Aktualitet

Rama shpall vendimet për studentët – 0 tarifa dhe 10 mijë lekë bursë

Ka nisur konferenca e kryeministrit Rama, ku po artikulohen vendimet që ai ka marrë lidhur me studentët.

Rama u shpreh se studentët që vijnë nga familje me ndihmë ekonomike, nga familje me një prind, të verbërit dhe ata me mesatare mbi nëntë në të gjitha programet e studimit do të përfitojnë uljen në 0 të tarifave, si dhe 10 mijë lekë të reja bursë nga shteti.

Në mbledhje kemi marrë disa vendime të rëndësishme që shkojnë përtej kërkesave të studentëve, për të maksimizuar efektin e protestës dhe për të futur Universitetin në një fazë të dytë të një reforme tranformuese që duhet të thellohet.

Së pari kemi miratuar katër vendime të Këshillit të Ministrave për përcaktimin e kategorive të individëve që përfitojnë uljen e tarifave të studimit, ndryshime në kategoritë e personave që përfitojnë nga fondi i ekselencës.

Shpjegohen konkretisht në këto terma: Studentët që vijnë nga familjet me ndihmë ekonomike, të verbërit, personat tetraplegjikë që marrin bursë studimi prej 10 mijë lekësh të reja. Studentët që kanë mesataren mbi 9 do të përfitojnë 0 tarifa studimi, dhe do të përfitojnë një bursë prej 10 mijë lekësh të reja.

Kjo e zgjeron ndjeshëm gamën e mbështetjes së qeverisë.  Të gjithë studentëve do tiu paguhet 50% e tarifës nga buxheti i shtetit, që do të thotë se të gjithë studentët aktualë, edhe ata me katra dhe me pesta nuk do të paguajnë  për pjesën e mbetur të vitit, por do të paguajë Buxheti i Shtetit. Në vitin e ardhshëm ata që do të jenë nën mesataren 6 do të humbasin çdo mbështetje.

Rama shpall vendimet për studentët – 0 tarifa dhe 10 mijë lekë bursë Read More »

Lajm i mirë – Maya bëhet nënë!

Të bëhesh nënë është lumturia më e madhe për një grua!
Këngëtarja brilantë e jugut Maya Alickaj nëpërmjet rrjetit të saj facebook dha lajmin e mirë dhe të shumpritur të ardhjes në jetë të djalit të saj me emrin Jonas.”Janë Krishtlindjet më të bukura,pasi zoti më bekoi me një djalë” – shkruan Maya në statusin e saj.Nëna dhe foshnja gëzojnë shëndet të mirë.

Statusi i Mayas

“Gezuar Krishtlindjet🎄🎄Kete vit ,jane Krishtlindjet me te bukura te jetes sime,pasi Zoti me bekoi me nje djale🙏🏻🙏🏻🙏🏻🙏🏻Edhe nje here ,gezuar dhe Zoti ju bekofte🙏🏻🙏🏻🙏🏻🙏🏻Me dashuri Maya&Jonas❤️❤️❤️❤️❤️❤️” – laberianews

Lajm i mirë – Maya bëhet nënë! Read More »

Porti i Vlorës – Sot me fluksin më të madh të hyrjeve.Emigrantët për festa në Shqipëri

Rreth 800 pasagjerë janë kthyer në vendlindje për të kaluar festat e fundvitit.

Që nga koha e sezonit veror, ditën e sotme ky port ka patur fluksin më të madh të hyrjeve.

Për shkak të detit me dallgë, emigrantët shprehen se kanë qëndruar rreth 10 orë në det.

Policia kufitare ka marrë masa për të parandaluar vonesat në kontrollin e dokumentacionit.

Për këtë, janë hapur 10 sportele, nga 4 që funksionojnë çdo ditë.

Porti i Vlorës – Sot me fluksin më të madh të hyrjeve.Emigrantët për festa në Shqipëri Read More »

Vlonjatët festojnë Krishtlindjet në det!

Deti mbetet gjithmone dashuri për vlonjatët.
Në Vlorë lidhja me detin nuk zgjat vetëm gjate stinës së verës, por gjatë gjithë vitit edhe në Dimër.

Kështu ka ndodhur edhe në këtë 25 dhjetor Krishtlindjesh,Vlonjatë zgjedhin të festojnë pranë detit duke u larë dhe duke sfiduar temperaturat e ulta.

Njëri nga Vlonjatët që sfidoi këto temperatura dhe festoi krishtlindjet në det është ish sportisti i Flamurtarit vlonjati Rrapo Taho.
Mënyrë e vecantë për të festuar Krishtlindjet kjo.

Vlonjatët festojnë Krishtlindjet në det! Read More »

Emocionet e takimit të rreshterit Ervin Todo me familjen mbas kthimit nga Afganistani

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka publikuar këtë të martë një video emocionuese ku shfaqet rreshteri Ervin Todo teksa takohet me gruan dhe fëmijët pas kthimit nga qëndrimi 6 mujor me shërbim në Afganistan.

“Në ditë të bekuara si kjo e sotmja, gjithkush mezi pret të kthehet në shtëpi e të përqafojë familjen. Rreshter Ervin Todo, bashkë me 65 djemtë tanë me mision në Afganistan, pas 6 muajsh mungese dhe në përfundim të misionit të tyre, sot po i bashkohet tryezës së festave”, shkroi Xhaçka në një postim në Facebook.
Ministrja shpjegoi se Rreshter Todo nga Batalioni i tretë i Këmbësorisë në Poshnje, surprizoi dy djemtë e tij, bashkëshorten dhe familjen e tij të madhe, duke na emocionuar të gjithëve. “Krishtlindje të bardha për të gjitha familjet shqiptare!”, uroi Xhaçka.

https://www.facebook.com/xhackaolta/videos/921860121338087/?t=0

Emocionet e takimit të rreshterit Ervin Todo me familjen mbas kthimit nga Afganistani Read More »

Kryeministri Edi Rama ka uruar festën e Krishtlindjes me anë të një video të disa fëmijëve të Qendrës Kulturore

Kryeministri Edi Rama ka uruar festën e Krishtlindjes me anë të një video të disa fëmijëve të Qendrës Kulturore.

Në videon e Ramës shfaqen nje grup fëmijësh të veshur me rrobat e babagjyshit të cilët këndojnë të lumtur.

“Nuk festoj pa ty”, titullohet kënga që këta fëmijë urojnë festën e Krishtlindjes.

“Mirëmëngjes dhe Krishtlindje të gëzuar”, shkruan Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1987560271322715/?t=0

Kryeministri Edi Rama ka uruar festën e Krishtlindjes me anë të një video të disa fëmijëve të Qendrës Kulturore Read More »

Studentët vazhdojnë protestën – Ja cfarë do të bëjnë sot…

Studentët sot do t’i bëjnë surprizë kryeministrit Edi Rama

Studentët Arlind Hoxha dhe Armando Xhoxha dje deklaruan se do të vijojnë të protestojnë për realizimin e 8 pikave të tyre drejtuar qeverisë.

Siç shkruajnë mediat shqiptare, ata u shprehën se protesta do të vijojë, para kryeministrisë, ndërkohë që i bëjnë thirrje çdo studenti në Tiranë dhe çdo qytetari që t’i bashkohet kauzës së tyre.

Të pyetur nëse do t’i bashkohen protestës së diasporës, studentët u shprehën se i mirëpresim ato në protestën e tyre, ndërkohë që deklaruan se nuk mund të flasin në emër të gjithë studentëve.

Gjithashtu për protestën e sotme ata paralajmëruan kryeministrin Edi Rama se do të marrë një surprizë.

“Gjatë protestës së sotme, do të ketë një surprizë për kryeministrin. Do të ketë një surprizë për Krishtlindje, por nuk do ta zbulojmë sot”, thanë studentët, të cilët nuk preferuan të japin më tepër detaje.

“Nuk jemi që të iki një bionde dhe të vij një brune. Ne duam që të bëhet një reformë e mirë. Protesta jonë nuk ka përfaqësues, por do të fillojmë protestat masive me datë 7 janar”, u shprehën studentët.

Studentët vazhdojnë protestën – Ja cfarë do të bëjnë sot… Read More »

Shenjat e horoskopit që do të triumfojnë në vitin 2019

Ka disa shenja të zodiakut që do të triumfojnë në fushën e dashurisë dhe biznesit duke nisur nga ky vit. Një energji e mirë do të jetë në krah të tyre.

Luani

Do të jetë momenti më i mirë për të nisur një marrëdhënie të re ose projekt të ri. Meqenëse dielli, Mërkuri dhe Jupiteri janë në Shigjetar, do të bëjnë më të mirën e tyre që kjo të ndodhë. Bëni maksimumin tuaj dhe lëreni veten të rrethuar nga energjitë e mira që do t’ju shoqërojnë. I meritoni gjithë gjërat e mira që po ju ndodhin.

Shigjetari

Ky është fillimi i një ere të re për ju. Planeti juaj i fatit, Jupiteri, është i zënë duke ju dhuruar magjepsje e bekime. Për këtë motiv, viti i ri do të nisë në mënyrën më të mirë të mundshme, me plot para e dashuri për ty.

Bricjapi

Me rikthimin e diellit tek ju, ju sugjerojmë të pushoni dhe të përgatiteni mendërisht për të gjitha bekimet që do t’ju vijnë. Do të keni fat në dashuri dhe në çdo aktivitet që do të ndërmerrni. Po vjen një ndryshim i madh dhe vetëm ju mund ta përjetoni në mënyrën më të mirë të mundshme, sepse e njihni më mirë se çdokush tjetër atë që po vjen.

Shenjat e horoskopit që do të triumfojnë në vitin 2019 Read More »