Aktualitet

Ndahet nga jeta aktori i mirënjohur shqiptar

Një lajm shumë i hidhur vjen nga bota e artit shqiptar.

Aktori i mirënjohur i para viteve ’90, Luan Qerimi, është ndarë ditën e sotme nga jeta në moshën 89-vjeçare.

AI ka luajtur disa dhjetëra role por më stë spikaturit padyshimin ishin ato nga “Arturo Ui”, “Otello”, “Orët e Kremlinit”, “Gracka”, “Vdekja e kalit”, etj.

Luan Qerimi lindi në Lushnje, 15 tetor 1929 dhe i hyri botës së aktrimit, fillimisht me lëvizjen amatore, për t’u aktivizuar në Teatrin e Ushtrisë, ku talenti i tij do të spikaste. Ishte 25 vjeç, kur në vitin 1954 do të hynte në Teatrin Popullor, që ishte ëndrra e çdo të riu që dëshironte të bëhej aktor.

Karriera e tij nisi me një rol episodik në komedinë “Prefekti” në vitin 1954, në rolin e Skënderit, por që atëherë, me dhjetëra do të ishin rolet që do t’i besoheshin. Kjo për portretin e tij të veçantë, zërin kumbues, seriozitetin dhe mënyrën se si i përshtatej çdo karakteri, që nga cubi, tek heroi, nga i infiltruari tek njeriu i besuar, nga gangsteri tek malësori.

Ndër rolet e tij spikatin ato në veprat skenike: “Toka jonë”, ”Orët e Kremlinit”, “Otello”, “Hamleti”, “Dragoi i Dragobisë”, “Përkolgjinajt”, “Cuca e maleve”, “Arturo Ui”, “Epoka para gjyqit”, etj. Në kinematografi ka luajtur në filmat “Qëndresa”, “Vdekja e kalit”, “Shpella e piratëve”, “Telefoni i një mëngjesi”, “Eja”, “Koha nuk pret”, “Gracka”, “Nëntori I Dytë”, “Shembja e idhujve”, “Toka jonë”, “Debatik”, etj. Po ashtu ka interpretuar mbi 200 role në “Teatri në mikrofon”, siç ka kontribuar edhe në emisionet “Heroizmi i popullit tonë në shekuj” dhe “Fjala artistike në mikrofon”.

Luan Qerimi mbante titullin “Artist i merituar”, që prej vitit 1989. /albeu

Ndahet nga jeta aktori i mirënjohur shqiptar Read More »

Vlorë – Mbetjet plastike pushtojnë plazhin e Zvërnecit

Mbetjet plastike pushtojnë një nga plazhet e Zverncit në nje gjatesi prej afro 1 km.Reshjet e shiut të ditëve të fundit ka sjellë dhe prurje të lulmit Vjosë. Por kësaj radhe prurjet nuk kanë përmbytur toka por kanë sjellë pa fund mbetje plastike.Vija bregdetare prej 1 kilometër është ndotur totalisht nga mbetjet plastike.

Peshkatarët e kësaj zone shprehen se ky plazh i virgjër tashmë po kthehet në vend grumbullimi mbeturinash.

“Shteti duhet të vëjë dorë në të tilla gjëra. Në të tilla raste, dëmi bëhet edhe për ambientin edhe për ne si peshkatarë. Ka 10 ditë që furtuna solli mbetje. Nga lumenjtë rrymat e detit i sjellin këtej. Ka rroba, mbetje plastike nga të gjitha. Plazhi ka qenë shumë i pastër. Nuk ka ardhur njeri. Po të gërmosh gjen vetëm mbetje.”

Peshkatarët

Fshatrat të cilët banojnë rreth lumit Vjosë prej kohësh lumin e shohin si vend për hedhjen e mbeturinave. Ndërsa në kohët kur rritet niveli i lumit mbetjet përfundojnë në bregun e detit në zonën e Zvërnecit./Shqiptarja.com

Vlorë – Mbetjet plastike pushtojnë plazhin e Zvërnecit Read More »

Vlonjati kërkon azil në Korenë e Jugut: Kam frikë nga gjakmarrja

Një histori e rrallë. Një azilkërkues shqiptar në Korenë e Jugut. Pas fluksit të shtuar të shqiptarëve që kërkonin azil në Gjermani, Suedi dhe vendet nordike, vlonjati Orion Delaj kërkon azil në Kore. Gazeta koreane, Korea Times i ka kushtuar një shkrim historisë së 26-vjeçarit shqiptar ku tregohet kalvari i gjatë që ai ka bërë për të shkuar në Kore pasi është larguar nga Shqipëria nga frika e gjakmarrjes.

Historia e Orion Delajt, shqiptari që kërkon azil në Kore

Ai jeton në një apartament me një dhomë të vogël të quajtur “gosiëon”, ku përfshihet një shtrat i vetëm dhe një tavolinë, në rrethin perëndimor të Seulit.

“Unë nuk mund të bëj asgjë, thjesht endem dhe përpiqem të takoj njerëz të mirë”,-thotë Delaj, i cili erdhi në Kore dhe aplikoi për statusin e refugjatit në nëntor 2017, por nuk ka marrë ndonjë telefonatë që prej asaj kohe.

Ai zgjohet në mëngjes dhe nuk di çfarë të bëjë, dhe pyet vazhdimisht veten se çfarë do të ndodhë me të.

“E dija që jeta ime në Kore nuk do të ishte e lehtë”, thotë shqiptari, megjithëse prindërit i dërgojnë para ndonjëherë dhe duan që ai të largohet nga Koreja. “Por problemi është se kjo (mënyra e jetës) nuk është njerëzore”.

Ai nuk e di se çfarë do të bënte nëse kthehej në Shqipëri.

“Çfarë bëj atje, nuk ka të ardhme për mua, nuk ka asgjë tjetër, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë Evropën”.

Pse u largua Orion Delaj nga Shqipëria

Orion Delaj i frikësohet kthimit në Europë pasi ka marrë kërcënime me vdekje në Shqipëri nga mafia. Gjithçka lidhet me një konflikt që familja e tij pati një tjetër përpara një dekade. Por kjo histori nuk mbaron asnjëherë dhe hakmarrja po i kalon brezave. Fillimisht është vrarë në Spanjë xhaxhai Elidon Delajt në Shtator 2006.

Policia spanjolle tha se ky rast kishte të bënte me trafikun e drogës në Iberian Peninsula, që çoi në një vrasje mafioze. Në shtator 2012 kushëriri i Orionit i quajtur Amarildo Delaj, u vra përpara lokalit të tij në Vlorë pasi u qëllua me më shumë se 10 plumba. Orion Delaj thotë se këto dy vrasje kanë të bëjmë me gjakmarrje në bazë të Kanunit.

“Unë erdha në Kore t’i shpëtoj Kanunit”,- thotë Orion,i prindërit e të cilit dhe dy motrat jetojnë në Itali. “Nuk ka rëndësi”,-shpjegon ai sa vite kanë kaluar apo kush je dhe ku je ti. “Ata njerëz do të gjejnë ty. Ky është një realit i trishtuar i vendit tim”.

Delaj i ka treguar autoriteteve koreane se qeveria shqiptare e di kush janë vrasësit dhe çfarë ata bëjnë, por ata janë një mafie e vërtetë që korrupton qeverinë dhe gjyqtarët. Orion Delaj ka shpjeguar përse zgjodhi Korenë për të kërkuar azil.

“Unë mund të kërkoja azil në Gjermani, Norvegji, Suedi apo Finlandë por nuk shkova në asnjë nga këto vende. Erdha këtu sepse u ndjeva i sigurtë”,- ka thënë ai.

Pritja 12 mujore për të marrë azil

Që pasi mbërriti në Kore, Delaj kërkoi të integrohej në komunitetin lokal. Ai trokiti në dyert e organizatave humanitare dhe arriti të fitonte punë part-time në një restorant italian në Seul. Por në të gjitha vendet ku shkoi nuk arriti të gjente diçka që t’i jepte kuptim ditës së tij. Që prej 7 nëntorit të vitit 2017, ai qëndron në pritje të një sinjali nga qeveria koreano-jugore për kërkesën e tij të azilit./shqiptarja

Vlonjati kërkon azil në Korenë e Jugut: Kam frikë nga gjakmarrja Read More »

‘Kapriçot’ e motit, ja se kur priten reshje intensive të borës

Në vendet kodrinore-malore që nga e hëna(10 dhjetor) do të ketë reshje intensive bore në vendin tonë, ndërsa gjatë javës në vijim temperaturat minimale do të shkojnë nga -2 gradë celsius kurse ato maksimale deri në 10 gradë celsius nga fundi i javës.

“Do të ketë reshje bore në vendet kodrinore-malore që do të fillojnë prej datës 8 të cilat nuk janë të qëndrueshme”, ka thënë Sylë Tahirsylaj.

Ai tregoi që erërat nga jugu dhe jugperëndimi do ta rrisin temperaturën deri në 10 gradë celsius, ndërsa pas kësaj jave pritet ndryshim i motit.

Tahirsylaj theksoi se nga e hëna (10 dhjetor) në vendet kodrinore-malore do të këtë reshje intensive të borës./kallxo.com

‘Kapriçot’ e motit, ja se kur priten reshje intensive të borës Read More »

Jeni në kërkim të parave? Ja dy shenjat e horoskopit që do bëhen milionerë

Edhe pak ditë na ndajnë nga viti 2019. Nga ky vit janë dy shenja që do të kenë sukses nga ana financiare.

Sipas asterologëve mrekullia do të ndodhë për shënjat e Demit dhe Dashit.

Dashi

Personat që i përkasin kësaj shenje do kenë një vit të përkryer, çlirohen nga qëllimet e kota, nga lodhja, nga problemet ekonomike.

Do durojnë pak deri nga pranvera e vitit 2019 sepse u rikthehen prapë disa probleme ekonomike të paqarta. Do bëjnë udhëtime të largëta, do njihen me njerëz të rinj.

Demi

Personat që i përkasin kësaj shenje do kenë një vit që do merren shumë më trashëgimitë. Do pasurohen, do marrin lekë dhe mezi presin.

Do bëhen shumë të etur për të marrë lekë nga të tjerët, presin lekë nga partnerët, nga bashkëpunimet, punët e ndryshme.

Jeni në kërkim të parave? Ja dy shenjat e horoskopit që do bëhen milionerë Read More »

Ja si do të jenë ditët e para të muajit dhjetor

Pas disa ditësh të ftohta, me fillimin e muajit dhjetor, dimri do të bëhet shumë i ngrohtë.

Temperaturat e ajrit do të rriten sërish ndjeshëm mbi mesataren, dhe moti i ngrohtë do të zgjasë 5 ditë ose më shumë, dhe ndoshta 10 ditëshin e parë të muajit dhjetor.

Erërat e ftohta veriore do të zëvendësohen nga erërat jugore që sjellin më shumë re.

Ajri i ftohtë që preku kryesisht Evropën Lindore dhe Gadishullin Ballkanik gradualisht do të shkojë më tej në verilindje të kontinentit dhe në pjesën tonë të Evropës do të zëvendësohet nga masat e ngrohta të ajrit nga Mesdheu.

Në një situatë të tillë që do të shoqërohet nga një rritje e aktivitetit ciklonik në Atlantik, rajonet tona do të gjenden nën ndikimin dominues të rrymave jugore, kështu që do të jetë e ngrohtë me shumë re dhe mjegull të ulët.

Moti ditëve të ardhshme mund të karakterizohet si vjeshte e vërtetë, për shembull, në fillim të nëntorit, jo fillimi i dimrave klimatologjik.

Ja si do të jenë ditët e para të muajit dhjetor Read More »

Kryeministri mban premtimin, ndërtohet nga e para shtëpia e familjes Shabaj në Postribë

Kryeministri Edi Rama prej kohësh i ka shpallur luftë varfërisë, duke ndjekur nga afër rastet e familjeve që jetojnë në gjendje ekonomike të vështirë dhe në pamundësi strehimi.

Para disa javësh, Kryeministri Rama ka qenë në Postribë të Shkodrës, në familjen e Vullnet Shabaj, familje e cila jetonte në kushte të vështira me një shtëpi të rrënuar, gati për t’i zënë brenda familjarët.

“Mirëmëngjes.

Dhe me familjen e Vullnetit në Postribë të Shkodrës, ku po kthehet shpresa tek e nesërmja, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan Kryeministri.

Kryeministri ka zbritur në Postribë në shtëpinë e Vullnet Shabajt, me 8 nëntor.

Kryeministri Edi Rama takoi familjarët e Vullnet Shabaj dhe interesohet për shtatë fëmijët e familjes, duke i pyetur nëse shkojnë në shkollë.

I zoti i shtëpisë përgjigjet, duke thënë se “shkojnë në shkollë dhe mësojnë shumë, kanë rezultate të mira”.

Më tej, Kryeministri në bashkëbisedim u drejtohet fëmijëve duke u thënë se “kjo është dhurata më e madhe që i bëni prindërve dhe është investimi më i madh që bëni për veten tuaj, por ne do bëjmë diçka patjetër”.

Kjo situatë është e rëndë shumë, vazhdon Kryeministri, duke shtuar se do ta zgjidhim këtë punë.

Rindërtimi i shtëpisë është në vazhdim. Kryefamiljari u shpreh se “familjen e kam strehuar, u kamë gjetur shtëpinë ndërsa punimet po vazhdojnë. Kryeministri i tregua burrë e mbajti fjalën, me vepra me punë” thekson ai.

Kryeministri mban premtimin, ndërtohet nga e para shtëpia e familjes Shabaj në Postribë Read More »

Historia prekëse e 86- vjeçares, burri i dhuroi një shumë të madhe parash, Maria ua shpërndau komshive

Sa më shumë të jepni, aq më shumë merrni! – ka thënë një njeri i urtë.

Një shembull i kësaj shprehjeje është historia e 86 vjeçares Maria Zlatich, një grua që ka shumë vite që jeton vetëm. Atë e kanë ndihmuar komshinjtë e saj për shumë vite dhe ata nuk i kanë kërkuar asgjë në këmbim.

Më 1956, Maria dhe burri i saj Momchilo shkuan të jetojnë në Guilford për një jetë më të mirë. Vetëm pas 18 muajsh, gruaja duhet të kthehej në Serbi për tu kujdesur për nënën e saj të sëmurë. I shoqi nuk u kthye me të dhe vazhdoi jetën e tij në Australi.

Më të shoqin e pati shumë të vështirë të ruante mardhëniet, ndaj dhe dita ditës kontakti mes tyre sa vinte e bëhej më i vështirë.

Pasi mamaja e saj vdiq, Maria nuk mund të kthehej dot sërish në Guilford. Bashkimi me bashkëshortin e saj nuk u realizua kurrë dhe shumë shpejt ata nuk mbajtën më as kontakte.

E vetme ajo merrte vetem 80$ pension në muaj, kështu që jetesa e saj ishte shumë e vështirë. Për fatin e saj të mirë, komshinjtë e ndihmuan të gjithë bashkë sa herë që ajo kishte nevojë.

Kishte thashetheme që Momchilo ishte ende gjallë, i pasur dhe ishte martuar sërish. Megjithatë, Maria nuk e kujtonte kurrë këtë temë.

Koha kalonte dhe Maria mori vesh që i shoqi kishte vdekur dhe i kishte lënë një pasuri 700.000$.

Papritur, ajo vendosi që ato para t’ia japë …komshinjve të saj.

“Nuk më duhen paratë! Më duhet pak ushqim, ujë dhe dru për të ngrohur në dimër. Nuk e dua trashëgiminë. Ia dhashë të gjitha komshinjve.” – u shpreh e moshuara.

Historia prekëse e 86- vjeçares, burri i dhuroi një shumë të madhe parash, Maria ua shpërndau komshive Read More »