Aktualitet

Vlorë- Parandalimi i përmbytjeve, pastrohet kanali pranë Parkut Urban

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Vlorë po vijon punën për rehabilitimin e kanaleve kulluese në kuadër të masave për të përballuar me sukses situatën e reshjeve.

Aktualisht po punohet për pastrimin e kanalit që nis nga Liqeni, e vijon edhe në zonën pranë Parkut Urban.

“Në këtë kanal po kryhet pastrimi rrënjësor i këtij kanali për të shmangur problematikat e mundshme gjatë sezonit të dimrit, ndërsa rehabilitimi do të përfshijë edhe izolimin e tij”, bën të ditur Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Vlorë.

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Vlorë përveç punës së përditshme në lidhje me reformën e ujit, një vëmendje të veçantë i kushton edhe pastrimit të kanaleve apo plazheve./atsh

Vlorë- Parandalimi i përmbytjeve, pastrohet kanali pranë Parkut Urban Read More »

Informimi për programin e ndihmës ekonomike, takime në Vlorë, Gjirokastër dhe Shkodër

Fushata kombëtare për informimin e qytetarëve për programin e Ndihmës Ekonomike vijoi në Vlorë, Gjirokastër dhe Shkodër.

Në këto qytete u zhvilluan bashkëbisedime me qytetarët për mënyrën e aplikimit dhe riaplikimit në skemë, e cila ndryshe nga skema e vjetër, lejon aplikimin edhe në muajin pasardhës.

“Programi i ndihmës ekonomike po alternohet me programet e aftësimit profesional dhe punësimit, për riintegrimin social-ekonomik të familjeve me ndihmë ekonomike”, theksoi ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. /atsh

Informimi për programin e ndihmës ekonomike, takime në Vlorë, Gjirokastër dhe Shkodër Read More »

Dita Botërore për Zhdukjen e Skllavërisë, Meta apel institucioneve

Presidenti Ilir Meta i ka bërë një apel të fortë institucioneve për të rritur mbështetjen ndaj viktimave të skllavërisë modern, duke shtuar forcën rehabilituese.

“Në Ditën Botërore për Zhdukjen e Skllavërisë apeloj fort për të menduar për mbështetjen dhe rehabilitimin e viktimave të skllavërisë moderne, të cilët janë njerëz dhe nuk meritojnë të trajtohen si shifra nëpër raporte. Fund plagës së skllavërisë moderne që shkatërron jetë, familje e shoqërinë dhe ushqen krimin e organizuar në kurriz të stabilitetit, sigurisë e sundimit të ligjit”, shkruan Meta./atsh

Dita Botërore për Zhdukjen e Skllavërisë, Meta apel institucioneve Read More »

FA-të shpëtojnë 84 emigrantë nga mbytja

Anija e Forcës së Armatosur “Lissus” ka shpëtuar 84 persona në dy operacione të njëpasnjëshme në detin Egje.

Në kuadër të parandalimit dhe shpëtimit të emigrantëve, operacioni i parë u zhvillua dhe në orën 21:35 dhe i dyti sot në orën 10:25

Sipas informacioneve që përcjellë Ministria e Mbrojtjes, në gomonen e parë kishte 39 persona në bord, 31 palestinez dhe 8 sirian. Ndërkohë, në gomonen e dytë kishte 45 persona në bord; 31 burra, 5 gra dhe 9 fëmijë.

FA-të shpëtojnë 84 emigrantë nga mbytja Read More »

Surprizat e motit, ja sa do arrijnë temperaturat ditën e sotme

Dita e sotme do të dominohet nga vranësira të lehta e kalimtare në pjesën më të madhe të territorit.

Kurse pasditja dhe mbrëmja do të sjellin shtim të vranësirave në të gjithë vendin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten 2-3 °C duke luhatur vlerat ditore nga -1 °C mëngjesi deri në 21°C në mesdita.

Ndërsa era do fryjë e lehtë, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi perëndimor- veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.

Surprizat e motit, ja sa do arrijnë temperaturat ditën e sotme Read More »

Zgjedhjet brenda PD, kush janë kryetarët në Lezhë, Vlorë dhe Shkodër

Perfundojne zgjedhjet për strukturat e PD-së në Qarqet e Lezhës, Vlorës dhe Shkodrës. Në Lezhë mësohet se kryetar i ri Partisë Demokratike është zgjedhur Zef Gjoka.

Kandidat për kreun e kësaj dege ishte edhe Paulin Marku, i cili mori vetëm 88 vota kundrejt kundërshtarit të tij, Zef Gjoka i cili fitoi bindshëm me 306 vota. Mësohet se në procesin e votimit kanë marrë pjesë rreth 339 votues.

Zef Gjoka ka qene deputet i Partisë Demokratike në parlamentin shqiptar, dhe per 4 vitet e ardhshme do të drejtojë demokratët e Lezhës.

Nga ana tjetër në Vlorë, Genc Deromemaj është zgjedhur kryetari i ri i Partisë Demokratike me vetëm 12 vota diferencë. Në procesin e votimit kanë marrë pjesë vetëm 352 votues. Genc Deromemaj ka qenë kandidat i PD-së për kryetar i bashkisë Vlorë në zgjedhjet vendore të vitit 2015 nga rradhët e PD-së.

Në Shkodër kryetari i ri i PD-së, është Xhevdet Amuli. Ai fitoi me 243 vota kundrejt Ramiz Çobës i cili mori 241 vota, ndërkohë 8 vota janë të pavlefshme

Zgjedhjet brenda PD, kush janë kryetarët në Lezhë, Vlorë dhe Shkodër Read More »

Do të surprizoheni, ky është moti i javës së parë të dhjetorit

Sot data shënon 1 dhjetor, dhe sipas parashikimeve dy ditët e para priten të jenë të acarta.

Temperatura të ulëta deri në minus në vendet malore do të karakterizojnë ditën e Shtunë dhe të Dielë.

Por më pas, nisur nga e Hëna temperaturat do të rriten.

Parashikimi i motit nga Meteoalb:

  1. Moti në vijim:

Por më pas, nisur nga e Hëna temperaturat do të rriten.

Parashikimi i motit nga Meteoalb:

Moti në vijim:

Fundjava paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare, më të shpeshta në ekstremet Veri – Jug ku priten reshje të pakta dhe të izoluara.

Temperaturat rriten me 2-3°C të shtunën, rritje më të ndjeshme sjell e diela.

Të njëjtat kushte të motit, me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme dhe reshje të pakta e të izoluara, vijojnë mbi territor deri më datën 5 -6 dhjetor.

Ditët e para të dhjetorit sjellin temperatura relativisht të larta, më e ndjeshme kjo gjatë mesditës kur maksimumi në rang territori ngjitet në 22°C ndërsa minimumet luhaten nga 2°C në zonat malore deri në 11°C, gjatë mëngjeseve në zonat bregdetare dhe të ulëta. /Lajmifundit.aloti në vijim:

Fundjava paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare, më të shpeshta në ekstremet Veri – Jug ku priten reshje të pakta dhe të izoluara.

Temperaturat rriten me 2-3°C të shtunën, rritje më të ndjeshme sjell e diela.

Të njëjtat kushte të motit, me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme dhe reshje të pakta e të izoluara, vijojnë mbi territor deri më datën 5 -6 dhjetor.

Ditët e para të dhjetorit sjellin temperatura relativisht të larta, më e ndjeshme kjo gjatë mesditës kur maksimumi në rang territori ngjitet në 22°C ndërsa minimumet luhaten nga 2°C në zonat malore deri në 11°C, gjatë mëngjeseve në zonat bregdetare dhe të ulëta. /Lajmifundit.al

Do të surprizoheni, ky është moti i javës së parë të dhjetorit Read More »