ervini arritën të shesin jashtë vendit në këto 9 muaj, të 90 ton kërmijtë, me një vlerë gati një milionë euro. Destinacioni kryesor i këtij produkti është Bosnja me 54.4 %, por edhe Greqia, Serbia, Rumania dhe Italia.

Psikologu shqiptar që kultivon kërmij: I shes 4-5 euro kilogramin Read More »

“Bastet s’shpëtohen dot”, Rama nxjerr foton e Berishës në kazino

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot debatin në lidhje me mbylljen e kazinove. Edhe pse nuk ishte i pranishëm në Kuvend, nga rrjetet sociale ka thumbuar kundërshtarin e tij politikë duke publikuar një foto të Berishës në kazino.

Rama në një postim në Instagram, ka publikuar një foto të Berishës në një kazino dhe shkruan se bastet nuk i shpëton dot asnjë.

“Nga kazinotë elektronike tek shpifjet elektronike. Por bastet nuk i shpëton dot më as dëshpërimi i lojtarëve të fatit, as paraja e krimit të organizuar që financon industrinë e baltës kundër mbylljes së tyre dhe as hungërrimat e derrave apo pickimet e mushkonjave të kënetës mediatike”, shkruan Rama në postimin e tij.

“Bastet s’shpëtohen dot”, Rama nxjerr foton e Berishës në kazino Read More »