Aktualitet

Moti sot, e enjte, 9 maj 2019

Moti ditën e sotme parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash deri në orët e pasdites.

Prej orëve të mbrëmjes parashikohet shtim vranësirash në të gjithë territorin, deri në të dendura.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se në orët e vona të mbrëmjes do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët deri edhe mesatar, në formë shtrëngatash në Veriperëndim.

Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim – Juglindje 1-10 m/sek. Prej orëve të pasdites era fiton intensitet deri në 20 m/s përgjatë vijës bregdetare erë intensive dhe me rrahje. Valëzimi i forcës 2-4 ballë.

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 9/21 Diell re/shi
Kukës 7/19 Diell re
Lezhë 10/21 Diell re
Dibër 6/17 Diell re
Durrës 11/23 Diell re
Tiranë 10/24 Diell re
Elbasan 9/24 Diell re
Berat 9/24 Diell re
Vlorë 11/23 Diell re
Korçë 6/19 Diell re
Gjirokastër 6/23 Diell re
Sarandë 11/22 Diell re
/atsh

Moti sot, e enjte, 9 maj 2019 Read More »

Dita e Europës, 69 vite nga deklarata e Robert Schuman

Dita e Europës që mbahet çdo vit më 9 maj, kremton paqen dhe unitetin në Europë.

Kjo datë shënon përvjetorin e deklaratës historike të Shumanit.

Gjatë një fjalimi në Paris në vitin 1950, Robert Shuman, ministri i atëhershëm i Punëve të Jashtme i Francës, prezantoi idenë e tij për një forme të re të bashkëpunimit politik në Europë, e cila luftërat mes popujve të Europës do t’i bënte të paimagjinueshme.

Me rastin e Ditës së Europës, Kryeministri Edi Rama zgjodhi sot të thotë mirëmëngjes me himni Europian, një pjesë nga preludi i “Odës së Gëzimit” të simfonisë së 9-të të Bethovenit.

Më 9 maj 1950 u bë lëvizja e parë drejt krijimit të asaj, që sot njihet me emrin Bashkimi Europian.

Atë ditë në Paris, Ministri i Jashtëm i Francës, Robert Schuman, lexoi para gazetarëve nga e gjithë bota një deklaratë, që i bënte thirrje Francës, Gjermanisë, Belgjikës, Holandës dhe vendeve të tjera europiane, të bashkonin prodhimin e qymyrit dhe çelikut si “themeli i parë konkret i një federate të ardhshme evropiane”.

Ai propozoi krijimin e një institucioni europian mbikombëtar, i ngarkuar me administrimin e industrisë së qymyrit dhe çelikut, pikërisht sektori që në atë kohë ishte baza e gjithë fuqisë ushtarake. Për këtë arsye, gjatë Samitit të Milanos, në vitin 1985, udhëheqësit e BE-së vendosën ta festojnë 9 majin si “Dita e Europës”.

Aspirata e Shqipërisë për t’iu bashkuar Europës mori jetë që nga fillimi i viteve ’90, menjëherë pas shembjes së regjimit komunist. Është mjaft domethënës fakti që për shqiptarët, ideja e ndryshimit u njësua me bashkimin në familjen e madhe evropiane.

Rruga e vetme për t’u ndarë nga izolimin tragjik dhe prapambetjen e thellë ekonomike, u njësua me integrimin evropian, përmes ndërtimit të demokracisë dhe ekonomisë së tregut.

Pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë me Bashkimin Europian në vitin 1990, të dy palët nënshkruan Marrëveshjen për Tregtinë dhe Bashkëpunimin në vitin 1992, e cila konkretizoi për herë të parë përpjekjet shqiptare për afrim dhe ndihmë nga Bashkimi Europian./atsh

Dita e Europës, 69 vite nga deklarata e Robert Schuman Read More »

Sejko në Kuvend: 2018-ta vit progresi për ekonominë dhe financat shqiptare

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, deklaroi të mërkurën se, “2018 ishte një vit progresi për ekonominë dhe financat shqiptare. Aktiviteti ekonomik dhe punësimi vijuan të zgjerohen, pagat dhe presionet e brendshme inflacioniste erdhën në rritje, treguesit kryesorë të shëndetit të sektorit bankar shënuan përmirësim, dhe një sërë indikatorësh të balancave të brendshme dhe të jashtme ekonomike erdhën drejt forcimit”.

Gjatë raportimit të veprimtarisë vjetore të Bankës së Shqipërisë për vitin 2018, në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë, Guvernatori Sejko, tha se, ritmi i rritjes ekonomike u përshpejtua në 4,1% gjatë vitit 2018. Ajo pasqyroi kontribute pozitive nga zgjerimi i konsumit familjar, i investimeve të biznesit dhe i eksporteve”.

“Punësimi në ekonomi u rrit me 1,6% gjatë vitit të shkuar, ndërsa norma e papunësisë u ul në nivelin 12,3%, nga 13,4% një vit më parë. Deficiti i llogarisë korrente zbriti në 6,7% të PBB-së gjatë vitit 2018, nga niveli 7,5% i një viti më parë. Përmirësimi i tij reflektoi në një masë të madhe rritjen e aktivitetit turistik”, – deklaroi Sejko.

Sipas tij, deficiti buxhetor dhe borxhi publik vijuan të shënojnë një tendencë rënëse, duke pasqyruar si kursin konsolidues të politikës fiskale, ashtu dhe rritjen ekonomike dhe forcimin e kursit të këmbimit. Ndërsa sektori bankar forcoi pozitat e mirëkapitalizimit.

Inflacioni vjetor, vijoi Guvernatori, rezultoi mesatarisht 2,0%. Ndërsa Banka e Shqipërisë, ka ndjekur një politikë monetare stimuluese, e cila ka nxitur rritjen ekonomike zgjerimin e konsumit të biznesit, familjeve dhe sektorit publik.

“Politika monetare lehtësuese, (ulja e norms bazë të interesit për lekun në nivelin 1%) ka ndikuar në rritjen me 0,5% të ekonomisë, rritjen e konsumit, zgjerimin e kreditimit dhe të aktivitetit të sipërmarrjes”, – theksoi Guvernatori.

Sipas tij, gjatë vitit 2018 është rritur cilësia e kredisë. Kredia me probleme u ulë në nivelin 11,1% kundrejt 13% që ishte një vit më parë. Ndërsa sistemi bankar vijoi konsolidimin dhe sot operojnë në treg 12 banka nga 14 që ishin një vit më parë. Në fund të vitit 2018, rezerva valutore arriti nivelin 3.4 miliardë euro, i mjaftueshëm për të mbuluar 6,7 muaj importe mallrash dhe shërbimesh dhe 156% të borxhit të huaj afatshkurtër.

Guvernatori informoi se, BSH ka rritur masat për parandalimin e pastrimit të parave dhe ky hap u vlerësua nga institucionet ndërkombëtare të linjës. Ruajta e stabilitetit financiar dhe arritja e inflacionit në objektivin 3% mbetet mision i punës së Bankës Qendrore. /e.xh/ /a.g/

Sejko në Kuvend: 2018-ta vit progresi për ekonominë dhe financat shqiptare Read More »

Policia e Shtetit: 54 të proceduar në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 54 shtetas, nga këta: 12 janë arrestuar në flagrancë, 40 ndiqen në gjendje të lirë, 2 janë kapur.

Janë kapur 2 shtetas në kërkim, konkretisht: 1 në qarkun Fier, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe 1 në Kukës, i dënuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 5 raste, konkretisht: 2 raste në qarkun Tiranë, me 4 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 3 raste në qarkun Lezhë, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 7 raste, konkretisht: 2 raste të “Kanosja”, 1 në qarkun Tiranë dhe 1 në Vlorë, me 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 3 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në qarkun Tiranë, 1 në Berat, 1 në Fier, me 5 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; dhe 2 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 1 në qarkun Durrës, 1 në Elbasan, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 7 raste të “Dhuna në familje”, konkretisht: 2 raste në qarkun Tiranë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë; 1 në qarkun Berat, ku autori po procedohet në gjendje të lirë. Për 4 rastet e tjera janë plotësuar kërkesë – paditë për lëshim të menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 12 raste, konkretisht: 2 raste në qarkun Tiranë, me 4 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast në Korçë, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë. Për 9 rastet e tjera në gjithë territorin po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 6 raste të veprës penale “Ndërtimi pa leje”, konkretisht: 3 raste në qarkun Tiranë, 2 në Fier, 1 në Dibër, ku të gjithë autorët po procedohen në gjendje të lirë. Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 7 raste aksidentesh, me 8 persona të lënduar jashtë rrezikut për jetën, si dhe një tjetër ka humbur jetën.

Janë evidentuar 2 drejtues mjetesh që drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit, 1 në qarkun Tiranë dhe 1 në Korçë, të cilët janë arrestuar në flagrancë. Është evidentuar 1 rast i “Organizimi i lotarive të palejuara”, në qarkun Korçë, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 5 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë. /atsh

Policia e Shtetit: 54 të proceduar në 24 orë Read More »

Problemet e lëkurës zgjidhen vetëm me ushqimin e duhur

Lëkura është organi më i madh i trupit të njeriut, dhe mund të na thotë shumë gjëra në lidhje me shëndetin tonë.

Një nga ndikuesit bazë të lëkurës, të shëndetshme, apo jo, është ushqimi. Ushqimi që hani pasqyrohet në lëkurën tuaj.

Disa nga ushqimet kanë një ndikim negativ në lëkurën tuaj.

1. Plakja e parakohshme e lëkurës – Arsyeja pse lëkura plaket para kohe, është se ju hani ushqime të thata dhe me pak kalori, të cilat rrisin niveli e sheqerit në gjak. Ndryshime të sasisë së sheqerit çojnë në plakje të lëkurës duke e bërë atë më të thatë. Ushqimet që sugjerohen për të parandaluar këtë problem janë ato me yndyrë të ulët.

2. Rrudha në ballë dhe lëkurë e thatë– Arsyeja pse keni rrudha më herët sesa duhet dhe pse keni një lëkurë të thatë janë ëmbëlsirat dehe sheqeri, sepse të dyja këto shkaktojnë shkatërrimin e kolagjenit. Kolagjeni është aktiv në zonën e ballit. Ëmbëlsirat e shkatërrojnë kolagjenin shumë herë më shpejtë sesa sheqeri. Për këtë problem duhet të hani salmon, alga deti, gjel deti, majdanoz, sepse janë të pajisur me kolagjen.

3. Puçrra në fytyrë dhe skuqje– Arsyeja pse keni akne dhe skuqje të tyre është për shkak se ju konsumoni qumësht lope dhe produkte bulmeti. Qumështi i lopës përmban hormone që ndikojnë në rritjen e lopës, dhe këto hormone kanë një ndikim negativ te të gjithë. Sipas shkencëtarëve hormonet e lopës bien ndesh me ato të njeriut. Për evitimin e këtij problemi këshillohen ushqimet e pasura me jod, që përfshijnë frutat e detit.

4. Kapilarët në hundë dhe qepalla– Arsyeja pse hunda dhe qepallat tuaja kanë kapilarë është sepse ju hani ushqime pikante, të cilat rrisin shpejtësinë e proceseve në trup. Gjaku fillon të rrjedhë më shpejt përmes kapilarëve, kështu ata bëhen më të dukshme në lëkurë. Ju duhet të ndryshoni stilin e jetës. Normalizoni orarin e gjumit, ulni nivelin e stresit dhe ndryshoni dietën tuaj.

5. Lëkurë e pisët– Arsyeja pse ju e ndjeni se keni një lëkurë të pisët është sepse ju pini shumë lëngje dhe smoothies. Ata nuk përmbajnë fibra dhe fibrat janë përgjegjëse për proceset e pastrimit të trupit. Kjo ul pastërtinë e lëkurës. Ajo që ju duhet të hani është fasule, fruta të thata, bukë gruri dhe ushqime të tjera që përmbajnë fibra.

6. Ënjtje dhe jo elasticitet lëkure– Arsyeja pse ju mund të keni ënjte dhe një lëkurë jo elastike është, sepse konsumoni shumë proteina shtazore. Proteinat shtazore rrisin pehashin në gjak. Ndryshimi i aciditetit ndodhin kur proteina është jo e shëndetshme. Duhet të hani brokoli, avokado, tranguj etj.

7. Lëkurë e thatë dhe e dehidratuar– Arseja pse keni lëkurë të thatë dhe të dehidratuar është se konsumoni shumë kafe dhe çaj. Duhet të pini shumë ujë kur pini kafe, sepse në njëfarë mënyre trupi juaj mashtrohet nga këto lëngje jo të shëndetshme për lëkurën. Në këtë rast sugjerohet të hani kastravec, sallatë jeshile, domate etj. /atsh

Problemet e lëkurës zgjidhen vetëm me ushqimin e duhur Read More »

Krimet e Rënda dënojnë me 10 vite burg Klement Balilin

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur dënimin me 10 vite burg për Klement Balilin. Gjykata mori vendimin për ta dënuar Balilin me 15 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai do të vuajë 10 vite burg.

Në seancën e sotme u lexua mbrojtja, ku avokati Theodhori Sollaku kërkoi pafajësi për Balilin. Sipas avokatit akuzat ndaj Balilit janë të pabaza dhe nuk mbështeten në prova.

Prokuroria kërkoi 18 vite burg për 4 akuza, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i ulet me një të tretën, duke kërkuar përfundimisht 12 vite burg.

Gjykata pasi u tërhoq për të marrë vendim e deklaroi fajtor Balilin, duke e dënuar me 15 vite burg, 10 vite në total.

Balili është akuzuar për kryerjen veprave penale “Trafikimi i narkotikëve, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”,

“Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. /atsh

Krimet e Rënda dënojnë me 10 vite burg Klement Balilin Read More »

Xhaçka viziton dy efektivët e plagosur në Letoni

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka vizitoi dy efektivët e kontigjentit EOD, të plagosur një ditë më parë në Letoni. Ministrja vizitoi major Klodian Tanushin, i cili ndodhet i shtruar në spitalin “Riga East University”, gjendja shëndetësore e të cilit është e rënduar.

Efektivi i Forcave tona të Armatosura ndodhet nën mbikëqyrjen intensive të mjekëve.

Ministrja Olta Xhaçka vizitoi edhe rreshter Juliaj Kapajn, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e bazës ushtarake Camp Adazi në Letoni. Gjendja shëndetësore e rreshter Kapajt është shumë e mirë.

Ceremonia shtetërore e lamtumirës për nëntetaren Zarife Hasanaj do të zhvillohet gjatë paradites të së premtes, më 10 maj 2019.

Trupi i efektives që humbi jetën një ditë më parë pritet të mbërrijë në atdhe ditën e enjte, më datë 9 maj e do të transportohet me avion ushtarak.

Trupi i efektives Zarife Hasanaj do të shoqërohet edhe nga një efektiv kanadez, një letonez dhe kolegë të saj shqiptarë, pjesë e kontigjentit ku bënte pjesë.

Efektivja Zarife Hasanaj do të pritet në aeroportin “Nënë Tereza” me protokoll ushtarak e më pas do të dërgohet pranë familjes së saj. /atsh

Xhaçka viziton dy efektivët e plagosur në Letoni Read More »

Vlorë – “Laboratori i turizmit” gati të hapë dyert për të rinjtë e apasionuar pas kulinarisë

Në qytetin e Vlorës është gati të hapë dyert shkolla “Laboratori i turizmit”, e cila do të ofrojë standarde të larta në shërbimin ndaj turizmit.

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, theksoi se “kjo shkollë do të përurohet më 12 maj, në kuadër të hapjes së sezonit turistik në qytetin bregdetar të Vlorës”.

“Kjo shkollë është një projekt i rëndësishëm, për të cilin bashkia Vlorë ka vënë në dispozicion një godinë përgjatë Lungomares, e cila deri dje përdorej si zyrë magazinimi për objekte të ndryshme, në pronësi të bashkisë”, – tha Leli.

Sipas tij, të gjitha ambientet janë hapësira në të cilat të rinjtë e qytetit që ofrojnë shërbime turistike të kenë mundësi të mësojnë dhe të trajnohen nga mësuesit, që do të jenë nga territori i bashkisë së Vlorës.

“Ky projekt do të shërbejë për të gjithë ata persona që do të japin shërbime në turizëm, për kamerierët, kuzhinierët dhe të gjithë ata që do të punojnë në shërbimet e hoteleri turizmit”, – u shpreh Leli.

Pjesë e këtij laboratori është një kuzhinë laborator, ku mësuesit do të trajnojnë nxënësit që kanë dëshirë të mësojnë kulinarinë, apo recetat tradicionale. Po ashtu në mjediset e tij është edhe një ambient që është përgatitur me standardin e një dhome hoteli ku studentët që do të vijnë apo ata që punojnë në njësitë e hotelerisë dhe turizmit dhe kanë probleme me cilësinë dhe standardin mund të vijnë të trajnohen pasdite që të marrin një certifikatë.

Restaurimi i godinës u bë i mundur me fonde të Programit të Konvertimit të Borxhit, pranë Ministrisë së Financave (IADSA) në kuadër të projektit SET TOUR LAB (Laboratori i turizmit), i ndodhur pranë Konsullatës italiane në Vlorë /atsh

Vlorë – “Laboratori i turizmit” gati të hapë dyert për të rinjtë e apasionuar pas kulinarisë Read More »