Aktualitet

Lajme të jashtëzakonshme nga kampi i unazimit në Orikum!/Zbulohet zogu i rrallë , studiuesi zbulon gjithçka

Lajme të jashtëzakonshme nga kampi i unazimit në Orikum! Mbrëmjen e 12 Tetorit 2018, në rrjetat e ngritura ra një specie e re që ngjalli debat, diskutim dhe padyshim shumë gëzim.

Studiesit e huaj hungarezë nga MME – Magyar Madártani Egyesület dhe shqiptarë nga AOS zbuluan praninë e Fishkëllyesit të murrmë (Phylloscopus fuscatus), një shpend i vogël me peshë 8.2 gr., me gjatësi krahësh 5.4 cm, gjatësi bishti 4.3 cm dhe gjatësi mesatare bisht-kokë 11-12 cm.

Fishkëllyesi i murrmë është specie e re për vendin tonë dhe e pavrojtuar asnjëherë më parë. Ai është mjaft i rrallë në Europë dhe konsiderohet si endacak. Specia është e përhapur kryesisht në Azi dhe pika më e afërt me Shqipërinë janë Himalajet ose kufiri Indi-Pakistan-Nepal siç shihet edhe në hartën e shpërndarjes.

Fishkëllyesi i murrmë folezon në Azinë juglindorë dhe pikërisht në Kinë, Mongoli, Siberi etj. Është kryesisht insektngrënës dhe shtegtar tipik. Pas sezonit të folezimit zbret në Indi, Malajzi, Vietnam, Bangladesh, Kinën jugore etj.

Identifikimi në natyrë i Fishkëllyesit të murrmë është mjaft i vështirë për shkak të ngjashmërisë së lartë me fishkëllyes të tjerë dhe sidomos me Fishkëllyesin e vogël (Phylloscopus collybita). Por shpina tek Fishkëllyesi i murrmë është më e errët dhe në ngjyrë gështenjë. Po kështu këmbët e të murrmit janë në ngjyrë të hapur.

Ky zbulim i jashtëzakonshëm na bën krenarë për kontributin tonë në njohjen më të mirë të faunës së Shqipërisë.

Lajme të jashtëzakonshme nga kampi i unazimit në Orikum!/Zbulohet zogu i rrallë , studiuesi zbulon gjithçka Read More »

Kontrolle të befasishme, 26-vjeçari kapet pranë shkollës, ja çfarë iu zbulua me vete

Kanë vijuar aksionet për identifikimin dhe goditjen e personave, të cilat dyshohen se shpërndanin lëndë narkotike, por gjithashtu janë kryer edhe kontrolle “blic” për persona që lëviznin me armë. Nga ky aksion është arrestuar 1 person 6 të tjerë janë shoqëruar.

Policia ka vijuar kontrolle të imtësishme për identifikimin dhe kapjen e personave, që janë të skeduar në të kaluarën dhe që dyshohen si shpërndarës të lëndëve narkotike pranë shkollave në Librazhd.

Në pranga ka përfunduar Ardit Lleshi, 28 vjeç, banues në fshatin Polis Gostim, Librazhd, i cili kishte tentuar të shpërndante drogë në shkolla, ndërsa janë shoqëruar 6 persona me precedentë penal si dhe janë bllokuar 2 autojmete pa dokumente.

“Policia kontrolle në lokale dhe akset rrugore për kapjen dhe arrestimin e personave që qarkullojnë me armë zjarri, personave në kërkim , apo atyre që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike në afërësi të shkollave.Goditet një tjetër tetative për shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla.Efektivët e Komisariatit të Policisë Librazhd në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat”, falë një pune të mirë-organizuar, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas që ndodhej në një lokal në afërsi të një shkolle, mund të shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla është bërë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Ardit Lleshi, 28 vjeç, banues në fshatin Polis Gostim, Librazhd.
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë në një lokal në afërsi të një shkolle, shtetasit të lartëpërmendur në momentin e arrestimit i gjetën një sasi lënde narkotike rreth 6.22 gramë e dyshuar Canabis Sattiva, që e kishte gati për ta shitur.

Shërbimet e Policisë kanë vijuar kontrollet në ambiente të tjera dhe në aksin rrugor , ku kanë shoqëruar në ambjentet e policisë për verifikim edhe 6 persona, kryesisht me preçedentë penal të mëparshëm, si dhe kanë bllokuar 2 mjete për mungesë të dokumentacionit.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia.

Kontrolle të befasishme, 26-vjeçari kapet pranë shkollës, ja çfarë iu zbulua me vete Read More »

Anije, avionë e mjete të blinduara. Ministria e Mbrojtjes hap ankandin, ja vlera fillestare

Ministria e Mbrojtjes ka vendosur së fundmi të shpallë një ankand që ka në objekt shitjen e avionëve, anijeve apo mjeteve të blinduara për skrap. Në dokumentin e bërë publik nuk jepen detaje sa sa është sasia e mjeteve që do të shiten por duke i ndarë në kategori vihen re katër të tilla. Vlera fillestare me të cilën do të dalin në shitje këto objekte është mbi 166 milionë lekë apo pak më shumë se 1.5 milionë dollarë.

“Objekti i shitjes përbëhet nga anije, avionë, mjete të blinduara, armatim, mjete dhe agregate për skrap. Artikujt objekt ankandi përpara shitjes duhet tu nënshtrohen proceseve të shkatërrimit në zbatim të udhëzimit të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA nr. 9009, datë 13.10.2010 “Për procedurat e çmilitarizimit, çmontimit e shkatërrimit të armëve, teknikës luftarake dhe pajisjeve të Forcave të Armatosura”. Artikujt objekt ankandi shiten në gjendjen që janë (të çmilitarizuar) dhe procesi i shkatërrimit është përgjegjësi e blerësit. Autoriteti shitës do të lejojë daljen nga repartet ushtarake ku ruhen materialet, vetëm pasi të ketë përfunduar procesi i shkatërrimit në përputhje me udhëzimin e sipërcituar” thuhet në dokumentin e shpallur nga Drejtoria e Përgjithshme Ekonomike e Shërbimeve Mbështetëse pranë Ministrisë së Mbrojtjes .

Referuar ndarjes në lote të procedurës thuhet se në kategorinë e parë “mjete të blinduara armatim dhe element të tyre” metali në përbërje është çelik dhe vlera fillestare e ankandit nis nga 78.6 milionë lekë. Në grupin e dytë “mjete ajrore” metali është çelik dhe duralumin 150 ton me një vlerë 21 milionë lekë.

Në grupin e tretë janë “mjete dhe pajisje detare” ku në përbërje ka çelik, bronz në një masë më të vogël dhe alumin me një vlerë totale si lot prej 27 milionë lekë. E fundit është kategoria e pajisjeve agregate tokësore ku ka çelik, bakër dhe alumin me një vlerë fillestare për ankandin 38.5 milionë lekë. Në të gjitha rastet vlera nuk përfshin tatimin mbi vlerën e shtuar. Ofertat duhet që të dorëzohen brenda datës 22 tetor.

Anije, avionë e mjete të blinduara. Ministria e Mbrojtjes hap ankandin, ja vlera fillestare Read More »

Varësia nga lojërat e fatit u mori shqiptarëve 130 milion euro në vitin 2017 (Video)

Shqiptarët vitin e shkuar shpenzuan rreth 130 milionë euro në lojëra fati. Kaq ishte qarkullimi vjetor i këtyre kompanive. Ndërkohë mjekët e konsiderojnë sëmundje varësinë nga lojërat e fatit.

Sot vendos një skedinë, nesër një tjetër derisa kjo të kthehet në mendimin e parë sapo del nga shtëpia.

Dëshira kthehet në nevojë dhe kontrolli i impulsive bëhet i pamundur.

Varësinë nga lojërat e fatit Shoqata Amerikane e Mjekëve Psikiatër e ka cilësuar sëmundje që në vitin 1980, ndërsa mjekët psikiater shpjegojne se kur nje person cilesohet i varur..

Irena Thoma, Mjeke Psikiatre: “E kanë bërë lojën e fatit një qëllim kryesor të jetës së tyre. Merren vazdimisht me ketë lloj sjellje Tjetër është toleranca. Kur në një mnmënyrë këta individë bëjnë këtë sjellje dhe nuk i shqetëson fakti që po rrënojnë ekonomikisht. Bëhen problematikë në familje, punë e shoqëri. Ndjehen të stepur për tu tërhequr nga kjo sjellje, por duke qenë se janë të varur dhe nuk mund ta lënë këtë sjelleje ata rikthehen përsëri.”

Të ardhurat e kompanive të lojërave të fatit kanë shënuar rritje nga viti në vit gjë që tregon edhe për përdorimin e tyre nga qytetarët.

Nga ky ves shqiptarët shpenzojnë 130 milionë euro në vit. Kaq ishte qarkullimi vjetor i kazinove dhe basteve sportive në vitin 2017.

Qytetar 1: Provova të luaja fatin, po rrallë ia dola.

Gazetarja: Sa lekë vendose?

Qytetar 1: 1 mijë lekë, 2 mijë lekë

Qytetar 2: Shokët e mi kanë vënë, po unë jo.

Gazetarja: Pse vënë?

Qytetar 2: Po se janë të fiksuar, është mirë që po bëhet kjo, që po hiqen, është humbje kohe dhe lekësh. Është mirë të angazhohen adoleshentët me punë, se të merren me bixhoz.

Qytetar 3: Skedina kemi vënë.

Gazetarja: Sa lekë?

Qytetar 3:Në bazë të shifrave 500-700, po fitimet kanë qenë shumë pak.

Gazetarja: E provon shpesh?

Qytetar 3: Jo ndonjëherë kur shohim gazetën dhe ndryshon mendja.

Disa luajnë për t’u argëtuar, të tjerë për t’u identifikuar në shoqëri, një pjesë për të fituar ndërkohë që vesi mund t’i çoje në kurth.

Stigma vijon të mbajë larg specialistëve persona të tillë, ndërsa mjekët thonë se kontakti me ta bëhet i domosdoshëm.

Irena Thoma, Mjeke Psikiatre: “Truri i qënies njerëzore është i sajuar që të prodhohen disa neurotransmetues në momentin kur bën diçka që sjell kënaqësi kjo është më dominante dhe këta persona zgjedhin lojën e fatit për ta arritur këtë lloj vetëkënaqësie se ka edhe gjendje emocionale shoqëruese si pagjumësia, stresi, ankthi, humori jo i mirë dhe në këto momente ndërhyhet me një plan trajtimi medikamentesh, me ndjekje nga psikiatri dhe psikoterapi”.

Kryeminsitri ka paralajmëruar mbylljen e basteve sportive dhe zhvendosjen e kazinove nga zonat e banuara nga janari i vitit 2019.

Thuajse pesë vjet nga operacioni “Fundi i Marrëzisë” të tjera ndryshime ligjore shkojnë në parlament.Por për të parë nëse këtë herë marrëzia do të marrë fund vërtetë duhet pritur dhe pak kohë./ABC News

Varësia nga lojërat e fatit u mori shqiptarëve 130 milion euro në vitin 2017 (Video) Read More »

Dashuri dhe para, e mërkura plot surpriza, njihuni me parashikimin e yjeve

Dashi
Beqarët do kenë disa mundësi për aventura. Buxhetin do e menaxhoni më me kujdes falë ndikimit pozitiv të planetëve. Sot do të tregoheni me kërkues ndaj partnerit.

Demi
Buxhetin nuk do të mund ta mbani nën kontroll, kështu që situata dhe për pasojë ankthi mund të bëhet kryefjalë e ditës. Stresi nuk i zgjidh problemet, por ju bën më kaotik.

Binjakët
Ditë e bukur për të dashuruarit. Pasdite dhe në mbrëmje do ndodhin gjërat më të bukura. Buxheti do stabilizohet vetëm falë ndihmës se njerëzve të afërt.

Gaforrja
Gjendja financiare për fat të do të jetë optimale. Ata që janë në një lidhje do e forcojnë bashkëpunimin në çift dhe e gjithë kjo falë disa projekteve të përbashkëta.

Luani
Financat do të jenë mjaft të mira. Puna e palodhur do të shpërblehet. Jeni shenjë që pas një durimi të gjatë, nuk toleroni padrejtësitë.

Virgjëresha
Beqarët duhet të përgatiten për një takim shumë të veçantë me persona pozitivë. Sa u përket parave, duhet të flisni sa më parë me disa specialistë që t’ju ndihmojnë të zgjidhni problemet.

Peshorja
Gjërat nuk do të ecin ashtu siç e kishit parashikuar. Sot mund të merrni disa propozime për punë. Mund të merrni një rritje page që do ju kënaqë.

Akrepi
Në planin financiar disa yje do ndikojnë pozitivisht dhe do bëjnë që gjendja të mbetet e qëndrueshme. Jeta juaj në çift nuk do jetë shumë e qetë gjatë pasdites.

Shigjetari
Shmangni debatet e kota në punë dhe mos lejoni që diskutimet të dalin jashtë kornizës së normales. Beqarët do kenë disa mundësi për të realizuar takime interesante.

Bricjapi
Yjet parashikojnë një shumë parash për ju. Kjo do jua bëjë ditën shumë të bukur. Nga energjia pozitive, gjërat do ju ecin mbarë edhe në dashuri.

Ujori
Dashuria kërkon më shumë angazhim nga ana juaj. Nuk mund të nxirrni asnjë justifikim përpara partnerit. Yjet do ju ndihmojnë tej mase që ta përmirësoni buxhetin.

Peshqit
Tregoni kujdes me një çështje ligjore që mund ta keni lënë pas dore. Dikush mund të përfitojë nga mungesa e vëmendjes, duke shkaktuar kaos në jetën tuaj.

Dashuri dhe para, e mërkura plot surpriza, njihuni me parashikimin e yjeve Read More »

Fundjava një vjeshtë e vërtetë! Ja çfarë kohe na pret

Moti i ngrohtë dhe aspak tipik për vjeshtën do të vijojë të mbetet i tillë edhe për disa ditë. Mëngjeset dhe mbrëmjet e freskëta janë shoqëruar gjatë mesditës me temperatura të larta të cilat kanë kaluar vlerat ekstreme të stinës.

Po si do të jetë gjysma e dytë e muajit tetor?

Sipas Meteoalb, duke nisur nga kjo javë, moti do të vijojë me kthjellime, netët dhe mëngjeset do të jenë të freskëta, por gjatë ditës do të jetë ngrohtë.

I tillë moti do të vazhdojë deri në fund të javës. Ndërsa e diela dhe e hëna që vijnë sjellin shira të përkohshëm, në pjesën më të madhe të vendit, më pas kthjellime dhe vranësira si edhe shira të izoluara; më të mundshëm në ditët e fundit të muajit.

Fundjava një vjeshtë e vërtetë! Ja çfarë kohe na pret Read More »

Orikumi me impiant të ri të trajtimit të ujërave

Në mjediset e Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH) u zhvillua sot një takim ku në qendër ka qenë investimi i rëndësishëm që pritet të marrë jetë në Orikum, në drejtim të rrjetit të kanalizimeve, Impiantit të Trajtimit të Ujërave të Ndotura, si dhe ujësjellësit.

Të pranishëm ishin drejtori i Ujësjellës Kanalizime Vlorë, Dorian Xhelili, specialistë të Ndërmarrjes, përfaqësues të Bankës Gjermane për Zhvillim (KFW), si dhe të Fondit Shqipar të Zhvillimit (FSHZH).

Në fokus të diskutimeve ka qenë shërbimi i konsulencës për përgatitjen e fizibilitetit për rikonstruksionin dhe vënien në punë të Impiantit të Trajtimit të Ujërave të Ndotura, rrjetin e kanalizimeve por edhe rrjetin e furnizimit me ujë.

Gjatë takimit u diskutua situata aktuale dhe pikat e nxehta ku duhet të ndërhyhet duke pasur në vëmendje edhe Orikumin si zonë me impakt turistik.

Orikumi me impiant të ri të trajtimit të ujërave Read More »

Zbulohet kush i vuri flakët Taraboshit

U dogjen 1500 rrenje ullinj dhe 10 hektare shkurre qe rrezikuan disa banesa ne fshatin Zues, policia e Shkodres proçedon nje 69 vjeçar si autor. Ajo i ka referuar materialet hetimore ne Prokurorine prane Gjykates se Shkalles se pare, per shtetasin E.D, banues ne Shkoder. Ky shtetas ne 15 tetor ne fshatin Zues, te “Prroni i Thatë”, duke djegur disa mbeturina ne token e tij, zjarri ka dale nga kontrolli dhe ka djegur nje siperfaqe, toke te pyllezuar me shkurre dhe disa rrenje ullinj, qe perfshijne gjysmen e malit te Taraboshit.

Akuza qe rendon ndaj tij eshte ajo bazuar ne nenin 151 te Kodit Penal. “Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i pronës me zjarr dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. Kur nga vepra penale janë shkaktuar pasoja të rënda materiale, dënohet me burgim gjer në dhjetë vjet. Kur janë shkaktuar pasoja të rënda për jetën e shëndetin e njerëzve, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet”.

Nderkohe në Koplik, në lagjen “Palvar”, ka rënë zjarr, ku është djegur një sipërfaqe me barishte dhe shkurre si dhe disa rrënjë pemë frutore në pronësi të shtetasit S.K., 35 vjeç banues në Koplik. Nga veprimet e kryera rezultoi, se zjarri ka rënë nga djegia e disa mbeturinave. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për vlerësim./SHkodraNews

Zbulohet kush i vuri flakët Taraboshit Read More »